Black and White

Eléonoré

Valoris scriptorum
upload_2016-11-23_21-6-57.png

Bota vërtetë është plot ngjyra, por realiteti shpesh herë është bardh e zi.

Kur thua bardhe e zi, TinkerBell, do te thote Gri apo jo? Vecse neqoftese doje te thoje ose bardhe ose zi. Eshte njesoj sikur te pyesin: «Ne cilen porte do te futesh ne porten me ngjyre te bardhe apo ne porten me ngjyre te zeze». Te siguroj nuk mund te futesh ne te dyja portat. Do te vije nje moment ne jete dhe do te zgjedhesh. Bardhe e Zi, si kostum vishen vetem arbitrat ne ndeshjet e futbollit per te treguar asnjanjesi. Nje gjykates vishet gjithmone me te zeza, per te treguar qendrim te prere.

Asnje nuk eshte ne gjendje te shikoj perspektiven GRI, pervec mirembajtesve te UNIVERSIT, parimi kryesor i te cilit eshte ruajta e jetes dhe i cili rrotullohet e rrotullohet dhe perputh ne menyre te mrekullueshme (e kam inat ndonjehere te perdor fjalen magji, sepse me kujton fallxhoret, orakujt, shtrigat, shtriganet dhe gjithe ata qe luajne me boten e shpirtit) gjithcka dhe gjithke qe ka gjetur perputhshmeri te plote e te padiskutueshme. Rendi perfundimisht vendoset ne baze te perputhjes se dy ose me shume gjerave dhe ne baze te qellimit (intentions) manifestuar nga pale te ndryshme ne momentin e angazhimit ne nje akt te caktuar. Nqs per shembull, nje zog i semure i cili po ndiqej nga dhelpra shpetoi sepse nje lope e cila e bezdisur nga rrotullimet e zogut rreth e qark i ben nje bajge persiper atehere do te vime ne konkluzionin se kjo eshte nje win-win-win situation kur jeta e te tre paleve eshte ne diskutim. Lopa shpeton nga bezdisjet e zogut, dhelpra shpeton sepse tretja e ushqimit (zogu) do t'i transmetonte nje virus fatal dhe zogu tashme i mbrojtur nga bajga e lopes e cila leshon nje afsh te ngrohte perfiton edhe nga nje ingredient i te ndyrave i cili ka edhe cilesi kurative. Por kjo nuk do te thote se te tre keta aktore do te vendosen ne te njejtin rend. Nqs qellimi i dhelpres eshte te marre nje jete atehere ajo futet ne «burg», ne qoftese qellimi i lopes eshte «eh t'a befsha mu ne maje te kokes qe te te ndyje dhe te dukesh si qelbesire» atehere lopa do te cilesohet si hakmarrese dhe prishese e reputacionit te zogut i cili normalisht eshte i paster. Zogu shpeton!

Djali im thote shpesh:«O ma ngjyrat bardh e zi nuk jane ngjyra» dhe une i pergjigjem: «po, por ato jane ngjyrat me qetesuese per syrin dhe vene ne pah e i japin bukuri ngjyrave te tjera».

E megjithate, TinkerBell, doja te theksoja se po te ndjek me shume vemendje per te pare reagimet e tua dhe me kenaqesi kam vene re se ne shume raste kemi shije te ngjashme. Po e pyesja veten «Si ka mundesi, nje vajze kaq e zgjuar te pelqeje dy postime te kunderta!» Une nuk jam ne gjendje t'a bej! Sepse jam shume kategorike. Pastaj mendova kjo vajze eshte asnjanjese dhe do te shperndaje «her fairy dust» mbi gjithke qe ka nevoje dhe e ka te nevojshme nje «LIKE», si shenje inkurajimi! Nese ky eshte qellimi yt, je fisnike.

Dola nga tema.

Eléonoré
 

Linux

think different
4a4352fa56556edd5d592685b61f2db4.jpg
 
Top