Ne fakt ato vezet, ka disa teknika qe trajtohen me uthull soje perpara pergatitjes, qe ua heq pothuajse fare eren shpuese qe kane. Por dicka e tille sikur ju ndryshon pak edhe shijen... e kjo gje na largon pikerisht nga ajo shija karakteristike qe duam, e prandaj veza e qindvjecarit serviret fiks ashtu sic eshte, e patrajtuar.
une i provoj, pa problem. njehere isha e ftuar ne shtepine e gjyshes se nje shoqe ne kroaci dhe per darke ishin edhe prinderit e shoqes. babai i shoqes kishte hobby peshkimin dhe pervec peshqve na kishte folur edhe per nje lloj korali qe hahej i gjalle (duhej thithur ne fakt) dhe sipas tij kishte nje shije te vecante dhe te mire. na solli kete koralin ne darke, por te gjithe shtremberonin turinjte kur ai ua ofronte qe ta provonin. erdhi radha ime, ne ate moment me erdhi keq t'i thoja dhe une jo, dhe pranova qe ta provoj. atij iu ndricuan syte ndersa shoqja me hodhi nje shikim si te thoshte "je e sigurt ti qe do te provosh ate "schifezza"? mos e bej vetem per t'i bere qejfin babit tim" dhe tundte koken per te me dekurajuar. por une "trimja" nuk u zmbrapsa dhe e futa ne goje koralin pa e nuhatur fare se kisha frike mos me veshtirosej akoma me shume. shija ishte e tmerrshme, dhe akoma sot cuditem si e lavderonte babai i shoqes time
Ne fakt ato vezet, ka disa teknika qe trajtohen me uthull soje perpara pergatitjes, qe ua heq pothuajse fare eren shpuese qe kane. Por dicka e tille sikur ju ndryshon pak edhe shijen... e kjo gje na largon pikerisht nga ajo shija karakteristike qe duam, e prandaj veza e qindvjecarit serviret fiks ashtu sic eshte, e patrajtuar.
Shijet jane te edukuara si puna e gjuheve. Po te mesuan shqip, flet shqip, po te mesuan indisht, flet indisht. Po kshtu edhe me shijet. Sepse kur degjon japonezet qe thone sa e mire eshte nje lloj lakre e cuditshme qe e bejne turshi dhe qe ne shije eshte si karton i trashe me uthull dhe pak kripe, dhe kjo qe shoqerohet me pak wasabi dhe pak uthull soje me fara susami, atehere e kupton plotesisht ate qe ka thene ai babai shoqes tende ate dite, broken_smile.
Por ne lidhje me vezen e qindvjecarit, eshte dicka shume e cuditshme kur e sheh, shume ekzotike.
Gjen vend ne lloj lloj pjatash dhe efekti viziv qe i jep pjates mund te quhet deri edhe dramatik.
Eh broke ato ve me l** hic se hic,po ku mi ne kohe te drekes na i permend ca gjera te besdisshme ...Me mire te haj buken me buke bile as djathin se ato qe postuat ju .....
fiks dramatike jane keto vezet, gurax. ke gjetur fjalen e duhur une jam edhe kurioze t'i prek, sepse duken te buta dhe elastike si "gelatine" nga jashte. nejse, mjafton te jete e ngrenshme, atehere une jam e gatshme te provoj gjithcka
e panjohura, te buka do kthehesha edhe une pasi t'i kisha provuar keto buka per shijen dhe aromen qe ka eshte e pazevendesueshme
Po broken_smile, i kam provuar. Ashtu jane vertet ato, si xhelatine e si pelte transparente. Jane shume te ngjashme dhe te kujtojne qelibarin [amber] si material.
Ne ngjyre variojne nga ashtu si te kuqerreme apo bojkafe, e deri ne nje jeshile shume te erret, pothuajse e zeze. Varet si jane trajtuar ne pergatitje.
Me pelqen vertet kultura aziatike ne pergjithesi. Duke marre shkas nga ajo kineze fillimisht, e me pas eshte shume e veshtire te mos vazhdosh me tej tek ajo japoneze, koreane, etj.
Dhe keto vezet apo shish me karkaleca jane vetem maja e ajzbergut. Ja psh rast konkret, eshte kjo rruga ketu....
