mbreme kam buzeqeshur dhe qeshur shume ne shoqerine e miqve me te afert, por nese me duhet te vecoj nje moment nder me komiket te mbremjes ai do ishte kur afer mesnates dolem te gjithe ne verande per te pritur hyrjen e vitit te ri dhe per te leshuar lanternat fluturuese prej karte ne ajer (ato kinezet per t'u kuptuar). kishim pire dhe nuk ishim plotesisht te kthjellet, qielli ishte i mbuluar nga rete dhe nga tymi i fishekzjarreve (pati fishekzjarre edhe pse me urdher te bashkise ishte e ndaluar), dalloheshin dritat e ndertesave te tjera dhe lanternat qe kishin leshuar te tjeter, por jo yjet. kur papritur ne largesi dhe mes mjegulles te gjithe dalluan nje ndricim te cuditshem me konture rrumbullake por te shformuara nga tymi...nisem te pyesnim cfare mund te ishte, ndoshta mbetjet e ndonje fishekzjarri qe sapo kishte shperthyer, ose ndonje drite e reflektuar kushedi nga ku, mendjet tona te trullosura arriten te mendonin deri te shfaqja e ufove...kur ne mes te cudise mbizoteruese ia priti njeri nga ne: "eshte hena! hena!"...ne ate cast te gjithe ia plasem gazit, si nuk na shkoi ne mendje qe ne fillim, por ajo gjetje na u duk shume iluminuese ne ate moment...aq deshem e vijuan batutat me pas, jo "po c'ben hena ketu", jo "po kjo si doli keshtu pa lajmerim fare, ku ishte fshehur me pare", "hena ne qiell ne mes te nates?cudi", pastaj na u kujtuar nje novele e Pirandellos mbi nje minator i panjohur me naten qe quhej Ciaula i cili nje nate duke dale nga nentoka "zbuloi" henen dhe ne ate cast te gjitha frikerat e tij si per magji u zhduken. dhe si duket nga ky tregim morem frymezim me shume, e nisem ca digresione te gjata fantashkencore dhe pseudofilozofike mbi henen qe tani per mungese te memorjes nuk do isha ne gjendje te tregoja. por te qeshurat qe lindet nga keto biseda jane akoma te fiksuara ne memorje
ah hena...