Lajme Mjedisore

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Publikohet studimi i fundit i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike

"Njeriu po shkatërron klimën"

Alarm për uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm

Gazeta Shqip

Paneli i Kombeve të Bashkuara për klimën, ka rinovuar të enjten paralajmërimin e tij se aktivitetet humane po shkaktojnë ngrohjen globale, që mund të sjellë më shumë thatësira, temperatura të larta dhe rritjen e nivelit të deteve. Raporti që publikohet zyrtarisht sot, mund të shtojë presionin mbi qeveritë dhe kompanitë për të ulur nivelin e çlirimit të gazrave të dëmshme në atmosferë. Shkencëtarët dhe zyrtarët e qeverive në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike, grupi më kompetent për sa i takon ngrohjes globale, ka rënë dakord se ka shumë mundësi që aktiviteti njerëzor të jetë shkaktari kryesor i ngrohjes globale këto 50 vite të fundit. Sipas gjuhës së këtij grupi, "ka shumë mundësi" do të thotë të paktën 90 për qind shanse dhe është lidhja më e fortë me aktivitetin njerëzor që nga krijimi i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike, në vitin 1988. Studimi i fundit, i publikuar, në vitin 2001, theksonte se ndikimi i aktivitetit njerëzor në ngrohjen globale, ishte 66 për qind. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimaterike, mbledh plot 2500 shkencëtarë nga 130 vende dhe, gjithashtu, ka dalë në përfundimin se niveli i oqeaneve do të vazhdojë të rritet edhe për më shumë se 1 mijë vjetët e ardhshëm, edhe nëse qeveritë vënë dorë mbi çlirimin e dioksidit të karbonit në atmosferë. Raporti është i pari për këtë vit, i lëshuar nga paneli, që do të nënvizojë kërcënimin e ngrohjes globale. Një tjetër studim, i zhvilluar në Paris, i përqendruar te ngrohja globale, parashikon se temperaturat do të rriten me 3 gradë celsius deri në 2100 për shkak të niveleve industriale, ndryshimi më i madh ky në një shekull, në mijëra vjet. Ky raport, thekson se nuk duhen përjashtuar rritjet edhe më të mëdha. Momentalisht, bota është rreth 5 gradë celsius më e nxehtë në krahasim me epokën e fundit të akujve. Parashikimet, sipas të cilave akujt e Arktikut do të shkrijnë dhe ndoshta do të zhduken krejtësisht në verën e 2100-ës, pasi vala e të nxehtit do të intensifikohet. Numri i uraganeve tropikale dhe tajfuneve, mund edhe të bjerë, por stuhitë, sipas shkencëtarëve, do të bëhen më të fuqishme. Nivelet e detrave, theksojnë ekspertët, pritet të rriten nga 28 deri në 43 centimetra gjatë këtij shekulli. Niveli në rritje i detrave kërcënon ishujt e Paqësorit dhe vendet e ulëta bregdetare, duke filluar nga Bangladeshi deri te Holanda. "Qeveritë, që planifikojnë mbrojtjet bregdetare, duhet të jetojnë me një seri paqartësish të paktën për momentin", thotë Stefan Rahmstorf nga Instituti gjerman i Potsdamit për kërkimet klimaterike. Rahmstorf shkruante në një raport të vitit të shkuar se vëzhgimet mbi ndryshimet e pësuara në të shkuarën tregojnë një rritje akoma më të madhe të nivelit të deteve deri në 2100, nga 50-140 centimetra. Kulla Eifel në Paris, afër së cilës ishin mbledhur ekspertët e Panelit Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimaterike, fiku dje, për pesë minuta, dritat që e mbështjellin për të tërhequr vëmendjen për përdorimin e energjisë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, shpresojnë ndërkohë se raporti i sotëm, do të zhbllokojë bisedimet e ngecura në një pikë të vdekur për zgjerimin e luftës kundër ngrohjes globale. 35 vende të industrializuara synojnë të shkurtojnë nivelin e çlirimit të gazrave, që shkaktojnë efektin serë deri në 5 për qind nën nivelet e 1990-ës, bazuar në protokollin e Kyotos dhe këmbëngulin që vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India, të bëjnë më shumë në këtë drejtim. Javën e kaluar, edhe Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, tha se ndryshimet klimaterike ishin një sfidë serioze, por ai nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap drejt kufizimit të çlirimit të dioksidit të karbonit, pavarësisht nga presionet e demokratëve, duke argumentuar se protokolli i Kyotos, dëmton ekonominë.




Parashikimet


Temperaturat

Pritet një rritje nga 2-4,5 gradë celsius si pasojë e gazrave të dëmshme në atmosferë. Në rastin më të mirë, shkencëtarët shpresojnë për një rritje prej 3 gradë celsius


Detet

Sipas raportit, niveli i deteve do të rritet nga 28 deri në 43 centimetra deri në vitin 2100. Gjithsesi, ky është një parashikim më optimist nga ai i raportit të vitit 2001


Akullnajat

Akujt e detit Arktik, mund të zhduken gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 21-të. Pritet edhe që i nxehti dhe shirat e rrëmbyeshëm të bëhen gjithnjë e më të shpeshtë


Stuhitë

Numri i uraganeve tropikale dhe tajfuneve, sipas parashikimeve edhe mund edhe të bjerë, por shkencëtarët nënvizojnë në raport se stuhitë do të jenë më të shpeshta e më të fuqishme
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Durres, Vidhet rera, kamionet ngarkohen pa shqetesim

Gazeta Shqiptare, fq. 18

Rera e plazhit te Durresit po vidhet naten. Nderhyrja e subjekteve te paligjshme tashme eshte bere rruge, ndersa rera e plazhit po hiqet pa asnje kriter. Makina te tonazheve te renda po masakrojne cdo nate plazhin, duke hequr tonelata te reres se imet.

Aktiviteti
Sikur te mos mjaftonte masakra qe po u behet shtreterve te lumenjve duke marre qe andej zhavorr dhe granil, te njejtin fat po peson edhe rera e bregut te detit. Per cdo nate, kamione te tonazheve te ndryshme grabisin pa leje reren e plazhit ne zona te ndryshme pergjate shtrirjes se tij. Kamionet mbushen gjate oreve te nates ne Gjirin e Lalezit, ne Golem, ne Shkemb te Kavajes dhe ne pika te tjera, te cilat jane disi te vecuara dhe larg syrit te banoreve te zonave aty prane. Nuk eshte aspak e veshtire qe ta dallosh reren e plazhit neper objekte te ndryshme, te cilat jane ne ndertim e siper. Ajo eshte rere e imet dhe e lagesht, e cila perdoret ne disa procese ndertimi.

Vjedhja
Pjesa me e madhe e kesaj rere vidhet, pasi ata qe e marrin ate nuk kane leje nga organet kompetente. Me pas, ajo shitet neper objekte ne qytet apo ne zonat rurale. Rera e plazhit me pare eshte grabitur edhe ne plazhet e njohura, te cilat gjenden fare prane Durresit, por pas nderhyrjes nga ana e organeve te policise disa vjet me pare, ajo tashme merret ne zona me te largeta, te cilat jane jashte vezhgimit te policise dhe banoreve.
Rera e plazhit eshte pasuri publike dhe shfrytezimi i saj mund te kryhet vetem me lejen e Ministrise se Mjedisit. Nga ana e saj, ky dikaster nuk ka ndermarre asnje nisme per ruajtjen e reres se bregut te detit, si dhe te godase te gjithe ata qe po e varferojne plazhin nepermjet grabitjes se reres.

Zonat
Rera e bregut te Durresit eshte e imet dhe mjaft e pershtatshme per ndertim. Masakra fillimisht u krye ne Golem, prej nga ku jane marre per disa vjet qindra mijera tonelata rere, derisa pushteti u detyrua ta bllokonte ate pike. Nje situate e tille ndodhi gjate viteve 1997-1998 edhe ne plazhin e Durresit, kur per shkak te trazirave te atyre viteve, askujt nuk i shkonte ndermend qe te ruante reren e plazhit. Kjo i detyroi tregtaret e palicencuar te reres qe te gjenin pika te tjera per te ushtruar piraterine e tyre. Nuk eshte aspak e veshtire qe te dallosh se rera e bregut te detit eshte pakesuar, pikerisht per shkak te ketyre nderhyrjeve. Nderkohe qe ne menyre sistematike vazhdon marrja pa kriter e inerteve neper shtreterit e lumenjve, te cilet derdhen ne Adriatik.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

