Dhendri i Topallit, emerohet Sekretar i Pare ne Ambasaden Shqiptare ne Paris

Ambasada jonë në Francë, një çerdhe familjare për qokat e politikës. Këngëtari ende student, i bashkohet ish-bashkëshortes së Fatos Nanos. Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.


Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë dhe pas interesimit të "Shekullit", një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: "Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik i "Shekullit" në kryeqytetin francez.

Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë. Vajza e saj, kalon bashkë me të fejuarin nga Strasburgu, ku studionte, në Paris, por Parisi është i shtrenjtë. Emërimi e ndihmon goxha çiftin e ri të bëhet me rrogë dhe shtëpi. A nuk është e bukur jeta? Sigurisht, po të kesh mamin apo babin me pushtet, në Shqipëri jeta është jo vetëm e bukur, por edhe e lehtë.


Mua personalisht me duket e pa pranueshme, jam dakord qe shekulli eshte nje gazete partiake dhe mbane shume anen e partis socialiste, por kesaj rralle ky lajme eshte vertet i drejte dhe fjalet e thena jane te sakta.

Mendoj se secili ne jete duhet te zgjedhi nje rruge, rruga qe ka marr kengetari i talentuar shkodrane eshte muzika, te vazhdoje ne ate drejtim dhe jo te kerkoj ndihmen e "mamas se nuses" per ty hyre politikes, eshte e pa pranueshme.

Kjo verteton qe cfare qeverie dhe cfare politikanesh kemi ne, ndoshta ky lajme eshte totalisht pasqyra e shqiperis, nese do te jesh dikush ne shqiperi duhet te kesh sezben nje "Mik"....
 

Hank

Valoris scriptorum
Bravo per shkrimin njehere! E dyta turp per Topallin dhe demokratet qe dolen me shpate te madhe qe do luftojme korrupsionin dhe e kane ndyre me nepotizem dhe me punesim te mitingashesh te paafte. Nuk po aludoj se Luisi mund te jete i paafte, thjesht qe nuk e meriton ate vend per moshen, aftesine dhe pergatitjen qe ka.
 

gene

Forumium praecox
Po keta te PD, ne pergjithesi, e kane zgjidhur ceshjten e nepotizmit duke bashkejetuar pa u martuar?

Luisi i shkrete vetem sa pranoi e nuk mund ti veme faj pse ka besim ne vetvete po keta derra qe e emerojne ku i kane trute?
 

gene

Forumium praecox
"Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik i "Shekullit" në kryeqytetin francez.

I paska ardhur shpirti ne maje te hunde me duket ketyre te ambasades ne france
 

Slevin

Forumium maestatis
Po keta te PD, ne pergjithesi, e kane zgjidhur ceshjten e nepotizmit duke bashkejetuar pa u martuar?

Luisi i shkrete vetem sa pranoi e nuk mund ti veme faj pse ka besim ne vetvete po keta derra qe e emerojne ku i kane trute?
U fokusova tek ajo fjala "Luisi i shkrete vetem sa pranoi", personalishte sme duket fort i shkrete, nje djale qe ka talente dhe qe shume mire mund mos te ngaterrohet ne keto pune.

Luisi e ka kerkuar dhe vjerra ja ka plotesuar kushtin, per i shkrete sme duket forte dhe mos ta bejme Luisin si engjelli ne kete mes... Mendoj se ate vend e meriton nje person shume me i afte se ai dhe qe te kete mbaruar nej shkolle njehere dhe jo te jete duke studiuar ashtu, te ishte keshtu muhabeti le te behemi te gjithe segretare neper ambasada, le te aplikojme te gjithe pse jo edhe per ambasador... Pfffff
 

Holland2010

Forumium maestatis
te ishte keshtu muhabeti le te behemi te gjithe segretare neper ambasada, le te aplikojme te gjithe pse jo edhe per ambasador... Pfffff

Ha ha ha ,tani qe do hiqen edhe vizat do bejne palle keta se do u bjere puna. Do shkoj vetem ne banke Luisi teterheqi leket.
Ha Muço pi Muço i thone kesaj....
paska punu me mend djali botes...:)
 

MrDen

Primus registratum
Ore sikur te ishte vetem kjo, hallall ... Fundja nje dhenderr ka :p
Po hajde shikoni ca behet ne Shkoder ? Kush eshte vu drejtor e kush ka akses sot ne institucione. Sa ka impakt Jozi e a futet ne pune edhe nje pastruese pa lejen e saje ... Keto duhet me pa!
 

Al-Punk

Still here
Lista me siper eshte interesante, po nuk tregon domosdoshmerisht abuzim. Njerez te suksesshem dhe ne karriere, normalisht zgjedhin njerez po te afte e te zotet per nje karriere. Eshte pak a shume normale qe nje cift i tille te jete ne vende te mira pune dhe jo domodosshmerisht per shkak te nepotizmave apo favoreve "madhore"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Dhe, për më tepër, duhet parë dhe kur kanë filluar punë në këto poste.

Megjithatë, kjo lista e Gene është tepër e shkurtër për të filluar përshkrimin e abuzimeve me emërimet partisane e nepotizmat në aparatin shtetëror.
 

gene

Forumium praecox
- lista behet me 5 minuta pune
- jam dakort me mandin (kam vetem ndonje dyshim ne fjalet "te afte e te zote" - se keta administrojne shtetin dhe rezultati eshte ai qe eshte dhe se kemi patur nje rotacion mbi 100% nga viti 2003)
- lista eshte vetem per 4000 personat ne postet delikate dhe vetem per lidhjet bashkeshortore (nipa, mbesa, komshinj, dashnore, gardista etj, nuk ka ketu)
- behet fjale per vitin e shkuar (2009 - ver re gruan e meros)
 

Hank

Valoris scriptorum
Une pashe gruan e Meros ne liste dhe thashe mos e kane lene akoma me shprese se ai nuk kafshon fort. Mero ne Shqiperi eshte me i bezdisshem se Assange neper bote me duket.

Gene, kete listen kush e ka bere?
 

gene

Forumium praecox
une mer une mbreme

ne fakt, listen e ka bere shteti, une vetem sa bera seleksionimin e ketyre nder te tjere
 

gene

Forumium praecox
vajza e Azemit
Intervista / Rudina Hajdari, kujtimet nga babai, marrëdhëniet me vëllezërit, Kirin dhe Azemin (mban emrin e të atit).



Raportet me të ëmën dhe puna si specialiste në Ministrinë e Jashtme. Familja Hajdari, dje dhe sot. "Krenare që jam vajza e Azemit... Tek im atë vlerësoj drejtësinë"


Me hapin e vogël dhe me një dosje në dorë zbret nxitimthi shkallët e Ministrisë së Jashtme. Është Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit. Prej 18 muajsh ajo është pjesë e stafit të kësaj ministrie, si specialiste në Sektorin Politik të Drejtorisë së NATO-s. Tek sa na përshëndet i formohen ëmbël dy gropëza në faqe duke i dhuruar vetes një fytyrë engjëllore.

Veshja bardh e zi që ajo mban e bën më serioze duke i dhënë një pamje zyrtare. Ndërsa nis të na tregojë për veten nuk e shmang dot faktin që kërkon të jetë e kujdesshme, pasi është ende në formim e sipër, sapo ka kaluar 23 vjeç dhe çdo gjë e thënë në këtë kohë nuk mund të ishte përfundimtare.
shekulli.com.al
 
Top