Sadistet dhe Ateistet

Drogba

Forumium maestatis
A mund te me ndihmoje dikush qe te shpegoje ndryshimin midis sadisteve dhe ateisteve?
Di qe ateistet jane njerez pa fe po sadistet???
PO kjo feja pagane ekziston sot?
Nese mundet ndonjeri prej jush te me tregoje.
 
joetisti_

Locus omnem

'Ateist' eshte njeriu qe nuk beson ne nje krijese te mbinatyrshme sic eshte per disa Zoti. Kurse 'sadist' eshte ai njeri qe ndien kenaqesi duke u shkaktuar dhimbje dhe vuajtje te tjereve.
 
Drogba

Forumium maestatis
'Ateist' eshte njeriu qe nuk beson ne nje krijese te mbinatyrshme sic eshte per disa Zoti. Kurse 'sadist' eshte ai njeri qe ndien kenaqesi duke u shkaktuar dhimbje dhe vuajtje te tjereve.
Me sa kam pare ne nje film, a eshte e vertete qe konti Drakula ishte sadist?
Sepse ata qe pine gjakun ose qe jan kanibale mund te quhen edhe sadiste apo jo?
 
joetisti_

Locus omnem
Me sa kam pare ne nje film, a eshte e vertete qe konti Drakula ishte sadist?
Sepse ata qe pine gjakun ose qe jan kanibale mund te quhen edhe sadiste apo jo?
Ata vrasin apo pijne gjakun sepse u nevojitet per te mbijetuar. Ceshtja ka te beje me disa qe duke lenduar apo u bere keq te tjereve ndiejne kenaqesi dhe nuk rine dot pa ate kenaqesi. E kane si te thuash ves. Ne kete rast quhet 'sadist'. Ka edhe njerez qe ndiejne kenaqesi te lendojne veten, qe gjithashtu edhe ne kete rast, veprimi eshte patologjik(e ka si semundje) dhe ai qe e ben quhet 'mazokist'. Besoj se u shpjegova. :)
 
Al-Punk

Still here
Sadist eshte thjesht ai qe gjen kenaqesi ne dhimbjen e dikujt.
Nuk ka te beje fare me termin ateist qe perdoret per tjeter perceptim.
 
joetisti_

Locus omnem
Me hyrjen e krishterimit ne perandorin e Romes, Paganizmi(fete e deriatehershme) filloi te bjere. Disa e vazhduan por u quajten pagane(ndjekesit e paganizmit u vendosen ne disa fashtra qe quheshin Pagi prandaj u quajten keshtu) dhe me vone ky term mori ngjyrim percmues. Me vone te krishteret filluan te quanin pagane edhe ata te besimit islam e pak me gjere. Domethene termi mori kuptimin 'jo i krishtere' ashtu si romaket quanin 'barbare' ata qe nuk ishin romake. Kjo eshte pak a shume historia.
 
gurax

Pan ignoramus
Paganizmi vazhdon te ekzistoje ne shume forma.

Ne teresi, paganizem jane cdo lloj forme qe hyjnite i kane me baza ne natyren rreth e rrotull, ne kuptimin qe jane te lidhur shume ngushte me te, elementet qe e perbejne. Nje hyjni i caktuar per Diellin, nje tjeter per ajrin, nje tjeter per zjarrin, nje tjeter per pjellorine, nje tjeter per jeten e bimeve, nje tjeter per te korrat, nje tjeter per dimrin dhe deboren, nje tjeter per naten dhe vdekjen, nje tjeter per gezimin, etj etj... Paganizmi ne vetvete ka ne thelb pikerisht elementet natyrore qe perceptohen nga shqisat. Keto mund te jene reale - psh mbrritja e pranveres apo e vjeshtes - apo emocionale - psh lumturia apo hidherimi.

Me kalimin e kohes, seciles prej ketyre ju vendos ne ekuivalence nje hyjni; per njerezit eshte me e thjeshte te referohen ndaj dickaje me superfuqi por qe eshte e ngjashme me ta - mendon, arsyeton, ka preferenca, urren, formon aleanca, deshiron - sesa thjesht ndonje elementi te fuqishem te natyres i cili mund te jete inteligjent vertet por eshte abstrakt dhe disi i paaritshem nga vete njerezit. Psh eshte me e thjeshte te referohet Dielli me hyjniun perkates, sesa ne menyre te drejtperdrejte. Prezenca e hyjniut e bente elementin natyror me te prekshem, me te afert, me familar dhe me te lehte per t'u integruar ne jeten e perditshme.
 
pagan
ˈpeɪɡ(ə)n/
noun
noun: pagan; plural noun: pagans
a person holding religious beliefs other than those of the main world religions.

