Ca vargje nga unë,e panjohura!

e panjohura

Valoris scriptorum
Pse?

Nuk te erdha ne vizite
Forca me mungoj
Shum isha merzite
Me dimrin smund t'luftoj!

Bora m'i mbylli rruget
Qe me shpienin te Ti
U mundova te vije
S'ja dola asesi....

Mbeta e perlotur
Me zemer te thyer
Athua mos mendove
Qe shpinen ta kam kthyer??

Edhe po te vija
Cfar do shihja mi zemer?
Nje varr te mbuluar me bore
Mbi gur te gdhendur nje Emer!


As dheun s'do mund ta prekja
Do me pelciste kjo zemer!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Kot sa jetoj..........


Për shpirtin tënd po shkruaj vargje,
O Engjëll drite,ku më le?!
Rri e brengosur në këto pragje
Dhe pika e lotit grryen dhe.

S'gëzoj dot' festë,nuk më qesh buza,
Ty të kujtoj çdo çast e ditë.
Për ty më vjen si ëndërr muza
Atje më prit,o shpirt më pritë.

Çfar potret dheu?!..S'paska mëshirë...
Çfar mban mbi tok- s'po e kuptoj!
Të vi tek ty më ardhka mirë,
Të rri e gjallë,kot sa jetoj.......
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Nuk festuam kurr,,Shën Valentinin''!------


Unë dhe Ti i dashuri im
Nuk e festuam kurr këtë ditë
Për ne ishte gjithë jeta,,Shën Valentin''
E jo, vetëm një herë në vit!

Sa shkurt jetuam bashk zemër
Ani që u dashtëm aq shum
Shuaj mallin duke t'thirr në emër
E lotët më shkojn si lum!

Tek varri sot kur erdha
Një lule ta lash dhe ika
S'doja të më duket loti
Ah,sa shum u mërzita!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Jo nuk pres....----

Nuk pres dhurate nga Ti
Shum vite keshtu me gjene
Kjo dite e te dashuruarve
Tek une nuk e ka folen!

Une tek Ti do vije
Kete dite te jemi bashk
Le te din edhe toka
Sa shum jemi dasht!

Nje lule mbi varr
Dhe dy pika lot
Malli me ka marrë
Veshtirë e kam sot!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Nënë!-Urime ditelindja!-----17-shkurt......

Dite-data e lindjes Nene
Te lidhet me fitore
Nena ime e shtrenjt
Ne shpirt engjellore!

E pervuajtura ime Nene
Cfar te beje a s'me thua
A te qaj per Ty qe nuk je
A festen me e festua??

Tani kur po shkruaj
Syt i kam me lot
Neser do festojm
Ditelindjen t'uroj sot!

Neser do te sjelli lule
Por nuk do lotoj
E dij qe keshtu do me thoje
Qe tjeret mos ti lendoj!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
------Urime Nena ime!-------

Kam mall per thirrjen tende
Nuk me beson askush
Nene,sa embel me thrrisje
Me emerin perkdheles-Drenushe!

Drenusha jote o Nene
Mbeti me dhembje e pikllim
E Ti ke mbesen pran vedi o Nene
Thirre Drenushe,eshte pjese e trupit tim!

Nje lule mbi varr
Nje lot mbi ate dhe
Asgje tjeter nuk mund t'dhuroj
Keto dy gjera, nga une i ke!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
U mundova....

U mundova mos t'shkruaj per Ty
Te t'le t'pushosh i qete
Nuk ja dola zemra ime
Dicka ne shpirt me vret...

Pranvere,
Gjelbrove cdo skut te tokes
Mos harro t'gjelbrosh mbivarret
Ani qe jane ne anen tjeter t'botes!

E ti bilbil,
Kendo me zerin tend
Mos vajto te lutem
Vajtimi shum me dhemb...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
5.04......


Engjëllushë.....


Sot unë bashkë me qiellin
U zgjuam me lot ne sy
Eshtë ditëlindja jote
S'i ta festoj pa Ty?

Në vend të urimit
Shkruaj një përkujtim
Ti gjithëmonë do mbetesh
Engjulli i shpirtit tim...

Ngrita duart drejt qiellit
Një ofsham lëshova
A me shefë o Zot
Për së gjalli u përvlova..

Tani zemër e nënës
Lotin ta lash kujtim
Deri në takimin tjetër
Mbaje në përqafim.....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Në drithërimën e qiriut....

Sikur të mbështetësha mbi supet e tua,
frymë thellë të marr të t'them': arrita në shtëpi;
e zjarri në oxhak të kërcet vetëm për ty e mua
dhe muret e dhomës së zjarrit të na falnin nxehtësi!

Të shikojmë thellë në perla mëndafshi,
me rrahjet e zemrës të pëshpëriti ngadal'
mbarti mbi vete lotin e kripur nga afshi
sa do që mundohem,asesi t'i ndal'

Të t'prek shpirtin me buzët e tharë,
fryma e mjegullt ofshan: Për ty kamë etje;
dashuria jote e pafund ka për t'u mbyllur në sirtar'
nuk kam dy zemra, është vetëm një..e lodhur për vdekje!

