Ju lutem shkruani ketu cdo lloj problemi qe keni me forumin

Mirabel

Locus omnem
i ke tek toolbar aty ky ti shkruan , aty ku ke ikonat eshte foto dhe ngjitur me te video. ne rastin e fotos beji copy url ne rastin e kenges beji copy media url dhe thjeshte beje paste.

e thjeshte eshte....tashi varet sa te kam kuptu une ty
 
Dreamer

Under the Dome
vetem desha te pyes se si postohen fototose ndonje muzik nga You Tube,thjesht nuk po di kush mundet mum tregu.
Pershendetje
Per kenget nga youtube mjafton te kopjosh url link e ta hedhesh ketu "paste"
Persa perket fotove mjafton te besh "Copy Image" dhe e hedh gjithmone aty ku shkruan
 
"Gambler"

Forumium praecox
...Kujt duhet ti referohemi nese duam te fshijme apo modifikojme postimet tona?!

P.S Nuk eshte aspak praktike qe nje komentuesi/je ti mohoet e drejta per ti fshire/modifikuar VETE (nese deshiron) postimet e tij/saj te meparshme!

emoji_set_106.png
 
Universal

AnonymouS
Përshëndetje!

Moderatoret nuk mund te lexojne dhe pastrojne cdo teme, keshtu qe ndihma qe ju jepni si anetare te forumit eshte e madhe. Ajo merr dy forma:

a) Nese dikush ju ofendon ne diskutim, ose eshte ne kundershtim me rregulloren e forumit, mos ia ktheni me te njejten gjuhe por kontaktoni me REPORT qe te nderhyje ne teme.

b) Kur lexoni tema qe kane dale jashte binareve te diskutimit, perseri kontaktoni nje moderator ne kete teme ose Report.

Ne kete menyre forumi eshte i kendshem per te gjithe si ata qe shkruajne, edhe ata qe lexojne.
 
Aki

Paint It Black
Po nese lexon me vone dicka qe ke shkruar vete dhe ste pelqen? Kam pare qe edit dhe delete te komenteve personale ekzistojne per nje kohezgjatje te caktuar, po pajtohem se duhet te kemi te drejte te fshijme komentet qe na takojne neve personalisht.
 
Editimi i postimit lejohet deri 1 ore pasi ke postuar postimin, qe eshte kohe mese e mjaftueshme per te bere korrigjimin. Arsyeja perse nuk lejojme ndryshimin e postimit pas nje ore, ose pse nuk lejojme fshirjen e temave nga anetaret eshte e thjeshte: mendimi qe ti shpreh ne ate postim eshte yti, por tema e diskutimi eshte informacion publik, u perket gjithe anetareve te forumit. Ashtu si hapesi i temes nuk ka te drejte te fshije/editoje nje teme ne te cilen kane shprehur mendim dhjetra anetare te tjere, pasi bashke me temen fshihet edhe postimi e mendimi i atyre anetareve te tjere.

Kjo nuk perben problem nese para se ta postosh mesazhin apo pasi e poston, te mund te besh korrigjimet perkatese.
 
"Gambler"

Forumium praecox
Përshëndetje!

Moderatoret nuk mund te lexojne dhe pastrojne cdo teme, keshtu qe ndihma qe ju jepni si anetare te forumit eshte e madhe. Ajo merr dy forma:

a) Nese dikush ju ofendon ne diskutim, ose eshte ne kundershtim me rregulloren e forumit, mos ia ktheni me te njejten gjuhe por kontaktoni me REPORT qe te nderhyje ne teme.

b) Kur lexoni tema qe kane dale jashte binareve te diskutimit, perseri kontaktoni nje moderator ne kete teme ose Report.

Ne kete menyre forumi eshte i kendshem per te gjithe si ata qe shkruajne, edhe ata qe lexojne.

Universal, faleminderit qe (ndryshe nga administratoret e tjere te cilet struken nen hijen e heshtjes) shprehet deshiren tuaj per te ndihmuar dhe gadishmerin per t'ju pergjigjur pyetjeve/kerkesave qe kan frekuentuesit e ketij forumi.

