Cfare ju ka bere te buzeqeshni sot? :)

odeon

Forumium maestatis
Me bejne te qesh disa postime, po me me mire mos identifikojme se i marrin personale dhe ske nge me hy debateve pa bereqet.
 

joetisti_

Locus omnem
per te buzeqeshur buzeqeshur jo, por mbajta brinjet me dore me nje video per te qeshur.

Ndoshta i ftohti ndikon qe nuk buzeqeshim dhe aq shume?...
 

Mirabel

Locus omnem
Hahahaha sa here kemi fluturu maj asaj gjese lol. Shyqyr qe kam shpetu pa thy nai dhombe o nai hund , se per te cjerra spo flas fare lol

Ja ky postimi siper me beri te buzeqesh
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Mua ky postimi n krahasim me t ardhmen m ben t qaj...ne t asaj kohe per t siguru nj guzhinet ndalnim trrenin..kta t soçmit e duan aijfonin ke prehri
 

joetisti_

Locus omnem
View attachment 3755

Ahahahaha! Kjo fotoja qe me ktheu pas ne kohe kur me disa shoke e shoqe femijerie kishim nje si kjo karroca me guzhineta dhe benim xhiro ne rrugen e makinave!
e, ku na cove! :) Une kam rene disa here me ate, ndonese isha nga "shoferet" me te mire. Por na pelqente te gjitheve te benim gjera te reja e te papara ne rruge disheze, nganjehere shume te forta.

Sot prisja te takoja dike dhe ndodhi qe s'e takova. Me beri te buzeqesh. Hidhet...
 

joetisti_

Locus omnem
Dy raste sot me bene te beja te kunderten e buzeqeshjes. Pastaj thashe me vete: pse duhet te lejoj qe gjerat te me influencojne per keq. Ndoshta "rastet" nuk e duan buzeqeshjen time, por une ama e dua. Dhe buzeqesha.
 

Mirabel

Locus omnem
Nje klient qe erdhi ne zyre si bubullime mes kercenimeve e shantazheve..
U mblodhem disa veta ta qetesonim ....por perfundimi qe qe te gjithe acaroheshin.
Ne fund pasi analizova temperamentin e tij ,si nje psikologe qe duhet te isha faktikisht jo vetem e qetesova....por edhe leket i pagoi nje me nje.
Ne fund kur iku tha - moj ti ishe si ajo shprehja qengji urte pi dy nena....:)
Kjo me beri te buzeqeshja
 

odeon

Forumium maestatis
Epo skam ardhur une ne zyre, por dergova ate rroten, heren tjeter merremi vesh bashke. Pse ti paske qene ajo qe i mori paret atij mi.
 

katsune

cherry blossom
Kur isha e vogel prinderit incizonin ne kaseta gjerat qe tregoja, perralla, vjersha, gjeegjeza, kenget e filmave vizatimore, reklamat...me shume ishin gjerat qe mesoja ne kopsht. Po degjoja njeren nga kasetat mbreme dhe me jepte nje ndjesi te cuditshme, nuk e njihja veten :) por ishin shume argetuese, sidomos kenget :D
 

joetisti_

Locus omnem
me dhuruan nje aifon. Po thoja me vete se cfare behet ne keto raste... dhe pas gjysme ore me erdhi ndermend. Dhe buzeqesha.
 
Top