Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

O zog, eshte rrenja yll, por eshte edhe "di", dhe ne fakt, dielli eshte nje yll qe djeg (dieg). Besoj se u sqaruam, eshte fare e thjeshte. :book:
 
Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Meqë jemi tek emrat dhe prejardhja e tyre, edhe pse kam përshtypjen që ka qenë hapur një temë tjetër e ngjashme para se të hapej kjo, ja një listë e disa (101) emrave që përdoren sot në Shqipëri dhe në viset shqipfolëse, si dhe prejardhja (origjina) e tyre (Një sqarim - shumë prej nesh mund të mos jenë dakord me prejardhjen e disa emrave të caktuar të cilët i mbajmë për të huaj,. por çdo emër të mëposhtëm unë e qauj emër të mirëfillët shqiptar dhe mund të pranoj rastësitë(koinçidencat) që kanë me ato që disa prej nesh mund t’i quajnë emra të huaj. Pra, nuk ma ndjen fare nëse dikush mendon se fjala “nimfë” ka aksh prejardhje! Këtu unë e kam përdorur si emër të krijuar nga gjuha shqipe, pavarësisht se kush dhe kur e krijoi):

1. Erlehta (+Erleht) ► erë e lehtë, fllad, freski
2. Erjona (+Erjon) ► era jonë, aroma jonë
3. Sidita ► si dita, porsi dita, e bardhë, e kthjellët
4. Kaltrina ► e ngjyrës së kaltër, blu (me përkëdheli)
5. Dorarta (+Dorart) ► duararta, me duar të arta, punëtore, e shkathët
6. Gojarta (+Gojart) ► gojëartë, gojëëmbël, i sjellshëm, i urtë
7. Lindita ► lind dita, kur lind dita, në ag
8. Bardha (+Bardhi, Bardhosh) ► e bardhë, e çelur
9. Blerta ► e ngjyrës së blertë, e lulëzuar, pjellore
10. Bjeshka ► e bjeshkëve të maleve, malësore
11. Diellza ► e diellit, si dielli (me përkëdheli)
12. Evesta ► me vesë, e freskët, e njomë
13. Valdete (+Valdet) ► si valë deti, e lëkundshme, e brishtë
14. Valona (+Valon) ► që valon, si valë, lëkundës
15. Marjeta ► me jetë të mbarë, e lumtur, me fat
16. Miranda (+Mirand) ► që ia ka ënda (anda, geg.), me ëndë të mirë, e dëshirueshme
17. Mirvjena ► e mirëseardhur, e mirëpritur
18. Ebelta ► me bel, e hijshme, belhollë
19. Ermira (+Ermir) ► me erë të mirë, aromëmirë
20. Symira (+Symir) ► me sy të mirë, sybukur
21. Saemira (+Saimir) ► që është e mirë, habitshëm e mirë
22. Ditmara (+Ditmar) ► ditëmbarë, me ditë të mbarë, me fat
23. Blerina (+Blerim) ► që bleron, që lulëzon (me përkëdheli)
24. Jetarta (+Jetart) ► me jetë të artë, me jetë të kënaqshme
25. Fatbardha (+Fatbardh) ► me fat të bardhë, me fat të mirë, e lumtur
26. Fatmira (+Fatmir) ► me fat të mirë, e lumtur
27. Besmira (+Besmir) ► me besë të mirë, e besës
28. Besjana ► e besës (me përkëdheli)
29. Dëshira ► që do, dëshiron (me rrënjë nga folja “dua”)
30. Fatjona (+Fatjon) ► fati ynë, e ardhmja jonë
31. Zamira (+Zamir) ► me zë të mirë, zëmirë, zëbukur
32. Majlinda (+Majlind) ► e lindur në muajin Maj
33. Hirushe ► e përhirtë, punëtore, e qetë
34. Arjeta SHIH “JETARTA”
35. Ardita (+Ardit) ► ditëartë, me ditë të mbarë
36. Marlinda (+Marlind) ► e lindur mbarë, me mbarësi
37. Eranda ► që pëlqen erën, që ia ka ënda për erën, freskinë
38. Rezarta (+Rezart, Rezear) ► me rreze të artë, i shkëlqyeshëm, i kthjellët
39. Sidrita ► porsi drita, i bardhë, i ndritur
40. Shpresa ► që ka shpresë, me të ardhme (me rrënjë nga folja “pres”)
41. Çiljeta ► që çel jetë, pjellore, jetëdashëse
42. Zana ► me zë, që ka zë të bukur
43. Nimfa ► që ndihmon, ndih (nifmon, nih – dial. geg.), jetëdhënëse, e dashur
44. Rea ► si re, e resë, hyjnore, qiellore
