Poezi

joetisti_

Locus omnem
dhe s'kish si te ndodhte ndryshe
te ndodhte ndryshe s'kish sesi
u desh te zhdukeshin perbindshat
qe ne kete bote te vije ti. (sa me pelqen kjo poezi!!)
 

dr love

Locus omnem

Të kam dashur



Të kam dashur, të kam dashur
zemra ime zog i brishtë
nëpër erëra të kërkon.
Fishkëllen motiv'n e hershëm
një përgjigje merr të trishtë
heshtje varri që heshton.

Të kam dashur, të kam dashur
m'u lodh zemra në kërkim
krahëkëputur ra mbi breg.
Peshkatari që e gjeti
vetë u mbyt në një trishtim
gjakspërkatur si një shegë.

Të kam dashur, të kam dashur
me aromë të ndoqi zemra
nëpër erëra e murlane.
Era fryu jug-veri,
nga të shkoj, klithi e shkreta
unë pa zemër jam kësaj ane

Të kam dashur, të kam dashur
i vetmuar zemrën pres
mal trishtimi në këtë glob
Era fryn, aroma bie
zemra ime nuk po vjen
oh, ka ngrirë në një pol.

Të kam dashur, të kam dashur
mirë, mos eja, nëse s'do
veç një diell ngri në skaj.
Të çlirohet zemra ime
lidhur akujsh nëpër lot,
zemra ime e pafaj...

1996



________________________________
 

dr love

Locus omnem
Dukesh qe e njeh..edhe pse nuk ia kisha vene emrin
Ai me te vertete ka bere poezi te bukura..disa jan edhe kenge nga Pirro Cako.
 

cigno grigio

Primus registratum
Dukesh qe e njeh..edhe pse nuk ia kisha vene emrin
Ai me te vertete ka bere poezi te bukura..disa jan edhe kenge nga Pirro Cako.


Më bien ndërmend: "Xhulit"; "Unë, ti, ai,ajo..."; "Ah moj dashuria ime";"Ndjenjë e pathënë";"E dashur erdha..."
Për t'u bërë poet i mirëfilltë lirik, rruga kalonte edhe përmes Teodor Kekos...
 

dr love

Locus omnem
26 Gusht, 2008
Poezia e fundit
e pabotuar e Teodor Kekos shkruar në spitalin e Selanikut
Kur e di se do të vdesësh
pemët kanë më shumë lule
dhe me shumë yje qielli ka
më të mirë dhe më të çuditshëm
janë njerëzit
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
tyre është vetë vdekja.
kur e di se do të vdesësh
toka është pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan përjetësisht
etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u
rrëzuar,
dhe njerëzit nuk lindin për t’u
bërë nesër të liq.
Më mirë ta dish se do të vdesësh!
lulet lule do të jenë
dhe nuk do të
kundërmojnë me trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
distributori i harruar
të furnizohen falas me besim….
Selanik, 26.5.2002
Postuar te Poezi nga Teodor Keko |
 

dr love

Locus omnem
SYTE

Syte shohin, shihen; fshehin, fshihen;
Syte hetojne, hetohen, …syte verbohen.

Syte qeshen, qeshin; ndizen, ndezin,
Syte dashurojne, dashurohen, …syte harrohen.

Syte lotojne, lotohen; digjen, shkrumbohen,
Syte heshtin, s’flasin, …syte vrasin.

Shtati kallkan ngrin,
syte mbesin,
hapur, kur vdesim.

Po ky kush eshte?
 

dr love

Locus omnem
PRES

U fik muzgu, u err nata,
Dhe une rri…te pres,
Bej te iki, s’me le zemra,
Se me mban nje shprese.

Gdhiu dita, behu dielli,
Prape me lind nje shprese,
Hena lart ma ben me sy
Me josh qe ta pres…!

Ajo s’vjen …ditet terhiqen,
Mezi, …me pertese,
Sa me shume shpresen humb,
Aq me gjate e pres…!

Ne s’ardhte me, ne s’ardhte kurre,
Prape une do ta pres…
Shtati epet, zemra jo,
Ngujuar ne shprese!



