FBKSH- AKSH
INTERVISTË E MR. GAFURR ADILIT DHËNË AGJENCISË INFORMATIVE SHQIPËRIA E BASHKUAR
Friday, 08 June 2007
1. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Z. Adili, fillimisht ju falenderojmë për gatishmërinë tuaj t'i përgjigjeni ftesës sonë për intervistë. A mund të fillojmë me një biografi të shkurtër?
GAFURR ADILI:
Nuk keni pse të më faleminderoni, sepse e ndjej për obligim që në çdo kohë e moment që të më kërkoni t'iu pergjigjem. Them kështu sepse jeni Ju, SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG, të parët që fillimisht FBKSH-së dhe të gjitha strukturave të tij iu keni hapur dritaren, dhe pikërisht atëherë kur nga armiqtë tanë dhe veglat e tyre qorre, siç UÇK-ja quhej "ushtri e faksave", edhe AKSH-ja quhej "ushtri e internetit".
Pra, moralisht unë detyrohem që stafin Tuaj dhe në veçanti Tahir Veliun, të cilin mbaj mend se dikur (2002) e kam quajtur Arkitekt të Shqipërisë se Bashkuar, që t'iu faleminderoj për kontributin Tuaj në mishërimin e idesë së ribashkimit kombëtar shqiptar.
Kurse, sa i përket biografisë sime të shkurtër, konsideroj që tanimë shumica e shqiptarëve, sidomos të atyre që janë të përkushtuar në këtë rrugë dhe mision shumë të veshtirë por teper fisnik, që ishte edhe rruga e rilindasve tanë, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e deri te dëshmorët e kombit, të rënë në tri betejat e fundit, të çlirimit dhe ribashkimit kombëtar shqiptar, besoj se më njohin.
Mëgjithatë, për ata që mund të kyqen më vonë në këtë mision, po e bëj një autobiografi, si më poshtë vijon:
-Aktualisht jam 48 vjeç, prind i 6 fëmijëve (3 djem dhe 3 vajza) dhe edhe 4 herë gjysh (3 nipër dhe një mbesë), dhe prej vitit 2003, kohë kjo kur edhe u arrestova në Tiranë dhe pas 5 muajsh u lirova dhe fitova pafajësinë, jetoj në Tiranë.
-Në Kuvendin Themelues të FBKSH-së (korrik 2002), të mbajtur këtu në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, 95 delegatët nga të gjitha krahinat e Shqipërisë Natyrale dhe diaspora, në mungesë më zgjodhën Kryetar të FBKSH-së, dhe nga kjo kohë deri në arrestimin t'im (1 korrik 2003) kam vepruar me pseudonimin (nofkën) Valdet VARDARI.
-Në Kuvendin e Dytë Kombëtar të FBKSH-së (16 shtator 2005), në Prizrenin Historik, Kryetar u zgjodh Prof.Dr. Bashkim MITROVICA, kurse unë u ngarkova me detyrën e Zëdhenësit Politik (për shqiptarët) dhe të Sekretarit të Departamentit të Diplomacisë të FBKSH-së, detyrë që përpiqem ta kryej me nder e krenari kombëtare.
-Në Mbledhjen Themeluese të Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptarë, të mbajtur në Tiranë, më 25 nëntor 2006, ku merrin pjesë 74 delegatë nga të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrale dhe diaspora u formua Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëshqiptarë dhe u zgjodh edhe Kryesia (5 anëtarëshe) e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptarë, me në Krye Gjeneral KUDUSI LAMA, një njeri shumë i njohur në opinionin tonë kombëtar për veprat e Tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, kur Gjeneral LAMA ishte Komandant i Divizionit të Kukësit, dhe 3 Zëvendës-Kryetarët:
1. Prof. Dr. Hulusi HAKO (nga Tirana),
2. Kolonel, Sejdi VESELI (nga Prishtina),
3. Kolonele Shyhrete GOSALCI (nga Prishtina),
kurse une u zgjodha Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor i Revistës KUVENDI, që deri më tani kemi arritur t'i nxjerrim dy numra dhe jemi duke e pergaditur edhe nr.3 (korrik-gusht 2007).
Pra, jame në kulmin e aktivitetit t'im atdhetar dhe vitin që vjen (më 15 mars 2008) do ta kremtoj 30 vjetorin e rilindjes s'ime, sepse më 15 mars 1978, nga dëshmori Kadri Zeka, jam organizuar në rradhët e Lëvizjes Atdhetare (OMLK-së) Shqiptare.
2. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG: Si e vlerson FBKSH-ja vizitën e presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri dhe a keni planifikuar ndonjë takim me të?
GAFURR ADILI:
Përmes një Letre Përshendëtëse, të nënshkruar nga Kryetari i FBKSH-së (Prof.Dr. Bashkim MITROVICA) dhe nga unë, Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, të cilën e keni publikuar edhe JU, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) e ka përshendetur ardhjen e Presidentit të SHBA-ve në Trojet tona Arbërore.
Ne jemi në pritje të një takimi të mundshëm të Kryetarit të FBKSH-së (Prof.Dr.Bashkim MITROVICA) me Presidentin BUSH, sepse konsiderojmë se tanimë SHBA-të jane bindur se forca me serioze në hapësirat shqiptare është FBKSH-ja, por kjo do të varet shumë nga agjenda e ngjeshur e Presidentit BUSH, sepse kemi informacione se Presidenti BUSH do të ketë një agjendë tepër të ngjeshur nëpër Evropë.
Prandej, edhe po nuk mundem që të takohemi këtë rradhë këtu në Tiranë, kam bindjen se shumë shpejt do të takohemi në një vend tjetër.
3. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Çka mendoni lidhur me aktëakuzën kundër udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje?
GAFURR ADILI:
Çka mund t'iu them perveç asaj që duhet ta thotë çdo shqiptar atdhetar, që në damaret e tij i rrjedh vetëm gjak shqiptari, se Kosova vazhdon të jetë e pushtuar nga pushtuesë të shumtë, që të vrasin dhe të denojnë, ashtu siç dikur bënte pushtuesi e kolonizatori me emrin Serbi. Por, më habit heshtja e ish të burgosurve politikë ne kohen e regjimit serbo-jugosllav, si dhe e atyre që sot thirren si shokë e bashkëluftetarë të dëshmorëve të kombit dhe bashkëuftetarë të: JUSUF GËRVALLËS, KADRI ZEKËS, REXHEP MALËS, NUHI BERISHËS, BAJRAM BAHTIRIT, AFRIM ZHITISË, BAHRI FAZLIUT, ENVER HADRIT, ADEM E HAMËS JASHARIT, SADRI ZENELIT, FEHMI E XHEVË LADROVCIT, ABEDIN REXHËS, ILJAZ KODRËS, ZAHIR PAJAZITIT, LUAN HAJRADINAJT dhe mijërave dëshmorëve që flijuan më të shtrenjtën e tyre dhe kaluan në përjetësi, se pse po heshtin apo edhe më keqe edhe e lincojnë Albin KURTIN dhe gjithë plejadën heroike të kohërave më të reja?!
Këta të vetëshpallur shokë e bashkëluftetarë të dëshmorëve të kombit, jo vetëm nuk e ngrisin zërin e tyre per kete padrejtesi dhe arrestim te djaloshit atdhetar të deshmuar e ridëshmuar, por bashkohen me pushtetmbajtësit UNMIK-istanez, siç dikur bashkoheshin FADIL HOXHA, XHAVIT NIMANI, ALI SHUKRIA, SINAN HASANI DHE AZEM VLLASI.
4. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Cilat janë planet afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjatë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar?
GAFURR ADILI:
Ne e kemi thenë se Kuvendi i Dytë Kombetar i FBKSH-së ka miratuar Programin (afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë) Politik të veprimit taktik (minimal) dhe strategjik (maksimal) te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), dhe mbi bazën e këtij Programi që në shtator 2005 deri në ditet e sotme dhe në vazhdimësi (deri në Kuvendin e Tretë Kombëtar të FBKSH-së), kane punuar, punojnë dhe do të punojnë te gjitha strukturat e FBKSH-së. Kuvendi i Dytë Kombëtar i FBKSH-së, më të drejtë ka konstatuar se nyja gordiane e zgjidhjes së çështjes kombëtare ka qenë dhe është Kosova, si dhe Kosova para se të bëhet shtet i pavarur dhe sovran, gjë qe nuk do të arrihet as sivjet dhe as në të ardhmën, do të ribashkohet me Shqipërinë.
