I dobet apo i bute?

Odea

Primus registratum
I dobet apo i bute?

Me ka ndodhur qe shpesh here te me qortojne per faktin qe jam e bute dhe qe me sjell teper telashe ne jete, jo vetem ne lidhje me njerezit por edhe me punen, shkollen, dhe cdo aspekt tjeter te jetes.

Mgjth, une personalisht mendoj se nuk eshte butesia ajo qe ma ka fajin por dobesia. Jam e mendimit qe butesia dhe dobesia jane dy gjera krejtesisht ndryshe pasi e para bazohet me shume ne arsyet e moralit kurse e dyta ne pamundesine per te frenuar deshirat e momentit.

Kur je i bute (sipas mendimit tim, kjo dihet) i fal njerezit me shume, i le te te hipin mbi qafe pasi ke arsyet qe "Nuk ma kane me te keq" ose "S'ka problem, se te gjithe kshu jemi, e kuptoj shume mire se si ndjehet".

Po marr si shembull veten time ne menyre qe ta kuptoni me mire ate qe dua te them.

Kurse kur je i dobet, bie pre e deshirave te momentit dhe pastaj thua ua, po si me doli kshu situata? Nuk e prisja. Ajo qe dua te them eshte qe si mendoni ju, kur i lini te tjeret te iu perdorin here pas here, ndodh ngaqe jeni i/e bute apo i/e dobet?


Shpresoj te kemi sa me te bute... /pf/images/graemlins/smile.gif


Odea
 

moonlight

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

Mua me duket se 'perkufizimi' yt i 'te butit' eshte me teper perkufizim i te paturit 'empathy' (s'ia gjej mire perkthimin kesaj), pra te qenit ne gjendje te kuptosh qellimet e veprimet e te tjereve qe ne rastet konkrete nuk jane te demshme per ty e per rrjedhoje u hap rruge.
Dobesia, nga ana tjeter, eshte me e nderlikuar si koncept pasi nuk mendoj se vjen si rrjedhoje e vec 'pamundesise per te frenuar deshirat e momentit' (ne fakt kete paralelizem nuk e kuptova qarte). Dobesia mund te shihet sipas meje edhe si mangesi... mangesi ne perceptim, njohuri, apo ditje te zgjithjes se nje konflikti.
Pra, jam dakort qe te qenit i bute nuk eshte e njejte me te qenit i dobet. Per me teper, te qenit i dobet, sic e ke permendur ne hapje, eshte pershkrim i te qenit i bute; si rrjedhoje te dy cilesite nuk jane te nje rangu.
 

Odea

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

Moon-i, perkufizimi i te qenurit te dobet eshte kompleks pasi merr pjeseza nga shume gjera te tjera, psh butesia, injoranca, dituria e ulet e karakterit tend (e personit te dobet dmth) si dhe nje njeri qe nuk i eshte formuar karakteri mire.
Keshtu mendoj une. Te qenurit i dobet eshte kur nuk je kurre i vendosur mbi dicka por qe anon nga cdo ane qe te afrohet. Nuk e di si ta bej te qarte Moon-i pasi edhe ne mendjen time nuk eshte i tille. Kjo eshte edhe arsyeja pse une hapa temen.

Shpresoj te tjeret na ndihmojne me ca drite :idea:


Odea :wave:
 

moonlight

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

/pf/images/graemlins/smile.gif te kuptoj ne ate qe shkruajte.
E bukra e psikologjise kjo eshte: qe nuk ka 'a right or wrong answer'. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: I dobet apo i bute?

te dobtit quhen ndryshe viktima perderisa nuk reagojne ose jane te pafuqishem per te bere diçka. i buti eshte i bute, por jo i pafuqishem, arrin te vihet nen lekuren e atyre qe e rrethojne e te perceptoje emocjonet e tyre si te ishte vete.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: I dobet apo i bute?

Te jesh i bute nuk do te thote te jesh i dobet por tendenca e njerezve me prirje "tregtare" apo provinciale shkon deri aty sa ta bleje butesine per dobesi... Shpeshhere kata njerez fitojne pasi te jeshe i bute eshte si me thene nuk je i forte... por ka dhe raste kur sharra mbetet ne gozhde dhe ai i "buti" tregon karakter... nuk e di a me kupton Odea
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: I dobet apo i bute?

Duke u meshtet fort mas fjaleve te Nazhit /pf/images/graemlins/laugh.gif

I dobti eshte thjeshte viktim, por kurre injorant. I mungon vullneti per thene cfare mendon. Nuk arrin dot te reagoje, sipas mendimeve te tija. Disa i therrasin " qullaca" (Papa molle italisht /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Kurse i buti eshte thjesht I duruari. Ne themi :

I duruari i fituari! As keta nuk eshte se jane injorante, por kur pellcasin jane me keq se nje bombe atomike /pf/images/graemlins/smile.gif

pS: Mbi temen do shtoja: Lidhjet e karakterit ne jeten e perditshme.

Mendoj se ata qe nuk arrijne dot te shprehin per sado te zgjuar te jene, nuk arrijne te perparojne realizimet e enderrave te tyre.
 

