Ambasada jonë në Francë, një çerdhe familjare për qokat e politikës. Këngëtari ende student, i bashkohet ish-bashkëshortes së Fatos Nanos. Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.
Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë dhe pas interesimit të "Shekullit", një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: "Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik i "Shekullit" në kryeqytetin francez.
Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë. Vajza e saj, kalon bashkë me të fejuarin nga Strasburgu, ku studionte, në Paris, por Parisi është i shtrenjtë. Emërimi e ndihmon goxha çiftin e ri të bëhet me rrogë dhe shtëpi. A nuk është e bukur jeta? Sigurisht, po të kesh mamin apo babin me pushtet, në Shqipëri jeta është jo vetëm e bukur, por edhe e lehtë.
Mua personalisht me duket e pa pranueshme, jam dakord qe shekulli eshte nje gazete partiake dhe mbane shume anen e partis socialiste, por kesaj rralle ky lajme eshte vertet i drejte dhe fjalet e thena jane te sakta.
Mendoj se secili ne jete duhet te zgjedhi nje rruge, rruga qe ka marr kengetari i talentuar shkodrane eshte muzika, te vazhdoje ne ate drejtim dhe jo te kerkoj ndihmen e "mamas se nuses" per ty hyre politikes, eshte e pa pranueshme.
Kjo verteton qe cfare qeverie dhe cfare politikanesh kemi ne, ndoshta ky lajme eshte totalisht pasqyra e shqiperis, nese do te jesh dikush ne shqiperi duhet te kesh sezben nje "Mik"....