Këtë konstatim (në shtator 2005), mënjëherë pas Kuvendit të Dyte Kombëtar të FBKSH-së, une e kam publikuar përmes një intervistë (dy ditë radhazi) në gazetën shumë prestigjioze "Epoka e Re" të Prishtinës.
Këshillat e FBKSH-së në Zonën nr. 2 (Kosova Historike) po punojnë në këtë drejtim, dhe më plotë të drejtë mund të them se FBKSH nga një formacion mbarëkombëtar, në Zonën nr. 2 (Kosovën Historike) po shndërrohet edhe në një front mbarëpopullor, sepse tanimë këshillat e FBKSH-së jane ngritur edhe nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e 7 nënzonave:
1. Prishtina,
2.Mitrovica,
3.Peja,
4.Prizreni,
5.Ferizaj,
6. Gjilani
dhe 7. Presheva me Bujanoc dhe Toplicë.
5. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Sa është bashkuar diaspora shqiptare rreth FBKSH-së?
GAFURR ADILI:
Krahasuar me bashkimin apo më mirë të them forcimin dhe zgjerimin e FBKSH-së në të gjitha hapësirat shqiptare të Shqipërisë Natyrale, ku i kemi 5 zona: 1.Republika e Shqipërisë, 2.Kosova Historike, 3.Lugina e Vardarit (ILIRIDA), 4. Malësia e Madhe (Ulqin, Tivar, Tuz, Plavë dhe Guci) dhe 5.Camëria, në zonën nr.6 (Evropa) FBKSH është më dobët, dhe shumë më dobët është në zonën nr.7 (SHBA, KANADA dhe Australi), ku kemi anëtarë dhe simpatizantë por akoma nuk kemi arritur të organizojmë këshilla të FBKSH-së.
Dhe, kjo ndodh për shkak të zhgënjimit plot të arësyeshëm të diasporës shqiptare nga poltika e mëhershme, qoftë kjo e pacifistëve apo edhe e atyre që mbi gjakun e deshmorëve, mbi gjymtyrët e invalidëve të luftës dhe djersën e luftetarëve e të popullit shqiptar u promovuan në politikuaje, që edhe sot e kësaj dite, jo vetëm që vazhdojnë ta manipulojnë popullin në Kosovë, por që nuk shprehin asnjë konsideratë për gjithe atë djersë që ka derdhur diaspora shqiptare në tri betejat e zhvilluara në dekadën e fundit.
Por, shpresojmë se shumë shpejt do të arrijmë që edhe në zonën nr. 7 tëkonsolidohemi së paku siç jemi konsoliduar në zonën nr.6 (Evropa), ku kemi këshilla në disa shtete të Evropës.
6. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) ka arritur suksese të mëdha në zbulimin e shumë veprimatarive sekreteve serbe deri më tani. A është SKSH-ja një strukturë me kuadro profesionale dhe cilat janë detyrat kryesore të saj?
GAFURR ADILI:
Po të mos ishte SKSH një strukturë me kuadro të specializuara nuk do të arrinte gjithë ato suksese e fitore dhe armiqëve sllavo-greke t'ua digjte në duar planet dhe kartat e tyre antishqiptare .
Arma kryesore e djelmoshave dhe vashave te SKSH-se, që në fillim ka qenë, është dhe gjithmone do të mbetet idealizmi i tyre i sëndërtuar mbi bazën e një Platforme dhe organizimi të përsosur e shkëncor. Pra, ata jo vetëm që janë atdhetarë, por janë edhe idealiste që ma kalojnë e dhe mua dhe shumë drejtuesë të lartë të FBKSH-së.
7. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Sa është e gatshme FBKSH-ja dhe AKSH-ja t'iu kundërpërgjigjen pushtuesve serb në veri të Kosovës?
GAFURR ADILI:
Jemi shume të gatshëm, por kjo gadishmëri do të vie në shprehje pasi të ndahet shapi nga sheqëri, sepse ne jemi shumë të sigurt dhe kemi shumë informacione se në ndarjen e Mitrovicës, që nga Marrëveshja Teknike e Kumanovës (Xhekson-Pavkoviç) jane të involvuar edhe shume ish-drejtuesë të lartë të UÇK-se që sot janë ne skenën politike dhe poste të larta të Kosovës.