45. Sirena ► syrënë, sybukur, që po i bien sytë nga bukuria
46. Qëndresa ► që qëndron, e fortë, trime, e pathyeshme
47. Lule (+Lulëzime, Lulëzim) ► e natyrshme, si lule, pjellore
48. Lëndina (+Ledina) ► e fushës, lëndinore, pjellore
49. Yllka (+Ylli) ► e hijshme, rrezëlluese si yll, e bukur
50. Afërdita ► si Ylli i Mëngjesit, si agimi, e ndritshme
51. Edlira (+Idlir) ► e dëlirë, e lirë, e hapur, e kthjellët
52. Dashamira (+Dashamir) ► që na do të mirën, mirëdashës, i respektueshëm
53. Erkënda (+Erkand) SHIH “ERANDA”
54. Edona ► që e duam (e dona, geg.), e dashur
55. Ejona ► jona, që na përket
56. Anembana ► e kudondodhur, e të gjithëve, që ndodhet anembanë
57. Lumturi ► e lumtur, e qeshur
58. Mirvete ► që shkon (vete) mirë, e shëndetshme
59. Durime (+Durim) ► që zgjat, jetëgjatë, e fortë
60. Shpëtime (+Shpëtim) ► që shpëton, jetëdhënëse, trime
61. Arlinda (+Arlind) ► që ka lindur si ar, e shtrenjtë, e shndritshme
62. Sibora ► si dëborë, e bardhë, e pastër
63. Borana ► e rrethuar nga të gjitha anët me borë, e pastër si dëbora
64. Hana (+Hëna) ► si hëna, vezulluese
65. Bukuri (+Bukurosh) ► e bukur, që ka bukë (brumë), e shëndetshme, e mirëformuar
66. Ilira (+Ilir) ► e prejardhur nga fiset ilire, shqiptare e vjetër
67. Zgjim ► që zgjohet, syçelur
68. Dritan ► i rrethuar nga dritë, që ka dritë aneqark, që lëshon dritë
69. Besar ► i besës, besnik
70. Besart (+Besfort) ► me besë të fortë, besnik
71. Trim ► i fortë, i guximshëm
72. Kreshnik ► i fortë, krenar, kryelartë (nga emri “krye, kre”)
73. Burim ► që buron, që lind, pjellor
74. Mirush (+Mirash, Mirosh) ► i mirë, i ëmbël (me përkëdheli)
75. Urim ► që uron, i dëshirueshëm
76. Krijim ► që krijon, që lind, pjellor
77. Fllad ► me erë të lehtë, i freskët, i ri
78. Bamir ► që bën mirë, bamirës, ndihmues, i dashur
79. Jeton ► që rron, jetëgjatë, me jetë
80. Bardhyl ► si yll i bardhë, i çelur, i ndritshëm
81. Endrit (+Indrit) ► që fal dritë, i zotë, i aftë
82. Afrim ► që afron, që bashkon, që lidh
83. Agim ► si agu, i bardhë, i çelët
84. Ermal ► me erë mali, i freskët, i pastër
85. Detar ► i detit, i lindur anës detit
86. Ditor ► i ditës, i bardhë
87. Dashnor ► që do, që dashuroni, i afrueshëm
88. Fisnik ► i fismë, vazhdues tradite, i sjellshëm
89. Besnik ► i besës, besëtar
90. Kujtim ► që kujton, që sjell ndërmend
91. Ndriçim ► që ndrit, i pastër
92. Shkëlqim ► që shkëlqen, vezullues
93. Jamarb (+Jamarbër, Arbër) ► që është arbër, shqiptar i vjetër (nga “i bardhë”, shqipe e lashtë – “arg”)
94. Leutrim ► që ka lindur (lerë, dial.tosk.) trim, i fortë
95. Krenar SHIH “KRESHNIK”
96. Armend ► mendartë, me mendje të kthjellët, të artë
97. Artan ► i artë, i rrethuar me ar nga të gjitha anët, i tëri në ar
98. Visarjon ► visari ynë, thesari ynë, i shtrenjtë, i vyer
99. Përparim ► që ecën para, i shkathët
100. Silis ► si lis, i lartë, shtatlartë
101. Mandrit ► që mban dritë, rrezatues, i pastër

Cili emër ju pëlqen më shumë? Mua më pëlqejnë emrat Sidita, Dorarta, Besar dhe Evesta. Mund ta shtoni, njëkohësisht, listën, ku emrit tuaj t’i jepni shpjegimin nëpërmjet shqipes. /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Financieri

Primus registratum
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Lym - Ka disa kuptime:
1. Lum nona per ty.
2. Njeri i trashe.

Perdorimi: Shyqyr qe t'erdhi Lymi gjall o lum plaka.
 
