Çfar do kishe bere nese i ke vetem 24 ore jete ?

joetisti_

Locus omnem
madje mendjen do ta kisha edhe te nje shoqe. Sa do te hidhte ajo valle? Te hidhte sa te hidhte, une ikur do te kisha, por ama kureshtja eshte gje e madhe... !

gje tjeter... do te merrja me qira nje qen (se ta blija s'do te kisha ku ta lija). Dhe vertet mendoj se do te shkoja i qete :)
 

katsune

cherry blossom
madje mendjen do ta kisha edhe te nje shoqe. Sa do te hidhte ajo valle? Te hidhte sa te hidhte, une ikur do te kisha, por ama kureshtja eshte gje e madhe... !

gje tjeter... do te merrja me qira nje qen (se ta blija s'do te kisha ku ta lija). Dhe vertet mendoj se do te shkoja i qete :)

Ti je esell kur i shkruan keto gjera? Dhe nese po, jane per te qeshur? Dhe nese po, te bejne edhe ty te qeshesh? Dhe nese po, ti je esell?

Gezuar joetisti! :)
 

TinkerBell

Papirus rex
madje mendjen do ta kisha edhe te nje shoqe. Sa do te hidhte ajo valle? Te hidhte sa te hidhte, une ikur do te kisha, por ama kureshtja eshte gje e madhe... !

gje tjeter... do te merrja me qira nje qen (se ta blija s'do te kisha ku ta lija). Dhe vertet mendoj se do te shkoja i qete :)
Hahah, epike!!
 

joetisti_

Locus omnem
Ti je esell kur i shkruan keto gjera? Dhe nese po, jane per te qeshur? Dhe nese po, te bejne edhe ty te qeshesh? Dhe nese po, ti je esell?

Gezuar joetisti! :)
ka raste qe shkrimet e mia ne menyre te pergjithshme, kur i lexoj nje here te dyte, apo pas ca kohesh me bejne te mbaj brinjet me dore. Por edhe me shkrimet e te gjitheve ju, me ndodh.

esell, esell. Vetem se here pas here, tek matesha te shkruaj kerkoja gishtat. Kerko andej e kerko ketej... pastaj kujtohesha qe i kisha ne dore. Te jete kjo nje shenje joeselliteti ? :)

Gezuar edhe ty katsune !! Nje vit te bukur per ty e per te gjithe ne albforum !
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ka ndodhur! Efektin domino ose efektin e jehones ose te voneses midis vetetimes dhe zhurmes se bubullimes, mund te permend si shembuj krahasimi me ate qe ka ndodhur me 2012. Ata qe kane qene ne epiqender e kane ndjere pasojen ndersa disa ne periferi ende jo.

Nje qiell i ri dhe nje toke e re! Ardhja e barabartesuesit! (the equlizer). Ky ishte dhe mesazhi qe u perpoqa te dergoja dhe per te cilen kontaktova dy organizata me aftesi pushtet mbajtese. Jo vetem nuk me degjuan por edhe me tallen, me bezdisen neper telefona, me sprovuan, me luftuan, me mbyllen te gjitha burimet e jetes, me mbyllen portat e punesimit, me derguan nje leter ku me ofruan miliona dollare, u perpoqen te perdorja gjuhen si arme, te me vinin fjale ne goje apo te me hiqnin fjale nga goja me qellimin final te mbyllja gojen nje here e pergjithmone.

