Përse disa persona tërhiqen nga një partner dominant?

Thamina

Papirus rex




Kërkimet tregojnë se zgjedhjet në jetën romantike janë më të ndërlikuara nga sa duken. Ja përse disa njerëz kërkojnë partnerë që i mbizotërojnë dhe që marrin vendime për ta
Psikologji
Jeni të tërhequr nga një partner që është në kontroll, i fuqishëm, i vendosur dhe që merr gjithnjë drejtimin? Apo preferoni dikë që është më pak mbizotërues? Përgjigjja do të varet nga gjinia dhe personaliteti juaj. Gratë preferojnë “djemtë e këqij” dominantë dhe disa burra preferojnë “vajzat e këqija”. Gra të ndryshme kanë arsye të ndryshme përse kërkojnë një partner dominues, ashtu sikurse të tjera kërkojnë të kundërtën.
Ka mënyra të ndryshme si një person është dominant, por kërkuesit e konsiderojnë mbizotërimin social si diçka që përfshin të qenët autoritarë, në kontroll dhe gjithnjë në kërkim të lidershipit. Megjithatë, të tilla karakteristika nuk lidhen gjithnjë me njerëzit e sjellshëm dhe që u interesojnë të tjerët.
Personat dominantë priren të jenë më të orientuar nga vetja dhe të mos preken nga ndjenjat e të tjerëve, tipare këto që shumica prej nesh nuk i kërkon te një partner romantik. Që dominantët të shihen si partnerë të dëshirueshëm, ata duhet të kombinojnë personalitetin komandues me disa tipare të tjera si vullneti për të qenë bujar dhe ndihmues. Gratë duan një partner që është konkurrues me të tjerët, por që i trajton ato mirë.
Psikologët evolucionarë pretendojnë se femrat preferojnë partnerë dominantë sepse të tillë burra kanë gjene superiore. Provat kanë treguar se gratë preferojnë burra dominues kur ato vetë janë në pikën më pjellore të ciklit menstrual, ndërsa burrat nuk kërkojnë po sipas kësaj mënyrë gra dominante.
Kërkimi i ri i Gilda Geibel dhe kolegëve të saj shkon përtej këtyre shpjegimeve evolucionare, që përqendrohet vetëm në dallimet gjinore dhe ekzaminon si karakteristikat e personalitetit tonë ndikojnë preferencën e partnerëve dominantë. Kërkuesit spekuluan se nëse një partner pasiv, por i sjellshëm shihet si “i mërzitshëm”, atëherë njerëzit që kundërshtojnë mërzinë në jetën e tyre do të kërkojnë partnerë dominantë.
Ata parashikuan se njerëzit që kërkojnë të renë dhe aventurën, si dhe eksperienca të rrezikshme kanë më shumë gjasa të preferojnë partnerë dominantë. Ata kërkuan edhe mënyrën si ndikon ankthi, veçanërisht për femrat, në këto preferenca.
Në një studim, 172 të rritur gjermanë plotësuan pyetësorë personaliteti dhe më pas matën preferencat për një partner dominant. Pjesëmarrësit vlerësuan se sa shumë janë dakord me deklarata si “Një burrë/grua shumë i/e sjellshme është shpesh i/e mërzitshëm/me”, “Më pëlqen kur partneri/ja merr drejtimin në lidhjen tonë” dhe “ndihem i/e tërhequr ndaj grave/burrave nën kontroll”.
Për të vlerësuar kërkimin e sensacionit, pjesëmarrësit plotësuan një matës të këtij tipari, që përfshin katër kategori:
  • Emocioni dhe kërkimi i aventurës. Tendenca për t’u përfshirë në sjellje që shmangin frikën si për shembull hedhja me parashutë dhe ngjitja e një mali.
  • Përfshirja në sjellje impulsive si droga, alkooli apo seksi i pambrojtur.
  • Kërkimi për eksperienca. Kërkimi i eksperiencave më pak të rrezikshme por që të entuziazmojnë, eksperiencave të reja si udhëtimi apo eksperiencat artistike.
  • Ndjeshmëria ndaj mërzisë. Tendenca për t’u mërzitur shpejt dhe nevoja për të pasur stimulim të vazhdueshëm nga të tjerët ose nga ngjarje.
Rezultatet treguan se ata që kërkojnë eksperienca nga të dyja gjinitë ishin më të prirë të preferojnë një partner dominant. Veçanërisht, ndjeshmëria ndaj mërzisë dhe shfrenimi lidheshin me një preferencë për partnerë dominantë, ndërsa dëshira për emocion nuk lidhej me këtë dëshirë.
Kjo do të thotë se ata që mërziten lehtë dhe që përfshihen në sjellje impulsive mund të zgjedhin partnerë më dominantë. Partnerë të tillë mund të ofrojnë entuziazmin që ata kërkojnë të jenë të stimuluar.
Kërkuesit ekzaminuan nivelet e përgjithshme të ankthit te pjesëmarrësit. Në veçanti, ata hipotetizuan se femrat që kishin më shumë ankth mund të preferonin partnerë dominantë për mbrojtjen që ato kërkojnë.
Rezultatet e tyre zbuluan se kishte dy lloje femrash që preferonin partnerë dominantë, ato që shfaqnin mërzi dhe ankth. Këto tipare nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, duke ofruar prova se këto dy lloje femrash mund të kenë motive të ndryshme që kërkojnë partnerë dominantë.
Femrat në ankth duket se preferojnë partnerë dominantë sepse ata i ofrojnë mbrojtje dhe siguri, ndërsa femrat që mërziten shpejt për shkak se ata janë entuziazmues.
Jo të gjitha femrat në ankth preferojnë partnerë dominantë. Për të qenë sa më pranë së vërtetës lini mënjanë stereotipat dhe njihini personat nga afër.
 