Për mua, ngele dashuria ime e shtrenjtë...
ngela duke përsëritur me mija herë "Unë të dua'';
po dridhem s'i qiriu i vetëmuar, tek vendi i shenjtë .....
një jetë e tërë si një qiri digjem,athua digjesh ti për mua?!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Do iku....

Nëpërmjet erërave e stuhisë së zemrës
fiken dritat kudo,tani është errësirë
pika të mëdha të shiut si vesa e ftohtë
por unë nuk mund të qaj,qëndrojë sikur e ngrirë...

Nuk ktheja kokën t'mi shohësh lotët si shkojnë
rrugëtojë ngadalë poshtë rrugës pa mbarim
imagjinoja sytë e tu blu përgjumur që m'shikojnë
krijonin në shpirtin tim edhe më shumë trishtim...

Kamë ardhur në fund....çdo gjë thuase ndalon
nuk kamë kohë më shumë,vështirë e përballoj
çdo gjë që kishim ndërtuar...mbi ujëra noton
edhe penda ndalon shkrimin..thuase n'vend numroj'..
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Më kërko.......

Më kërko nën qepallat e mbyllura
atje do ta gjesh dashurinë time!
më kërko në duart e lutjes,
ndoshta edhe atje do më gjesh'
më kërko tek yjet në qiell,
tek dielli më kërko ....
në pikat e shiut që më përkëdhelin...
edhe atje mund të jem'....
më kërko në dëborë,
tek pëshpëritjet e erës!
ndoshta më gjenë tek një buzëqeshje
sikur të një fëmiu të butë.
më kërko në çdo gjë që shikonë,
në qetësi e në zhurmë...
mos thuaj se një engjëll
humbi diku në një turmë...
më kërko tek ëndërra që nuk do të ndalet.
natën dhe ditën,
në fshat dhe qytet ...
më kërko tek tekstet e bukura të këngëve,
tregime zanash,filma dashurie,
valle me hapa pa kuptim,
në pyjet, lumenjtë, detet
në liqene malore, lulet,
në krahët e fluturave shumëngjyrëshe,
në burime,e parqe kombëtare!
në të fshehtat e rrugëve të ndriçuara,
jam diku dhe unë e fshehur,
për këtë thirrje,kam nevojë,

Diku jamë duke pritur,më gjej'...
mua dhe gjithë dashurinë time!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Momente.......

Vetëm në një moment..
Yjet i hudhe mbi mua..
Unë shkëlqeja nga gëzimi,
Kur më pëshpëritje-Të dua.

Athua e din-je duke më munguar?


Në vetëm një moment
Vezulloje me buzëqeshje pafund
Kurse unë shkrihesha e tëra...
E dije që të doja aq shumë...

Athua e din që jeton brenda meje?


Në vetëm një moment....
Më sill' një ëndërr të plotë nga Ti
Do t'i duroj të gjitha goditjet e jetës
Më lejo...Tek ti dua të vij'.

E dij që ma ndjen zërin e heshtjes.....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
S'të titullova këtë herë...

Jeta në historinë tonë të fatit të lidhur
faqe e konsumuar,libra të reja zbulime
çdo fletë tashmë është shkruar,hidhur
sikur fati i lumenjve të thar'..jeta ime

Pa marrë parasysh sa e hidhur, kjo jetë
vetëm at kamë në mes të ngjyrës së gjallë
at nuk mund askush vec meje ta ket'
e mire e keqe,kështu e ruaj me mall'

Më thonë se mes të yllit është shkruar
që fati ynë është vetëm mes nesh
mund të mbaj atë si syrin e verëbuar
por fati përfundimtar,nuk doli dot në shesh'

Gjithëmonë e hidhur,asnjëherë ëmbëlsi
pjesa prej nesh, fund i jetës sonë
vdekja vjedhi fatin me shumë pabesi
por...prap do bashkohemi,herët apo vonë...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Kërkoj zemrën e humbur....

Në zemër të kam,po zemra ku më mbet?
ishte e mbushur plot me dashuri.
një dritë e besimit tim u shua,çdo gjë u tret'
shpirt trazuar ngela, duke qetësuar këtë aritmi....

Nga të qarët në dritë të hënës ...
si në mjegull syt gadi t'verbuar,
dëgjoj bilbilin që vajtonte,apo ja thonte këngës
për një dashurie të pambaruar.

Faqet e lagura nga lotët rrëke...
pikllimin nuk mund ta ndali dot
dua zemrën time,kërkoja pandërpre
të doja aq shumë,të kërkojë por...kot...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
''Shpirtit të vdekur''

Forcë nuk të ngeli,e dijë
zemra në heshtje po vdes,
pran teje s'mund të vijë
shpirt i urtë e i pashpresë....

Nëse sonte mund të shkosh
nisu të lutem sa më parë,
dhembje zbehur do frymosh
dëshirë e madhe,por shpirtvrarë

Jam duke pritur me besnikëri
vdekjen si një buzëqeshje e hidhur.
e ardhur për mua n'errësirën gri
brënda meje duke u dridhur....,

Je i mashtruar me shpresë dashurie
guximi i lumturisë një kohë humbur ,
ku vetëm në paqë të një përjetsie
qëndron plagosur...shërimi i pamundur.