Lutjen time te perditshme qe eshte ajo e Francois D'Assissi-t e zevendesova me lutjen e mbajtjes mbi supet e mi te gjithe ligesise se botes, qe per cdo te keqe qe te me benin, me efektin bumerang t'u binte vete ne koke. Prandaj nuk e kam te veshtire te kuptoje se kush me sulmon dhe per cfare arsye sepse e shikoj te manifestuar ne boten mbane, dhe,believe you me, une nuk e kam ate force ekzekutive per t'a bere, por kam forcen e ofrimit te perspektives legjitime per te justifikuar apo jo nje akt apo nje mendje kriminele te shkalles me te larte qe perdor ende fjalen si arme dhe imagjinaten Ultra Super te semure per te manifestuar dukuri te peshtira, te pafalshme, skandaloze. Ai njeri i cmendur, i mbyllur, i shemtuar deri ne ate pike sa te mos kete qene ne gjendje te veproje ne jete eshte megjithate edhe vjedhesi me i madh i identitetit sepse ka ne gjak, si puna e hienes, qe ushqehet me te mbeturat e prese se luanit, te gjurmoje dhe te imitoje gjene me te bukur qe ka ekzistuar ndonjehere. I fundit pa veten ne pasyqyre dhe ndersa krahasoi dhe refuzoi partneret qe iu ofruan, (si njeri i kompletuar) vendosi te largohet nga tufa dhe te jetoje i vecuar ne boten e vet ndersa gjeja e shpifur, e kerrusur, me nje penis sa gishti i vogel i dores, kur pa se te gjitha e refuzuan, si puna e dhelpres qe tha se rrushi nuk ishte i mire kur nuk e arriti dot, vendosi te shoh vetveten duke perdorur si pasqyre njeriun e bukur dhe te imitoje burrerine, epersine, egon, zgjuarsine, superioritetin, refuzimin si edhe midis te tjerash edhe mungesen e deshires per te bere autobiografi. I pari eshte i pasur. I dyti JO. I pari edhe pse rralle, fjalen e ka te qarte, te rrjedhshme, te pandare. Te paturbulluar si uji qe pime! Si diell dhe drite qe t'i tregon te gjitha te mirat a te metat! Fjala e te dytit eshte e turbulluar, e paqarte, e pakuptueshme dhe e ndare si e dale nga goja e nje gjarpri me gjuhe dy degeshe. Femra imagjinare e tij eshte mazogiste, e semure, dredharake, armike e gjinise femerore, hakmarrese, tunduese dhe ndrron identitet. Menyra e imagjinates se aktit te dashurise se te dyve eshte e semure deri ne vjellesi. (Filmi 9 jave e gjysem eshte nje manifestim i kesaj imagjinate).

Shembulli me i thjeshte qe mund t'ju jape me keqkuptimin ose ngaterrimin e te parit nga i dyti ose te pares nga e dyta eshte dhembja e stomakut. Kur me dhemb stomaku dhe pi sode buke e cila eshte alkaline dhe bazike dhe ka efekt te neutralizoje aciditetin e stomakut, kur qetesohem them se kisha te drejte por kur e njejta dhimbje stomaku nuk me qetesohet atehere une pi nje luge uthull, e cila sherben si enzime ose acid per te me ndihmuar ne procesin e tretjes. Ndodh qe trupi me alkanizohet (sikur te kem bere kuren e limoneve) dhe vjelljet jane konvulsive.

Kush ka zgjuarsine te kuptoje kush eshte njeri dhe tjetri dhe te dalloje ndryshimin KOLOSAL midis te dyjave eshte nje nga ato pak gjera qe me intereson te gjej, identifikoj dhe t'i fus ne grupin tim besnik.

Ne vitin 2012 kur isha e bindur se kisha vetem 24 ore jete, u luta te mbaja vetem ligesine mbi vete, por ajo duhet te jete aq e madhe dhe futet ne aq shume porta dhe vrima, sa qe me doza te vogla i ngre si shqiponje ne qiell dhe i plas pa meshire sepse mbroj ardhmerine e jetes se femijeve te mi e te gjithe femijeve te botes te cilet midis te tjerash pedofilizohen nga qenie te tilla. Imagjinate e semure. E semure!

Dhe cdo dite ne krahe ndjej nje shpirt te bardhe si bore qe me riperterit nga nje cike. Dikush me ofron shpirtin e vet te me ringjalle. Harron se une jam ende SEMI - TRUP.
 

joetisti_

Locus omnem
Nuk ekziston një gjë e tillë :p
Jepi kohe! Si duket nuk di te vendose per llojin e unazes qe do te bleje :).

(tema) do te shkruaja ketu ! Nder te tjera do te thoja: Nuk duhet ta kete patur te veshtire jeta qe me solli ne kete ekzistence, dhe nuk do ta kete te veshtire te me sjelle prape.
 

TinkerBell

Papirus rex
Jepi kohe! Si duket nuk di te vendose per llojin e unazes qe do te bleje :).

