kokona
Forumium praecox
me rastisi sot ne nje parukeri, qe pa dyshim mund te quhet vendi me i pershtatshem per thashetheme, nje grua e moshuar qe me pare ka bere profesionin e mesueses, tregonte me shume pasion cfare i kishte ndodhur nje nate me pare. sot ajo jeton vetem me bahskeshortin e saj te moshuar gjithashtu. dy pensionista qe edhe per hir te moshes ( pleqeria si femijeria), ngrihen nga gjumi ne 12 te nates dhe bejne debat per televizorin.ajo-< pse nuk me zgjove nga gjumi te shihja emisionin tim te preferuar, ai jepet vetem nje here ne jave, ti mendon vetem per veten, do me shume politiken se sa mua qe te kam dedikuar jeten.> ai- < po mendova per ty shyqyr qe te zuri gjumi dhe nuk doja te te zgjoja, si nuk te dua une kam kaluar 32 vjet me ty> situate sa komike aq edhe reale. ne fund te tregimit te saj gruaja e moshuar na u drejtua ne te rinjve me shprehjen; burri gjithe diten ne shtepi si qimja ne goje. te jete keshtu valle???? mos ndoshta jemi ne femrat ato qe nuk kenaqemi kurre nga cfare na jepet nga partneret tane, edhe duam edhe sduam, edhe kerkojme nje bashkeshort te devotshem qe na ndihmon ne mbarvajtjen e shtepise edhe me pas ndihemi te marra fryme prej prezences se tyre gjate gjithe dites. sa normale jane zenkat ne cift??? a e ndihmoje ato lidhjen duke i dhene larmi, apo e godasin ate deri ne vrasje te ndjenjes??????