Fundi i Antibiotikeve

gurax

Pan ignoramus
_86756657_thinkstockphotos-463681331.jpg

Te gjithe ne jemi familjare me antibiotiket.
Dhe njekohesisht, shume pak prej nesh jane te vetedijshem se perhere e me teper, antibiotiket jane duke e humbur aftesine e tyre kuruese ne organizem. Ose per te qene me te sakte, organizmat tane kane evoluar per t'i rezistuar gjithmone e me mire efektit te antibiotikeve.
Nuk gabojme nese themi se jemi ne ditet e fundit te perdorimit te antibiotikeve si ilace.

Kjo gje ka kohe tashme qe kane filluar te shfaqen. Me te fundit:

*) Prill 2014; Perfundime shqetesuese se si fluturimet civile nderkontinentale pershpejtojne procesin e formimit te imunitetit ne organizem kundrejt antibiotikeve, me ane te mikrobeve koekzistente ne trupin e njeriut. ( http://aac.asm.org/content/early/2015/08/04/AAC.00933-15 , si edhe http://www.sciencedaily.com/releases/2015/08/150820160221.htm )

*) Maj 2014; U zbulua nje insekt i cili ishte imun perballe antibiotikeve. ( http://arstechnica.com/science/2014/05/antibiotic-resistant-superbug-arose-in-northern-manhattan/ )

*) Organizata Nderkombetare e Shendetit (WHO) ka konfirmuar se tashme aftesia per rezistencen kunder antibiotikeve nuk pritet te ndodhe, por po ndodh dhe me ritme shume te shpejta. Semundje qe me pare kane qene te thjeshta per t'u kuruar, tashme kane filluar behen perseri problematike dhe serioze, si psh infeksionet e trakteve urinare. ( http://www.who.int/mediacentre/news/releases/2014/amr-report/en/ )

*) Dje u zbulua ne Angli, bakteri qe arrin t'i rezistoje antibiotikut te fundit qe ka mbetur realisht efektiv, kolistilina. ( http://www.bbc.com/news/health-35153795 ) Po e njejta gje, identike, u zbulua ne menyre te pavarur ne Kine, para nje muaji. ( http://www.bbc.com/news/health-34857015 )

Mund te themi te bindur qe sapo ka filluar ajo qe njihet me termin shqetesues "epoka pas-antibiotike".

Do te vijne kohe te veshtira dhe stresante per te tere ata qe jane mesuar te perdorin medikamente pak me shpesh sesa edhe ata vete e dine se i perdorin. Do duhet t'i zevendesojne me ndonje pale atlete sporti dhe diete te balancuar ushqimore. Tani qe s'do kete me antibiotike ne qarkullim, do ju duhet qe punen e tyre ta bejne limfocitet. Perseri. :p
 
katsune

cherry blossom
Eshte fillimi i nje katastrofe ne fakt nese nuk behet dicka per te rikuperuar. Cfare mund te behet? Te gjehet ne c'menyre keta baktere krijojne rezistence, cilat jane proteinat celes qe e mundesojne kete proces, dhe te modifikohen ilacet ekzistuese. Por...problemi eshte sa mund te kushtoje kjo ne aspektin ekonomik? Kush do kete mundesi te perfitoje nga ilacet e reja e kush jo?
Sido qe ta kthesh, po katastrofe mbetet...
 
h3o

Papirus rex

GBS akoma eshte sensitive ndaj penicillines. :p
 
Last edited by a moderator:

gurax

Pan ignoramus
broken_smile, akoma nuk vdesin ne keto permasa, sepse akoma nuk ka filluar efekti ortek i ketij fenomenit te rezistences ndaj antibiotikeve, kur kalohet ajo masa kritike pas se ciles gjendja eshte ose gjithcka mire kur s'ke infeksion, ose ekstremisht e rende kur semuresh. Si edhe vazhdon qe teresia e popullates globale mbrohet edhe nga 'imuniteti kolektiv' (herd immunity). Por ndoshta vetem na duhet te presim per te pare nje veprim te tille ne aksion global. Herd immunity.... Te kujtohet rishfaqja e Anthrax para 10 vjetesh, e pabesueshme, papritur ne disa shtete te globit ku konsiderohet semundje e zhdukur qe prej afro 100 vjetesh? Cfare ke permendur per te posalindurit nuk eshte aspak dicka e cuditshme qe te ndodhe. E keqja eshte se po shndrrohet ne dicka qe me siguri do te ndodhe, eshte thjesht ceshtje kohe...

http://www.cdc.gov/drugresistance/threat-report-2013/pdf/ar-threats-2013-508.pdf
Mu duk informative dhe me interes faqja 28, nje pasqyrim i evolimit ne kohe te avancimit te rezistences kundrejt antibiotikeve ne teresi. Si edhe me disa data specifike per relatat antibiotik:bakter:vit per disa baktere te njohur.
 
h3o

Papirus rex
Per fat te mire, se mjere te porsalindurit pastaj...do pergjysmohej njerezimi.