(tema) do te shkruaja ketu ! Nder te tjera do te thoja: Nuk duhet ta kete patur te veshtire jeta qe me solli ne kete ekzistence, dhe nuk do ta kete te veshtire te me sjelle prape.
Kur të bie bora e kuqe :D
 

joetisti_

Locus omnem
Kur të bie bora e kuqe :D
Paske shume pretendime ti, dashke edhe bore te kuqe ne dasme :p Po he se do ta plotesojme deshiren. Do te vij une me keta te forumit dhe pjesen para shtepise tende do ta bejme te kuqe flake. Do te te bejme edhe nje burre debore te kuq :D

(tema) Do te gjendesha ne ndonje biruce. Sepse do te tentoja nje udhetim lakuriq, por do te me kapnin e do te me mbanin brenda... deri sa te vdisja.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Po kaloja nje fundjave te kendshme me familjen e nje shoqes time nga Vajkani i Fierit. Ate m'a kishin ngarkuar ne patronazh per faktin sepse vinte cdo mengjes nga fshati per te qene nxenese ne nje shkolle qyteti. Prinderit i kishte te arsimuar dhe i ati ishte drejtor shkolle ne fshatin ku jetonin. E bija kishte talent per pikture dhe per t'a mesuar me qytetin ku ndodhej edhe shkolla e mesme (liceu) e arteve te bukura ku ajo do te konkurronte ata vendosen t'a mesonin te bijen gradualisht me kete tranzicion. Patronazhi im ishte i tille qe ne rast kushtesh meteorologjike te pafavorshme per te, per te udhetuar drejt fshatit, ajo do te gjente strehe ne shtepine time. Njohja e prinderve te mi me te sajet ishte edhe baza e patronazhit.

Ne kete fundjave te bukur qe po kaloja ne fshat ndodhi ajo qe la mbresen me te madhe ne memorjen time.

Kur po kalonim neper fermen e tyre te vogel vura re nje tip stalle te braktisur ne brendesi te se ciles dukej nje kat perdhes. Ajo e trishtuar me tha se qeni i tyre ishte duke dhene shpirt aty. U habita pa mase. Ne nje fare menyre e dija. Ne kishim mace. Gjithnje kemi pasur mace. Para se te ngordhnin ato zhdukeshin nga shtepia dhe fshiheshin ne pyllin qe kishim prapa pallatit i cili ndodhej ne nje tip lugine krijuar nga rrjedhja e lumit Gjanice. Mami i merrte gjithnje dhe i linte ne ballkon te ngordhnin aty. Ajo nuk n'a lejonte te shihnim vdekje, por duke qene personel mjeksor dhe e mesuar me vdekjen ajo tentonte te lehtesonte dhembjet e vdekjes me injeksione me baze morfine.

Qeni i shoqes time kishte gjetur nje vend privat per te vdekur me dinjitet. Sipas saj qeni i saj i meparshem kishte hapur vete gropen e tij dhe kishte vdekur aty pa lene gjurme per jetesen e vet.

Kjo eshte karakteristike e njerezve me te vertete profete.

Real masters nuk lene prova te varrit te tyre. Mungesa e varreve te tyre eshte nje lloj prove qe ata lene per "mrekulline" e kalimit fizik ne boten e metejshme. Ndjekesit e tyre e zevendesojne masterin e tyre me njeriun me te ngjashem me te. Kjo eshte predispozite. Nuk eshte vetem ceshtje aftesie por edhe njekohesisht ceshtje perngjasimi fizik midis tyre gje qe provon strehimin e te njejtit shpirt ne dy ose me shume trupa te ndryshem.

Masters te tille nuk njohin masters dhe nuk drejtohen prej te tjereve. Ata nuk drejtohen nga mjete te medias apo kompjuterit. Ata drejtohen vetem nga shpirti i shenjte dhe eshte pikerisht kjo ajo qe dallon nje real master nga nje master krijuar ne menyre artificiale nga nje grup i organizuar i ashtuquajtur fetar.

Per te ardhur tek ceshtja ne fjale. 24 ore para vdekjes time do te kisha hapur gropen time. Do te isha veshur mire, do te kisha ngrene nje darke ne shoqerine e nje njeriu te mire, do kisha bere dashuri per here te fundit dhe pastaj do te isha futur ne gropen qe do te kisha hapur vete.


El
 
Top