joetisti_

Locus omnem
Ne fakt, nese jo dominante fizikisht, edhe mashkulli e kerkon femren me nje lloj "fuqie". Kur ka nje aftesi te vecante, apo kur eshte e pushtetshme, eksiton(jo vetem seksualisht) pa mase !
 

Airbourne

Papirus rex
Keto jane recensione gazetash.Ne jeten REALE ka dhe femra qe impresinohen nga meshkuj TIPIKE ROBOTE pa pike afiniteti.Dhe keta jane me te merzitshem se ata qe kane ne shtepira.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ne fakt, nese jo dominante fizikisht, edhe mashkulli e kerkon femren me nje lloj "fuqie". Kur ka nje aftesi te vecante, apo kur eshte e pushtetshme, eksiton(jo vetem seksualisht) pa mase !

Me thoni cfare eshte «fuqia» per ju dhe une do t'ju them nese e kam ate «fuqi». Ky postim, (me qe mu dha rasti njatjeta joetisti...miresejugjeta) me solli ndermend filmin «A few good men», ku karakteri i Jack Nicholson i drejtohet Tom Cruis-it (jo fjaleperfjale por me c'me kujtohet) duke i thene se ka dicka eksituese kur «your commanding officer» eshte grua, por do te duhej nje presidente e vendit qe te eksitonte nje ego te madhe sa ai vete. Dicka e tille.

