Pare ne kuptimin para, napolona, leke etj. apo pare ne kuptimin me Pa, me Shiku ?
Ju nuk keni avatar dhe nuk jam ne gjendje te dalloj nese jeni mashkull apo femer, sidoqofte pak rendesi ka. Mua me ka ndodhur te dashuroj vetem me nje veshtrim. Koke e kembe. Pa thene fjalen me te vogel. Ishte veshtrimi i syrit. Thone, eshte dritarja e shpirtit. Trupi i njeriut eshte i ndertuar ne menyre te mrekullueshme, jo te gjithe jane ne gjendje t'a dallojne, ndonjehere e ngaterrojne me magjepsje (infatuation), jo, eshte nje proces kimik qe ndodh ne trup dhe ndjenja qe e shoqeron nese e perkethyer ne fjale eshte: I perkasim njeri-tjetrit; Me perkit (Belonging). Ishte e dyanshme, reciproke dhe e menjehereshme. Pa fjale.
Derisa te mesoje te eci njeriu edhe do rrezohet nja dy here.
Deri sa te mesoje BEBI te eci edhe mund te rrezohet. Fjalet e para ne shqipe qe ne mesojme jane : TA - te shoh, DA-DA- me shetit, CES- Zjarr- i nxehte (mos ve doren) ose BUM- me ra (kujdes se mos bie). Ne moshe madhore, ne moshen e renies ne dashuri, «vrasja» ndodh, ashtu sic thoni edhe ju kur ndjenja nuk eshte e reciprokuar, por e njeanshme. Mua, personalisht nuk me ka ndodhur kurre te kem lejuar nje mashkull te bjere ne dashuri me mua. Per arsyen e thjeshte se t'a pres qe ne fillim, qe ne momentin e ngritjes se kokes. Une nuk jam nga ato qe te coje tek burimi dhe nuk te jap uje. Une, personalisht. Nese pala tjeter vazhdon te ushqeje ndjenje ndaj meje, atehere ky eshte vetem problemi i tij. Problemi sot qendron se njerezit luajne me ndjenjat. Dashuria e vertete nuk eshte loje. Me keqardhje
konstatoj, se ka meshkuj sic ka edhe femra qe joshin apo magjepsin palen tjeter vetem e vetem per glorifikim (vetelavderim) momental dhe do vazhdojne t'a bejne pa marre parasysh pasojat e demtimit rende te tjetrit. Dhe kjo, me duket papjekuri. Ndodh shume shpesh, gje qe eshte edhe normale, qe reciprociteti nuk ekziston. Pala refuzuese duhet t'a beje te qarte mungesen e interesin, qe ne momentin e pare, ndersa pala e refuzuar duhet te kete aq respekt dhe dashuri per vetveten sa te thote: «Aq me keq per ty! Ti nuk e di cfare ke humbur».
Fatkeqesisht, ne rastin tim, te permendur me siper, mashkulli ne fjale ishte teper i vonuar. Ai ishte i martuar. Ne fraksion sekonde, pas mesimit te ketij fakti, truri im qe eshte shume i fuqishem e mbyti ndjenjen me te bukur qe kisha njohur dhe qe kishte ekzistuar vetem per pak momente, sepse MORALI im, i ndertuar me tabu, nuk me lejon, midis shume te tjerash, te kem lidhje me nje burre te martuar apo te prish nje familje. PUF, ana e majte (mighty) e trurit triumfon. Ndergjegja triumfon. Por kjo jam une. Doja t'a percillja eksperiencen time per te ndihmuar dike qe mund te ndodhet ne nje situate te tille.
Fundmbremje te kendshme,
Eléonoré