Dalëngadalë por shume sigurt, këtyre politikuajve, po iu çirren maskat prej maskarenjeve, nga vetë bashkësia ndërkombëtare, sepse populli yne i urtë, andej nga krahina ime (Kërcova) thotë: "JO GJITHMONË KUNGULLI LUNDRON MBI UJË !".
Përmës intervistës s'ime, më 04 qershor 2007, te gazeta LAJM e Prishtinës, të cilen të nesërmën (05 qershor 2007) e publikoi edhe edicioni i gazetës LAJM në Shkup, unë paralajmeroj se politikanët e Kosovës janë të gatshëm që të bëjnë koncesione me trojet shqiptare në Kosovë, dhe në veçanti me Mitrovicën Veriore.
Por, gabohen shumë rende, sepse këtë rradhë nuk do të kene të bejne me Lëvizja Vetëvendosje, për mison kishte të organizonte protestat mbarëpopullorë, por që këta maskarenj e luftuan dhe e sabotuan pafundësisht. Këtë rradhë do të përballën me FBKSH-në dhe të gjitha struktuarat e tij, qe iu rrinë shumë pranë, ashtu siç iu rrinë pranë edhe serbëve në Beograd dhe grekëve në Athinë.
8. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Çka mendoni lidhur me garat e partive politike shqiptare në Iliridë për të hyrë në koalicion qeverisës me sllavomaqedonasit VMRO-DPMNE?
GAFURR ADILI:
Të luftosh për pushtet kur pushtetin e ka pushtuesi sllavo-maqedonas, jo vetem nuk ka as më të voglën logjikë të atdhetarizmit, por përkundrazi, si në të kaluarën edhe tani, të ashtuquajturat parti politike në Luginën e Vardarit (ILIRIDË), dhe në veçanti liderët e tyre, kanë dëshmuar se janë kolaboracionistë dhe partitë PDSH dhe BDI janë parti kolaboracioniste me pushtuesit sllavomaqedonas, që bëjne gara per t'u rideshmuar se kush nga ata është dhe mund të bëhet më më kolaboracioniste.
Pra, liderët e partive politike në Iliridë bëjnë gara se kush me shumë është kolaboracionist i devotshëm me sllavomaqedonët, dhe sllavo-maqedonët, si në të kaluarën ashtu edhe tani iu thojnë:
"Daj decko dokazi se" (Shqip: Hajde djalosh dëshmoju).
Dhe, këta kolaborcioniste i teston, si mësuesi nxenësin, Gruevski.
9. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Si e vlerësoni gjendjen në Kosovën Lindore dhe çka mendoni lidhur me thirrjen e Jonuz Musliut (kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik) për krijimin e Këshillit Kombëtar, i cili do të mbante negociate me Serbinë për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën protektorat?
GAFURR ADILI:
Një inisiativë shumë e qelluar, që duhet të gjejë mbeshtetjen e gjithë potencialit poltik dhe kombëtar në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc), sepse politikuajt e Kosovës qe vetëquhen "Grup i Unitetit" as nuk kërkuan për shqiptarët nën Serbi po aq të drejta sa Pakoja Ahtisaari i njeh minoritetit serb në Kosovë.
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, në vitin 1954 i janë aneksuar Kosovës, dhe në vitin 1992, përmes referendumit popullor, populli i kësaj krahine shqiptare e shpalli Autonominë Politiko-Territoriale me të drejtë ribashkimi me Kosovën, per jetësimin e të cilit vullneti luftoi edhe UÇPMB, por qe në fund i gjithë ai gjak i dredhur u tradhëtua dhe denigroi me një Marrëveshje te Konçulit.
Për këtë përgjegjësia kryesore i bie Jonuz Musliut, i cili atëherë ishte njëri ndër figurat më të larta dhe drejtuese të kesaj lufte. Ishalla tani është mbushur me mend dhe nuk do të toleroje që ta manipulojnë ata që e manipuluan atëherë, që ne i njohim me emra e mbiemra, por që nuk ja them publikisht se kam mundesi t'ia them ndryshe, vetëkuptohet nëse Ai dëshiron t'ia dhurojmë këtë gjë, sepse unë gjithemonë them se: "Njeriut me zor mund t'i marrish diçka, por kurrën e kurës nuk mund t'ia japish, se t'i ja jep por ai e hjedh".
10. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Çka mendon FBKSH-ja lidhur me incidentet e njëpasnjëshme në Jug të Shqipërisë; shkollë private që i mëson shqiptarët histori anti-shqiptare; deklarata e Bollanos për "Verio Epirin"; ankimet e Greqisë për Himarën në BE?
GAFURR ADILI:
Para dy javësh për dy orë rradhazi (ora 21-23), edhe pse emisioni ishte planifikuar të ishte veç një orë, isha në studion e VLORA-CHANAL, që ndiqet në gjithë jugun e Shqipërisë dhe deri në Janinë, dhe për të gjitha këta, dhe në rastin konkret edhe për rastin Bollano, pyetjeve të shumta iu përgjigja kështu:
1. Himariotët kurrë nuk kanë qenë minoritarë grekë, sepse origjina e tyre është nga Kruja, të cilët për shkak të shkëmbimeve tregtare me Korfuzin kanë përvetësuar gjuhën greke. Dhe, as Zoti Bollano nuk eshte minoritar grek, sepse origjina e Tij është nga Nivica e Vlorës.
2. Zoti Bollano para se të flasi për "Vorio-Epirin" që e quan të pushtuar nga Shqipëria, duhet të na flasi për Epirin e Jugut dhe atë të mesëm, dhe nga kush janë të pushtuar kur dihet fare mirë se Epiri dhe epiriotët janë pasardhësit e shqiptarëve dhe që shtrihet deri në Athinë, ku mbi dy miljonëarvanitas në Athinë nuk e gëzojnë as të drejtën elementare, që të flasin në gjuhën e tyre amëtare.
3. Përmës deklaratave te Tij, Zoti Bollano, tentoi që të krijonte një paralelizëm midis të ashtuajturit "Vorio-Epir" dhe krahinës më të madhe, krahas krahinës së Camërisë, të Shqipërisë Natyrale, që është Kosova.
Por, Zoti Bollano gabohet shumë rëndë, sepse ai para se ta bënte këte gjë, do të duhej të bënte diçka tjetër, siç kanë bërë për gati një shekull me rradhe, burrat e gratë heroike shqiptare të Kosovës Kreshnike.
4. Në vitin 1994, Këshilli i Komunës së Gostivarit, me në krye Krytarin e Komunës, Zotin Rufi Osmani, te Komuna e Gostivarit ngriti Flamurin Shqiptar, për çka sllavo-maqedonët Zotin Osmani e dënuan me 5 vite burg.
5. Me deklaratat e Tij, Zoti Bollano, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të e cila edhe ka bërë betimin si Kryetar i Bashkisë së Himarës, si dhe ka cenuar integritetin territorial të Republikës së Shqiperisë.
Pra, mbi kurrizin e Tij rëndojnë minimalisht dy akuza.
6. Në qoftë se këtu ka shtet, shteti duhet të veproje për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqiperise, biblën dhe kuranin e shqiptarëve, dhe integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë.
Pra, minimumi i minimumit Ai, Zoti Bollano, duhet të mos jetë Kryetar i Bashkisë së Himarës.
Kurse, sa iu përket te tjerave pyetje, me plotë përgjegjësi mund t'iu them se të gjitha veprimet greke në drejtim të Republikës së Shqipërisë, bëhen në unison me Serbinë, për të ndihmuar aleatën e tyre, si dhe në zbatim të parimit sllavo-grek: "Sulmi eshte mbrojtja më e mire", që në shqiptarët të themi: "Ta heshtim Çamërinë se na rrezikohet jugu i Shqipërisë". Dhe, zëra të tillë kohëve të fundit më ka rastisur të degjoj shumë, bile edhe nga shumë politikanë biznesi këtu në Tiranë, por çka është më e keqja edhe nga disa individë që thirren si drejtuesë të çamëve në Shqipëri.
Megjithatë, nuk eshte aq tragjike sa paraqitet në opinion, sepse grekët gabojnë kur shohin ëndrra te tilla me sy të hapur.
Nëse do të gabojnë ta sulmojnë Shqipërinë, do ta pësojnë si në të kaluarën e afërt, bile edhe më keq se në vitin 1949 dhe 1968.
11. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
A mund të flitet për një kryengritje mbarëkombëtare për çlirim dhe bashkim kombëtar?
