Re: mendime casti

e panjohura

Valoris scriptorum
Njerëzit mendojnë se gjëja më e keqe është të humbasin njeriun që duan. Gabojnë! Gjëja më e keqe është të humbasësh vetveten ndërkohe që do shumë dike, duke harruar që edhe ne vetë jemi të rëndësishëm!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
E di c'ndodh me nje njeri kur e zhgenjejne vazhdimisht ? Kur ja vrasin shpresat disa here ? Shpirti i tij perplaset ne cdo zhgenjim ashtu sic perplaset nje xham ne cimento , behet copash, ne cdo perplasje krijohen copa edhe me te vogla derisa humbasin dhe nuk mund te copetohen me teper se aq.
Me pas ate njeri asgje nuk e zhgenjen , asgje nuk e lendon, asgje nuk ja shuan shpresat , sepse nuk beson me asnje...
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Isha shume keq.
frown.gif

Kisha nevojë për një fjalë, një përqafim,apo thjeshtë doja dikë ta kisha pranë. . Nuk ishte askush. . As ata që më premtuan që s'do më linin kurrë vetëm.....
 

joetisti_

Locus omnem
sikur te jetonin ne enderr edhe rralle te shihnim ndonje 'cast jete reale'. Do te tregonim: dje ne zgjim pashe nje 'cast jete reale te keqe'. U tmerrova. Do te pij kokrra qe te mos zgjohem me...
 

katsune

cherry blossom
orari i punes i nje mjeku te familjes random. ky i ben apo nuk i ben 8 ore gjithsej ne jave :eek:

Lunedi 09:30 - 11:30
Martedi 17:00 - 18:30
Mercoledi 17:00 - 18:30
Giovedi 09:30 - 11:30
Venerdi 11:30 - 12:30
Sabato chiuso
Domenica chiuso
 

katsune

cherry blossom
sa te ftohur dhe indiferente jane bere njerezit ndaj njeri-tjetrit. pak me pare kam trokitur ne 10 apartamente te ndryshme te pallatit sepse me duheshin celesat e bodrumeve poshte qe nuk kisha, edhe pse ne disa degjoja zhurme nga brenda dhe u thoja kush jam asnjeri nuk e hapi deren. mah...te ze frika te kerkosh ndihme nga te tjeret...
 

Hope

dans ton coeur
orari i punes i nje mjeku te familjes random. ky i ben apo nuk i ben 8 ore gjithsej ne jave :eek:

Lunedi 09:30 - 11:30
Martedi 17:00 - 18:30
Mercoledi 17:00 - 18:30
Giovedi 09:30 - 11:30
Venerdi 11:30 - 12:30
Sabato chiuso
Domenica chiuso
Nuk keke keq me orarin lol :p
Per me fjet boll :p
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
(Nuk jam adhuruese e tij por kur rastësisht lexova këtë e lashë vetveten ti nënshtrohesha dëliresisë së fjalëve kushtuar të pamundures dashuri..)

E kuptoj se
nuk ke ca me thu
edhe po te doje me m'fole
edhe sikur te me doje si te du
ti s'ke ca me m'thane
qe me m'shkru
na s'kena ndi asnji kange bashke
qe te kena me fole per kengetar
as nuk jena pa ne asnji fest
s'kena kcy bashke asiher ne te njejtin vend
as prej larg me shikime
qe te flasim per festa, e per kercimin.
S'jena pa asiher as ne nji dyqan teshash
qe t'me kerkosh sygjerime per fustane
per ngjyra, xhinsa, per bluza e kepuce,
s'jena pa as ne pazare
qe te dim te flasim per ushqimet e preferume,
as ne naj librari apo ne biblotek
s'ka na dashte fati me na lidhe
pra, as ca poezish pelqejm se dim
se nuk e dim ca autorsh admirojme
qe me fole per poezit
apo per romanet,
ne s'kena qesh asiher bashke
s'kena as si bajme komplimente buzqeshjet,
s'ja njohim njeni tjetrit as shijet per filma
se s'jena taku kurr ne kinema,
s'kena kalu asiher afer nji lulishteje
qe te kena me fole per lulet,
as per lokalet s'kena si flasim
se nuk e dim ku pim kafe,
s'ka kalu asnji rruge posht kameve tona
ne te njejten rastesi,
as shetitoret e preferume tonat
nuk kan nji muhabet per ne
se s'jena gjete asiher ne te njejtat,
ne s'kena prit asnji tren bashke
qe te kena me fol per destinacione
e per udhetime,
as nuk jena pa ne te njejtin plazhe
qe me fole per ujin
per notin
e per qetsin,
s'kena pa asiher fmi ne park bashke
se ne stolat e nji parku s'jena ule asiher
qe te pytena
a te pelqejne femit e vegjel?
A beson se jane vertet
nji shishe prej ajrit qe merr Zoti?
Ne s'njifena ma shum se n'andrren teme
qe ti t'kesh dicka me mthane.
Sa inad qe te du
pa pas guxim me t'thane.

Elhaid Cufi.
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Mos u stermundo t'i tregosh askujt arsyet pse duhet te qendroje prane teje. Cdokush qe e ndjen kapercen te gjithe lumenjte e heshtjes tende dhe e gjen vete uren qe ju bashkon brigjet...e ne mos e befte mos u hidhero, perkundrazi, gezohu qe dikush i cili/a nuk te meriton nuk eshte me pjese e jetes tende!
 
Top