Guest
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

ADRIAN/A vjen nga deti adritatik
ARTUR arusha e madhe
KRISTINA emer krishter
TEODOR/A nga greqishtja, dhurate e zotit
LUAN i fuqishem
NIKOLIN emer i krishtere nikolaus
BEATA e lumtura
IRENA paqesorja
JULIA ndricuesja
KATJA e pafajshmja
SELMA mbrojtesja
SOFIA e ditura nga greqishtja
 
balforum

Primus registratum
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

O fantazia_g ,c'fare do me thene Kristodhulo dhe Karaxhaferi se i ditke mire prejardhjet e emrave greqisht /pf/images/graemlins/wink.gif
 
silvia

Primus registratum
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

teme interesante po te kisha cfare te shkruaja:)
just kiding:)
ok le te themi

wendy emer anglosakson
do te thote maid ose shqip sherbyese
kaq emer i bukur dhe cfare kuptimi /pf/images/graemlins/smile.gif
 
I

ilsadin

Guest
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Une po e vazhdoj te "Aferdita"! :book:
Citim fjalë për fjalë (me dy ndërhyrje kthjelluese nga Vis Elbasani) nga vepra e albanologut Aristidh Kola, ARVANITASIT DHE PREJARDHJA E GREKËVE, fq. 199 dhe fq. 201, botimi shqip, 2002:
Afërditën, perëndinë e Dashurisë, mjaft semitologë, mitologë dhe studiues të tjerë evropianë, e cilësuan si një hyjni orientale dhe semite. Kjo është gjëja më naïve. Dashuria (Afërdita), nuk ka atdhe të vetëm as Greqinë dhe as Lindjen. Pothuajse të gjithë popujt, me përjashtim të hebreo-krishterëve, e adhuruan Dashurinë. Kënga e kënaqësisë, që i kushtohet Solomonit, i ka çmendur dijetarët e Izraelit. Është e qartë se është shkruar në periudhën e ndikimit të hebrejve nga helenët, nëse nuk është shkruar nga ndonjë helen apo heleno-hebre. Megjithatë është qartësisht një element i huaj në Biblën e hebrejve.
Pra, Dashuria, si një ndjenjë dhe instinkt mjaft i dashur, nuk ka ose nuk mund të themi se ka një atdhe të vetëm e të caktuar. Një studim për gjetjen e atdheut të Dashurisë nuk ka asnjë lloj serioziteti. Ajo që mund të thuhet dhe të studiohet është prejardhja e emrit “Afërdita” dhe etimologjia, si dhe populli që e quajti atë kështu për herë të parë. Me këtë sqarim është e pamundur të gjejmë ndonjë variant etimologjik oriental për Afërditën. Në lashtësi sundonte miti i bukur se Afërdita lindi nga shkuma e dallgëve dhe se ka atdhe Qipron. Miti është i bukur, por arsyetimi etimologjik, i gabuar. Edhe sikur të shkruhej ndryshe emri i saj, do të nënkuptonte atë që zhytej në shkumën e dallgëve dhe jo atë që dilte prej tyre… Emri i Afërditës nuk ka asnjë lidhje me shkumën dhe me zhytjet në të. Le t’i kthehemi gjuhës shqipe.
Duke e zbërthyer fjalën në dy pjesë, kemi ndajfoljen e kohës Afër (në fakt, kjo është parafjalë këtu dhe jo ndajfolje, por defekti mund të jetë edhe i përkthyesit – shënimi im Vis Elb.) dhe emrin Dita. “Afër-dita” do të thotë se po afron dita, po agon. Yllin më të shndritshëm të qiellit, i cili tregon se do të lindë dielli, e quajmë Afërdita (Ylli i Mëngjesit).
Helenët e lashtë, që në dashuri nuk shihnin vetëm instinktin seksual, por dhe bukurinë e ndjenjës, e quajtën perëndeshën e dashurisë Afërditë, pra, e njehsonin atë me yllin më të bukur të hapësirës qiellore, apo, më saktë, i dhanë asaj emrin e yllit më të bukur e më të ndritshëm të qiellit (çfarë është edhe dashuria, në fund të fundit – shënimi im, Vis Elb.).
Siç thamë, miti i zhytjes së saj në shkumën e dallgëve është i bukur, por është mjaft larg variantit të saj etimologjik të Afërditës. Por etërit e shenjtë (DHE KËTU HAPNI MIRË SYTË DHE LEXONI ME VËMENDJE – SHËNIMI IM, VIS ELB.) të Kishës e dinin versionin e saktë etimologjik të “Afërditës”, si dhe njehsimin e saj me yllin e mëngjesit, që, në greqisht, përveç Afërditë (Afroditi), quhet dhe Eosforos, fjalë e cila ka kuptim të dyfishtë. Kuptimi i parë është “ai që sjell agimin”, ndërsa kuptimi i dytë, “djall, satan”.
Kështu, këta e njehsuan perëndeshën helene më të urryer të tyre, Afërditën, me Satanin e ferrit të krishterë dhe e quajtën me emrin “Eosforos (djall)”. Njehsuan Satanin me dashurinë! “