Dy instinktet e para bazike te njeriut te lashte i mbledhur ne tufe te perzier meshkuj-femra prane zjarrit ishin: ushqimi dhe maredheniet seksuale. Kur i pari mashkull vecoi nga tufa vetem nje femer krijoi edhe luften e pare, per arsyen e thjeshte te lindjes se ndjenjes se «pronesise» mbi objektin e tij te afeksionit. Ai nuk lejoi mashkull tjeter ta prekte ndonese edhe pse duhet te luftonte per kete qellim. Fillimi i monogamise???
Femra, duam apo nuk duam nuk ka te njejten fuqi fizike si mashkulli, keshtu qe dominimi fizik eshte i pamundur nese nuk eshte i preferuar ose edhe i kerkuar nga mashkulli vet. Mungesa e forces se jashtme e detyroi femren te zhvillonte fuqine e brendeshme dhe ne raste pakenaqesie nga ana e saj edhe t'a ushtronte kete «force» per te kontrolluar «ate lloj ushqimi». Mijevjecare kane kaluar dhe sot jemi aty ku jemi ose sic thone disa jemi katandisur deri ne kete pike. Sot shume burrave nuk u pelqen aroma e «frutit» qe kane ne shtepi, keshtu me pretendimin e barkboshit do te «haje» ne pune ose restorante ose ne shtepite e sekretareve por edhe shume gra «u dhemb koka» per te gatuar dhe i nisin burrat ne pune te paushqyer. Eshte bere per te qeshur apo per te qare???? Sic duket sot, me cfare kam degjuar, njerezit nuk kane qejf vetem nje lloj fruti. Ata duan sallate frutash.
 

gurax

Pan ignoramus
Mijevjecare kane kaluar dhe sot jemi aty ku jemi ose sic thone disa jemi katandisur deri ne kete pike. Sot shume burrave nuk u pelqen aroma e «frutit» qe kane ne shtepi, keshtu me pretendimin e barkboshit do te «haje» ne pune ose restorante ose ne shtepite e sekretareve por edhe shume gra «u dhemb koka» per te gatuar dhe i nisin burrat ne pune te paushqyer. Eshte bere per te qeshur apo per te qare???? Sic duket sot, me cfare kam degjuar, njerezit nuk kane qejf vetem nje lloj fruti. Ata duan sallate frutash.

Specia njeri, ne vazhdimesine e vet evolutive biologjike, ben pjese ne nje familje shume me te madhe gjitaresh, te cilet karakterizohen te gjithe nga nje menyre jetese ku individi eshte pjese e nje grupi. Mijera vjet jane nje hicasgje kur vendosen krahas nje historiku te nje tradite fantastikisht te vjeter per nje jete si pjese e nje shoqerie (mund ta quajme edhe sociale) qe matet me miliona vite.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
I dashur Gurax,

A mendoni se ka nje perfundim te vazhdimesise evolutive biologjike te species NJERI?

Perfeksioni nuk qenka arritur? Nqs jo ne duhet te jemi akoma si ato frutat e papjekura aguridhe dhe presim te maturohemi deri ne vjelje. Pas nje pjekurie te arritur ka degjenerim, kalbje, dhe korrupsion...qofte si qenie biologjike, qofte si qenie shpirterore...
Te fala,
Eléonoré
 

gurax

Pan ignoramus
Eléonoré, nuk mendoj se ka ndonje perfundim ne vazhdimesine evolutive biologjike te njeriut . "Tani" eshte thjesht nje moment ne ekzistencen e kesaj specie, ashtu sic para 1 milion vjetesh "Tani" ishte para 1 milion vjetesh per ata qe jetonin ne ate kohe. Pas 1 milion vjetesh te tjere do te behet perseri i njejti arsyetim. Dhe do te ishte disi arrogance nga ne qe jetojme ne kete "Tani" qe te pretendojme se kemi arritur perfeksionin. Ata pas 1 milion vjetesh do te jene ne gjendje ta deshmojne te kunderten, me te njejten lehtesi sic ne deshmojme te kunderten per cdo pretendim perfeksioni para 1 milion vjetesh.

