Se pari, faleminderit per pershtypjet qe jepni, pozitive apo negative. Nuk do ti komentojme te gjitha por do t'i lexojme te gjitha. Kerkesa e vetme qe kemi eshte mundohuni qe te jeni sa me konciz: a) cfare me pelqen b) cfare nuk me pelqen c) cfare do te sugjeroja te ndryshonit. Ne kete menyre ne e dime se cfare duhet adresuar.
Se dyti, duhet paksa me shume durim. Edhe pse fytyra e forumit ka ndryshuar dhe versioni i ri eshte instaluar mbi te vjetrin, ka ende shume pune per te bere. Do te duhen dite dhe jave qe forumi t'i kthehet normalitetit. Do te duhet kohe si per ju edhe per ne qe te familjarizohemi me te gjitha funksionet e forumit.
Se treti, here pas here do t'i komunikojme ne kete teme dhe ne temen e problemeve me versionin e ri, ndryshimet qe jemi duke bere apo pergjigjet e shqetesimeve tuaja. Nuk do t'iu pergjigjemi dot te gjitha verejtjeve, por vetem ato qe ne mendojme se kane prioritetin me te larte, bazuar ne shqetesimin e shumices se anetareve.
- Veshja e forumit ka ndryshuar disa here dhe do te vazhdoje te ndryshoje. Per kete duhet pak durim pasi kerkon pune qe te rikrijojme te njejten veshje si versioni i vjeter. Objektivi jone eshte qe t'iu ofrojme ju nje mori veshjesh te ndryshme per forumin, ku secili prej jush mund te zgjedhi ate veshje qe i pelqen. Nuk do te jemi ne gjendje qe ti kenaqim te gjithe por pjesa derrmuese do te ngelet e kenaqur. Mund te ndryshoni veshjen e forumit ne ate kutine ne menune horizontale te faqes se forumit.
Edhe njehere, beni me shume durim. Ne ditet ne vazhdim per te gjithe ju ne forum qe do ta lehtesoje jashte mase pjesemarrjen dhe aktivizimin tuaj ne forum.