Më poshtë ose edhe më përpara autori merret gati me të gjitha perënditë dhe me elementë të tjerë mitologjikë helenë, të cilët i nxjerr, si edhe autorë të tjerë, nga rrënjë të shqipes. Kujtoni një pyetje të njërit prej konkurseve të mia të gjuhës shqipe, atë të fjalëve me një apo dy shkronja! Kujtoni se janë rastësi ato shumë fjalë (ec, ha, rri, ik, lë, ap, shi, pi, zë, në, gjë, e, a, u, i, etj., etj.) një-apo-dyshkronjëshe e një-apo-dytingëllore? Jo! Janë pikërisht ato fjalë të lashta, të thjeshta, primitive-dhe-po-aq-moderne, që kanë formuar rrënjët e perëndive të Olimpit, luftëtarëve të Trojës, vendeve rreth e qark Shqipërisë, emrave të njerëzve, etj.
:book:
 
S

Shkelqim

E

esilda

Guest
Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Anila = vjen nga gjuha sanskrite dhe do te thote "ajer, ere"

Antigoni = vjen nge greqishtja dhe do te thote "kunder lindjes", meqe ishte e bija e Edipit me nenen e vet.

Agrona = vjen nga gjuha e vjeter kelte dhe do te thote "beteje, kasaphane", eshte emri i perendise se luftes dhe vdekjes.

Aspasia = vjen nga greqishtja e lashte dhe do te thote "mireseerdhe/ardhje". Ishte e dashura e Perikliut.

dini te tjera?
 
E

ervin dhe lori

Guest
Re: Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

<ul type="square">
[*]Elton
Vjen nga anglishtja e vjetër - Ella's town (qyteti i Elës). Etimologji interesante sepse kalon nga eponim në toponim dhe prapë në emër njeriu.
[*]Ervin
Bashkim i elementeve të gjermanishtes eber "derr i egër" dhe vin "shok, mik". Me fjalë të tjera, bashkon simbolin e forcës me atë të miqësisë - mik i fortë.
[*]Erika
Më pëlqen shumë ky emër, i lexuar me theksin tek e-ja.
Forma femërore e emrit Erik; nga norvegjishtja e vjetër ei "përherë" dhe ríkr "udhëheqës, sundimtar". Përshtatja e kuptimit në formën femërore - mbretëreshë e përjetshme.
[/list]
 
S

seiri

mirdita

Papirus rex
Origjina e disa emrave te perdorura ne Shqiperi

Anila = vjen nga gjuha sanskrite dhe do te thote "ajer, ere"

Antigoni = vjen nge greqishtja dhe do te thote "kunder lindjes", meqe ishte e bija e Edipit me nenen e vet.

Agrona = vjen nga gjuha e vjeter kelte dhe do te thote "beteje, kasaphane", eshte emri i perendise se luftes dhe vdekjes.

Aspasia = vjen nga greqishtja e lashte dhe do te thote "mireseerdhe/ardhje". Ishte e dashura e Perikliut.

dini te tjera?
A mundesh mem tregu emri Albina nga vjen a ??:)
 
INIT

Forumium maestatis

Albinos vjen nga latinishtja qe do te thote i bardhe, keshtu qe i bije ne femerore Albina te jete e bardhe !!! ( Perdoret dhe ne italishten e sotme per te treguar njerz me tipare te bardha, si floke dhe lekure .... ) ;)
 
A ban mem tregu edhe per dy emra njani esht Elda e tjetri Mirsi qfar d.m.th kan a nese mundesh mem tregu :)
 
mirdita

Papirus rex
Albinos vjen nga latinishtja qe do te thote i bardhe, keshtu qe i bije ne femerore Albina te jete e bardhe !!! ( Perdoret dhe ne italishten e sotme per te treguar njerz me tipare te bardha, si floke dhe lekure .... ) ;)

Faleminderit shum shum :)
 
INIT

Forumium maestatis
Faleminderit shum shum :)

Elda eshte nje komune ne spanje, ndersa Mirisi, vjen nga gjuha sllave qe do te thote arome, ere .... ( Si pershembull ere manushaqje, ose arome manushaqje !!! ) :)
Ska nevoje per falenderime MIRDITA eshte kenaqesi !;)
 
Faleminderit shum Init te kokshe gjeni :)
 
Top