Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Samuel

Primus registratum
Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Ejani te bisedojeme per kete teme qe ndoshta ju duket e cuditshme...

Se pari po e hap si teme pa diskutuar vete gjate per te...

Pres disa mendime te juajt dhe pastaj do te them dhe une ate qe mendoj...

Diku ne profeci thuhet se:

"Fundi i botes: dymije pa pak e dymije e pak, pa lufte, pa zjarr, pa mbytje ne uje..."

A sme thoni a ka filluar fundi i botes, kush eshte shkaku dhe sa do zgjase?!

Sido qofte une kam thene dhe uroj qe fundi te jete sa me larg dhe o zot jo nga mendjet e cmendura njerzore...!

Fundi eshte i pashmangshem!

Por ju hani pini, punoni e gezoni e beni qef!
Ajo nuk ndodh sot, as neser as pas nje viti por mund te ndodhe dhe ne castin pasi te keni lexuar keto fjale...

I juaji miqesisht !

"Nder udhetime"
 

mostro

Putraku
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Une mendoj se fundi i botes ka per te ardhur nga ndryshimi rrenjesor i kushteve atmosferike.Deri tani ketyre ndryshimeve u kemi rezistuar,dhe mendja njerezore vazhdon te japi maksimumin per te arritur ne nje mbijetes apo per te shmangur nje katastrofe te tille.Por nuk mund te vazhdoj perhere keshtu.Nje fund duhet te kete.Ne as nuk do arrijme ta jetojme ose ta vrojtojme nje fund te tille sepse eshte akoma shpejt...
Sot mund te duket si nga ndryshimet e temp,keqperdorimi i burimeve tokesore,shkaterrimi i natyres...
Nqs do te shtohet fakti se mendja e semure e njerezimit do te veproje atehere kjo ka per te shpejtuar kete dukuri,dhe nuk do te jete aspak e bukur qe te jemi prezent ne te /pf/images/graemlins/frown.gif
RRofte Green Peace,si dhe ambientalistet e vegjel te shkollave tona te mesme /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Ndoshta fundi i botes nuk do te jete nje njgjarje katastrofale me zjarr dhe uje. Ndoshta fundi i botes ka filluar po ne nuk e kemi kuptuar akoma. Ndoshta me fund bote do kuptuar fundi i asaj bote me te cilen jemi mesuar? Kujtoni mitin e feniksit.
 

blabla

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

"Fundi i botes: dymije pa pak e dymije e pak, pa lufte, pa zjarr, pa mbytje ne uje..."
Nga cila propheci esht marre kjo thenia?
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Fillimisht postuar nga Nder udhetime:
[qb]
"Fundi i botes: ...pa lufte, pa zjarr, pa mbytje ne uje..."
[/qb]
Duke u nisur nga profecia tani per tani nuk kemi pse te merakosemi... :angel:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Fundi i Botës ka filluar me lindjen e njerëzimit! Gjithmonë e më tepër njerëzimi i largohet "identitetit" të tij. Gjithmonë e më shumë njeriu po i ngjan një kafshe të "zgjuar", gjithmonë e më shumë ai po manipulohet dhe po shpërfillet nga një elitë e caktuar.
Një pjesë e vogël dhe e ndritur përiqen që të ndrrojnë drejtimin që ka marrë njerëzimi!

Njeriu është kafsha më mizore dhe për këtë nuk duhen argumenta, kjo është një aksiomë! Dikur, kur njeriu mos të ketë se me kë të luftojë ai do luftojë vetveten! Sot jemi shumë afër kësaj kohe megjithëse ka plot për të luftuar!
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb]
"Fundi i botes: dymije pa pak e dymije e pak, pa lufte, pa zjarr, pa mbytje ne uje..."
Nga cila propheci esht marre kjo thenia? [/qb]
Nostradamus nqs gabohem.... (?=?)

Bota esht nen hapat e saj te para....pse po merr fund?! Esht njeriu ai qe po merr fund...shpirterisht! :wave:
 

pippo

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Fundi i botes ka filluar diten ne te cilen bota u krijua kur do te mbaroje nuk e di !!
 

blabla

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Nostradamus nqs gabohem.... (?=?)