MËRGATA E NJË PARKU KOMBETAR

Argetina Tanushi, gazeta Ekolevizja, fq. 7


Me nje siperfaqe prej 1280 hektare, parku ndodhet ne pjesen lindore te masivit malor te “Kunores se Lures”. Me liqenet e saj akullnajore, Lura ofronte dikur nje ambjent piktoresk dhe terheqes ne nje lartesi nga 1.350-1.720 metra, por qe tashme eshte zbehur bukuria e asaj kohe. Ne ditet e sotme i ashtuquajturi “Parku Kombetar i Lures” eshte mjerisht i rrenuar. Ne vend te cicerimave te zogjve, muzika qe shoqeron shushurimat tek tuk te gjetheve te rena, eshte ajo e sopatave dhe motorsharrave. Nje masaker qe i ka ndryshuar pamjen Lures. Askush nuk ka kthyer koken per te pare Luren e adhuruar nga Lin Preht e shume personalitete te tjera nderkombetare. Grupe te ndryshme te huajsh kane vizituar Luren e shkaterruar te pas viteve ’90.
I vetmi burim fitimi per banoret e rrethinave te Lures jane druret e pyllit. Te zhytur ne situate te veshtire ekonomike, komuniteti eshte i detyruar te prese pyjet per te bere te mundut fitimin e minimumit jetik. Ne nje situate ku per hir te ekzistences priten pyjet, kush mban pergjegjesi per kete? Nga ana tjeter kemi organet pergjegjese, te cilat kane funksionin e ruajtjes se pasurive kombetare. Por, qe ne realitet, prej vitesh kane rene ne ‘gjumin letargjik’ dhe qe per hir te interesave te ngushta perfitimi, ata lejojne kete masaker te Parkut Kombetar. Dikur liqene unike, tani jane te mbuluara nga druret e kalbur apo deget e pemeve disavjecare te prera pa kriter. Makina te ngarkuara me trupat e pemeve, krijojne cdo nate karvanin per ne Tirane e Durres, ku shiten kundrejt nje shume qesharake. Asnjehere policia pyjore nuk ka kryer operacione per te inspektuar dhe ndaluar kete trafik, qe per nga demet ekologjike, ecen pothuajse paralel me ate te trafiqeve te tjera te paligjshme ne Shqiperi. Ne nje kohe kur kryeministri Berisha shprehet ne fushate elektorale se “do te mbeshtesim ministrin e Mjedisit Lufter Xhuveli ne projektet e tij”, harron se i dashuri minister nuk ka denjuar as te shkoje ndonjehere ne Parkun Kombetar te Lures, pale me te hartoje ndonje projekt per kete vend “mjerisht” te konturuar “Pasuri Kombetare”.
Se fundmi ka qene nje grup turistesh te ardhur nga shteti i larget i Amerikes, qe kane shenuar vizitoret e rradhes ne kete vend. Panorama qe u ofron tani vendi, nuk i pergjan aspak asaj cfare kishin degjuar kohe me pare. Kudo trungje te prere. Vrapin e eres nuk ka asgje qe ta ndaloje. Pyjet e zones jane zhveshur nga manteli jeshil, nderkohe qe e prekshme eshte vetem lakuriqesia e tokes se shkrete.
Si shume e shume probleme te tjera mjedisore, edhe problemi i Lures do te kaloje shume kohe dhe do te endet si i tille neper faqet e gazetave. Duke ditur se nje pjese e mire e komunitetit kane braktisur krahinen e Lures pas viteve ’90 e jane shperngulur ne vende si Tirana e Durresi, problemi i pyjeve tashme ka humbur ekskluzivitetin per te qene edhe pjese e premtimeve boshe te politikaneve tane. Kjo pasi politika nuk ka as interes votash ne ate zone, pasi pjesa e mbetur e banoreve eshte e paperfillshme. Tashme ka humbur edhe emocioni i te ndjerit te aromes se shumellojshmerise se bimeve dhe simfonise se zogjve, te zhdukura ne mergaten e gjate.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Norvegjezët, bunker për t‘i mbijetuar Apokalipsit

Fortesa do të ndërtohet në afërsi të Polit të Veriut

Gazeta Shqip

Një projekt i fundit për bunker, që do t‘i bënte ballë apokalipsit dhe ku do të dërgoheshin të gjitha llojet e njohura të varieteteve të farërave të të mbjellave, është publikuar nga qeveria norvegjeze. Bunkeri Svalbard International, do të ndërtohet në zonën malore të një ishulli të largët, afër Polit të Veriut. Bunkeri synon të shpëtojë agrikulturën botërore nga katastrofat e së ardhmes, si për shembull lufta bërthamore, goditja nga një asteroid dhe ndryshimet klimaterike, si edhe të shërbejë si model për projekte të ardhshme që kanë në qendër qeniet njerëzore. Ndërtimi fillon në muajin mars. Qeveria norvegjeze do të paguajë plot 5 milionë dollarë për ndërtimin e bunkerit, që pritet të ketë hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur plot tre milionë fara ekzemplarësh të ndryshëm. Mbledhja dhe mbajtja e këtij koleksioni po organizohet nga Fondi "Global Crop Diversity", që ka përgjegjësinë për të siguruar "konservimin e diversitetit të të mbjellave në pafundësi". "Ne duam siguri, për shkak se ne s‘duam të humbasim asgjë nga biodiversiteti", tha Keri Fouler, drejtor i Përgjithshëm i Fondit. "A mund të imagjinoni një përgjigje më efektive, më të përshtatshme dhe më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimaterike, thatësirave dhe çështjeve të sigurisë së ushqimeve sesa ndërtimi i këtij bunkeri?" Në fakt, bunkeri do të ndërtohet 120 metra në thellësi të një mali në Spitsbergen, një nga katër ishujt që përbëjnë Svalbardin. Doktor Fouler thekson ndërkohë se Svalbardi, 1 mijë kilometra në veri të Norvegjisë, është përzgjedhur si vendi ideal për ndërtimin e bunkerit për shkak se është në një zonë të largët dhe se ofron një nivel të domosdoshëm sigurie për projektin afatgjatë. "Ne pamë shumë thellë tek e ardhmja... ne konsideruan nivelet e rrezatimit brenda malit e gjithashtu edhe strukturën gjeologjike", tha ai. "Ne, gjithashtu, modeluam ndryshimet klimaterike në trajtën më drastike të tyre deri në 200 vjetët e ardhshëm, ku përfshihet edhe shkrirja e akullnajave në polet e veriut dhe të jugut, për t‘u siguruar se ky vend është me të vërtetë i përshtatshëm. Duke ndërtuar bunkerin thellë brenda malit, ambienti përreth do të vazhdojë të sigurojë një ngrirje natyrale, pavarësisht nga fakti nëse sistemi mekanik do të dështojë apo jo", shpjegon Fouler. Bunkeri në Arktik do të veprojë si një furnizues për rrjetin global të bankave të farërave që mbështeten dhe financohen nga fondi "Global Crop Diversity". Fouler thekson se një sasi proporcionale e farërave të vendosura në këto banka, do të depozitohen në Svalbard, që do të kryejë funksionet e një "Fort Knox"-i të ri. Edhe pse bunkeri është projektuar për të mbrojtur ekzemplarët nga ngjarjet katastrofike, ai shtoi se mund të shfrytëzohej edhe për të furnizuar bankat kombëtare të farërave. "Një shembull i gjallë është ai i shtatorit, kur një tajfun shkatërroi Filipinet dhe rrënoi edhe të mbjellat dhe bankat e farërave", kujton Fouler. Pasi të hyjnë në bunker, ekzemplarët do të qëndrojnë në temperaturën -18 gradë celsius. Koha gjatë të cilës farërat do të mbahen në gjendje të ngrirë, do të jetë e tillë që do të ruajë aftësinë e tyre për të mbirë në varësi të llojeve. Disa farëra mund të mbijetojnë për një kohë nga 20-30 vjet, të tjera edhe me qindra vjet. Pasi "koleksioni" të jetë vendosur në Svalbard, Fouler thekson se bunkeri do të funksionojë me një ndërhyrje minimale të njerëzve. "Dikush, do të shkojë atje një herë në vit për të kontrolluar fizikisht farërat dhe për të parë nëse gjithçka ecën mirë, por atje nuk do të ketë nevojë për një staf të përhershëm", shpjegon ai. "Nëse projektohet një bunker që do të shfrytëzohej edhe në skenarët më të këqij, nuk duhet të flitet për një varësi të madhe te qeniet njerëzore".
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Shkak sëmundjesh ndotja e mjedisit nga çlirimi i gazrave të djegies së gomave të përdorura

Furrat e gëlqeres sërish tym toksik

Shkelet urdhri i ministrisë për mbylljen dhe zhvendosjen e tyre jashtë Krujës


Pas "drynit" që Ministria e Mjedisit vendosi në dyert e këtyre aktiviteteve, përmes një urdhri të veçantë të kreut të këtij dikasteri, Lufter Xhuveli, furrat e gëlqeres kanë rindezur motorët duke shkelur paktin për zhvendosjen e tyre në ambiente të parrezikshme për banorët e zonës. Duket se ato kanë përfituar edhe nga situata elektorale dhe angazhimet e të gjithë politikanëve në të. Ministri i Mjedisit, Xhuveli, premtoi se "subjektet që do të përdorin materiale sintetike dhe goma të përdorura makinash në furrat e gëlqeres do të gjobiten dhe më pas do t‘u pezullohet aktiviteti". Por, sipas raporteve të herëpashershme të specialistëve të mjedisit, çlirimi i gazrave nga djegia e gomave të ricikluara dhe lëndëve të tjera plastike në këtë zonë është në nivele disa qindra herë më të larta se sa normat e lejuara.

Madje, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, lidhur me problemin e furrave gëlqerore që përdorin lëndë djegëse që dëmton ambientin, hartoi edhe një masterplan masash.
Në bazë të tij u parashikua zhvendosja e furrave gëlqerore nga qyteti i Krujës, në zona që nuk përbëjnë rrezik për ambientin dhe shëndetin e popullatës, si dhe shtimin e kritereve dhe kushteve që duhet të plotësojnë licencimet e reja në këtë lloj aktiviteti.