Sqarimi juaj rreth raportimit te mesazheve eshte informacion i vlefshem (ne vecanti per ata te cilet nuk kan njohuri rreth ketij funksioni), por pyetja ime i referohet postimeve ("pergjigjeve", jo "temave") te cilat jan shkruajtur po nga i njejti anetar qe kerkon ti fshij ato.
 
Kjo gje vlen si per tema ashtu edhe per pergjigjet qe jep brenda nje teme! :)
 
Universal

AnonymouS
Përshëndetje!

Albforumi ka rregullore ka dhe një forum të tërë ku te gjithë vizitorët janë të lirë të vendosin problemet dhe vërejtjet e tyre në lidhje me forumin. Pra nuk është e nevojshme të hapim biseda të tilla (ku të gjithë në bashkësi të shkruajmë problemet), pasi çdo problem është specifik dhe ashtu e kërkon dhe përgjigjen/trajtimin e tij.

Nqse ke pasur problem me një temë të veçantë apo moderator/smod/admin të veçantë, mirë do të ishte të kërkoje shpjegime në lidhje me atë temë/person. Por nuk mund t'i diskutosh të gjithë drejtuesit e këtij forumi si një njeri (secili nga ne ka karakterin e vet).

Në lidhje me përgjithësimin, vlerat dhe misionin e këtij forumi mund të lexosh rregulloren e forumit!

Në krye të këtij nënforumi gjithashtu, egziston një temë me titullin Aplikim per moderator ku mund të lexosh më shume informacion në lidhje me kriteret e aplikimit etj. Ndërsa administratorët e forumit e kanë krijuar forumin dhe mbajnë përgjithësi për shpenzimet materiale (ashtu si një pjesë e smod).

Do të lutesha, si përfaqsues i stafit, të lexoje më shumë në forum kur ke pyetje të tilla, në mënyrë që dhe ne mos shkruajmë të njëjtat gjëra vazhdimisht.

Duke shpresuar për mirëkuptim!
 
Al-Punk

Still here
@"Gambler"

Doja te preçizoja qe pergjigjia ime nuk eshte ne asnje menyre zyrtare, megjithese mendoja se kuptohej nga pergjigjia qe kam dhene qe eshte opinion i imi, pasi nje nga moderatoret ketu e paska marre si te tille dhe ma beri te ditur ketu te chati i forumit.

Universal: aty je?
Me: po
Universal: te te pyes je moderator aty?
Me: ku?
Universal: ketu te forumi.
Me: jo
Universal: ateher komento me anetaret e tjere e jo si pjesetar i stafit.
Me: lol
Universal: apo ka rene aktiviteti i nastradinit e skemi me se meremi..
Me: ku e pe ti qe komentova si staf?
Universal: rilexoje veten te zona administrative.
Universal: gjithsesi ta permenda qe disa gjera i perkasin stafit,kaq.
Me: benka shume vape andej me duket
Me: rilexoje dhe ti komentin tim
Me: kam dhene thjesht mendimet e mia
Me: jo si anetar i stafit
Universal: rilexo ti temen se mduket qenka m shume vape nga ty..
Me: Ju lutem shkruani ketu cdo lloj problemi qe keni me forumin
Me: kete lexoj une si titull teme
Me: nje anetar kishte shprehur nje ankese/kerkese dhe pashe qe po kerkonte ndihme, dhe une dhashe mendimin tim meqe ishte e mundur pergjigjia ne ate teme nga une si anetar.

Pa diskutuar me tej, si pergjigja e @n00b qe eshte pjese e komuniteti, si pergjigja e @Universal qe eshte staf i forumit jane te vlefshme. Mendoj se nuk ka pse te zgjatemi. Temat e vjetra po te fshiheshin do linin nje boshllek dhe do shkepusnin rrjedhen e diskutimit ne disa vende.
 
  • Like
Reactions: dev
Top