Më mungon shumë...

Mirabel

Locus omnem
ti po perkundesh ne krahet e gjumit tashme e une ndjej nje xhelozi te tmerrshme....sepse kur ti i mungon krahve te mi cdo gje tjeter qe te prek ty eshte shkas qe une te xhelozoj!
si ka mundesi te te ndjej kaq thelle....kush je ti?!
e vetmja ndjenje qe shpirtin ma ngre pupthi...i vetmi njeri qe edhe me nje buzeqeshje me lumturon....kush je me thuaj

je ndjenja me e bukur dhe me mungon...zot sa me mungon !
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ndonjëhere gjithcka për të cilen ke nevojë është thjesht një fjale e ngrohtë zemre , një përqafim , një përkrahje , një vështrim i ëmbël dashuror por përkundrejt dëshires tënde përkundesh në djepin e amshuar të vetmisë , pritjes e pamundësise. Ky është trishtim i patreguar...
 

Mirabel

Locus omnem
E ja se ta thashe qe me mungon....e cfare ndryshon? Asgje!!!
Per aq kohe sa ti ke vendosur mos me besosh.....
 

h3o

Papirus rex
Me mungojne ditet qe ikin pa kuptuar, vitet qe vrapojne pa kthyer koken pas e une qe vec nderroj kalendaret ne mur.
 

FENIKSI

Forumium maestatis
... frymarja per te marre fryme lirisht, flladi i mengjesit ne breg te detit, hapat qe hidhnim ne reren e njome,
gjurmet tona perkrah njera-tjetres qe ngilnin aty perjetsish dhe pse valet e detit i fshinin ne menyre tinzare sapo ne i linim pas shpine ....
Sa shume me mungojn .....
 
Top