.... e kjo ketu cfare duket eshte nje hic, aq sa ka kapur aparati. Nuk arrij dot ta percjell sic duhet sensin e madhesise per te cilen flitet! Sepse ai rreshti me dyqane te vogla me fast-food (ku cfare e nuk ka!) nuk mbaron e nuk mbaron e nuk mbaron... e nuk ka fund, eshte absurd fare.
Ladies and Gents, welcome to DongHuaMen Night Market. Dyqanet e panumerta hapen vetem naten, pak para se te erresohet, dhe mbyllin kur fillon te gdhije.
Kjo siper eshte pjesa me dalje ne rruge kryesore, se ka edhe pjese mbrapa qe nuk duken, zona me rrugica qe nderthuren! Keshillohet busull me vete.
Meqe jemi ne kete muhabetin e Azise, asnjehere mos u nxitoni t'i thoni kinez nje aziatiku nese nuk jeni te sigurt se nga eshte. Mund te dale se eshte japonez apo korean. E njejta gje vlen kur i thuhet nje koreani qe eshte kinez apo japonez. Apo nje japonezi se eshte kinez apo korean. Mund te mos e tregojne, por kjo eshte dicka e cila ne menyre te vendosur nuk eshte e pelqyeshme. Ka ndodhur realisht se nderkohe qe vazhdonin te buzeqeshnin, vrisnin mendjen pse po i ofendonin ne kete menyre.
Tani ne fund, meqe mbaruam se ngreni, ja dhe embelsira edhe keto ekzotike japoneze.
E para quhet wagashi. Tjetren s'e di ca emri ka, por eshte e mire edhe ajo.
DongHuaMen market qenka vertet madheshtor. eshte e vertete qe njeriu ka aftesine te adaptohet ne cfaredolloj ambienti, por po mendoja...cfare tmerri mund te jete te punosh atje cdo nate e t'i pershkosh ne kembe tere ato rrugica te mbushura plot e perplot me njerez te se gjitha gjatesive dhe madhesive, e ne mes te zhurmes se vazhdueshme qe vjen nga cdo ane? per dike qe vuan nga demofobia eshte vertet fundi tek ai vend.
Guri, c'me kujtove nje vella temin ne lidhje me "sasine"
jet' e cuditshme, mrena families "kultura + gjuhe" te ndryshme.
ndersa menyrat e gatimit jane me vertete art me vehte. pervehte pelqej te provoj shije te ndryshme, por jo te gjitha...
itesh po marr nje cope nga Keku i *Smile dhe nen tingujt e kesaj muzike po i dhuroj ventes nje pause te kendshme
perberesit:
- miell 180 g
- pluhur kakao te hidhur 50 g
- pluhur per pjekje 8 g
- sheqer 180 g
- 5 veze
- cokollate te zeze (fondente) 150 g
- gjalp 50 g
- pak kripe
pergatitja: ne fillim presim ne copa te vogla cokollaten e zeze dhe e veme te shkrihet ne banjomaria, duke e perzjere here pas here. me pas marrin gjalpin, e presim edhe kete ne copa te vogla dhe bashke me sheqerin i hedhim ne nje ene ku do i perziejme me mikserin. e ndezim mikserin ne shpejtesine mesatare dhe vazhdojme rrahjen deri sa gjalpi dhe sheqeri te behen si krem. ne kete moment fillojme t'u shtojme vezet nje nga nje por pa e nderprere rrahjen, derisa masa e perftuar te rezultoje e shkrifet dhe homogjene. me pas shtojme dhe cokollaten fondente dhe e perziejme mire me mikser. i hedhim pak kripe mases. ne nje ene tjeter bashkojme miellin, kakaon pluhur dhe pluhurin per pjekje, i perziejme dhe me ndihmen e nje site i hedhim mbi brumin e pergatitur me pare. i perziejme mire me nje luge dhe e hedhim masen ne nje forme/tepsi te lyer me pak gjalp dhe miell qe te mos ngjise gjate pjekjes. e pjekim ne furre te parangrohur ne 180° per 40-45 min (nese furra eshte e ventiluar ne 160° per 35 min). voilà! dhe ju befte mire
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.