Demokracia është fe e shpifur në të cilën krijuesit e saj janë zotëra, ndërsa pasuesit e saj janë robër.
Vërejtje për besimtarët e mirë, paralajmërim për të pakujdesshmit, vendosje e argumenteve mbi kokëfortit dhe arsyetim para Zotit të botëve!
Demokracia është produkt i mallkuar i sekularizmit dhe kopil i tij, sepse sekularizmi është doktrinë e të pafeve e cila e ka për qëllim ta ndajë fenë nga pushteti dhe qeverisja.
Duhet të dihet se ky term i çmendur -demokracia nuk është me origjinë arabe por greke. Kjo është përshtatja e dy fjalëve: Demos, që do të thotë popull, dhe kratio, që do të thotë gjykim, pushtet dhe ligjvënie, ... Kjo do të thotë se përkthimi gjuhësor i këtyre fjalëve është: Gjykimi i popullit, pushteti i popullit dhe legjislacioni i popullit.
Kjo, sipas pasuesve të demokracisë, është vlera e saj më e madhe dhe kjo është arsyeja pse ata e festojnë dhe e lavdërojnë. Në të njëjtën kohë, pikërisht këto kualifikime të demokracisë ashpër e kundërshtojnë islamin dhe pikërisht ato i përfaqësojnë kundërshtim të ashpër teuhidit 1 (monoteizmit islam).
Vëlla, ti e ke kuptuar se parimi themelor është, pse janë krijuar krijesat, pse kanë zbritur Librat, për të cilët janë dërguar të dërguarit - ajo lidhja më e fortë e islamit, teuhidi ose dëshmia se Allahu është i vetmi Zot, drejtimin e ibadeteve 2 vetë Atij dhe shmangies që të adhurosh dikën tjetër përveç Tij. Bindja ndaj ligjit është vetëm një nga pjesët e ibadetit e cila duhet të jetë vetëm për Allahun. Përndryshe, njeriu do të jetë mushrik 3 dhe humbës.
Do të thotë, njeriu do të jetë mushrik, pavarësisht nëse veçantin e lartpërmendur të islamit e kryen nëpërmjet demokracisë - sepse në realitet në atë sistem gjykata e merr (në ligjvënie) popullin apo shumica, gjë që është dëshira më e madhe e demokratëve, sekularistëve dhe atyre që ia atribuojnë vetës së tyre islamin - ose, siç që është sot, ku gjykata i posedon prijësit dhe bandat e tyre nga radhët e familjeve të tyre, ose biznesmenët e pasur, të cilët posedojnë kapital dhe mediat të cilat ua mundësojnë që të vijnë deri tek parlamenti - pallati i demokracisë dhe zoti i tyre - mbret ose princ, i cili ka fuqinë për ta shpërbërë kuvendin apo jo, kur dhe si ai dëshiron.
Prandaj, në cilën do anë ta shfaqim demokracinë, është e qartë se ky është sistem i mosbesimit në Allahun e Lartëmadhëruar, shirk në Zotin e qiejve dhe të tokës dhe kundërshtim i mprehtë i fesë në Njëshmërinë e Allahut, besimin e të gjithë të dërguarve...
Këtë e pohojmë nga arsyet e mëposhtme:
E PARA:
Ky është menaxhimi i njerëzve apo legjislacion i tagutit 4 dhe nuk është ligji i Allahut. All-llahu Pejgamberin e Tij, salallahu alejhi ve sel-lem, e urdhëroi që të gjykoj me atë që ia shpalli Ai dhe kërkoi që mos të merret me dëshirat e njerëzve apo vullnetin e shumicës, në mënyrë që ata mos ta mashtrojnë, dhe kështu ta lënë të paktën një pjesë të asaj që Allahu ia ka shpallur atij .
Në këtë kontekst, Allahu i Lartë ka thënë:
"Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. "(El-Maide, 49)
Kjo është feja e teuhidit, feja e islamit.
Por, në demokraci, në fenë mushrike, admiruesit e tij thonë, ''Dhe gjyko me atë që është e pranuar nga ana e popullit, pasoj teket dhe dëshirat e tyre dhe ruaju që diçka mos të kthej nga ajo që ata duan dhe ia përshkruajnë.''
Këtë e thonë ata, dhe kjo është ideologjia e demokracisë. Kjo është kufr5 i cili të nxjerr nga feja dhe është shirk6 i qartë, në qoftë se ata këtë e zbatojnë në praktikë.
Edhe përkundër asaj që u tha, gjendja e tyre faktike është shumë më e keqe. Nëse dikush diskuton për gjendjen e tyre, ata do të thonë, ''Gjyko në mes tyre sipas asaj që tagutët dhe njerëzit e tij të zgjedhur e duan, dhe asnjë ligj nuk mund të miratohet pa lejen dhe miratimin e tij.''