2-3/1000 te porsalindur vuanin nga invasive GBS ne pre penicillin era 1950-70. E gjysma e ketyre lihej me pasoja katastrofike. Po jo aq sa e ben ti se e zmadhon ca. :p
Pastaj late onset sepsis incidence ska ndryshuar edhe me penicillin profilaksi. :)
 
gurax

Pan ignoramus
Penicilina? Une nuk e di ne cfare planeti jeton h3o, dhe mbase atje perdoret akoma peniciline, por une literalisht kam minimumi 5 vjet qe degjoj mjeke qe shprehen te bindur se penicilina tashme pothuajse nuk jep rezultate fare ne trajtimet ku perdoret dhe flasin per se si antibiotiket e sotem jane shume me te fuqishem sesa psh 50 vjet me pare, e megjithate efektin kurues e kane rreth 50% me te ulet. Flitet per sasi te njejta perqendrimi ne medikamente. Si dhe me kane thene vete disa here te njohurit e mi qe penicilina nuk ju ben fare efekt dhe zevendesimi i vetem i kenaqshem ka qene kloramfenikol.
 
Gurax te lutem mos komento ne tema qe ske njohuri. :)
 
gurax

Pan ignoramus
.. tha po ai person i cili sqaron qe elementi H3O nuk eshte ne tabelen e Mendelejevit sepse eshte nje jon! :)
 
h3o

Papirus rex
.. tha po ai person i cili sqaron qe elementi H3O nuk eshte ne tabelen e Mendelejevit sepse eshte nje jon! :)

Qa ti bejme. :)
Nqs ma gjen ti hydronium ne ate tabel qofsh ti. Nqs e ke me kuptimin H dhe O atje jane ate se luan topi. :)
 
gurax

Pan ignoramus
... te fillojme te lexojme me teper perfundimet e cfare sillen ne studime qe i bejne njerez me me teper njohuri dhe mjete sesa ne... psh? Dhe te leme teatrin e lutjeve dhe gjuhen moderrne te "q"-ve per tek temat e flirteve me seksin e kundert?
 
gurax

Pan ignoramus
Jo mor mik. Detaji qendron tjeterkund. Qe ti po flisje per substancen H3O, dhe jo per elementet qe e perbejne H apo O. Jon eshte edhe (OH)-, por perseri edhe ky nuk eshte element i Tabeles Periodike te Elementeve. Etj etj.
 
Jam dakort qe seshte element. :)
Mund te me thuash ku e kam bere kete gaf?
 
katsune

cherry blossom
2-3/1000 te porsalindur vuanin nga invasive GBS ne pre penicillin era 1950-70. E gjysma e ketyre lihej me pasoja katastrofike. Po jo aq sa e ben ti se e zmadhon ca. :p
Pastaj late onset sepsis incidence ska ndryshuar edhe me penicillin profilaksi. :)

pse ngutesh? ne rast rezistence, ishte premisa e asaj qe thashe une. dhe dihet qe kur behen rezistente bakteret behen shume me te fuqishem dhe invazive. sigurisht qe nuk do jete gjysma, por dhe aq lehte sa e konsideron ti duke sjelle keto perqindje nuk do jete.
 
gurax

Pan ignoramus
Jam dakort qe seshte element. :)
Mund te me thuash ku e kam bere kete gaf?

Ne nje teme ku i shpjegoje nje antari tjeter domethenien e nickname "h3o", shume pak pasi sapo ishe regjistruar ketu. Po ja shpjegoje Balahk apo joetisti_, nuk e mbaj mend mire. Por ishte gjeja e pare qe binte ne sy ne ate shkrim.
 
h3o

Papirus rex
Ne nje teme ku i shpjegoje nje antari tjeter domethenien e nickname "h3o". Balahk apo joetisti_, nuk e mbaj mend mire. Por ishte gjeja e pare qe binte ne sy ne ate shkrim.

Mund te ma gjesh te lutem. E mbaj mend dicka te tille po se mbaj mend gafen time. :)
 
h3o

Papirus rex
pse ngutesh? ne rast rezistence, ishte premisa e asaj qe thashe une. dhe dihet qe kur behen rezistente bakteret behen shume me te fuqishem dhe invazive. sigurisht qe nuk do jete gjysma, por dhe aq lehte sa e konsideron ti duke sjelle keto perqindje nuk do jete.

Ate po them qe edhe ne rast rezistence prape semundje te porsa te lindurit me GBS do ishte 2-3 ne 1000 te porsalindur. :)
 
katsune

cherry blossom
gurax, h3o solli shembullin e bakterit GBS qe nese eshte prezent ne tamponin vagino-rektal te gruas shtatzene, ose ne rast se lindja vonon, behet profilaks nenes me ampicilline endovenoze zakonisht, per te mbrojtur femijen nga transmetimi.
 
katsune

cherry blossom
Ate po them qe edhe ne rast rezistence prape semundje te porsa te lindurit me GBS do ishte 2-3 ne 1000 te porsalindur. :)

E ku bazohesh per ta thene kete? A nuk eshte e mundur qe ne rast rezistencw te ndryshoje edhe perqindja e transmetimit te bakterit?
 
h3o

Papirus rex
gurax, h3o solli shembullin e bakterit GBS qe nese eshte prezent ne tamponin vagino-rektal te gruas shtatzene, ose ne rast se lindja vonon, behet profilaks nenes me ampicilline endovenoze zakonisht, per te mbrojtur femijen nga transmetimi.

Me sa di une zakonisht preferohet Penicillina per shkak te spektrumit me te vogel (te ulin rrezikun e rezistences) :)
 
Top