Urdhri "për pezullimin e aktivitetit të furrave të gëlqeres që përdorin lëndë djegëse që dëmton mjedisin", u lëshua që më 25 maj të vitit të kaluar, por ai u bë faktik vetëm gjatë muajit shtator për rreth 40 të tilla. Kjo për shkak se djegia e gomave të makinave dhe lëndëve të tjera plastike nga ana e këtyre furrave të gëlqeres ka shkaktuar një ndotje shumë të rëndë të mjedisit në këtë zonë. Gjithashtu, ajo përbën një nga faktorët kryesorë të shtimit të rasteve të sëmundjeve tumorale mes banorëve krutanë. "Këto aktivitete, për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe kritereve bazë për mbrojtjen e mjedisit, si dhe me një mungesë të theksuar të të gjithë parametrave teknikë të punës, kanë sjellë për pasojë një nivel tepër të lartë të ndotjes së mjedisit duke u bërë mjaft shqetësuese", pohojnë specialistët. Përdorimi i gomave të vjetra të makinave dhe lëndëve plastike për djegien e gëlqeres në këto furra u shndërrua në një makth të vërtetë për të gjithë banorët. Kjo për shkak se djegia e tyre çliron gazra toksikë tepër të rrezikshëm për shëndetin. Shfrytëzimi pa kriter i guroreve dhe prerja e pyjeve, sipas specialistëve të mjedisit, ka dëmtuar rëndë ekosistemin e këtyre zonave. Për këtë problem është deklaruar pak kohë më parë edhe Kryeministri Sali Berisha, gjatë një vizite në qytet, ku u shpreh se "guroret që përdorin lëndë toksike për djegie, duhet të largohen përfundimisht nga kjo zonë, pasi ato dëmtojnë rëndë qytetin historik të Krujës dhe shëndetin e banorëve të tij".
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Popullatat e arinjve polare ne renie

Shekulli Online

Sipas nje studimi te WWF (Wild World Foundation) numri i popullatave te arinjve polare ne renie eshte rritur nga 1 ne vitin 2001 ne 5 ne vitin 2006. Ka vetem 19 popullata arinjsh polare ne te gjithe boten, keshtu qe kjo renie perfaqeson me shume se ¼ e popullatave te ketyre specieve. Kjo tregon qe i gjithe arktiku eshte ne nje krize te madhe si rezultat i ndryshimeve klimatike. Me ngrohjen e Arktikut me me shume se dyfishin e shkalles se pjeses tjeter te botes, edhe deti i ngrire rreth tij mendohet te zhduket gjate veres para fundit te shekullit. Arinjte polare do te perballen me telashe te medha, pasi ata varen nga deti i ngrire per te jetuar, gjuajtur dhe shumuar.
Ndryshimet klimatike jane rreziku kryesor per arinjte polare dhe stabilizimi i klimes eshte veprimi kyc i tanishem per mbrojtjen e tyre, thekson WWF.
"Sot, siperfaqja e akullnajave eshte shume me e vogel se ne 1980, qe do te thote se ndryshimet klimatike kane filluar qe ne ate kohe", tha nje shkencetar i akullnajave prane WGMS. "Rritja e fundit e shkalles se humbjes se akullit mbi pakesimin e siperfaqes se zonave akullnajore tregon padyshim per ndryshime te pershpejtuara te kushteve klimatike".
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Kronika e vdekjes se paralajmeruar - Zhduken shpendet ne Knalle, nafta bie ne fund te lagunes

Argetina Tanushi, Qendra e Grupimit Ekolevizja

Si pasoje e mosmarrjes se asnje iniciative ne kohen e duhur, per pastrimin e naftes ne Lagunen e Knalles, pas katastrofes se 17 dhjetorit, jane zhdukur cdo gjallese perrreth lagunes. Nderkaq, jo vetem shpende nuk mund te kete me, por edhe gjallesat ujore kane shtegetuar nga zona, pasi nafta e derdhur ka rene ne fund te ujit, duke u kthyer ne formen e nje mase lymore. Nga vezhgimi qe Shoqata “Eirla” e grupimit “Ekolevizja” ka bere ne date 12.02.2007, duke marre ujin si kollone me nje tub qelqi, rezultoi se nafta e derdhur ne ligatinen e Knalles, ne Shengjin te Lezhes ka rene ne fund te ujit, ne formen e nje mase lymore, si dhe te gjitha gjallesat ujore jane zhdukur. Pra ne tabanin e ligatines ka strukture lymore dhe qe sipas specialisteve eshte e natyrshme qe kjo strukture te behet e tille, pas gjithe asaj kohe kaluar, qe nga derdhja ne Ligatine e naftes. Nafta lehtesisht e dukshme ne fund te tubit te kristalte eshte kthyer ne agregat, qe do te thote ndryshon perberia e saj dhe duke qene me rende ne peshe specifike se uji i kenetes, bie ne fund. Tani per cdo lloj nderhyejeje eshte teper vone! Cfare do lloj metode pastrami te perdoret eshte e pamundur largimi i kesaj mase ndotese. Ne kete gjendje duhet kohe qe te mineralizohet deri ne ate shkalle qe ajo te konsiderohet e pademshme per mjedisin ku ndodhet. Shpendet, te cilat deri para pak kohesh cilesoheshin si te vetmet te mbijetuara pas katastrofes ekologjike ne Knalle, tashme nuk gjenden aty. Djegja e naftes eshte shtrire ne mjedisin ligatinor ne nje gjatesi prej 480 m ne drejtim jugperendimor e gjeresi qe arrin deri ne 120 m. Nga zjarri jane djegur e demtuar mbulesa shkurrore kryesisht me kallamishte e marine (Tamarix sp). Pas nje inspektimi te fundit qe I eshte bere zones rezulton se nafta e djegur ka rene ne fund te ujit te lagines ne formen e nje mase lymore. Ne nje kohe kur Ministri ‘ambjentalist’ Lufter Xhuveli, festoi Diten Boterore te Ligatinave, as per inerci nuk i vajti mendja te permende Knallen, ate qe tashme konsiderohet e shkaterruar dhe e braktisur. Eshte po ky minister, qe jep lejet mjedisore pa marre parasysh vleresimet e ndikimeve ne mjedis, apo komponente te tjera te domosdoshem per tu marre parasysh. Sindroma e marrjes se rryshfeteve, misheruar ne ministrin tone, nuk e lejon te jete largpames, dhe me nje vizion te qarte prej ambjentalisti. Zera te ndryshem ne krahinen tashme te shkaterruar te Knalles, flasin per nje kompromis te heshtur mes pronareve dhe organeve qe monitorojne mjedisin, qe ne rastin tone eshte Ministria e Mjedisit. Fale kompromiseve te ketilla eshte shkaterruar e ardhmja jone

Retrospektive

Vetem pak dite me pare ishte Dita Nderkombetare e Ligatinave. Askush nga qeveritaret tane nuk e dha nje mesazh per kete dite. As ministri i Mjedisit Lufter Xhuveli, nuk doli, te pakten sa per sy e faqe te jepte nje mesazh, qe me shume se askujt tjeter atij i shkonte per shtat. Nderkaq kemi nje gjendje te renduar te Lagunes se Knalles. Demet ne Knalle i kane kaluar cdo lloj parashikimi, dhe per ironi te fatit, laguna eshte harruar nga cdo ze mbrojtes. Ligatinat, apo tokat e lagura jane ekosisteme te natyres te krijuara per mijera vjet, nderkohe qe nderhyrjet e jashtme dhe pa kriter kane sjelle ne pak vite shkaterrimin ose tharjen e tyre. Te konsideruara jo rralle here si "cibane" ne trupin e brishte te natyres, cilesimi i tyre si "mocale" ose "keneta" nenkuptonte se prej tyre priteshin vetem te keqija ose semundje per popullsine e ketyre zonave. Ne natyren e Shqiperise ligatinat perbejne nje nga ekosistemet me vlere dhe te vecata. Vite me pare ne vend, nje pjese e varferise se trasheguar iu ngarkua tokave te lagura, ndaj dhe ne vend evoluoi mendimi i tharjes se ketyre ligatinave. Kjo shihej si nje rrugezgjidhje per zhvillim ekonomik, mbeshtetur kryesisht tek aktiviteti bujqesor, por kjo politike deshtoi plotesisht. Ne mesin e shekullit te XX, pas tharjes se kenetes se Thumanes, lagunes se Durresit, kenetes se Terbufit dhe asaj te Hoxhares, ne zinxhirin e ligatinave te bregdetit shqiptar me te rendesishmet mbeten: laguna e Velipojes, laguna e Kune-Vainit (Lezhe), e Patokut ne gjirin e Rodonit, laguna e Karavastase ne Divjake, laguna e Nartes etj. Ne ligatinat shqiptare gjallojne nje mori speciesh te larmishme te flores dhe faunes sone dhe asaj mesdhetare.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Një llambë e re për të "shpëtuar" botën