Bota esht nen hapat e saj te para....pse po merr fund?! Esht njeriu ai qe po merr fund...shpirterisht!
I dont know about the 2000 and give or take part, po kjo qe thua per njeriun the renien e tij shpirterore eshte e vertete(mendoj un)...no Nostradamus is needed for this realization.
 

oneo

Forumium praecox
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Sidomos kete fundshekull qe sapo kaluam dhe ne shekullin qe inaguruam kane ndodhur gjerat qe as luftrat e medha qe mesojme neper librat e historise nuk mund te krahasohen me to.

Te shkaterrosh konceptin njerezor tek njeriu eshte ta lesh pa nje te ardhme sepse dhe vete ndjenjat qe ai do t'i percjelle brezit te ri do te jene te tilla.

Sot duken ne nje marrje fryme te ajrit, ne nje shetitje te shperfillur te syrit, tek vete ne.

Ka thene nje shprehje te bukur dikush qe dhe mund ta kete permendur ketu.

"Krijesa njeri lind me potencialin per te qene njeri e jo si njeri, shume pak prej tyre behen te tille". Fatkeqsisht ata pak qe beheshin tani akoma me shume jane pakesuar.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Me shkaterrimin e konceptit njerezore,bota mund te zgjase edhe 2000 vjet plako /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

oneo

Forumium praecox
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Ca gjera vetem Ai lart i di, po une max. i jap 70-80 vjet
 

Samuel

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Pershendetje te gjitheve!

Dikush ka shkruar keto fjale me lart:
"""""""""""""""""""""""""""""
"Bota esht ne hapat e saj te para....pse po merr fund?! Esht njeriu ai qe po merr fund...shpirterisht!
"""""""""""""""""""""""""""""""

Une po i pergjigjem:

Bota pa njerz eshte e shterpe, e pa jete!
***************************
Dikush ka thene prap me lart se pasi nuk rrezikohet nga lufta, uji apo zjarri...nuk kemi pse merakosemi...
****************************

E une i them atij:

Nje fund tjeter ka filluar ti vije botes akoma me i rrezikshem se sa ato te tri katastrofa qe vertet nuk mund ta shuajne boten do me thene njerzimin nga ky glob...

Dicka tjeter do ta shuaj biles shume shpejt ne se mendjet e kthejllta ne intelegjencen e ndershme nuk vihen ne levizje shpejt...
*******************************

Dikush pyet se kush e ka thene ate profeci...?
******************************
E une i them :

Mos u habit ne se te them: qe e kam thene une duke u bazuar ne ate qe po shoh dhe po e ndej nga afer...edhe ti e sheh, te gjithe e shohim...
Nuk eshte profeci e asnje profeti pasi une nuk mbahem i tille...une jam ai qe jam...!

Ejani jepni mendime dhe ne se asnjeri nuk do ta gjeje se kush eshte fillimi i fundit te botes qe ka filluar tashme...do te ua tregoj une shume shpejt...

I mirpres mendimet e juaja, disa kane dhene mendime te mira, por mos jepni fjale te pergjithshme, mos u shperndani por shikoni realitetin njerzor...pergjigja eshte thjesht matematike...

"Nder udhetime"
 

gerald21

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

ne qe po jetojne ne keto dite nuk i dime as fillimin dhe as fundin do te vdesim dhe do te shkojme dhe keshtu do ta leme duke perparauar nga dita ne dite.
eshte dicka se askush nuk mund te jap pergjigjje per kete vetem thashetheme.
tung
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Ndër Udhëtime, përderisa fundi ka filluar, ai mund të mbarojë në çdo moment!

Pra, sot njeriu është i aftë të vetë-shkatërrohet dhe kjo i hap derën çdo momenti si të jetë momenti i fundit!
Pas çdo minute, ore, dite ne duhet të jemi të gëzuar që po vazhdojmë të jemi mbi dhé.
Kjo është nëse nuk konsiderojmë mundësinë që egziston që gjithë kjo që jetojmë mund të marri fund në mënyrë tepër të paparashikueshme në ndonjë aksident apo nga shkaqe natyrore!
 