GAFURR ADILI:
Hë për hë akoma është herët. Duhet të shteren të gjitha mjetet politiko-diplomatike, për të cilat ne mendojmë se akoma nuk jane shterur, sepse gjeopolitika në Ballkan akoma nuk është përplasur deri në atë shkallë sa të vijë në shprehje që në veprim të vihen veprimet demokratike të dhunës.
Kemi informacione se shumë shtete kanë filluar ta marrin në konsideratë konstatimin tonë (të FBKSH-së), që ua kemi bërë prezente në shumë takime konfidenciale me ata, se nëse vërtetë dëshirojmë të krijojmë një Evropë të Bashkuar, me paqe dhe stabilitet të qendrueshem, fillimisht kjo paqe dhe ky stabilitet duhet të krijohet në Ballkanin e trazuar, që vazhdon të ruajë epitetin e vjetër "fuçi baroti".
Dhe, rregullisht iu kemi thenë e iu themi, se paqja e stabiletieti në Ballkan mund të krijohet vetëm duke i krijuar shtetet etnike, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike dhe Serbia Etnike, në të cilat shtete minoritetet do të respektohen mbi parimin e reciprocitetit midis shteteve përkatëse, gjithmonë duke ua njohur e garantuar minoriteteve të gjitha të drejtat e njohura e të garantuar sipas të drejtes pozitive ndërkombëtare.
Pra, edhe ky vit do të eci kështu, do të shtyhet Statusi i Kosovës në pafundësi, edhe deri në fund të vitit 2007, siç ndodhi vitin e kaluar, dhe më pas në fillim të vitit 2008 dhe gjatë gjithë vitit 2008, në Ballkan do të kemi mpleksje interesash të të mëdhenjëve në këtë pjesë shumë vitale të Evropës, zhvillime këta që do të sjellin ndryshime të mëdha për ne shqiptarët, për të cilat gjëra nuk më lejohet tani të flas hapur, sepse konsideroj se i rrezikoj burimet e informacioneve tona.
12. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Pa hyrë në sekrete, a mund të na thoni diçka rreth Armatës Kombëtare Shqiptare?
GAFURR ADILI:
Nuk është ndonjë sekret i madh nese iu them se AKSH nuk ka patur dhe nuk ka as në Republikën e Shqipërisë, sepse këtu vepron simotra e saj Ushtria Shqiptare, as në Kosovën Protektorat, sepse aty vepron simotra tjetër TMK-ja, si dhe në asnjë shtet të Evropës, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë, sepse atje veprojnë ushtritë e shteteve përkatëse dhe nuk është e lejuar që në një shtet, krahas ushtrisë se atij shteti, të shfaqet edhe uniforma e një ushtrie tjetër.
Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) i është bindur një Vendimi të Sekretariatit Vendimmarrës të Kryesisë Qendrore të FBKSH-së (2003), në të cilin organ ajo perfaqësohet përmes Shefit të Shtabit të AKSH-së, që përderisa FBKSH nuk gjykon se janë shterur të gjitha mjetet poltiko-diplomatike, të mos vëjë në veprim veprimet e dhunës.
Dhe, kur Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-sëtë arrijë të konstatimi se mjetet politiko-diplomatike nuk po japin kurrëfare rezultati, për realizimin dhe përmbushjen e Platformës Poltike të FBKSH-se, atëherë po ky organ më i lartë (midis dy kuvendeve) drejtuesë i FBKSH-së, do te marri vendimin tjetër të arësyeshëm, avancimin e çeshtjes kombetare dhe përmbushjen e Platformes Poltike të FBKSH-së me mjete demokratike të dhunës.
13. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Sa keni mbështetje nga mediat shqiptare si ato të shkruara poashtu edhe nga ato elektronike?
GAFURR ADILI:
Sipas nje urdhëri të Bashkimit Evropian (prill 2004), përmes të cilit e gjithë masmedia e shkruar dhe elektronike e Tiranë urdhërohet që mua të mos me jepet asnjë mundësi dhe hapësirë shprehjeje në këtë masmedia dhe me çdo kusht të izolohet ideja e ribashkimit kombëtar, urdhër ky që vazhdon të mbahet në fuqi, neve nuk na është dhenë asnjë mbeshtejtje nga masmedia e shkruar dhe elektronike e Tiranës, ku për pasoje në të gjitha konferencat për shtyp që kam organizuar unë (Zëdhënësi Politik i FBKSH-se) gjatë këtyre vjeteve, edhe kur janë publikuar këto konferenca janë publikuar të shkurtuara dhe të deformuara, si dhe shumë TV që kanë ardhur dhe e kanë incizuar konferencën, janë urdhëruar nga lart, nga pronarët e tyre me telefon, që të mos i publikojnë; sepse, këtu nuk kemi masmedia të pavarura, as të shkruara dhe as elektronike.
