Besnik Bleta
Forumium praecox
Re: Muzika klasike
Vërejtja ime nuk synonte një klasifikim të ri për rryma të muzikës klasike.
Thjesht, gjithçka duhet quajtur me emrin e vet se ndryshe shpie në keqkuptime. Nëse dal rrugës edhe bërtas që Van Morrison është kompozitori më i mirë i shekullit të XVII, ose do tallen me mua ose do më japin postin e drejtorit të vatrës së kulturës, varet se në cilën rrugë bërtas.
Për hir të së vërtetës, kam dëgjuar vetëm një frgment nga kolona zanore e "Gladiator"-it dhe mbase tingëllon vërtet afër me repertorin tradicional klasik.
Ajo që nuk më tingëllon mirë është, mundësia që njerëzit të prezantohen me muzikën klasike përmes Hollywood-it, duke harruar që Hollywood është në radhë të parë dhe rëndshëm industri filmi dhe jo muzike klasike.
Nuk di të jap një përkufizim për muzikën klasike...