Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?
vazhdim i artikullit te meparshem panic -sulm
Si duhet identifikuar çrregullimin e panikut
Mbajeni në mend ju lutem se vetem terapisti i kualifikuar mund të diagnostifikojë çrregullimin e panikut. Ekzsitojnë shenja të caktuara
nga të cilat megjithatë duhet pasur kudjes.
Nga një studim i bërë është konstatuar se nganjëherë paraqitemi për vizitë mjekësore të me tepër se 10 mjek para se të konstatohet diagnoza
e saktë dhe vetem njeri nga katër persona të semurët me ketë sëmundje të çrregullimit,vetem një të mund të merr terapi te duhur. Andaj për ketë arsye është e rëndësishme të dijme se cilat janë simptomet dhe të jemi të sigurtë se marrim ndihmë adekuate.
Shume njerëz vujanë nga sulmet e panikut të rastit dhe nëse ti ke vuajtur nje apo dy sulme , atëherë me gjasë nuk ke arsye pse të
brengosesh. Shenja kryesore për çrregullim paniku ështëndjenja e përhershme e frikës se në të ardhmen do të kesh sulme paniku. Nëse vuna
nga ( katër apo me shumë )sulme paniku, e në veçanti nëse ke pasur sulm paniku dhe të ka kapluar ndjenjë e vazhdueshme e frikës se ke për të pasur sulme tjera të panikut në të ardhmën, atëherë këto janë shenja , të cilat duhet t’i kesh parasysh te gjejsh një njeri profesional , i
cili është specialist për crregullim paniku apo shqetësimi.
Çka e shkakton çrregullimin e panikut: Mendja, trupi apo që të dyjat?
Trupi: Mund të ketë predispozicione gjenetike që shpien në çrregullime ankthi, disa njerëz që vuajnë thonë se një pjesëtarë i familjes ka pasë
apo ka çrregullim paniku apo çrregullime tjera emocionale siç është depresioni. Disa studime të bëra me binjakë kanë vërtetuar ekzistimin e
çrregullimit në bazë të “trashëguesëve gjenetikë”.
Çrregullimi i panikut mund të shkaktohet nga mosfunksionimi biologjik, megjithatë ende duhet punuar për të vërtetuar një shenjë specifike
biologjike. Të gjitha grupet etnike janë në mënyrë të ndieshme të prirur për të
vuajtur çrregullimin e panikut. Për arsyera të panjohura, femërat janë janë dy herë kanë gjasa më shumë të vuajnë këtë lloj çrregullimi se sa
meshkujt.
Mendja: Ngjarjet jetësore nën stres mund të shkkatojnë çrregullime paniku. Një asociacion psikik i cili është vënë re është si shkak i
humbjes së fundit apo të ndarjes. Disa studiues e krahasojnë “stresorine jetës” me termostatin, kështu që stresori ta dobëson nivelin tënd të
rezistencës, atëherë goditet predispozicioni fizik themelor dhe ajo gjendje shpie në sulm.
Që të dyjat: Shkaktarët fizikë dhe psikik të çrregullimit të panikut bashkëverpojnë.
Megjithëse sulemt fillestare mund të shfaqen nga pika e kaltërtë, eventualisht personi që i pëson ato mund faktikisht t’i zbus ato duke
reaguar në simptomet fizike të një sulmi.
Për shembull, nëse një person me çrregullim paniku të përfituar nga të rrahurat e zemrës nga vrapimi për shkak të pirjes së kafës, ushtrimeve
apo marrjes së ndonjë medikamenti, ata mund ta interpretojnë këtë si ssimptom të sulmit dhe për shkak të shqetësimit të tyre faktikisht mund
të vie deri te një sulm. Në anën tjetër, kafja, ushtrimet dhe disa medikamente nganjëherë,në fakt, shkaktojnë sulme paniku. Njëra nga
gjërat më frustruese për vujetësin e panikut kurrnjëherë nuk dihet se si izolohet shtytësit e ndryshëm në sulm. Mu për këtë arsye terapia
përkatëse për çregullimin e panikut fokusohet në të gjitha aspketete- në atë fizik, psikik dhe fiiziologjik të çrregullimit.
A thua njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i panikut bëjnë një jetë normale?
Përgjigja në këtë kumbon “PO”- nëse ata marrin terapi.
Këto terapi janë jashtëzakonisht efektive dhe shumica e njerëzve që e kanë kryer mjekimin me sukses mund të vazhdojnë jetën e tyre due iu
nënshtruar situatave të menjanimitmaposhqetësimit në ato raste të
caktuara dhe mjekimi i mëtejmë mund të jetë i domosdoshëm në ato raste. Kur të mjekohet, çrregullimi i panikut nuk shpei në komplikime të
përhershme.
Efektet anësore të çrregullimit të paniku
Pa trajtim , çrregullimi i panikut mund të ketë pasoja shumë serioze.
Rreziku i drejtpërdrejt me çrregullim paniku është ai , i cili shpesh shpie në fobi. Ajo shkaktohet për arsye se kur ju e keni pësura sulmin e panikut, ju mund të filloni të shmangeni situata sikur një njeri që keni qenë nën sulme kur atao janë paraqitur.
Shumë njerëz me çrregullim shfaqin shmangie nga situata duke i shoqëruar ato me sulme paniku. Për shembull ju mund të keni pasë sulm duke vozitur dhe fillimit për të ndalë vozitjen derisa të zhvillohet një fobia faktike ndaj saj. Në raste të skenareve të këqija , njerëzit me çrregullim pankiu mund të zhvillojnë agorafobinë – frika për dalje jashtë derës, për shkak se ata mendojnë se me qëndrimine tyre bredna, ata mund t’u shmangen të gjitha situatave , të cilat mund të nxisin një
sulm ose kur nuk do të mund të jenë në gjendje të marrin ndihmë.
Frika nga një sulm është aq dëmtuese dhe ata njerëz që e kanë atë, preferojnë të kaolojnë jetën e e tyre të ngujuar në shtëpiat e tyre.
Edhe nëse nuk i zhvillojnë këto fobia ekstreme, cilësia juaj e jetës mund të dëmtohet rëndë duke mostrajtuar çrregullimin e panikut.
Një studim i bërë kohë më parë vërteton se ai person që vuan nga
çrregullimi i panikut janë më shumë të prirur për të kosumuar alkool dhe drogë;
- të ketë më shumë rrezik për të bëër vetvrasje,
- të kalojë më shumë kohë në dhomat emergjente të spitalit,
- të kalojë më pak kohë me hobi, sporte dhe aktiviteteve tjera
rekreative,
- të ketë prirje që në aspektin finaciar të jesh i varur në të tjerët,
- të raportoj ndjenjat në mënyrë emocionale dhe fizike më pak se sa ata
që nuk i kanë vuajtur ato,
- ata frikohen për të nagsur automjetet e tyre më teprë se disa mile
larg shtëpie...
vazhdon