Mbaron jeta prit e prit,
Une vdes…dhe ti vdes.
Ne ate bote si shpagim
Pritje s’ka… as shprese…
 

dr love

Locus omnem
REKUIEM PER OREN 6...


Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika
 

cigno grigio

Primus registratum
REKUIEM PER OREN 6...


Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika


Xhevahiri duhet të jetë. Shpresoj të jetë mirë me shëndet. Se kam parë moti...
 

dr love

Locus omnem
Lorka

Gazel i dashurisë së beftë

Askush nuk e kuptonte parfumin
E manjolës së errët të barkut tënd.
Askush nuk e dinte që torturoje
Një kolbër dashurie ndër dhëmbë.

Njëmijë kalushë persianë flinin
Në sheshin me hënë të ballit tënd,
Ndërsa unë – katër net që rrokja
Belin tënd, ku borë kurrë s’pat rënë.

Mes allçie e jaseminësh, degëz të zbehtë
Prej farëzash shihja vështrimin tënd.
Shkronjta e fildishta që thonin “Gjithmonë”
Kërkoja nga gjiri për të t’i dhënë.

Gjithmonë, gjithmonë... kopsht i agonisë,
Të ikshëm e përfytyroj kurmin tënd,
Gjakun e damarëve të tu në gojën time,
Gojaën tënde pa dritë që më vdes në vend.
 

dr love

Locus omnem
Jo s'e kam lexuar. Kur isha në Tiranë nuk e gjeta. Më duket e ka përkthyer Aurel Plasari...



S'jam e sigurt, me ka humbur...Nje liber me kapak te trashe ngjr vishnje
me shkronja te argjenda. pishman e kam
por kam ca te kopjuara ne bllok.

Me pelqen edhe BERNS
 

dr love

Locus omnem


Lamtumire



E dashur, leri oret e ndarjes te pikojne vetmine mbi ne,
le te numerojme castet e humbura te vetem
dhe shpirtrat le ta kuptojne nese gjeten
tek njeri-tjetri ndonjehere strehe...

...Pra, le te endet dhimbja ne shpirtrat tane egoist,
le te thyhet amalgami i fundit qe na bashkon !
Ti mos qesh kur te me shohesh duke qare si femije
sepse dashuria e patrembur burrerine e rrezon !

Lamtumire...lamtumi re e dashur
tani pas po shkoj te numeroj oret e lumtura bashke,
po shkoj te numeroj puthjet e permalluara
kohen time askush nuk do ta vras !

Vec ca puthje do vjedh per buzet e deshperuara
...Sigurisht ti ne nje zjarr tjeter je duke u ngrohur
ne nje zjarr perkedhelish qe trupin ta ftoh
por gjithsesi une te fal, te fal kur ti mizorisht vetveten lendon

Heshtja le ti thyeje dyert e harrimit
qe kujtimet me ty mos ti harroj asnjehere...
Me uisky le te dehem ta pi vetmin e gjate
Te cirrem, te uleras, te mallkoj.....Lamtumi re prape...

 

cigno grigio

Primus registratum
Meri Morisan

O Meri eja ne dritare
Eshte ora jone e deshiruar?
C’kushtojne mijera thesare
Perpara syve te adhuruar!
Mundim te madh do te duroja
Si skllavi qe duron i strukur
Kur zemren tende ta fitoja
Moj Meri Morisan e bukur!

Dje me muzike e me vjoli’
Nder djem e vajza kercimtare
Mendimi me shkoi tek ti
Une isha atje po s’ndjeja fare
Kish fort te bukura nder to
Kish plot me nur sa s’behet me
Po une thashe: “Nuk ka jo
si Meri Morisan asnje!”

O Meri do ti ta mundosh
Ate qe zbret per ty ne varr?
Dhe shpirt e zemer t’i coptosh
Per fajin se te do me zjarr?
Ne s’me pranon si dashuror
Trego per mua pak meshire!
Ti s’mund te kesh nje shpirt mizor
Moj Meri Morisan e mire.

Përkthyer nga një përkthyes i fismë: Lasgushi...
 
Top