Kur pushoi pakez entuziazma, negri gjuheshume kendoi dhe pastaj zulluloi letrat e lordit Edward Mertytune edhe te shtepise botonjese «Murray>>.Ketu u ngritne te gjithe ne kembe edhe nisne, duke perpjekur duart me ritme, nje valle rreth e rrotull te dy 'perendive prej druri; pastaj, ne kulm te dehjes patriotike, luftaret zhveshne pallat, dhe te percjellur nga te qeluarit e matur te nja pesedhjete cekaneve mbi tepsi prej bakeri, ia mbushne te gjithe kenges madheshtore:
, I love a lassie:
N e jemi trima.
Edhe dalim nga vrima etj.
Vetem nje njeri rinte pa levizur, me syte te mbyl1ur, edhe krye ulur. Na duket (i britne, me nje ze nje grup negrish) se nuk je i kenaqur- Eshte tradhesi sokollitne ca te tjere. -Le te jape shpjegime, le te flase thirrri nje tok negrish i trete"
Dhe Plugu (se ai ish) ngriti doren e djathte qete kerkoje heshtje: "Nuk mohoj aspak, -tha, - qe S'jam i kenaqur ...Nje vale zemerimi murmuriti anembane te turmes, po s'do1i nonje ze kundershtimi. «Jo vetem s'jam i kenaqur, po jam i helmuar, i plagosur ne thellesi te zemres. Po te merrnit vesh kuptimin e vertete te letrave, do te derdhjit lot deshperimi, ne vend qe te kecejit valle pergjigjja e Frengut eshte nje tallje sheshit. Ajo e diplomatit ingliz, s'ka nonje rendesi fare: eshte nje nga pergjigjet e zakonmshme qe governa e Londanit i dergon cdo letre, nga cdo ane qe ne vafte. Sa per ate te botonjesit «Mucray», ajo shtepi e degjuar eshte, pa dyshim, viktime e nje shakaje. Hiqni dore, se do te beheni lodra e botes. Ta dini se ne,- ne sy te Evropes se qyteteruar., jemi neger, dhe asgje,me teper; ca na shajne, ca na perqeshin, ca te pakeve u vjen keq, po te gjithe na perbuzin e na kane per te poshter. Hiqni dore, ju them, se u beme palacot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni, mos u zeni besen raporteve qe thohe gjera te mira 'per ne, dhe mbase nje dite dalim te "ritur perpara botes, udha qe shpie ne nder, ne liri e ne shpetim, nuk eshte e shtruar me lule, po me ferra; ai qe arrin ne kulm, arrin i grisur, i pergjakur, i dersitur, i lodhur; dhe trendafilat, dafinat, ujet e ftohte, lendina 'ku eshte mire dhe embel te shtrihet, te gjitha keto i gjen ne kulm vetem, dhe atje shume here as qe i gezon dot, se bie i vdekur nga te lodhurit, po me vetedijen qe j hapi nje udhe te re Popullit. Ne, vellezer, jemi neger te varfer, pa nonje rendesi fare; mos dehuni me moskuptime, mos degjoni njerez te ceket, njerez aq te paditur
sa ju, me te paditur se ju ndofta, te cilet kane vetem nje guxim barbar dhe te verber qe i shtyn te futen kudo, ne mes te talljes se pergjithshme. Behuni burra! Rrembeni kazmat! Puna eshte me e larte se trimeria, kazma me fisnike se palla. Dhe permi te gjitha, heshtni! Jo fjale, por kazmen. Jo mbledhje, po kazmen. Jo misione, po kazmen. Dhe parmenden, dhe draprin, dhe shoshen, dhe furren. Po mjaft levdime. E kam zemren aq te mbushur me lot, sa s'qaj dot. Dhe me ne fund, aq di, aq them; Jini te lire te beni si te doni. Mbaroi dhe ndenji. Nje heshtje mbreteroi pak caste. Pastaj vershellime, sharje ,krisme nga cdo ane. Ca neger tregojin grushtin. Ca kerkojin qe t'i heqe fjalet dhe te lipe ndjese; ne mos ta zene me gure. Dhjete oratore nisne te flasin menjehere. Ca te tjere prape fil1uan kengen luftare: I love a Lassie, dhe pesedhjete cekane qellojin ,me terbim pesedhjete tepsi. Nje neger i madh doli ne mes edhe nisi nje valle te cuditshme, duke u kerrusur, ne menyre qe te imitonte nje miserok te eger. Nga nje cip doli nje ulerime si e nje cakalli. Pa humbur kohe, nje tjater perngjau zerin e nje asllani. Nga cdo ane nisne te imitojne giithe kafshet e pyjeve te 'Afrilkes. Gjashte mije njerez te dehur me nje fryme marzie negre, levizjin duar e kembe dhe jipin ze te gjithe pernjeherjesh.
Ja c'jemi...TURME...