Nga kjo del natyrshem se perfeksioni nuk eshte arritur. Dhe madje nuk do te arihet ndonjehere, sepse perfeksioni eshte deri me sot nje utopi. Dicka qe arrihet ne fund te nje rruge infinit te gjate. Atje po, do e arrijme perfeksionin, jo vetem ne por cdo gje.
Pavaresisht cfare analogjish ne mund te sjellim, duhet ne cdo cast te jemi te vetedijshem qe jane perhere analogji dhe heret apo vone do duhet te heqim dore prej analogjise dhe te vazhdojme te merremi me ate cfare po shqyrtojme, ne rastin konkret njeriun dhe vazhdimesine e tij evolutive. Nese pas kesaj faze ku ne jemi, do te dale se do te kete degjenerim, kalbje, korrupsion, edhe biologjikisht apo edhe shpirterisht, kjo perseri eshte evolucion. Rezultatet mund te mos jene ato qe do donim te ishin, por ne fund te fundit kjo nuk varet nga deshirat tona. Evolucioni, si biologjik ashtu edhe shpirteror, nuk ka kuptim, nuk ndodh, pa realitetin perreth apo pa ambientin rrethues, qofte fizik apo shpirteror. Ne te dyja rastet, nese gjendja pas nje casti te caktuar te dhene (qe per thjeshtesi mund te merret e tashmja) do te jete ose kalbje ose shkelqim me i forte, kete do e vendose pikerisht ndermaredhenia "njeri - ambient rrethues". Keshtu ka ndodhur perhere, dhe me cdo gje.

Dullie, per secilin, tjetri eshte pjese e ambientit. :p
 

gurax

Pan ignoramus
Cfare eshte kjo, dominance ne numra kur kriteri diferencues eshte gjinia? :eek:
Pavaresisht sasise kundra, une do perpiqem per fitore. :p
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nje dite duke shetitur qenin ne park pashe nje lule te bukur te verdhe te fshehur ne mes te ferrave. Lule te tille nuk kisha pare kurre. Me erdhi per te qare. Ekzistenca e saj filloi vetem sepse une e pashe, e zbulova e deshmova. Nuk me intereson ne se nje peme qe bie ne mes te pyllit ben zhurme apo jo kur bie. Kete argument duhet ta kesh degjuar kur debatuesit duan te percaktojne dominimin e ekzistences subjektive vis a vis objektive. Cfare ka ndodhur para 1 milione vjetesh? Cfare do te ndodhe pas nje milione vjetesh? Mua me thene te drejten nuk me intereson, sepse nuk mbaj mend te kem qene para nje milione vjetesh dhe nuk e kam idene se cfare do te ndodh pas nje milione vjetesh. Por TANI-ja dhe KETU-ja me ndihmojne te shikoj perfeksion total te ketij planeti, kjo anije perfekte kozmike mbartese e ne njerezve drejt te panjohures, se ardhmes. Ne se kjo anije eshte me perfekte se ne lundertaret e saj atehere «Bir Selman i nenes ke te qaj me pare». Dikush, dikur kur e krijoi apo ndertoi tha : Le ta mbushim me majmune dhe te shohim se si do te evoluojne.

Memorja e NJEREZIMIT eshte vetem disa mijeravjecare...e imja vetem pak dekada por ne kete jete te shkurter tokesore jam mahnitur kur kam pare shnderrimin e shkembit ne diamant, te metalit ne ar, te molluskut ne perle dhe te ndergjegjes njerezore ne nivelin me te larte te saj, gati hyjnor. Me modestine me te madhe, do te deshiroja te konservoja dhe te fusja cdo gje «te pjekur» ne nje kuticke dhe mbi te te vija vulen: « Gati per transferim ne ate bote ku te vertetat jane te verteta per sot, per mot, per nje mije vjete apo per nje milione».
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Hey gurax,
Sa per evolucion biologjik, nuk jam ne gjendje te perfytyroj qenie me te bukur se NJERIUN. Le te mos perpiqemi te riparojme dicka qe nuk eshte e thyer.

Te fala,
Eléonoré
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Cfare eshte kjo, dominance ne numra kur kriteri diferencues eshte gjinia? :eek:
Pavaresisht sasise kundra, une do perpiqem per fitore. :p

Edhe nje gje te fundit,

Me pelqejne shume meshkujt kompetitive ne debat dhe fakti qe denjove te me merrje ne konsiderate ka vlera te medha per mua. Thone qe fitorja ne cfaredo lloj forme per nje mashkull eshte tregues potence dhe sherben si afrodiziak per shume femra qe preferojne fitimtare.