Risia australiane është një ide e vjetër e Kastros, liderit komunist të Kubës

Gazeta Shqip

Me vënien në përdorim në të ardhmen e afërt të llambave të ndricimit që kursejnë energjinë elektrike, Australia pretendon që të ulë konsumin në rang kombëtar, si dhe të bëjë të mundur kësisoj edhe clirimin më të vogël të emisioneve të gazrave helmues në hapësirë, bëri të ditur së fundmi ministri i Ambientit, Malcolm Turnbull, të martën për mediat vendase.
Një masë e ngjashme u mor para dy vjetëve edhe nga lideri kubanez Fidel Kastro për vendin e tij, në regjim të fortë kursimi prej më shumë se 14 vjetësh, gjë që coi në inspirimin për implementimin e kësaj "ideje inovative" edhe nga ana e mikut të tij më të ngushtë, Presidentit venezuelian, Hugo Chavez.
Australia, njëra ndër prodhuesit më të mëdhenj të qymyrit në rang botëror, i përket ashtu sikurse dhe SHBA, atyre vendeve që për arsye ekonomike kanë refuzuar nënshkrimin e asaj që njihet si "Protokolli i Kiotos" për mbrojtjen e klimës globale.
"Edhe një hap, sado i vogël, mund të kishte ndikime të mëdha pozitive", arsyetoi me këtë rast ministri Turnbull, në një TV vendas ("Nine Network") iniciativën e qeverisë së tij.
"Nëse pjesa tjetër e mbetur e botës ndjek iniciativën tonë, kjo do të thoshte një kursim i konsiderueshëm energjie për tërë rruzullin".
Sipas planit në fjalë, shitja e llambave aktuale për ndricim hap pas hapi do të shënojë ulje. Zëvendësimi i tyre me llambat e reja "kursimtare" nuk do të bëjë të mundur vetëm pakësimin e kostove për buxhetet familjare të cdo qytetari, por do të reduktojë dukshëm edhe emisionet e gazrave helmues që clirohen në hapësirë deri në vitin 2012 me katër milionë tonë.
Sipas të dhënave statistikore të vitit 2004, Australia cliron
565 milionë tonë CO2 dhe gazra të tjera në atmosferë.
Aktivistët e specialistët e mbrojtjes së mjedisit, megjithatë e kanë kritikuar këtë hap të qeverisë konservatore të Kryeministrit John Howard, duke e krahasuar me "një pikë ujë në gur të nxehtë". Në vend të saj, ata kanë kërkuar marrjen e masave më radikale për reduktimin e emisioneve të CO2-shit dhe zhvendosjen plotësisht në burimet e energjisë alternative.
Ndërkohë, vetë Kryeministri i vendit, John Howard, deklaroi se plani në fjalë u mundëson të gjithë australianëve të japin kështu një kontribut konkret në mbrojtjen e klimës. Politikani konservator kishte deklaruar pak kohë më parë, se mënyra e jetesës industriale ishte dhe përgjegjësja për ngrohjen globale. Tashmë pritet që tema për mbrojtjen e klimës të bëhet një pikë e fortë referimi për fushatën zgjedhore të këtij viti në supershtetin kontinent.
Në rastin e llambave të reja, teli i rezistencës do të jetë më i gjatë së i zakonshmi. Por se nga kjo, në fakt vetëm një segment me frekuencë të vogël është ai që vërtet do të përmbajë dritë. Pjesa tjetër, segmenti me rreze infra të kuqe, nuk është i dukshëm për syrin e njeriut dhe shërben vetëm për mbajtjen nxehtë telit të rezistencës. Llambat e reja të ndricimit, që quhen ndryshe edhe si "llamba me lëndë ndricimi kompakte", kanë një nivel clirimi drite më të lartë se sa energjia që konsumojnë.
Ato janë të veshura me xham dhe me një lëndë fluoreshente ndricuese. Plani i qeverisë australiane parashikon edhe përjashtime për qëllime e synime të vecanta. Kështu për shembull, llambat aktuale elektrike do të vijojnë të përdoren edhe më tej për pajisjet mjekësore, apo dhe për industri të vecanta.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

LLOGARAJA, NJE JOSHJE NATYRORE

Ornela Hila, gazeta Korrieri, fq. 15

Llogara-Llogaraja eshte nje joshje natyrore ne jugperendim te vendit. Nje peisazh gati mahnites qarkon kete gryke mali. Pemet gjithmone si ne historine e kahershme kane mbetur me nje stine, por ruajne nje ngjyre, te blerten. Pylli ka disa lloje druresh, por dominuese eshte pisha. Ajo ruan gjelberimin e kurdohershem, freskine si dhe eshte teper dekorative.Ujerat e Llogarase jane te kthjellet. Kjo eshte karakteristike e burimeve malore me permbajtje gelqerore, kthjelltesia e tyre eshte pjese e origjines malore. Ujerat ketu ne Llogara, si ne te gjithe boten kane nje rrugetim te perhershem. D.m.th , ndersa formohen ne Lindje, zbresin ne Perendim. Shkurt kokat e tyre jane burimet e malit, nderkaq kembet jane derdhjet teposhte malit. Llogaraja eshte nje nga ato perla qe, sa me shume e sodit dhe e njeh, aq me shume te befason. E gjendur ne nje lartesi mbi 1000 m mbi nivelin e detit, eshte nje hapesire e mbytur nga gjelberimi. Por me i cuditshem eshte fakti, se ky masiv malesh rrezohet permbi detin Jon. Dhe ky rrezim eshte kaq mahnites. Llogaraja eshte nje nga ato parqet me te medha, i kthyer ne nje rezervat pyjor.
Ndersa flora shfaqet me kete hijeshi, fauna me teper ne Llogara s’bie ne sy. Ka disa lloje zogjsh. Gjuetia e derrit te eger eshte nje suport i veshtire, me rendje te gjata dhe prita ne thellesi te pyllit. Nderkohe, kesaj faune i jane shtuar edhe sorkadhet.Jane pese te tilla. Cifti i pare eshte blere ne Greqi per pese mije euro.
Qafa e Llogarase ngerthen habitshem nje nder monumentet e nenes natyre. Po kaq e njohur eshte dhe historia e pamja e saj.Eshte nje nga pishat me te rralla te ketij masivi malor. E formuar mbi toke, u rrit dhe jetoi jeten e nje pishe te perkedhelur, te vizitueshme dhe te admirueshme. Portretin e saj era e “daltoi” si nje skulptor mjeshter i rralle natyre. Jugat i “krehen” deget, mot pas moti, ore pas ore, minut pas minute. Sot e kesaj dite ajo njihet ne te gjithe Shqiperine si “pisha-flamur”.
Siper eshte ky mal, poshte kembeve te tij plazhi i fshatit Palase. Plazhet joniane perbejne rreth 30 % te vijes se pergjithshme bregdetare, nje pasuri e virgjer. Ne perendim, kur dielli zhduket, qyteti i hershem Orikumi(Oriku), i ndertuar ne shek.VI p.e.s fle poshte kembeve tona. Hapesira e blerte e ketij masivi shtrihet ne nje siperfaqe prej 1020 ha. Vendndodhja kap nje largesi nga qyteti bregdetar i Vlores prej 37 km. Nje pike e hershme topografike ka regjistruar ne harte shifren 1027 m lartesi permbi detin thike. Llogaraja pershkohet permes nje rruge panoramike.Gjarperon permes saj drejt jugut, ndersa kthesat, me ngjitje-zbritje te futin friken dhe te shtojne adrenalinen. Ujerat teposhte shkelqejne si pasqyra, me thellesine dhe hipnozen e tyre marramendese.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Seminar për ngrohjen Globale edhe në Shqipëri

Metropol 1 Mars
Banka Botërore bashkë me qeverinë shqiptare organizuan një seminar dhe një seancë praktike me temën “Si të përfitojmë nga Fondi i Karbonit” me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë publikë dhe përpilues të projekteve në nivel lokal, të cilët mund të përfitojnë potencialisht nga Mekanizmi për Zhvillimin e Pastër Mjedisor (CDM) në kuadrin e Protokollit të Kiotos. Shqipëria ratifikoi Protokollin e Kiotos më 1 prill 2005, fill pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare ligjore në 16 shkurt 2005 dhe pas ratifikimit të saj nga 55 vende. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ishte ulja e emetimeve të gazit me efekt serë. Emetimi i gazit me efekt serë është pjesërisht arsyeja për rritjen e temperaturës globale dhe për ndryshimet e pazakonta klimatike në nivel global. Reduktimi i emetimit të gazit me efekt serë është një program prioritar në kuadrin e Protokollit të Kiotos që ka për qëllim shmangien e pasojave dëmtuese të ngrohjes globale. Banka Botërore është duke e trajtuar çështjen e ndryshimit global të klimës përmes promovimit të përfitimeve që sjellin projektet për reduktimin e emetimit të gazrave.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Tirana, 10 here me e ndotur se norma

Gazeta Sot

Tirana rezulton si nje nga qytetet me te ndotura te vendit tone. Kjo ndotje i kapercen disa here normat e lejuara. Krahas te tjerave ndotjes i shohet edhe problemi i rrugeve. Vetem aksi rrugor i unazes ka rreth 5 muaj ku sundon pluhuri i cili i shton me teper problemet. Nese ecen rrugeve te kryeqytetit krahas elementeve te tjere te cilet nuk i shohim ne te gjithe hasim tymin e zi te makinave, i cili rrezikon mjaft jeten e te gjithe njerezve. Tirana renditet e para per ndotjen e ajrit. Kjo dukuri vjen per nje sere arsyesh. Rruget e prishura, qarkullimi i automjeteve jashte normave te lejuara nga BE.Gjate vitit 1999-2000 numri i mjeteve te transportit eshte rritur me 36,826 por nga 2000- 2007 ky numer eshte trefishuar, kjo sipas Ministrise Mjedisit. Rritja e numrit te automjeteve duke marre parasysh faktin qe shumica e e tyre jane tejet te konsumuara, dhe per pasoje kemi nje ndotje te madhe te ambientit urban. Monitorimi i ajrit urban per periudhen 2000-2007 ka rezultuar e kufizuar, te dhenat gjate ketyre viteve per cilesine e ajrit ne zonat ku jeton pjesa me e madhe e popullsise, pra ne zonat urbane nuk jane te mjaftueshme per te krijuar nje ide konkrete. Po te bejme nje krahasim te thjeshte te ketyre treguesve na trgojne qe nga viti 99-2000 pjesa me e madhe e tregueseve mjedisore i respektonin normat shendetesore dhe ato Europiane.Sot situata paraqitet ndryshe.

