Re: mendime casti

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Odeon , mos u shqetëso sepse nuk mora vrull as seriozisht për kaq gjë nuk i marr në konsideratë!
Citova Mysterious-in e dija dhe prisja shakatë e tij thumbuese. :)
Kështu që ; mirëkuptim!


Tani po mendoj , të shikoj një film.
 

h3o

Papirus rex
Odeon , mos u shqetëso sepse nuk mora vrull as seriozisht për kaq gjë nuk i marr në konsideratë!
Citova Mysterious-in e dija dhe prisja shakatë e tij thumbuese. :)
Kështu që ; mirëkuptim!


Tani po mendoj , të shikoj një film.

Ca filmi?

Per temen: Kete fundjave doja te shkoja te shikoja hateful 8 70mm.
Skishte vend te lire se ishte premier. :(
Qeveri e poshter!
 

odeon

Forumium maestatis
Ka shume adresa. Kur tju duhet nje film mjafton te me thoni dhe ja u gjej, problem do ngelet gjuha pasi mund te mos jete shqip. Por anglisht e keni te sigurte.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Para disa kohësh po ndihmoja një turiste , kishte ardhur nga Azia dhe anglishten nuk e fliste aspak mirë. Ashtu me gjysma fjalësh po më thoshte se ishte habitur se si shume njerëz , të rinj në Shqipëri e flisnin dhe e kuptonin anglishten i ishte dhënë rasti që ta ndihmonin për të gjetur vendodhjet e dëshiruara nga ajo! Duhet thënë që mësimi i gjuhës angleze është bëre një nevojë jo vetëm e domodosshme por edhe një tregues apo matës i mirë se ne jo vetëm i adhurojmë gjuhët e huaja por edhe kemi privilegjin ti mësojme shpejt.
 

h3o

Papirus rex
Une ne anglisht i shikoj kur nuk jane ne kinema, sepse ketu dublohen fatkeqesisht. Faleminderit Odeon :)

Po rusishten e ke mesuar? :p

Sa per temen. Cuditerisht kete fundjave isha atje ku formohej lumi Ohio.
E shoku po ne tregonte se ky lum perdorej per transport dhe shekullin e kaluar per tregetin e gezofave. :D
E ma lidhi me filmin qe po shikon hermetica.

Nje foto qe bera te lumit.

donxw5.jpg
 
Top