Ky është një devijim permanent dhe i qartë dhe prezanton lirimin agresiv në shirk ndaj Allahut të Plotfuqishëm.
E DYTA:
Ky është gjykim i shumicës ose gjykim i tagutit, në përputhje me kushtetutën, por jo në përputhje me ligjin e Allahut. Këto libra përmbajnë kushtetutën e tyre, që ata e respektojnë më shumë se Kur'anin7. Ata më shumë e donë gjykimin e këtyre kushtetutave se gjykimin e Kuranit, ndërsa gjykimi i Kuranit duhet të jetë gjithmonë në varësi të gjykimit të kushtetutës së tyre!
Prandaj, legjislatura dhe gjykimi i njerëzve në këtë fe (demokraci), nuk do të jenë të pranuara, përveç nëse është i përfshirë në kushtetutën e tyre, sepse kushtetuta është burim i ligjit. Në fe demokracia nuk shpërfillet në ajetet Kuranore apo në hadithet e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem. Nuk është e mundur që ata ta përshkruajnë të paktën një ligj në përputhje me Kur'anin dhe sunnetin8 e Profetit, salallahu alejhi ue selam (në qoftë se ajo nuk është në përputhje me proceset e tyre) - mund ti pyetni avokatët, në qoftë se në këtë nuk besoni.
All-llahu ka thënë:
"Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë". (An-Nisa, 59)
Por, feja e demokracisë thotë: ''Dhe në qoftë se në diçka nuk pajtoheni – kthejuni njerëzve, kuvendit të tyre dhe mbretit të tyre, sipas ligjit laik dhe kushtetutës!''
All-llahu ka thënë:
"Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?"9 (El-Enbija, 67)
Nëse masa do të donte që përmes fesë demokratike ta aplikoj ligjin e Allahut, përmes legjislativeve mushrike të kuvendit të saj – ata assesi nuk do ta mund ta bënin, përveç nëse këtë e lejon taguti, përveç kushtetutës dhe përmes shkrimeve të tij, sepse ai është libri i shenjtë i demokracisë.
Lirisht mund të themi: Ky është Tevrati dhe Ungjili i tyre, të cilët vetëm se i kanë shtrembëruar në përputhje me dëshirat e tyre.
E TRETA:
Demokracia është produkt i mallkuar i laicizmit dhe kopil i tij, sepse sekularizmi është doktrinë mosbesimtare e cila eka për qëllim ta ndajë fenë nga qeveria dhe qeverisjen.
Demokracia është gjykim i shumicës ose gjykim i tagutit, por kurrsesi nuk është gjykim i të Madhit dhe të Plotfuqishmit Allah. Ajo nuk e merr parasysh ligjin e All-llahut, përveç nëse ai pajtohet me tekstin e kushtetutës së tyre, pastaj me dëshirat e shumicës, dhe veçanërisht me epshet e tagutit dhe prijësve të tyre.
Prandaj, në qoftë se tërë populli, si tërësi, ti thonë tagutit dhe perëndive demokratike:
''Ne duam ta zbatojmë ligjin e Allahut. Ne duam për ta parandaluar cilindo nga burrat, anëtarët e parlamentit apo udhëheqësit, që të jenë ligjvënës. Ne duam ta aplikojmë ligjin e Allahut ndaj murtedëve (felëshuesve), kurvarëve, hajnave dhe pijanecëve. Duam që ti detyrojmë gratë ta veshin hixhabin. Duam ti detyrojmë gratë dhe burrat në ndershmëri. Duam ta parandalojmë lakuriqësin, amoralitetin, zinan, homoseksualizmin, mëkatet tjera dhe shthurjen...''
- Ata menjëherë do të përgjigjeshin:
''Kjo është në kundërshtim me demokracinë dhe lirinë e saj.''
Prandaj, kjo është liria e demokracisë:
''Të jesh i lirë nga feja e All-llahut dhe ligjet e Tij dhe lirisht ti kalosh kufijtë e Tij.''
“Të mallkuar qofshi, të mallkuar qofshi dhe të mallkuar qofshi - derisa gjuha të lodhet...
Por legjislacioni i ligjeve të imagjinuara do të ruhen në demokracinë e tyre të lig dhe cilido që nuk pajtohet me këtë ose nuk i pranon këto kufizime - do të dënohet.
Prandaj, vëllezër dhe motra në Islam, demokracia është fe e cila është e ndryshme nga feja e All-llahut. Ky është gjykim i tagutit dhe jo i All-llahut. Ky është ligj i “zotave” të ndryshëm idhnak dhe të vrazhdë, por jo ligji i Allahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit.