Shkarkimi i gazeve
Gazet me efekt sere jane shume te demshem, ky fenomen shkaterron: mekanizmat jetesore, shkaterron shtresen e ozonit, nga rreziku i te cilit jemi nga dita, dites e me shume te ekspozuar ndaj ketij rreziku. Sipas Ministrise se Mjedisit ne vendin tone matja e gazeve me efekt sere per here te pare eshte bere ne vitin 1999. Ky projekt eshte mundesuar nga dhe financuar nga UNDP. Nga ky inventar jane gjetur te shkarkuar ne atmosfere 3 lloj gazrash. Co dioksid karboni, Ch4 (metan)dhe No2(oksid azoti) keto jane tre elemenet me te hasura te shkarkuar ne atmosfere. Per burimet kryesore te shkarkimeve te gazeve sere merren parasysh 5 sektore te cilat jane Energjia, Proceset Industriale, Bujqesia, ndryshimi i perdorimit te Tokes, Pyjet, Mbetjet etj

Ndotja e trysnise se ajrit
Sektoret kryesore qe ndotin ajrin dhe shkarkoje gaze acidifikuese ne atmosfere jane Industria e Kromit Industria e Lendeve djegese, Energjia dhe Transporti. Ky i fundit mbetet nje nga burimet kryesore te ndotjes se ajrit pasi ne pergjithesi jane makina jashte normave te lejuara te cilat punojne me nafte. Numri i makinave me nafte ze rreth 80% te transportit ne vendin tone, dhe shkarkojne ne ajer nje sere produktesh te rrezikshme per shendetin. Shkalla e shkarkimeve te lendeve te demshme ne atmosfere varet nga mosha e automjetit. Sa me e vjeter te jete ajo aq me shume lende te demshme shkarkon. Nje makine e vjeter nxjerr ne ajer rreth 9-10 here me shume lende te demshme. Ne vendin tone ende nuk ekziston ndonje ligj qeveritar i cili te ndaloje qarkullimin e ketyre automjeteve te cilat paraqesin nje rrezik serioz per jeten tone. Cilesia e lendeve djegese ne vendin tone eshte me e ulet se ajo qe perdoret ne vendet e Bashkimit Europian.
Instituti i studimeve te transportit sipas kodit penal duhet te minimizoje efektet e rrezikshme te transportit per te gjithe banoret e saj .Neqoftese do te arrihet nje bashkepunim midis Ministrise se Mjedisit e asaj te Transportit do te kishim nje reduktim te smogut.

Masat e marra
Ndotja e mjedisit nuk eshte vetem problemi yne, por eshte nje problem global.sipas Ministrise se Mjedist pas viteve 2000 perpjekjet e fushes kombetare ne fushen e ndotjes se ajrit dhe te atmosferes kane pasur nje hap disi”cilesor”.
Ministria Mjedisit ka miratuar nje ligj i cili titullohet “per mbrojtjen e ajrit “ dhe vendos: 1-Detyrime per te gjithe operatoret e burimit te ndotjes. Ky ligj sherben per te vendosur pagesat mjedisore, sipas te cilit kush ndot paguan. 2- Te merren masat per ngritjen e sistemeve te pershtatshme te administrimit te cilesise se ajrit. 3-Te vleresohet gjendja dhe te merren masa per permiresimin e saj. 4-Te pregatiten plane konkrete por permiresimin e ajrit. 5-Te kufizohen shkarkimt ne ajer te gazeve te demshem.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Itali, gjenden balena prehistorike

Kerkuesit italiane kane zbuluar skeletin e nje balene 4 mije vjecare ne rajonin e Toskanes, nje zbulim ky qe mund te ndihmoje per te rindertuar mjedisin prehistorik te deteve qe mbulojne kete rajon, bejne te ditur zyrtare italiane.
Skeleti i gjate 33 kembe, qe daton ne epoken e Pliocenes, eshte gjetur pothuajse i rregullt, vetem me nofullat e levizura nga vendi, shprehen paleontologjistet e Muzeut te histories natyrore ne Fiorentine. Pothuajse e gjithe Italia ka qene e mbuluar nga deti dhe nuk eshte e cuditshme qe te gjenden skelete balenash ne Toskana. Por zbulimi i skeletit te balenes rreth 6 milje ne lindje te detit Mesdhe eshte nje gje e jashtezokonshme pasi skeleti eshte i plote dhe i pademtuar.
“Zbulimi eshte i mahnitshem“ shprehet Elisabetta Cioppi, drejtuese e departamentit te paleontologjise ne muze dhe koordinatorja e germimeve arkeologjike.

Ajo shtoi se “shumellojshmeria e organizmave detare perreth skeletit te balenes si guackat, peshqit dhe lloje te tjera, ishin te jashtezakonshme. Kjo mundeson rindertimin e plote te mjedisit”. Peshqit dhe gjallesa te tjera detare besohet se kane jetuar jashte trupit te balenes per dekada me rradhe edhe pas dekompozimit te trupit te baleens.
Germimet per te nxjerre skelektin e baleens kane filluar ne muajin shkurt, pas zbulimit te tyre vitin e kaluar nga nje kerkues amator i cili ishte ne kerkim te fosileve.

Per me shume informacion:

http://news.yahoo.com/s/ap/20070403/ap_on_sc/italy_whale_skeleton
 

Hellena

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Gjenden Anije te vjetra Ilire ne Bosnje (nga nje Ekip nga Sarajeva)...Hera e pare qe vertetohet teoria e ekzistences se tyre mijravjecare ..(nje nga zbulimet arkeologjike me te medha te viteve te fundit ne Ballkan)..
Fiset Ilire nomade pushtuan pjese te Ballkant qe nga epoka e gurit der ne eren e re ..pasardhes te cileve jemi ne (pervec faktit qe disa studjues na lidhin dhe me Daket antike ) Pas pushtimin Romak keto fise u shperndane dhe kur erdhen fiset sllave ne kete zone ne shekujt 5-6 kan pasuar gjithcka por jan zhdukur ..
Eshte fakt i njohur se fiset Ilire ishin PIRATE /pf/images/graemlins/cooli.gif ...dhe vidhnin shpesh nga anijet romake/greke /pf/images/graemlins/laugh.gif pasi ne mijvjecarin e pare P.K ndertimi i mjeteve lundruese ishte i njohur ne Adriatik ..

Per me shume lexoni linkun ...

Southeastern European Times
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Viti 2050, njerezimi ne krize ambjentale

Orjona Tresa, Gazeta Ballkan

Takim i rendesishem mbi ndryshimet e klimes dhe sigurise ndaj saj. Ne vitin 2050 do te jene 150 milione refugjate qe kercenohen nga kriza ambjentale. Kriza hidrike, tharja e tokes, ujerave nentokesore, fenomene ekstreme, rreshqitje e dherave dhe termetet pritet te cojne edhe me ne krize shume popuj, duke hapr luften e kerkimeve te reja te te jetuarit, do te shtojne varferine dhe do te shkaktojne konflikte te medha sociale. Nje skenar dramatik qe Qeverite do te detyrohen te mblidhen ne nje tryeze te madhe me 17 prill, per here te pare ne Keshillin e Sigurimit te OKBse, per te diskutuar pikerisht vetem per klimen. Nuk do te mungoje as kapitulli mesdhetar, nje prej bazave ku gjenden te vendosura tashme nje pjese e popullsise afrikane dhe ku 30 milione hektare brigje jane te goditura nga thatesira. Gjithashtu dhe Italia nuk mbetet pas, me 30 % te territorit ne rrezik.
Thirrjen e kesaj tryeze te Keshillit te Sigurimit ne Kombet e Bashkuara e ka kerkuar qeveria angleze, kerkese kjo e mbeshtetur fort nga Italia. Dhe eshte nje merite e vertete e Ministres se Ambjentit, e kreut te saj Alfonso Pecoraro Scanio, i cili ka folur per rreziqet e katastrofave klimatike dhe nevojen e emergjencave dhe sigurise se shpejte planetare. Numrat e ketij alarmi jane permbledhur ne nje dosier te Lidhjes Ambjentale, e cila ka realizuar nje foto te detajuar mbi skenaret e mundshem qe mund te ndodhin ne vitet e ardhshme. Nje kuader dramatik sipas te cilit, ka shpjeguar presidenti i Legambiente, Roberto della Seta, "duhet reaguar menjehere, konkretisht dhe me nje vendim te shpejte", qe duhet lancuar nga kreu i Europes. "Bashkimi, ka deklaruar Della Seta - eshte thirrur per te perforcuar planin nderkombetar ne kete drejtim emergjent, per te krijuar nje post-Kioto qe perfshin edhe Kinen, Indine dhe Shtete e Bashkuara te Amerikes, si ne nivelin komunitar per te adoptuar nje sistem te merkatos se shkembimit te ceshtjeve me ambicioze". Ja disa nga detyrat e Ekoemergjencave qe dalin si detyre e sigurise:
- ECO-Levizjet: cdo vit kontinentet humbasin 24 miliarde tonelata siperfaqe te paster me deme ekonomike diku tek 42 miliarde dollare ne vit, dhe parashikohet qe ne vitin 2050 te shkoje ne 50 milione numri i personave te detyruar te emigrojne per ceshte qe lidhen me ndryshimet klimatike. - Shkretetirizimi: qe sot ndryshimet klimatike dhe aktiviteti njerezor jane arsyet e thatesires se tokave, duke cuar ne 47% tokat e demtuara, kjo edhe per shkak te mungeses se shiut e temperaturave te larta. Me e goditura eshte Afrika me 73% te tokave te shkaterruara. Ne Mesdhe 30 milione hektare pergjate brigjeve jane goditur nga thatesira, ketu pershire edhe Spanjen. Edhe ne Portugali, Greqi dhe Itali rreziqet sa vijne e rriten. Ne Itali, 20 vitet e fundit fenomeni i thatesires eshte trefishuar dhe favorizon qe 30% e territorit te rrezikohet nga mungesa e siperfaqeve ujore. Puglia eshte rajoni me i ekspozuar ku 60% e siperfaqes eshte ne rrezik, ndjekur nga Basilicata me 54%, Sicilia me 47% dhe Sardegnia me 31%. Te kercenuara mbeten edhe disa ishuj te vegjel dhe Pianura Padana.
- Kriza Hidrike: me shume se nje miliard persona vuajne mungesen e ujit ndersa ne vitin 2020 pritet te shkoje ne 3 miliarde; sot 2,6 miliarde nuk kane ne gadishmeri sherbimet sanitare.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