Megjithatë, ne as nuk jemi dorëzuar dhe as nuk do të dorëzohemi kurrë e kurrës.
Kemi ditur dhe do e dimë të çajmë rrethimet dhe bllokadat, dhe siç kemi bëre deri më tani, ashtu do të bëjmë edhe në të ardhmën, sepse jemi të vendosur që misonin tonë ta çojmë deri në fund, sepse jemi betuar e ribetuar se, deri në frymemarrjen tonë të fundit, do të luftojmë për ate që shokët tanë flijuan më të shtrenjtën e tyre - jetën dhe kaluan në përjetësi.
14. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Në intervistën tuaj të 19 Prill 2007 në Gazetën NDRYSHE të Tiranës keni thënë se është duke u diskutuar kandidatura juaj për President të Republikës së Shqipërisë. A keni marr ndonjë vendim deri më tani?
GAFURR ADILI:
Ende po diskutohet nëpër disa keshilla, por nuk qendron këtu problemi, sepse nga 21 këshilla që aktualisht numëron FBKSH-së18 prej tyre e kanëmbështetur kandidaturen t'ime për President te Republikes se Shqiperise dhe vetëm 1 (një) këshill ka votuar kundër, si dhe pritet që këtë ta bëjnë edhe dy këshilla, që akoma nuk kanë marrë një vendim pro ose kundër.
Por problemi qëndron në një vend tjeter, që është se Presidenti i Shqipërisë nuk zgjidhet ne popull, por zgjidhet ne Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Dhe, nëse do të zgjidhej në popull, kandidatura do të vihej pasi të kisha grumbulluar 10 mije nënshkrime nga populli, gjë qe do të arrija ta realizoja brenda 24 orëve vetem këtu ne Tiranë, pa patur nevoje të shkoja as në Kukës dhe as në Vlorë ku pritem si Hero, ku kam besimin e patundur se do të fitoja përballë çdo kandidature tjeter.
Në rastin konkret, kur për të shpallur kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, para Kuvendit të Republikës se Shqipërisë, doemos më duhen 20 nënshkrime të 20 deputetëve aktuale të Kuvendit te Republikës së Shqiperise, që realisht unë deri më tani i kam siguruar vetëm 15 nënshkrime dhe më duhen edhe 5 nënshkrime, por që edhe kur t'i siguroj, besoj se edhe do t'i siguroj, unë kam gjykuar dhe edhe e kam biseduar me Kryetarin e FBKSH-së, Zotin MITROVICA, që të mos e vendos kandidaturën, sepse jam shumë i sigurt se nuk do të arrijë të fitoj, ngase jam shumë i sigurt se të gjithë politikanët e biznesit, për interesat e tyre të përbashketa në bisnes, do të bashkohen kundër meje, sepse janë më së të sigurt se, po u bëra unë President i Republikës së Shqiperise, që në ditën e parë para Parlamentit të Tiranes, unë do të deklaroj pasurine t'ime, që është vetëm një banesë që e kam blerë në vitin 1998 (30 mije dollarë), nga 18 vite qëndrim dhe punë në Zvicër, dhe vetëkuptohet se pastaj unë do të kërkojë që pas meje, secili nga deputetët dhe politikanët e biznesit këtu në Tiranë të deklarojë pasurinë e tyre.
Por, Zoti MITROVICA këmbëngul që të vazhdojë të qëndrojë në mundësinë e kandidimit dhe të punoj në këtë drejtim, sepse siç thotë Ai, ka mundësi që dikush, shumë i fuqishëm në gjeopolitiken globale, të kërkojë që President i Republikës së Shqipërisë te zgjidhet një nacionalist.
Mëgjithatë, konsideroj se në fund do të vendosi Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, sepse kam kërkuar që sipas një këshille të një të një Këshilli në Evropë, që thotë "Kandidatura e FBKSH-së nuk guxon të humbasi".