Samuel

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Pershendetje kondrapedali!

Eshte nje faj i rende njerzor qe ka shperthyer sot ne bote ku eshte bere shkak per fillimin e nje fundi te shpejte te botes, do me thene te races njerzore ne Toke!

Ne duhet ta kuptojme urgjent dhe te bindemi qe po shkaktojme vetvrasjen masive...ate cka quhet vdekje e heshtur...

Ju ftoj per diskutim dhe te perpiqemi per te ndikuar ne shptimin e botes...

Dua te shoh me shume mendime te shkurtra dhe me te thelluara ne intelegjencen e seicilit duke pare jo shume larg as duke u lodhur ne filozofi...

Jemi prezent dhe cdo dite njihemi me ate qe eshte fillim i fundit...

Ska te beje me te pa pritura katastrofash natyrore, ajo ka filluar ashtu si nje semundje dhe po rritet ne perqindje cdo ore...

Shikojeni realitetin njerzor drejt e ne sy, per te pare se cpo ben njeriu me veten!

Mirupafshim ne perpjekjet tona per ta shpetuar Boten, racen njerzore nga vetvrasja...!

"Nder udhetime"
 

Samuel

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Gerald 21!

Ne se nuk je i afte te bisedosh ne kete teme, leri fyerjet e mos i cilso si thashetheme mendimet e te tjerve!

SADIU ka thene:
O fol sic flet njeriu me mend,
O hesht si kafshet rri ne vend!

Nder udhetime
 

blabla

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Mirupafshim ne perpjekjet tona per ta shpetuar Boten, racen njerzore nga vetvrasja...!
Megjithse nuk jam shum e ngrohte ndaj teorise se "subjectivism" do te thoja qe kjo tem esht nji nga ato qe i perket ksaj teorie. Me kte dua te them, qe varet se si njeriu e sheh veteveten. Un e ti e dikush tjeter mund ta kemi (arritur) aftesine te dallojm mungesat tona si njeri edhe rrugen drejt shkaterrimit te plote moral dhe shpirteror, po dikush tjeter, edhe pse me shum injorant nga ne, munded qe kjo injorance ti duket kulmi i se vertetes--duke mohuar kte ndodhje.
Mundesia e njeriut te realizoje qe fundi ka filluar, varet nga edukimi i tij(shpirteror do thoja un)...skam ca tjeter ti shtoj ksaj temes--mir u tha ne postin e pare.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Jma dakort me sa shkruan...me pelqen menyra e juaj se si arsyetoni...!

Por dhe pak durim na duhet qe te shohim miqte tane se si i kane mendimet ne lidhje me kete teme...

E dij se do te me sulen nje pjese per ate qe do te them...

Por une do ta them...edhe pse disave nuk do te u pelqeje...

Pak me vone do te flas per ate te vertete qe i eshte ngjitur si nje semundje njerzimit...
E cila po nuk u sherua shpejt, ashtu shpejt do ta shuaje njerzimin e do ta ktheje boten ne hic!

Mendimi i juaj eshte gjithsesi per tu pelqyer!

"Nder udhetime"
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Fundi i botes, a ka filluar, pse ka filluar ku duket sot ?!

Nder udhetime,thuaje pra!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif .Degjo,une nuk kam arritur akoma deri ne kete pike pesimizmi persa i perket te ardhmes se botes/tokes,di vetem qe :armet kimike mund te bejne zhdukjen graduale te njerezimit,nga poli i veriut na vijne mesazhe jo shume shpresedhenese(shkrirja e akujve etj).Atmosfera eshte renduar shume,njerezimi ka arritur shifren 6 miliarde(Kinezet e dreqit /pf/images/graemlins/laugh.gif ).Per me teper do shkruaj pasi te na e thote Nder i udhetimeve ate qe do thonte /pf/images/graemlins/laugh.gif :wave:
 
Top