Per hindu-t psh, Paganet jane Kristianet (sipas perkufizimit)
 
Airbourne

Papirus rex
Te cuditshme dhe te pashpjegueshme jane punerat e Perendise. Detyra jone si besimtare te krishtere nuk eshte te perpiqemi te kuptojme se si nje Zot mund te behet njeri apo nje virgjereshe mund te lindi nje femije. Ne keto gjera i pranojme si te verteta me besim. Besimi ne Zot nuk do te thote te perpiqesh te shpjegosh me llogjiken tende gjithcka qe Zoti ka bere e po ben. Besimi ne Zot eshte pranimi si i vertete i dickaje qe ti si njeri nuk je ne gjendje ta shpjegosh dot me fjale apo me intelektin tend si njeri.

I zgjuaris shkerdhatis ......
 
gurax

Pan ignoramus
pagan
ˈpeɪɡ(ə)n/
noun
noun: pagan; plural noun: pagans
a person holding religious beliefs other than those of the main world religions.

Per hindu-t psh, Paganet jane Kristianet (sipas perkufizimit)

Po ta shohesh keshtu, i bie qe fjala "pagan" thjesht te kete zevendesuar fjalen "ateist" per pikerisht te njejtin funksion. Greket e lashte filluan te quanin ateiste te tere ata qe nuk aderonin ne versionin helenik te hyjnores. Ateiste gjithashtu quheshin edhe hebrejt, dhe me vone edhe te krishteret, me versionin e tyre monohyjnor te kozmologjise se krijimit, ne kontrast me panteonin multihyjnor qe mbizoteronte ne ate kohe. Romaket i referoheshin si ateiste hebrejve, si dhe e kunderta, hebrejt i referoheshin si ateiste romakeve.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Një psikoanalist thekson se ekzistojnë pesë menyrë për socializimin të njeriut ;
1. Mazokizmi 2. Sadizmi 3. Destruktivizmi 4. Konformizmi 5. Dashuria.

Sadizmi , në thelb të saj qendron dëshira për të sunduar tjetrin , dëshira për ta nënshtruar , për ta trajtuar qënien e gjallë si një send.
Përshembull , diktatorët janë konsideruar sadistë.
------
Paganizmi.
Nga historia duhet të kesh njohuri që në lashtësi pellazgët (të parët tanë)besonin në dy kulte të gjarpërit dhe të diellit , adhurimi i natyrës. Ata adhuronin diellin për shkak të simbolizimit të tij jo me kot ishte simbol i jetës , më pas ka një rrjedhë tjetër histori pasi qe filloi të vendosej dhunshëm feja kristiane mbas epokës Bizantine.
-------------------
 
Aki

Paint It Black
Paganizmi vazhdon te ekzistoje ne shume forma.

Ne teresi, paganizem jane cdo lloj forme qe hyjnite i kane me baza ne natyren rreth e rrotull, ne kuptimin qe jane te lidhur shume ngushte me te, elementet qe e perbejne. Nje hyjni i caktuar per Diellin, nje tjeter per ajrin, nje tjeter per zjarrin, nje tjeter per pjellorine, nje tjeter per jeten e bimeve, nje tjeter per te korrat, nje tjeter per dimrin dhe deboren, nje tjeter per naten dhe vdekjen, nje tjeter per gezimin, etj etj... Paganizmi ne vetvete ka ne thelb pikerisht elementet natyrore qe perceptohen nga shqisat. Keto mund te jene reale - psh mbrritja e pranveres apo e vjeshtes - apo emocionale - psh lumturia apo hidherimi.

Me kalimin e kohes, seciles prej ketyre ju vendos ne ekuivalence nje hyjni; per njerezit eshte me e thjeshte te referohen ndaj dickaje me superfuqi por qe eshte e ngjashme me ta - mendon, arsyeton, ka preferenca, urren, formon aleanca, deshiron - sesa thjesht ndonje elementi te fuqishem te natyres i cili mund te jete inteligjent vertet por eshte abstrakt dhe disi i paaritshem nga vete njerezit. Psh eshte me e thjeshte te referohet Dielli me hyjniun perkates, sesa ne menyre te drejtperdrejte. Prezenca e hyjniut e bente elementin natyror me te prekshem, me te afert, me familar dhe me te lehte per t'u integruar ne jeten e perditshme.

Qe shtrohet pyetja, cdo fe politeiste llogaritet dhe pagane, apo ka dallim?
 
gurax

Pan ignoramus
Ne kuptimin e pergjithshem po, ne shume raste politeizmi merret te jete paganizem. Cdo fe qe nuk eshte me origjine abrahamike, i vihet kapak me paganizem.

Megjithate, ne ate qe eshte quajtur neo-paganizem, ka disa perpjekje qe vete ky term te mos jete me kaq gjithperfshires dhe i vagullt, por te jete me pershkrues sesa thjesht nje teresi e te tera feve qe nuk jane monoteiste abrahamike. Pershkrimi qe une solla eshte pikerisht si e kuptoj une paganizmin ne kete kendveshtrim dhe qe ka edhe sens ne ate cfare une di per paganizmin dhe praktikat e tij - dikur apo bashkekohore - ne bote. Psh paganizmi i lashte pellazgo-ilir, paganizmi wicca, paganizmi maor ne australine polineziane, etj.
 
Top