"O malet e Shqiperise"... prej plehrash te Italise!

Romeo Hanxhari, gazeta Shekulli

Ndersa une, i nderuar Thano, kam perpara meje 5 vellimet e fundit te serise, e cila qe prej 1997 ka futur nje term te ri ne fjalorin Zingarelli te italishtes: Ecomafia. Secili vellim me nga 600 faqe, qe, t'i lexosh te lene me goje hapur. Dhe ja vetem nje pjese e pse-se. Sasia e mbetjeve speciale te rrezikshme, qe ne Itali perllogariten si "te zhdukura" cdo vit (pra te patrajtuara ne kanalet e ligjshme), po te grumbullohej e gjitha, do te formonte nje mal te larte mesatarisht rreth 1300 metra i ngritur mbi nje bazament prej 3 hektaresh.
Ndersa mali i vitit 2002 ka qene 1460 metra (sasi prej 14,6 milione tonesh). Keta male me plehra te klasifikuara si te "rrezikshme" jane perpire nga Mafia, per arsye se firmave te ndryshme industriale etj., qe i prodhojne, u intereson t'i shmangin kostot e larta te trajtimit teknologjik te ketyre mbetjeve. Keshtu qe, ato preferojne t'u paguajne "firmave" qe jane specializuar ne kete fushe te re biznesi shuma gjithsesi te majme parash, me qellim qe "t'ua gjejne vendin" atyre. Ku?! Kudo. Fjala vjen, imagjinoni vetem nje pjese fare te vogel te ketij mali gjigant te pervitshem qe mund te vinte nga Italia, te gjendur diku midis Tiranes dhe Durresit, duke u futur per t'u djegur si mbetje e zakonshme urbane ne impiantin qe do te ndertohej.
E, nderkohe qe cdo vit ne Itali zhduken 14 milione ton mbetje te rrezikshme, merret me mend se sa mund te perballoje kapaciteti prej 1/2 milione ne vit i impiantit te Kasharit, qe destinohej per mbetjet nga Italia. Vecse, kur kerkesa eshte shume me e madhe se oferta, fitimi eshte super i majme, per ata qe jane te zgjuar te futen ne kete "treg". Cfare do te na mbetej ne pasi te na benin peshqesh keto male? Vetem t'u vinim emrin… Dhe te kendonim "O malet e Shqiperise…prej plehrash te Italise!".

Viti Mbetje speciale te prodhuara (ne Milione ton) Mbetje speciale te trajtuara (ne Milione ton) Mbetje speciale te zhdukura (ne Milione ton) Lartesia e malit me plehra me baze 3 hektare (lartesi ne metra)

1997 60,9 46,8 14,1 1.407

1998 68 56,4 11,6 1.150

1999 72,5 61,3 11,2 1.120

2000 82,8 69 13,8 1.382

2001 90,1 77 13,1 1.314

2002 92,1 77,5 14,6 1.460

Burimi: http://www.legambiente.com/documenti/2005/0125_rifiutiSpa/rifiuti_spa_2005.pdf
Pra, faktet dalin nga vete shoqatat italiane me prestigj boteror. E mirenjohura "Legambiente" cdo vit ka botuar kete raport, me mesatarisht rreth 600 faqe, qe tregon te gjithe gamen e krimeve me sfond mjedisin. Per kedo qe eshte kurioz, mund t'u hedhe nje sy edhe ne variantin elektronik ne http://www.legambiente.com/onal/rapporti_ecomafia.php. C'eshte Ecomafia? Ky term tregon "ata segmente te kriminalitetit te organizuar qe kane zgjedhur si biznes te ri te madh, trafikun dhe zhdukjen e jashteligjshme te mbetjeve, abuzivizmin ne ndertim, dhe aktivitetet nxjerrese".
Vetem gjate 2005 ka patur rreth 4.797 raste krimesh/kundravajtjesh, me nje rritje prej 16,5% ne raport me 2004. Gjithashtu eshte rritur edhe numri i sekuestrimeve, rreth 2.000, nderkohe qe te arrestuarit kane qene rreth 14 cdo dite (5.221 ne vit). Kjo eshte Ecomafia ne statistikat e policise.
Por, Ecomafia eshte shume me e forte dhe e organizuar. Ja nje rast qe na ben te kuptojme kete. Zevendesprokurori i Italise shpjegon nje veper penale te hetuar ne vitin 2003: "Impianti kimik "Acna" dhe shoqeria "Orazio Duvia" (nje nga aktoret e trajtimit te mbetjeve ne portin me te madh te La Spezia (porti me i madh i Jugut te Italise) jane implikuar ne nje trafik nderkombetar mbetjesh. Per te maksimizuar fitimin, "Acna" vendosi qe nepermjet shoqerish te specializuara ne kete biznes te "trajtoje", pra te zhduke mbetjet toksike te saj, duke i transferuar ne vende ekstra-komunitare. Per nje arsye te rastesishme, nuk arriti qe "anijet e helmeve" t'i conte ne Nigeri, dhe per rrjedhim arriti qe, duke perdorur nje seri te tere firmash ndermjetese, mbetjet t'i conte… as me shume e as me pak, por ne France (Marseje)". Pra, te nderuar miq, ne France!
Nga ana tjeter, ne te gjitha raportet "Ecomafia" permenden shume vende si destinacione te reja apo te vjetra mbetjesh nga Italia. Keshtu, deri edhe drejtori i firmes qe menaxhonte mbledhjen e diferencuar te mbetjeve ne Montreal, Ottaea dhe Toronto (Kanada) eshte arrestuar per lidhje me kete trafik mbetjesh nga Italia… Ne Rumani, mbetjet e rrezikshme perpunoheshin si mbetje urbane. Ne Kine, mbetjet shkonin si lende e pare per industrine tekstile. Ne Nigeri… Lista eshte e gjate.
E, Shqiperia? Ja ku del edhe ajo. Si mund te mungonte?! Citoj raportin, njerin nga raportet, ate "Ecomafia 2004": "Edhe Shqiperia duket se eshte nje destinacion i mundshem final per trafikantet e helmit. Sipas nje rindertimi te se perditshmes "Il Tirreno" mbi bazen e nje pergjimi telefonik te bere gjate hetimit Re Mida (nga karabinieret e Kazertes, ne nentor 2003), njeri nga te arrestuarit ishte duke cimentuar marredhenie me disa shqiptare, me qellim per te organizuar nje trafik nderkombetar te mbetjeve drejt ketij vendi". (f.88).
Pra, sic e shihni, ne vitin 2002-2003 ne Shqiperi! Ndoshta eshte thjesht nje koincidence, qe kjo kohe perputhet me vitet e suksesit te tratativave te firmes italiane ne Shqiperi. Ndoshta! Nuk po shkruaj qe te akuzoj politiken. Nuk e kam ate tager. Ndoshta eshte me e drejte te akuzojme injorancen dhe indiferencen e pjeses me te madhe te politikes shqiptare. Ate po! Pse? Ja. Projekti ne fjale, ne fakt, nga pikepamja teknologjike nuk mund te anatemohej. Sepse sistemi "djegie + prodhim energjie" eshte alternativa me e keshilluar ne direktivat e BE-se per trajtimin e mbetjeve te ngurta urbane. Dhe ketu nuk eshte as rasti qe te kemi edhe krenari vanitoze kombetare te tipit: "Ne Shqiperi s'kane pse vijne plehrat e Italise". Per mendimin tim, jo. Sepse, sa per informacion, mbetjet urbane te Napolit dhe Romes udhetojne me trena dhe perfundojne per t'u trajtuar… as me shume e as me pak, po ne Gjermani. Valle s'kane gjermanet krenari?! Sigurisht qe kane, por per ta ky eshte thjesht biznes. Paguhen dhe bejne nje sherbim. Kush eshte atehere problemi? Problemi eshte qe perpara se, fjala vjen, ne Gjermani te krijoheshin kushtet per te ofruar me pergjegjesi nje sherbim te tille, ata kane instaluar nje sistem efikas te kontrollit qe funksionon duke e perballuar organizimin e Ecomafies. Dhe eshte nje gje jo fort e lehte kjo. Ndersa tek ne cfare u be? Marreveshja koncesionare u mbajt e fshehte deri ne momentin e fundit, mjaft klauzola te saj ishin te dyshimta dhe c'eshte me kryesorja, nuk ishte bere asgje per te siguruar qe marreveshja nuk do te ishte baze per nje abuzim skandaloz. Gjithashtu firma italiane kishte te drejten qe te sillte lenden e pare (plehrat) qe prej momentit kur fillonte ndertimin e impiantit. 70 TIR-e cdo dite. Po sikur, per cudi, pas nja 3-vjetesh qe te kishte sjelle ca male me plehra lloj-llojesh ne Kashar, ajo firme te "falimentonte"? Kush do te merrej me peshqeshin qe do te na kishte lene? Nje peshqesh te tille e kane provuar disa vende balltike qe kane pesuar kete lloj "finteje". E pra, perpara se te behej kjo lloj marreveshjeje duheshin parashikuar shume e shume gjera. Pa folur pastaj per problemin se perpara se te mendohej per nje impiant, qe nuk vinte kufizim ne sasine e plehrave qe do te digjte per Shqiperine, normalisht do te ishte dashur qe te instalohej nje sistem i drejte i menaxhimit te mbetjeve qe do te fillonte me "sistemin e 3 R-ve": reduktim, riperdorim, riciklim. Sepse qytetaret, me instalimin e ketij impianti, nuk do te frenoheshin ne gjenerimin e mbetjeve, por do ta rrisnin sasine progresivisht deri kur, pas 10-vjetesh, kur sherbimi mos te ishte me falas, por me cmim tregu, qyteti do te paguante shuma marramendese per te trajtuar mbetjet e veta si det.