Persa i perket temes ne fjale, personalisht preferoj qe iniciativa te merret nga mashkulli por nuk me pelqen as te kthehem ne gomar ose ta bej gomar. Ne krah te njeri-tjetrit...

PS Per mua nuk ishte asnjehere konkurrim, thjesht demonstrim malli per nje muhabet alla-shqiptarce ne kete «tavoline» elektronike.

Pershendetje te perzemerta.
 

gurax

Pan ignoramus
Fuqia e perfytyrimit eshte vetjake, ashtu si edhe mendimet e gjithsecilit. Si dhe, ketu nuk po shoh ndokend te perpiqet te riparoje asgje. Me teper tema dhe diskutimet ne te perpiqen te kuptojne dicka qe ndodh, sesa te riparoje ndonje difekt te perceptuar me kete dicka qe ndodh. Ne menyre specifike, me fenomenin se disa persona terhiqen nga nje partner dominant.
:)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Fuqia e perfytyrimit eshte vetjake, e vertete kjo gurax, pervecse sot kam frike se ekspozimi jashte mase i praktikave ne internet apo television (dhe kjo eshte konstatim ) i le shume pak vend fantazise se individeve te lekunden me ndjenjen sic lekundemi me muziken kur e degjojme. Trupi i njeriut apo edhe truri kur merr te gatshme nga jashte dicka e humbet aftesine ta prodhoje apo ta perfytyroje vete. Keshtu, duke pare dicka dikush i/e virgjer apo flete e bardhe ende e pashkruar me eksperience do te mendoje se ajo qe shikon eshte normale dhe do do t'a ndjeke si recete pa e ndjere dhe pa e ditur se nje praktike apo tjeter mund te jete denigruese per partnerin apo partneren.

Si e mendon ti?
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Keto jane recensione gazetash.Ne jeten REALE ka dhe femra qe impresinohen nga meshkuj TIPIKE ROBOTE pa pike afiniteti.Dhe keta jane me te merzitshem se ata qe kane ne shtepira.

Hey Airbourne, njatjeta

Kush nga ju e ka pare filmin «Analyse this» dhe «Analyse that»? Kur karakteri i Roberto de Niros (mafioz italian) ne konfidence te plote i hapet psikoanalistit, permendja e kompleksit te Edipit nga ky i fundit shkakton nje nga skenat me te cmuara per mua. Habitja e Niros eshte shembulli me tipik qe mund te ofroj per cvirgjerimin e nje koncepti te shenjte deri atehere te panjollosur te ndjenjes afektive qe ai ushqen per te emen. WTF e si mund ta heq nga mendja nje gje te tille thote ai. TABU. TABU. Imagjino te ngelesh sy shqyer kur degjon dicka per te cilen nuk te ka shkuar kurre mendja. Por ajo qe ka me teper rendesi ketu eshte kur Niro flet per te dashurat dhe marrdheniet jashte martesore. Per ate eshte shume normale kur thote se ai kurre nuk mund te ushtroje praktika liberale seksuale me te emen e femijeve te vet. Mos valle ai e shikon te shoqen si shenjtore dhe te dashurat si, me falni per shprehjen, kurva? Mos valle marrdhenia jap para-jep sherbim i blen atij te drejten e shprehjeve te fantazive me te egra qe ka dhe kjo pa u gjykuar, pergojuar apo ne rastet me ekstreme per tu perdorur kundra tij ne organe ligjvenese? Eshte frika, mungesa e besimit apo turpi ndaj partnerit apo partneres ? Si thua edhe ti AirBourne, ate qe kerkojme e kemi shpesh perpara syve tane. Ajo apo ai qe jane me te ndrojtur apo me te fshehur jane shpeshhere me zjarr dhe kane me teper pasion nga brenda. Letrat me te bukura te dashurise (Silk) ai i mori nga gruaja e vet. Konstatoj me keqardhje sot se shume njerez qe meritojne lumturi e gezim dhe mbi te gjitha dashuri jetojne te vetmuar per arsye ndoshta te nje keqkuptimi te madh, te madh...