Tani të flas me një zë të mekur
nuk di a e shef ditën e agimit
shpirti që është kaq gjatë i vdekur...
në heshtje pret vuajtjen e mallkimit
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Dy gota e jetë

Nëse pyesni pse kurrë nuk jamë dorëzuar
ndjenjat nga të tjerët pse i fshihja gjithëmonë
rebelimin e ndaloja duke u kufizuar
një shenjë të vetme s'të japë herët as vonë.

U largova nga e keqja e mëkateve të njeriut,

Nëse s'të shoh me plot admirim
Perëndia më dha forcën e hekurt
kështu futur në thellësi të shpirtit tim
të dashta shumë...por shkurt...

Ngelën gotat të zbrazura...pa asnjë jetë..

Sikur u përqafove me dashurinë e quajtur,Tokë,
jam e sigurt se e din... le zemrën pa rehati..
të dashta të dua edhe në at botë...
s'do ndalojë rrugëtimin,destinacioni je TI...

Për mua atëherë gotat mbushen jetë.....

Me një lutje të butë pëshpëris tëndin emër.
vetëveten mundohem t'a ngushëllojë....
edhe që mbaj plagë të madhe në zemër....
pyes veten time: Jetojë apo frymojë??

Sikur të mbushja ato gota me Dashuri....

Fjala jote e fundit ishte...,Përjetësi...
nuk e mbajte dot të shkretën këtë herë..
shpirtin e zemrën e kishe plot mirësi...
ike për të mos u kthyer kurr,as dimër as verë.....

Çfarë është tani? Gotat të mbushura vrerë....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Kujtime..

E bllokuar në mjegull
fytyre zverdhur sillem vërdall
vetëm një lëvizje e lehtë e dobët
jep shenja që jam ende e gjallë,

Edhe pse nuk ndij të ftohtit,
kohëzgjatja që shkon më ngriu
si hije mundohem të luaj nga vendi
mes gishtërinjëve shof,silueta njeriu...

Kjo më kujton të kaluarën
dhe ngadal më le të mbytem,
në varrin e kujtimeve qëndroj
dhe aty përgjithmonë po zhytem.....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Dikush gjithmonë ëndërron'

Gjithmonë dikush syhapur ëndërron
në natën mbushur plot trishtim ....
dikush duke thirrur emrin tënd jeton
përplasje dyersh,dhomë e ftohtë..ç'mjerim...

Mes katër mureve duke u shtrydhur...
zemra papritmas ndjen ftohësi..
prangat e vetmisë më mbajnë të lidhur
dikush me qëllim,të vran me pabesi...

Sytë gjysëm të mbyllur pa shkëlqim..
mysafir të vuajtjes ngelën përgjithëmonë..
vetëm tek zëri yt do gjeja shpëtim..
këtë natë të zymtë,n'kët orë të vonë..

Fjala jote këtë barrë do ma largonte..
krahët i kamë të lodhur,nuk arrij t'përqafoj..
shpesh ndihesha keq, askush s'më dëgjonte..
mundohem vetëveten me focë ta ngushllojë..
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Dikush gjithmonë ëndërron'

Gjithmonë dikush syhapur ëndërron
në natën mbushur plot trishtim ....
dikush duke thirrur emrin tënd jeton
përplasje dyersh,dhomë e ftohtë..ç'mjerim...

Mes katër mureve duke u shtrydhur...
zemra papritmas ndjen ftohësi..
prangat e vetmisë më mbajnë të lidhur
dikush me qëllim,të vran me pabesi...

Sytë gjysëm të mbyllur pa shkëlqim..
mysafir të vuajtjes ngelën përgjithëmonë..
vetëm tek zëri yt do gjeja shpëtim..
këtë natë të zymtë,n'kët orë të vonë..

Fjala jote këtë barrë do ma largonte..
krahët i kamë të lodhur,nuk arrij t'përqafoj..
shpesh ndihesha keq, askush s'më dëgjonte..
mundohem vetëveten me focë ta ngushllojë..

Na pikellove....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Mëshirë

Kam qenë e ,,verbër'' që nga lindja,
më mësoi jeta për mua shum e gjatë
çdo gjë më erdhi nga bindja
që duhet pajtouar me këtë shtërngatë..

Unë dhe Ti athua jetuam?
pyetje e shtruar nga mendja ime
kam qenë gjithmonë e bindur....
s'e nuk do ngelin vetëm kujtime....

Oh, sa miq të rinjë e të vjetër!
na shikonin me plot lakmi
Ideal ishim me gjithë zemër...
por...ja që ngelëm pa ardhmëri

Asgjë të pamundur nuk kërkova,
doja të isha e buzëqeshur edhe unë
gjithësesi që kurr nuk u dorëzova.
edhe që të humba,ende të dua shumë

Ke mëshirë për mua pse po më mundon?
dikur do shëndrrohem në hi e në pluhur...
e dijë që thërras kot,askush nuk dëgjon'
ndoshta duhet pritur momentin e duhur....
 
Top