E pra, per keto arsye dhe per shume te tjera, perfshirja ne levizjen qytetare qe e kundershtoi kete projekt e shume aktoreve civile, midis te cileve dhe botuesi i nje gazete ("Shekulli"), vec i ka bere nder shoqerise shqiptare, e ka emancipuar ate. Prandaj, nese do te jete e nevojshme, do te ishte mire qe te gjithe serish te organizoheshin per te mbrojtur nje segment te tyre, qe anatemohet tani me gjyqe te turpshme, ose me mire… te paturpshme. Malet me plehra qe do te na vinin ketu, duhet te na zgjojne perseri. Te zgjohemi, me qellim qe, te poshteruar, mos te na duhet te endojme pastaj ate kengen tjeter "O moj Shqipni, e mjera Shqipni, kush te ka qite me krye ne hi...!". …Ne hi plehrash natyrisht.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

OMGJ? CFARE DESHTIMI ...

Gazeta Shqip


Kishte nga ata qe u trembeshin luleshtrydheve super te medha, nga ata qe enderronin orizin superushqyes, domatet gjithmone te fresketa dhe grurin qe rritej ne mes te shkretetires e qe ujitej me uje deti. Por parashikimet ishin te gabuara, sepse dhjete vjet nga mberritja e organizmave gjenetikisht te modifikuara ne treg nuk ka asnje gjurme nga "revolucioni" qe ishte parashikuar. OMGJ ne treg jane shume te pakta dhe ne pjesen me te madhe nuk perdoren si ushqim per qeniet njerezore. Te pakten kjo eshte ajo qe mbeshtetet me force ne nje raport te pavarur, te pabotuar deri tani dhe te redaktuar nga "Friends of the Earth"(FOE), qe per here te pare ka analizuar zhvillimin boteror te OMGJ-ve qe nga viti 1994 e deri me sot. 100 faqe dhe nje bibliografi me me shume se 500 artikuj, nga ku del nje kuader teresisht negativ. Fushat OMGJ mbulojne me pak se 100 milione hektare, ose rreth 2 per qind te siperfaqeve bujqesore te disponueshme. Por pothuajse 90 per qind e ketyre fushave gjenden vetem ne kater vende: Argjentine, Brazil, Kanada dhe ShBA e mbulojne rreth 53 per qind te prodhimit. Po ashtu, "speciet" e kultivuara jane vetem kater: pambuk, soje, miser dhe kolza, te cilat per me teper perfundojne ne ushqyerjen e kafsheve, apo ne industri dhe jane modifikuar per t‘i rezistuar ndonje herbicidi specifik, ose per t‘u mbrojtur nga disa insekte me toksinen e nje bakteri. Asnje OMGJ ne treg nuk ka gjene per te permiresuar cilesite ushqyese, per t‘u rritur me shpejt, apo per t‘i rezistuar thatesires, ngrirjes apo kriperave. Behet fjale per te dhena qe tregojne nje histori zhgenjyese, ndryshe nga ato te shume viteve me pare, kur mundesite per te modifikuar nje bime dukeshin te pafundme dhe publiku debatonte rreth rreziqeve dhe mundesive te te ashtuquajturave ushqime "Anjshtajn". Perse ndodhi keshtu? Ja arsyet. Ne disa raste, OMGJ-te kane deshtuar per shkak te konkurrences se ashper te tregjeve nderkombetare. Papaja (frut qe rritet ne vendet tropikale te Amerikes Latine) per shembull ishte modifikuar per t‘i rezistuar nje lloj paraziti. Ne kohen kur nisi kultivimi ne Havai, Japonia dhe Evropa bllokuan importin, duke "falimentuar" keshtu fshataret haitiane. Por dyshimet e konsumatorit shpjegojne vetem nje pjese te falimentimit. Amerika dhe vendet e tjera ne fakt jane te hapura ndaj OMGJ-ve dhe kane lexime te vecanta ne etiketa qe i lejojne konsumatoret te zgjedhin. Ne te vertete, problemi shpesh ka qene ne natyre teknike. Kete e shpjegon ne detaje hetimi me i fundit i bere nga organizata e shkencetareve, "Institute of Sciense in Society". Shpesh gjenet e jashtme shkaktonin efekte anesore pak a shume te renda. Kete e verteton me se miri edhe rasti i OMGJ-se se pare te hedhur ne treg, domatja qe nuk prishej kurre. Amerikanet nuk e kane blere, sepse ishte teresisht pa shije. I njejte eshte edhe rasti i orizit te bombarduar me gjene fasulesh. Ne kete menyre rritej permbajtja e hekurit, por per fat te keq edhe permbajtja e arsenikut. Here te tjera modifikimi ka qene krejtesisht i kote. Per shembull, ne vitin 2004 u aprovua nje lloj misri me permbajtje te larte lizine, nje aminoacid thelbesor, por me mungese te theksuar ne ushqimin e shume vendeve te varfra. Por edhe kesaj here analizat e FAO-s treguan se lizina ne pilula ishte me e mire se ajo e prodhuar nga OMGJ-te. Po ashtu, metodat tradicionale te kryqezimit kane krijuar variete misri te pasura me lizine, qe kushdo mund t‘i kultivoje pa marre aprovime dhe leje. Ndersa ne shume raste te tjera gjeni i transferuar nuk ka dhene asnje rezultat. Per shembull, domatja e famshme me gjene te peshkut arktik per t‘i rezistuar ngrirjes, nuk ka funksionuar asnjehere. Ashtu si juka (bime qe perdoret shume ne vendet e varfra per shkak te rrenjeve te saj te pasura me amidon) eksperimentuar ne Nigeri, apo patatja e embel e testuar ne Kenia. Te dyja duhet t‘u rezistonin semundjeve dhe te rrisnin prodhimin, por kishin rendiment edhe me te keq se te tjerat. Ne te vertete, eshte e gjate lista e tentativave te deshtuara per t‘u dhene bimeve me shume vitamina, proteina dhe kapacitet per thithjen e azotit dhe te tjera si keto. Keshtu, gjenet kane "treguar" se duke i zhvendosur nga nje organizem te tjetri, japin efekte qe eshte e veshtire t‘i parashikosh dhe kontrollosh. Shkaqet qe sjellin pasiguri jane te lidhura jo vetem me sigurine, por edhe me ekonomine. Teknologji te reja duket se japin garanci me te medha. Per shembull, me ane te "seleksionimit te asistuar" eshte e mundur te shikosh te nje specie e vecante bimet "mbajtese" te gjeneve, nese ato kane karakteristika te deshirueshme dhe pastaj t‘i kryqezosh mes tyre ne menyre natyrale. Me fjale te tjera, eshte e mundur t‘i pershpejtosh dhe fuqizosh ashtu sic kultivuesit kane bere per shume mijevjecare. Me kete teknike eshte krijuar nje varietet i ri soje me permbajtje te ulet acidi linoleik, me shije dhe cilesi me te mire dhe pa efekte anesore. "Rruget metabolike per sintezen e vitaminave ne bimet ushqyese tashme jane shume te njohura", shpjegojne shkencetaret e ISS. "Keto njohje mund te perdoren per seleksionimin e asistuar per te rritur prodhimin e vitaminave ne menyre me bindese se modifikimi gjenetik". Sipas "Friends of the Earth", krijuesit e ushqimeve "biotech" tashme nuk kane me asnje ide dhe po e zhvendosin interesin e tyre rreth prodhimit te tipave te tjere. Ne te vertete, hetimi i ISS permend ushqime te ndryshme fantazme ne rruge eksperimentale. Por duhet pare nese do te mberrijne apo jo ndonjehere ne treg. Per momentin, pjesa me e madhe e OMGJ-ve te shitura dhe te atyre ne pritje per aprovim nuk eshte e destinuar per te ushqyer qeniet njerezore. 83 per qind e misrit dhe 98 per qind e sojes perdoret si ushqim per kafshet, kolza ka perdorim kryesisht industrial, ndersa me pambukun behen veshje. Avantazhe per konsumatoret ende nuk shihen, megjithate ende mbeshtetet fakti se keto OMGJ do ta "nxjerrin" boten nga uria. Ne c‘menyre? Teza e re eshte se do te ndihmojne fshataret te pasurohen. Por, studimet e FAO-s, USDA-s dhe organizmave te tjera tregojne se prodhimi ne fushat OMGJ eshte i barabarte ose me i vogel se ai i fushave tradicionale ne pesen me te madhe te vendeve dhe te viteve. Pra, nese pas dhjete vjetesh nuk kemi provuar asnje nga ato produkte per te cilat u fol me siper, kur mund te ndodhe kjo? Pergjigjja padyshim ngelet e veshtire per t‘u dhene.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Oqeanet e ngrohura vene ne rrezik Balenat