Meshkujt jane po aq te ndjeshem sa ne femrat. Ndonjehere ne te brishta fizikisht kerkojme te gjejme Herkulin. Ndoshta sepse kemi nevoje te ndihemi te mbrojtura e te sigurta. Pavaresisht nga disfata ne marrdhenien time kurre nuk e humba shpresen tek miresia e gjinise dominuese fizikisht dhe i mbroj me te njejten fuqi sic mbroj edhe gjinine time per arsyen e thjeshte se kisha nje AT, kam nje vella, kam edhe nje bir.

Out dhe Naten e Mire!

Eléonoré
 

gurax

Pan ignoramus
Fuqia e perfytyrimit eshte vetjake, e vertete kjo gurax, pervecse sot kam frike se ekspozimi jashte mase i praktikave ne internet apo television (dhe kjo eshte konstatim ) i le shume pak vend fantazise se individeve te lekunden me ndjenjen sic lekundemi me muziken kur e degjojme. Trupi i njeriut apo edhe truri kur merr te gatshme nga jashte dicka e humbet aftesine ta prodhoje apo ta perfytyroje vete. Keshtu, duke pare dicka dikush i/e virgjer apo flete e bardhe ende e pashkruar me eksperience do te mendoje se ajo qe shikon eshte normale dhe do do t'a ndjeke si recete pa e ndjere dhe pa e ditur se nje praktike apo tjeter mund te jete denigruese per partnerin apo partneren.

Si e mendon ti?

Per kete gje fare mire mund te perdoret libri. Ne lexim mendja nuk eshte pasive duke marre te gatshme vizionin qe paraqitet ne massmedia, por merr pjese ne ndertimin e asaj fantazie qe ka ndertuar autori. Autori e ka ndertuar nje here dhe shkruar ne liber. Lexuesi e lexon kete liber dhe e rinderton edhe nje here ne mendje.
Nje praktike e ndjekur si recete nga dikush qe mund te jete denigruese per tjetrin mund te kete lindur nga shume faktore, nuk eshte se vetem massmedia eshte ne gjendje ta luaje kete rol. Psh: une mund te kuptoj mosinteresin e cdokujt ne lidhje me cfare ka ndodhur para 1 milion vjetesh. Por, nje kembengulje per te qene i mosinteresuar apo as per te pranuar (recognize) vleren dhe peshen e efektit te ketij 1 milion vjeteshi ne pikerisht ate qe eshte sot ky intelekt i cili eshte kaq i zhvilluar sa edhe te refuzoje te pranoje logjiken argumentuese te demonstrimit per pikerisht ate cfare e solli ne kete gjendje TANI qe ti zgjedh ta quash perfekte, edhe kjo fare mire mund te quhet denigruese, per inteligjencen njerezore; dhe ndoshta per partnerin apo partneren qe me te drejte jane te mendimit se jane qenie njerezore inteligjente.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Per kete gje fare mire mund te perdoret libri. Ne lexim mendja nuk eshte pasive duke marre te gatshme vizionin qe paraqitet ne massmedia, por merr pjese ne ndertimin e asaj fantazie qe ka ndertuar autori. Autori e ka ndertuar nje here dhe shkruar ne liber. Lexuesi e lexon kete liber dhe e rinderton edhe nje here ne mendje.

Dakort!

Degjo, se pari e mbi te gjitha dua te di nese po flasim per te njejten gje.

Nese te kuptoj drejt a mos valle do te thuash se nuk je ne gjendje te shikosh perfeksion per arsye se te njejtat praktika qe u perdoren para mijera vjeteve kur njerezit jetonin ne tufa, ti i shikon te manifestuara sot ne shoqeri ne formen e orgjive te tre a me shume partnereve?

Mos valle do te thuash se mosinteresimi im per shkaqet e ketij degjenerimi eshte i pajustifikueshem ose i pafalshem?

Po sikur une te them se mosinteresimi im vjen per arsyen e thjeshte sepse e DI kush jane ?
 
Top