Danae

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

Odush Po ti je e vogel mi yll nese une nuk gabohem,e di sa kohe ke ti per te vendose per shume gjana ne jete...ihu sa te duash.
Dobesia eshte tjeter nga butesia,dobesia eshte moment nganjehere,e sillet sa tek i forti sa tek i buti,por te thuash i dobet si karakter kerkon teper.I dobet per mua ka kuptimin e injorances per raste te vazhdueshme apo momentit qe gjithsecili mund te kemi.
Butesia,apo ndjeshmeria,apo toleranca,apo koshienca e nje joegocentrizmi,jane komplet te ndryshme,jane kendveshtrime te ndryshme.
Ai qe eshte i dobet,teorikisht kerkon dicka qe nuk mund te kete po te perdore njefare autroriteti,per kete perdor teknika te ndryshme te nendheshme.
Kurse butesia nder njerez eshte Grazia,eshte dhunti.
Te jesh sensibel nuk do te thote dobesi karakteri do te thote te shkosh pak me thelle se karaktere te tjera qe ndalen ne kufizimin e efektit,ne kohe.
te pakten ky eshte mendimi im.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: I dobet apo i bute?

Odea, mu me duket se po kerkon i cik si justifikim /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ti lesh te tjeret me ta hyp ne qaf eshte dobsi dhe jo butesi. Deri sa i ke mbi qaf do te thote qe te shqetesojn, i ke peng dhe sado i bute te jesh nuk i mban me qef.

Dobesia (e bute) jo vetem qe nuk eshte e mire per ty por edhe per ata me te cilet ti je e bute. Mendoj qe njeriu ka nevoj per pak limite, ti thone mjaft kur duhet thene.

Per mendimin tim njeriu i bute eshte ai i cili nuk te bie ne qafe.
 

Odea

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

Hey, po ju te gjithe me mu e keni kap? Une thjesht perdora veten si shembull per ta shpjeguar pak me mire temen. Ju si mendoni, ca do te thote te jesh i bute e ca do te thote te jesh i dobet? Une per vete akoma se kam gjetur... :confused:


Odea
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: I dobet apo i bute?

Mesiguri te gjejn te bute dhe te bin m'qaf maskarenjt! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Une e thash, per mendimin tim i bute do te thot te mos jesh agresiv, dhe i dobet do te thot ti lesh te tjeret te te hypin n'qaf.

Une per vete jam diku aty ne mes jam, dobesisht i bute me i llaf /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Princesha

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

I bute dmth mos me i ra ne qaf njerezve, e kunderta e atyne qe dojn me te marr frymen me hy ne punet e gjithkujt, i buti duron e duron deri sa ja jep si ajo geshtenja fap /pf/images/graemlins/smile.gif

I dobet dmth mos me dit me i vu frena vedit edhe tjerve, tundohesh leht, edhe te tjert i len me livadhis /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: I dobet apo i bute?

Te jesh I BUTE eshte nje veti e mire e individit, pranon cdo njeri ashtu sic eshte me te mirat dhe te keqijat qe mbart dhe toleron sjelljet qe te rrethojne. Them se ne jete butesia te ndihmon per te mos i marre gjerat rrembyeshem dhe per te qendruar indiferente ndaj atyre qe sjane paresore per ty.

Kurse Dobesia vjen si rezultat i nje moslimiti qe ka butesia deri sa te ben te humbasesh nga vetja, duke u bere edhe e paafte ne disa raste per ti gjykuar gjerat ne kendveshtrimin realist dhe ne perfitim te vetes. Dobesia eshte me teper nje e mete qe duhet te korigjohet ......shpesh kapercehet ne saje te pjekurise qe fiton njeriu me kalimin e viteve.

Personalisht jam mjaft e bute, por asnjehere e dobet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

RAUL

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

i bute per mua nuk do te thot i dobet,i bute do te thot qe ti je me seder me karakter,me llogjik,qe nuk don me ja prish asnjeriu,troc muhabeti jeni e duruar.kurse e dobet per mua ka vleren, njeri i ulet,qe flet para kohe,qe nuk din se cfar broqkullis,(kur ke probleme ne kok) kur nuk vlerson njerzit,te duket vetja mby te tjert.troc tru lop...ose menyra tjeter eshte kur je perpara 1 te forti,dhe ty nuk ta mban b..tha sepse je e dobet,,,,blla-blla. :thumbsup:
 

I vjetri

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

Odea, edhe une e kuptoj dallimin mes butesise dhe dobesise, sepse kam qene i dobet dhe kam qene dhe vazhdoj te jem i bute.

E di si eshte puna, njeriu duhet te jete ne gjendje te dalloje pikerisht kete qe ti dallon, d.m.th., butesine e karakterit me dobesine.