Kushdo që e pranon demokracinë - do të thotë se e pranon të gjykohet me ligj i cili është i shkruar në përputhje me kushtetutën dhe pranon që këtij legjislacioni ti jap përparësi mbi ligjin e All-llahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit.
I shkroi njeriu ligjet apo jo, fitoi ai në zgjedhjet mushrike ose jo, vetëm pajtimi i tij me idhujtarët në lidhje me besimin demokratik, pëlqimi i tij që ka të drejtë të sjellë ligje përveç ligjit të Allahut dhe të gjykon me ligje tjera përveç me ligje të sheriatit e bënë që autoriteti i tij të duket më i rëndësishëm se fuqia e Allahut, Libri i All-llahut dhe ligji i Tij - dhe ky është mosbesim i qartë! Prandaj, kjo është e qartë, devijim i qartë dhe shirk.
Njerëzit në demokracinë parlamentare i zgjedhin këta përfaqësues, dhe secila grup ose fis do ta zgjedhë ''zotin'' nga këta '' zota'' ligjvënës, që ti përshkruajnë ligjet në përputhje me dëshirat dhe epshet e tyre, dhe në përputhje me tekstin e kushtetutës.
Disa prej tyre i zgjedhin ''zotat'' e tyre (ligjvënësit e tyre të rremë, tagutat) sipas ideologjisë së tij ose mënyrës së të menduarit, kështu që do të bëhet një zot për këtë grup, dhe tjetri për të tjerët. Disa prej tyre i zgjedhin nga fisi, dhe kështu do të jetë një zot për këtë grup, dhe një zote fantazmë për atë tjetrin...
Kështu ata zotin e zgjedhin në bazë të fisit dhe përkatësisë nacionaliste, dhe, ose do të udhëheq zoti i fisit apo idhulli i adhuruar i fisit tjetër. Dikush vetës do t’ia zgjedh ''zotin selefist '', dikush vetës do t’ia përcaktojë ''zotin ihvanc ''.10 Disa vetës do t’ia përcaktojnë që ''zoti'' i tyre të jetë i rruar, dhe disa do ta pranojnë ''zotin me mjekër'' 11!
Ka thënë All-llahu:
"A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) që u përcaktuan atyre fé, të cilën nuk e urdhëroi All-llahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e All-llahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në Ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm." (Esh-Shura)
Këta përfaqësues janë, në fakt, idhuj të zgjedhur dhe zota të shpallur të cilët janë montuar dhe kurorëzuar në tempujt e tyre, në shenjtërit e tyre mushrike - parlamentet. Këta përfaqësues dhe pasuesit e tyre e marrin demokracinë dhe kushtetutën e tyre ligjore për besim të tyre!
Sipas teksteve të tyre, ata i përshkruajnë dhe sjellin ligje, dhe ata i sundon taguti dhe idhulli i tyre, ''zoti'' i tyre i imagjinuar, i cili e miraton ligjin e tyre ose e refuzon. Ky është princi, mbreti apo presidenti. Kjo, është vëllezërit e mi, realiteti i demokracisë dhe ideologjisë së saj. Fe e tagutit dhe jo fe e Allahut. Fe e popullit mushrik dhe jo fe e profetëve të Allahut. Ky është legjislacion i ''zotave'' të ndryshëm dhe kundërshtar, dhe jo ligj i All-llahut, Një dhe të Fuqishmit!
Thotë Allahu:
"... a është më mirë të adhurohen zota të ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?" Ata që ju adhuroni përveç All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta,"(Jusuf, 39-40)
Ai gjithashtu ka thënë:
"Vallë, a ka tjetër zot pos All-llahut? E lartë është madhëria e Tij nga çka ia përshkruajnë shok!" (En-Neml, 63)
Prandaj, duhet të zgjedhësh:
- Fenë e Allahut dhe ligjin e Tij të pastër, dritën e Tij ndriçuese, rrugën e Tij te drejt, ose
- Fenë e demokracisë, shirkun e tij, kufirin dhe rrugën e saj (demokracisë) të devijuar dhe të mbyllur.
Ose do ta zgjedhësh gjykimin e All-llahut, të Vetmit, të Fuqishmit, ose gjykimin e tagutit.
Ka thënë All-llahu:
''Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje...''(El-Bekare, 256)
Ka thënë All-llahu:
''... E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata...''(El-Kehf, 29)
Ka thënë All-llahu:
'' A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë çka ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen.
Thuaj: "Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar".
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit. ''(Ali Imran, 83-85).
Nga libri: "Demokracia është fe" Shejh Ebu Muhamed el-Makdisi