Ndryshimet klimatike po ua veshtiresojne jetesen balenave, delfineve dhe fokave, te cilet duhet te pershtaten me akujt e deteve qe po shkrihen dhe me nje renie te llojeve pre e tyre - thone studimet e reja te publikuara nga mbrojtes te natyres perpara takimit te pervitshem te Komisionit Nderkombetar te Gjitareve, qe do te mbahet javen e ardhshme.
Ndikimet klimatike me te medha jane ne Arktike dhe Antarktide dhe raportet pohojne se cetacet, disa lloje balenash qe varen nga ujerat akullnajore polare si per banese dhe ushqim, jane me te prirurat per te vuajtur prej pakesimit te akullnajave detare.
Cetacet, gjithashtu, duhet t'iu pershtaten ndryshimeve te temperaturave te deteve si dhe freskimit te ujrave detare per shkak te shkrirjes se akujve dhe rritjes se rreshjeve, thuhet me tej ne raportin e ri "Balenat ne uje te ngrohte?", i publikuar nga Shoqata per Mbrojtjen e Balenave dhe Delfineve. "Klima po ndryshon me kaq shpejtesi, saqe eshte e paqarte se deri ku balenat dhe delfinet do jene te afte te pershtaten me keto kushte, dhe ne besojme se shume popullata jane teper te ndjeshme ndaj ndryshimeve te parashikuara”.
Pershpejtimi i ndryshimeve klimatike shton shqetesime krahas atyre aktuale, nga veprimtarite njerezore si ndotjet kimike, zhurmat, perplasja me anijet dhe ngecja ne rrjetat e peshkimit, te cilat vrasin rreth 1000 cetace cdo dite, vijohet ne raport.


Per me shume informacion:

http://www.ens-newswire.com/ens/may2007/2007-05-21-04.asp
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Pasuri te njerezimit: Kandidate 5 bukuri natyrore

Gazeta Koha Jone

Pese bukuri te reja natyrore te botes, jane propozuar nga Unioni Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres (IUCN), qe te hyjne ne listen e vendeve te konsideruara si "pasuri te njerezimit" te UNESCO-s. Keshtu, IUCN, ka shenjuar keto pese vende para eksperteve perkates, qe ato te shtohen ne kete liste. Nderkaq, vendimi perfundimtar lidhur me to, pritet te merret gjate punimeve ne konferencen e ardhshme te UNESCO-s, e cila do te mbahet gjate datave 23 qershor-2 korrik, ne Zelanden e Re. Pas shenjimit nga Unioni Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres, pese vendet ne fjale, do kene mundesine te shtohen ne listen e pasurive te njerezimit. Dhe i bie qe komisioni perkates per Pasurite, te perzgjedhe pes 37 kandidateve qe do te paraqiten kete radhe.
Nga Kina, ne Madakaskar, Kore e deri ne Ukraine. Kjo eshte shtrirja e ketyre vendeve te bukura qe pretendohet te hyjne shume shpejt ne listen e objekteve te ruajtura nga institucioni nderkombetar i njohur, UNESCO. I pari ne kete liste, renditet sistemi karsik ne jug te Kines, i cili perfshin nje siperfaqe prej 500 mije km2, thuajse sa dyfishi i gjithe Italise. Ai perfshin brenda tij, ne vecanti, pyllin me gure te Shilinit dhe keshtjellat karstike te Libos. Nga ana tjeter, mund te permenden edhe pyjet e Atsinanase ne Madagaskar. Ky eshte nje territor qe perfshin brenda tij nje numer te madh kafshesh apo speciesh bimore qe jane ne zhdukje e siper. Por ekspertet e IUCN-se, kane perzgjedhur edhe ishullin vullkanik te Jejuse ne Korene e Jugut, ne te cilin mund te admirohen karakteristikat e tuneleve nentokesore te formuar nga llava e vullkaneve. Por permenden nderkaq, edhe pyjet e Karpateve te cilat shtrihen pergjate Sllovakise dhe Ukraines. Nje pasuri e madhe nderkaq, konsiderohet edhe Parku Kombetar i Teides ne ishullin Tenerife ne kompleksin e Kanarieve. Por institucioni IUCN, ka ndermend te perfshije nder te tjera n kete liste, edhe ekosistemin e Lope-Okandes ne shtetin Gabon te Afrikes, nje zone kjo ne tranzicion mes pyllit dhe savanes, nje strehim i vazhdueshem per gorillat dhe elefantet. Aktualisht, ne listen e vendeve qe konsiderohen si pasuri e njerezimit, jane te perfshire 830 site.

1. Sistemi karsik ne jug te Kines, perfshin nje siperfaqe prej 500 mije km2, thuajse sa dyfishi i Italise. Perfshin ne vecanti, pyllin me gure te Shilinit dhe keshtjellat karstike te Libos.

2. Pyjet e Atsinanase ne Madagaskar. Ky eshte nje territor qe perfshin brenda tij nje numer te madh kafshesh apo speciesh bimore te cilat jane ne zhdukje e siper.

3. Ishulli vullkanik i Jejuse ne Korene e Jugut, ne te cilin mund te admirohen karakteristikat e tuneleve nentokesore te formuar nga llava e vullkaneve.

4. Pyjet e Karpateve te cilat shtrihen pergjate Sllovakise dhe Ukraines. Ato fshehin pasuri te medha gjate tyre, si specie te vecanta apo pyje karakteristike.

5. Parku Kombetar i Teides ne ishullin Tenerife ne kompleksin e Kanarieve. Edhe ai eshte nje pasuri qe rrjedh nga vullkanet dhe konsiderohet si pasuri e vecante.
 

antip

Primus registratum
Re: Lajme Mjedisore

Uraganet po i afrohen Mesdheut

Gazeta Shqip

Uraganet aktualisht enden larg ne Atlantik dhe rralle mberrijne ne Evrope, por nje studim i ri tregon se nje rritje prej 3 grade Celsius e temperaturave mund t‘i sjelle ata deri ne Mesdhe. "Ky eshte studimi i pare qe e paraqet nje mundesi te tille", thote kerkuesi Migel Angel Gaertner nga Universiteti i Kastijes ne Toledo te Spanjes. "Pjesa me e madhe e modeleve tona ne studim tregojne rritjen e intensitetit te stuhive dhe nese kjo kombinohet me rritjen e nivelit te deteve, sic parashikohej, mund te jete e demshme per shume vende bregdetare", shton ai. Pervecse perreth Mesdheut jetojne me miliona njerez, ai eshte edhe nje qender kryesore turizmi, cka tani kercenohet. Nder faktoret qe ndikojne ne afrimin e uraganeve, jane temperaturat e ngrohta ne siperfaqen e detit dhe mungesa e stabilitetit atmosferik. Ne te shkuaren, uraganet kane qene te perqendruara ne nje numer te kufizuar rajonesh, si Atlantiku Verior dhe Paqesori i Veriut, ku edhe njihen si tajfune. Gjithsesi, kohet e fundit kane filluar te formohen edhe ne vende te pazakonta, cka nga ekspertet shihet si nje sinjal i qarte rreziku. Ne 2004-en, uragani "Katrina" u formua ne Atlantikun Verior dhe goditi pjese te Brazilit Jugor. Nje vit me vone, uragani "Vins" u formua ne afersi te ishujve Madeira dhe u be i pari qe mberriti token spanjolle. Ekspertet e institutit "Max Planck" per meteorologjine ne Hamburg te Gjermanise, perdorin nje seri modelesh te klimave rajonale per te kuptuar shansin qe ngjarje te tilla te regjistrohen edhe ne Mesdhe. Ata zbuluan se rritja e temperaturave pasohej me rritje te intensitetit te stuhive dhe ne rast te modeleve me te ndjeshme kompjuterike, krijonte kushte perfekte per uragane te fuqishme. Gjithsesi, sipas eksperteve, ka edhe nje seri paqartesish dhe ende nuk eshte e mundur te thuhet se cilat pjese te Mesdheut do te mund te goditen me shume. Ata besojne, gjithashtu, se ka nje kohe te mjaftueshme per te evituar skenarin me te keq te mundshem, duke punuar me kufizimin e ngrohjes globale. Nje panel i Kombeve te Bashkuara tha kete vit se, sipas perllogaritjeve me te mira te mundshme, temperaturat do te rriteshin me 1.8-4.0 grade Celsius brenda ketij shekulli. Shume eksperte thone se gazrat e demshem jane shkaku kryesor i rritjes se temperaturave.
 
Top