Duke qene nje tip i bute, edhe te mua njerez te ndryshem mundohen te perfitojne, mirepo ndalojne se beri kete sapo une i jap te kuptojne qe "i bute" nuk do te thote qe une jam "i dobet" dhe do te pranoj shkelje mbi personalitetin tim. Urime! Kjo eshte ajo cka cmoj te njerezit, sidomos te vajzat, dallimi te vetja mes butesise dhe dobesise. TE BEHEMI TE FORTE DUKE CMUAR BRISHTESINE! - thoshte nje mendimtar i madh.

Me te bute une nenkuptoj nje njeri qe i trajton te gjithe njerezit, jo ne menyre te barabarte, por ama qe i trajton ata te gjithe, sipas karakterit. Antonimi i te butit eshte egersia, arroganca, mosperfillja, etj. Simptoma e te egrit eshte narcizizmi. Me te dobet une nenkuptoj karakterin e lekundur, qe kurre nuk e njeh veten, sadomazohistin, ate qe nuk respekton temperamentin e tij. Ky lloj njeriu do te jete gjithnje njeriu qe te tjeret e duan te jete, jo cka ai duhet te jete. Antonimi i te dobtit eshte i forti. I forte, nga ana psikologjike, eshte ai njeri qe njeh se kujt nga kater temperamentet i takon, c'lloj karakteri zhvillon apo pershtat, qe u imponon (=iu ve ne pah, jep te kuptoje) te tjereve personalitetin e tij.

Pershendetje, Odea! Sikur te gjithe te cmonin vlerat e brishtesise... /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Re: I dobet apo i bute?

Ndryshimi eshte tek lirija personale e fituar ndaj normave dhe sistemit. Njerezit e bute jane koshiente dhe te ndergjegjshem per veprimet e tyre, dhe ZGJEDHIN te mos jene te hidhur, kercenues, hakmarres, egoiste etc etc, jo se nuk dine apo nuk kane fuqi e mundesi te jene te tille, por sepse kane arritur nje nivel te tille self-awarness ku presioni nga jashte (a.k.a. po te hypin m'qafe, je qullac) nuk i ndikon ne deninicion e vetes, e asaj qe jane. Proces i gjate, ndaj them une butesia tregon pjekuri karakteri. Ndersa njerezit e dobet mund te jene po aq altruiste, te dashur e mendje hapur me te tjeret, por jo se kjo eshte ajo qe ata duan te bejne, por sepse ndiejne presion nga shoqeria qe i rrethon, qe kjo "duhet" bere sepse kjo eshte e drejte. E fillojne e ndihen te pazotet, te brishte, e ndihen se rrobte po i perdorin, kjo sepse jane duke e mbeshtetur perkufizimin e vetes, ne shoqerine e normat e rregullat.

Sidoqofte dobesia per mua, eshte sic tha Pikeza, moment. Te gjithe jemi te dobet kohe pas kohe, leshohemi, hall eshte per ata njerez qe jane te dobet kronike :lol:
 

Blendi

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

Une do te deshiroja te arrija te behesha si ky i buti qe pershkruan Nelk@. Do te ishte shkelqyer te arrish nje gjendje personale ku ngacmimet e jashtme nuk arrijne te te prishin qetesine, dhe ku vetenjohja nuk kercenohet asnjehere.

I kam qejf tipat me ate qetesine e gjithekoheshme, qe nuk e ngrejne zerin, qe nuk kane nevoje te çirren, qe flasin qetesisht dhe nuk i pergjigjen cdo provokimi. Ky nuk jam une sigurisht, por do doja te isha, ndoshta me kalimin e viteve.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: I dobet apo i bute?

Se c'kam nje ndjesi qe Nelka s'desh te nenkuptonte ate Blend...

Ai "i buti" qe pershkruan ti Blendi s'eshte i bute, eshte indiferent, i buti nuk eshte indiferent ndaj asaj qe ndodh, ai eshte tolerant ndaj asaj qe ndodh, ndersa i dobeti vuan per ate qe i ndodh perreth ne menyre indirekte ose direkte, por s'ka forcen e karakterit per te ngritur zerin e shqetesimit.

Me pak fjale keto jane karakteristikat.
 

zog

Primus registratum
Re: I dobet apo i bute?

drejt me thone ne gjuhen shqipe "i bute, ose karakter i bute" nuk ekziston. thuhet I DHEMBSHUR, ose I DASHUR, ose SHPIRTMIRE, ose ka plot sinonime tjera.

i bute DUHET te perdoret per gjendje fizike, djath i bute (djath bebe) ose ne rastin tjeter " e kishte doren e bute" per nje infermiere ose dentist qe s'te shkakton dhimbje.

problemi eshte se kur hapen tema nga kalamoj qe e kan mesu shqipen ne internet e ne mergim, s'ke ça pret.

jo per gjo po e mushet nje faqe me "te bute" e spo merreni vesh akoma, se per ça lloj te buti diskutoni.

sidoqofte ju mund te vazhdoni e tirrni pe. kjo na argeton, (neve te ASHPERVE jo te forteve, pra karakter i ashper, i forte quhet veç nje rob me musklature.)
 

alinos

Forumium maestatis
Re: I dobet apo i bute?

un vdes per babybel, por s'krahasohet asnje me ripe brie /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top