Shpeshhere gjate pushimeve te veres, nese nuk mundesohej vajtja ne plazh me kabine (periudhe 2 javoreshe), prinderit e mi siguronin qe ne femijet te kishim, nder te tjerash si nderrim ambjenti, edhe lidhjet e ngushta familjare si synimin kryesor te vizitave tek hallat ne Shkoder apo Patos. Ndodhi ne Patos ngjarja ku im vella, 10 vjec me i vogel (ri) se une, doli per te blere nje kaush akullore, ne nje tip pasticerie ambulante, qe ishte vetem disa metra larg shtepise se halles dhe u zhduk per nja tre-kater ore. E brodhem Patosin larte e poshte dhe me ne fund, kur e gjetem te ulur, ne borduren e nje trotuari, pyetjes se si ishte e mundur qe ai te humbiste (Po si humbe keshtu ore i uruar?) iu pergjigj me nje ton dhe levizje krahesh e cila e shoqeruar edhe me qetesine me te madhe (e jashtezakonshme per dike qe ka humbur dicka) tha:«Ju e shihni fare mire qe une nuk kam humbur. Ja ku jam. Eshte shtepia ajo qe ka humbur. Le te vemi t'a gjejme.» A ka gje me te bukur se kjo!? Nje femije 3-4 vjecar nese do te kishte afer filozofin me te madh do t'a bente te dukej qesharak me filozofite pa vlera, dhe do ta frymezonte te binte ne konkluzione praktike, te kuptueshme dhe te aplikueshme. Nuk do te dukej qesharak, i zhveshur dhe i ulur maje nje guri duke kruar koken apo me nder bythen dhe te nxirrte nga goja gjerat me konfuze, te cilat te degjuar nga njerez te ndryshem do te linin pershtypjen se ata kishin te benin me gjeniun me te madh i cili fatkeqesisht nuk kuptohet ose me idiotin me te madh i cili rreh uje ne hava ose sic i themi ne nga Fieri po fluturon me presh ne bythe (Kjo po me kujtoka Ylberin, nje shok nga Tropoja, ne Universitet, i cili perdorte fjalet me te medha per te thene ABSOLUTISHT asgje. ASGJE!! Nuk para ia vinim re te shkretit se ai kishte rene ne dashuri me nje shoqjen tone te grupit te Frengjishtes, e cila vinte nga Lushnja dhe ndihej gjithnje e bezdisur nga tentativat e tij. Me ne fund e kuptoi i shkreti por c'e do bashke me koqet mashkullore kishte lene edhe trute e kokes) Tani, me thene te drejten, nese rrahja e ujit ne hava, te ngjall nje ndjenje madheshtie, kush jam une ajo qe thote mos e be!? Beje vec me mua mos u grric! Qe, me qe ra llafi, me kujton ish-bashkshortin tim i cili eshte nje nder qeniet me me- kembe- ne- toke qe kam njohur ndonjehere. Po te futesh ne koken e tij, do te gjesh fjalet pune-pune, bursa e shkembimit, blerje-shitje aksionesh, blerje-shitje shtepish, tregetim, import-eksport, krijim kompanie, shtepi ne forme keshtjelle, pune dhe pune prape pa te shtuna e te diela pushim, ide per karta krediti, marrja e patentave per mirembajtje helikopteresh, e patentave per shijim vere, e patentave per meremetim shtepish, punimi me mermer, ndertimi i garazheve dhe shtrimi me gur, te enjtet ne pijetore me shoket e punes here here edhe me sekretaren (hahaha) etj etj i cili si cdo mashkull (qe me ka vene syrin) ishte edhe teper xheloz. Njehere me kujtohet ne nje bar, ndersa prisnim rradhen per nje tavoline, une e rrethuar vetem me meshkuj, kisha ulur syte dhe po shijoja my Bloody-Ceasar, kur e degjoj t'i kelthiste nje burri, qe me cfare mora vesh me kishte ngulur syte, duke i thene : «Eshte e imja ajo» . Dhe Ai eshte nga ata burre qe te fusin friken. Fjalen e ka te rralle. Ne nje moment te caktuar, pasi bari i pijeve qarkulloi, nje tjeter mashkull u ul perbri meje i cili me drejtoi fjalen dhe une duke pritur nga im shoq te reagonte prape, i hodha nje veshtrim pyetes te cilit ai iu pergjigj «Bej qejf ma cherie (e shtrenjta ime) ai perbri teje nuk eshte mashkull; ai eshte femer-mashkull me koqe te tredhura. Kotesite nuk me interesojne. Nese ke qejf per muhabet pse jo!?». Ja keshtu kjo pune!!!
Ku e kisha fjalen? Ah po. Tek im vella. Nga perspektiva e vellait, nuk ka gje me te vertete. Ai aty kishte qene gjithe kohes. Nuk kishte humbur. Po te kishte humbur nuk do te ishte ne gjendje te shihte vetveten. Nga perpektiva jone, nese nuk e shihnim Ai kishte humbur. Edhe ai (i humburi) edhe ne (kerkuesit) ne ate moment ishim pika ne levizje. E vetmja gje qe nuk kishte humbur ishte shtepia. Shtepia eshte e qendrueshme, konstante dhe stabel. Epiqendra. Atje ku te gjithe NE qeniet ne levizje bashkohemi. Limani, atje ku anijet ndalojne. Toka, atje ku shqiponjat dhe zogjte, pas fluturimit ulen per rehat dhe clodhje. Ne nuk jemi fllucka sapuni apo tollombace qe te dehura nga mungesa e gravitetit pellcasim ne hapesire.
Pa diskutuar ketu inteligjencen qe karakterizon femren apo mashkullin, ndryshimi fizik percakton natyrshem mardhenien «konstant-ne levizje» ose «neutron-elektron i lire». Nese une si femer, edhe pse e shpejte, jam me barkun tek goja nga shtatezania (me zene shtat-trup) apo me falni per shprehjen me gjak neper kembe nga menstruacionet, apo duke i dhene gji femijes edhe levizshmeria ime (ne cdo sens fizik apo metaforik) do te kufizohet. Kjo me ben, si e tille, te jem epiqender. Fryma qe mban me fryme shtepine. Qe i jep jete asaj. Qe e kthen ate ne nje vend permanent per burrin i cili pas levizjes (pune) me siguron buken e gojes ne shkembim te riperteritjes qe une i jap. Natyra, te dashur miq e mikesha, eshte e mesuesi me i madh. Cdo gje tjeter eshte «Shume zhurme per hic gje». Le te heqim fjalet boshe per nje moment dhe te kthemi tek bazikja. Cdo gje eshte e bukur, e qarte e thjeshte.
Shume mendime kam por po e le me kaq per momentin.
Uroj midis te tjerash t'ju kem vene buzen ne gaz.
Juaja,
Éléonore