gurax
Pan ignoramus
Te gjithe ne jemi familjare me antibiotiket.
Dhe njekohesisht, shume pak prej nesh jane te vetedijshem se perhere e me teper, antibiotiket jane duke e humbur aftesine e tyre kuruese ne organizem. Ose per te qene me te sakte, organizmat tane kane evoluar per t'i rezistuar gjithmone e me mire efektit te antibiotikeve.
Nuk gabojme nese themi se jemi ne ditet e fundit te perdorimit te antibiotikeve si ilace.
Kjo gje ka kohe tashme qe kane filluar te shfaqen. Me te fundit:
*) Prill 2014; Perfundime shqetesuese se si fluturimet civile nderkontinentale pershpejtojne procesin e formimit te imunitetit ne organizem kundrejt antibiotikeve, me ane te mikrobeve koekzistente ne trupin e njeriut. ( http://aac.asm.org/content/early/2015/08/04/AAC.00933-15 , si edhe http://www.sciencedaily.com/releases/2015/08/150820160221.htm )
*) Maj 2014; U zbulua nje insekt i cili ishte imun perballe antibiotikeve. ( http://arstechnica.com/science/2014/05/antibiotic-resistant-superbug-arose-in-northern-manhattan/ )
*) Organizata Nderkombetare e Shendetit (WHO) ka konfirmuar se tashme aftesia per rezistencen kunder antibiotikeve nuk pritet te ndodhe, por po ndodh dhe me ritme shume te shpejta. Semundje qe me pare kane qene te thjeshta per t'u kuruar, tashme kane filluar behen perseri problematike dhe serioze, si psh infeksionet e trakteve urinare. ( http://www.who.int/mediacentre/news/releases/2014/amr-report/en/ )
*) Dje u zbulua ne Angli, bakteri qe arrin t'i rezistoje antibiotikut te fundit qe ka mbetur realisht efektiv, kolistilina. ( http://www.bbc.com/news/health-35153795 ) Po e njejta gje, identike, u zbulua ne menyre te pavarur ne Kine, para nje muaji. ( http://www.bbc.com/news/health-34857015 )
Mund te themi te bindur qe sapo ka filluar ajo qe njihet me termin shqetesues "epoka pas-antibiotike".
Do te vijne kohe te veshtira dhe stresante per te tere ata qe jane mesuar te perdorin medikamente pak me shpesh sesa edhe ata vete e dine se i perdorin. Do duhet t'i zevendesojne me ndonje pale atlete sporti dhe diete te balancuar ushqimore. Tani qe s'do kete me antibiotike ne qarkullim, do ju duhet qe punen e tyre ta bejne limfocitet. Perseri.