Dhe, të gjithe ne, këtë keshillë do ta respektojmë, sepse në fund të fundit jemi formacioni me demokratik mbarëkombëtar, ngase vendimet tona gjithëmone janë kolegjiale dhe gjithëmonë bazohen mbi bazën e vendimeve te këshillave të FBKSH-së nëpër të gjitha zonat dhenënzonat e FBKSH-së, gjithemonë sipas hierarkisë, qe e kemi të percaktuar dhe të rregulluar në Rregulloret e Brendshme të FBKSH-së.
Sidoqoftë, për çdo vendim definitiv unë do të pronocohem publiksht përmes një deklaratë publike, të cilen do ta publikoj në një konferencë të veçantë për shtyp me masmedian e shkruar dhe elektronike shqiptare këtu në Tiranë, dhe me këtë rast do t'ua dërgojmë edhe ju dhe permes jush do të njohtohen të gjithë vizitorët Tuaj të shumtë.
15, SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
A mund të na thoni se kur do të arrihet krijimi i shteti etnik shqiptar; Shqipërisë së Bashkuar?
GAFURR ADILI:
Prej kohësh unë kam deklaruar se 100 Vjetorin e Pavarësisë, ne Vlorën tonë Heroike, do ta kremtojmë me një Shqipëri të Bashkuar. Kurse miku im, intelektuali i nderuar dhe shume i respektuar, atdhetari Koço DANAJ, në Librin e Tij më të ri: SHQIPËRIA NATYRALE, te kopertina ka vendosur një sahat ku akrepat e orës jane ndalur në vitin 1913, por para dy javësh kur u takuam në promovimin e një libri : KOSOVA RAST I PËRGJITHSHËM APO SUI GENERIS, te nje diplomati aktiv ne Ministrine e Jashtme te Republikes se Shqiperise, Zoti Danaj më tha se kishte gabuar në parashikim, sepse ribashkimi kombetar apo Shqiperia Natyrale, do te arrihet para vitit qe e ka parashikuar Ai. Pra, siç e kam thenë unë. Vetëkuptohet që për këtë duhet të punojmë edhe më shume se sa kemi punuar deri më tani, gjatë këtyre 5 viteve, nga koha kur u themelua FBKSH-ja, sepse më 12-13 korrik 2007 FBKSH kremton 5 vjetorin e themelimit të tij.
16. SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG:
Cili do të ishte mesazhi juaj për vizitorët e Agjencisë Informative Shqipëria e Bashkuar dhe ndëgjuesit e Radio Shqipërisë së Bashkuar?
GAFURR ADILI:
Mesazhi im do të ishte që bashkarisht dhe me të gjitha forcat tona të punojmë që në popull sa me shumë ta mishërojmë idenë e ribashkimit kombëtar shqiptar, dhe sa më shumë të përpiqemi e të luftojmë që të minimizojmë përçarjen tonë që na e kanë krijuar armiqtë tanë përmes 150 partive politike, sa aktualisht i kemi në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Natyrale, sepse deviza e armiqëve tanë gjithmone ka qenë dhe mbetet "përçaje e sundo". Prandej, nga të gjithe shqiptarët (kudo që ata ndodhen dhe sidomos nga ata shqiptarë, që debatojnë nëpër forume të ndryshme të Internetit), do të kërkoja dhe vëllazerisht e shqiptarisht do t'i lus që sa më pak të na shajnë në bijtë e bijat e këtij populli dhe aq sa na shajnë ne le t'i shajnë armiqtë tanë, sepse sa më kanë informuar djemtë e vashat e SKSH-së, nëpër këto forume më shumë se që shajnë Koshtunicën, Karamanlisin dhe Georgevskin, më shajnë mua dhe gjithë bashkëpunetorët e mi.
Do t'iu kisha lutur që, nëse nuk deëhirojnë që së paku moralisht të na përkrahin, në këtë mison kaq të veshtirë por shume fisnik që kemi marrë mbi supe, bile le të mos na shajnë e ofendojnë më shume se që i shajnë armiqtë tanë, sepse, në të kundërtën, atëherë më të drejtë dhe lirshëm ne mund të gjykojmë se kemi të bëjmë me shërbëtorë të armiqëve tanë sllavo-grekë. Ju faleminderit shumë për mirëkuptimin.
Me respekt e konsiderata të larta ;
Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i FBKSH-së dhe
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptarë.
Tiranë, 07 qershor 2007.