Jeni te lumtur!? Cfare ju ben te lumtur!?

Hank

Valoris scriptorum
Dy pyetje njera pas tjetres ne teme, por jam kurioz nese jeni te lumtur apo jo!? Dhe nese jeni, cfare mendoni se ju ben te lumtur!?

Nuk eshte se po pyes keshtu ne ajer pa pyetur veten... Ideja eshte qe cdokush jeton ne menyren e tij, ne ambientin e tij. Disa jetojne ne "varferi", disa kualifikohen ne 0.5% te popullsise qe eshte e pasur, por kur vjen pyetje tek lumturia dhe cfare i ben te lumtur njerezit ka pak a shume pergjigje te njejta...
 

Mirabel

Locus omnem
Ah sa me pelqen kjo teme.

Lumturia ...si fillim duhet te dime cfare eshte lumturia ...nje nocion sipas meje.
Ndodhin situata te kenaqshme e ne direkt i emertojme si lumturi.
Arrijme ato cfare duam ,ndihemi te lumtur....por kjo nuk zgjat shume. Pse?
Sepse njeriu asnjehere smund te kenaqet me aq sa ka....
Ndihem e lumtur kur bej nje bilanc midis asaj qe kisha ne porpocion me cfare kam ose me cfare pretendoj te kem.

Do zgjerohesha shume....po po me mbyllen syte per gjume
 

Hank

Valoris scriptorum
Ah sa me pelqen kjo teme.

Lumturia ...si fillim duhet te dime cfare eshte lumturia ...nje nocion sipas meje.
Ndodhin situata te kenaqshme e ne direkt i emertojme si lumturi.
Arrijme ato cfare duam ,ndihemi te lumtur....por kjo nuk zgjat shume. Pse?
Sepse njeriu asnjehere smund te kenaqet me aq sa ka....
Ndihem e lumtur kur bej nje bilanc midis asaj qe kisha ne porpocion me cfare kam ose me cfare pretendoj te kem.

Do zgjerohesha shume....po po me mbyllen syte per gjume
Ndoshta do ishte me interesante dhe e paster t'i pergjigjeshe pyetjes me ate qe te vjen ne mendje, pa diskutuar gjate e thelle per cfare eshte lumturia.
pra Je e lumtur? nese je, ose nuk je e lumtur, cfare te ben!? Nga ato pyetjet flash, pa analiza te thella....
 

Mirabel

Locus omnem
kur shoh njerez qe vuajne edhe per gjerat me minimale ....ndihem e lumtur per veten.
Per mua lumturi nuk eshte te kesh lek....por te kesh prane vetes burimin e lumturise. Njerezit me te dashur.
Dhe kur si ke kupton sa e lumtur ishe kur i kishe.

Kjo ishte vs eshte lumturia ime.
Dashuria ,mirenjohja,respekti,besimi
 

katsune

cherry blossom
nese jam e lumtur? dikur ia beja shpesh here kete pyetje vetes... dikur kur e kerkoja lumturine jashte duke kerkuar mbeshtjetje tek njerezit apo tek rrethanet momentale...e njekohesisht nga ana tjeter, ajo e kunderta e medaljes, trishtohesha nga mashtrimet dhe zhgenjimet, merzitesha aq shume nga indiferenca dhe egoizmi i njerezve, qaja brenda vetes para nje skene dhune, rebelohesha ndaj padrejtesive te shumta, vuajtjeve te te pafajshmeve, ndieja keqardhje per cdo shpirt te ndrydhur me te cilin hyja ne kontakt... por me vone, me kalimin e kohes, kuptova qe gjithcka qe na rrethon eshte efemere, ne ndryshim te vazhdueshem...perfshire edhe njerezit e natyren e tyre jo te qendrueshme, dhe eshte e pamundur te ndalosh kete evoluim...eshte ligj i jetes, ligj i natyres...me kete ide, u binda edhe qe eshte budallallek te kerkosh mbeshtjetje tek dicka efemere, te perkohshme...c'kuptim do kishte? thjesht do ishte mashtrimi i radhes e si pasoje nje burim tjeter mendimesh qe do sherbenim vec per te turbulluar mendjen akoma me shume...
atehere vendosa te largoja nga vetja cdo mendim te ketij lloji, dhe zbulova ndjenjen... ate qe mendimet, frikerat e fiksimet e kishin strukur kushedi ku brenda meje dhe ia merrnim frymen... keshtu gjithcka, e njejta bote qe ne fillim dukej aq e erret, mori nje pamje tjeter brenda meje...me te thjeshte, me te qarte, me te kthjellet... nuk ishte me e rendesishme te pyesja veten jam apo nuk jam e lumtur...nuk ishte me nevoja per pyetje...thjesht ndjeja ne cdo gje qe beja, e nese ndihesha mire vazhdoja, ne te kunderten kuptoja qe ishte nevoja per ndryshim...

lumturia qendronte ne faktin qe une kisha (kam) mundesi te ndiej...kjo gje mund te duket normale e jo kushedi cfare, por ne te vertete eshte thelbi i gjithckaje...ajo cfare mua me ben te them qe jeta eshte e bukur, sepse na eshte dhene mundesia per te ndjere...e fale kesaj, mund ta gjejme kenaqesine ne cdo gje, ne cdo kohe e ne cdo rrethane, madje edhe ne momentet me te trishtueshme... thjesht sepse ajo ndodhet gjithnje brenda nesh... per mua mjafton nje buzeqeshje, kontakti me nje person qe ndien te njejtat gjera qe ndiej une ne ato caste, nje shpirt i cilter, nje pamje qetesuese ne natyre, nje lule qe cel... ideja qe keto gjera mund t'i perjetoj nje dite... :)
 

Al-Punk

Still here
hahahha ska kuptim fare dmth :p
Ne fakt ka shume kuptim. Lumturia sic thote @broken_smile eshte e absurde si nocion pasi eshte e perkohshme dhe nuk te mbush gjate. Por prehje mund te gjejme tek fakti qe ndiejme, tek fakti qe jetojme, tek ndjesia e te jetuarit qe eshte me e forte se lumturia apo hidherimi i nje casti.
 

joetisti_

Locus omnem
Me pelqen te mbetet surprize ajo gje qe me ben te lumtur. Dmth ta kuptoj njekohesisht me ndjenjen e lumturise se cila gje ishte ajo qe me beri te tille.

Te lexoj, shkruaj ne forum, meqe ra fjala, me ben, me ben goxha.
 

Hope

dans ton coeur
Po I bi shkurt rrug's se gjat mos humi rrugen,
Kam nje tip sjam i merzitun kurr.(always smile) shoqnia habiten e ke oren 12 kjo gja m'ban t'lumtun:)
Ka iher asht edhe muzika qe qeteson, harron gjanat e dit's
 

tropojanja

Çike Malsie
Po I bi shkurt rrug's se gjat mos humi rrugen,
Kam nje tip sjam i merzitun kurr.(always smile) shoqnia habiten e ke oren 12 kjo gja m'ban t'lumtun:)
Ka iher asht edhe muzika qe qeteson, harron gjanat e dit's
Jo maa shkurt se i ke ra ska , 10 rrjeshta.
Shkurt po t doken a!?
Hahahshaha
 
Top