Nga femijeria, ne te cilen kthehem shpesh, me mungon periudha nje javore para ardhjes se vitit te ri. Babi ishte shefi i psonisjeve, e fillonte pazarin gjithnje me pijen, Vere Riesling te Bardhe, Vere te Kuqe Muskat, Sheribrand, birra, raki. Porosisnim kaposhet dhe pulat e detit nga fshati. Madhesia e kaposhit ishte e rendesishme sepse donim gjithnje te fitonim luften midis kaposhave te lagjes. Te tanet ishin ne pjesen derrmuese te rasteve fitues. Arrat na vinin gjithnje nga Fierza dhe Vau i Dejes (hidrocentrale). Xhaxhai im punonte atje si specialist gjeolog. Frutat dhe perimet liheshin per ne fund (perishable). Gjyshja ishte shefja e kuzhines dhe hapesja e peteve te bakllavase. Une merrja persiper carjen e arrave. Pjesen me te madhe te kohes i caja me dhembe. Gjysma perfundonte ne gojen time. Mami ishte shefja e pastrimit te shtepise. Une dhe motra benim pastrim themelor. Viti i Ri duke filluar nga mesnata e 31-it duhet te na gjente te ulur ne tavoline duke ndjekur programin e fundvitit.
Rregull: Viti i Ri duhet te n'a gjente:
Me shtepi te pastruar me themel;
Me rrobat (veshje) te lara (asnje rrobe e palare ne koshin e rrobave) ; Pse veshjes i therrasim rroba (fustan) ???
Pa borxh te marre;
Pa borxh te pamarre;
Te veshur bukur;
Te lare.
Kujtimi me i bukur ka te beje me perfundimin e te gjitha puneve dhe postimin e kartolinave te urimeve cdo 29 Dhjetor. Isha une dhe motra te ngarkuar me kete detyre.
Macoket i lanim me uje te ngrohte dhe u hiqnim pleshtat. Kete mund t'a bente vetem im vella dhe une. Me te tjeret ata ishin agresive. Plus vetem une dhe vellai nuk kishim veshtire nga asgjesimi i pleshtave.
Une isha gjithnje e ngarkuar me vrasjen e te gjitha merimangave dhe insekteve dhe bubuzheleve. Te gjithe hipnin neper karrige duke filluar nga im ate (burre trim) dhe une e beja nje detyre te tille me kenaqesine me te madhe.
Bubuzhelet na vinin nga komshia e katit te mesiperm qe mblidhte shume rraqe neper plehra.
Ne momente te caktuara te gjithe demoralizoheshin me punet e fundvitit dhe une i mbaja me barsaleta dhe qyfyre.
Mezi prisja nje Janarin kur TVSH jepte filmin Principessa Sissi dhe filmat turk Borebardhe dhe shtate xhuxhat e Hirushja.
JC