Po shkruaj dhe une dy fjale te kjo tema.
Shikoj qe ngrihet argumenti qe gjoja nuk eshte dicka "natyrale".
Personat qe zakonisht ngrene kete argument jane (ne pergjithesi) edhe kundra evolucionit...
Kjo, mendoj, pastaj, varet nga mendimet/edukata personale... secili eshte i lire te mendoje si te doje, thjesht te respektoje dhe mendimet e te tjereve.
Per te kundershtuar mendimin qe "nuk eshte dicka natyrale" dhe nuk vezhgohet ne natyre mund te degjoni/shikoni (3min video) Bill Nye qe ne Amerike ka nofken (The Science Guy), ai e ka shprehur qarte e qete mendimin e tij mbi argumentin ne fjale.
http://www.rawstory.com/2015/07/bil...ture-and-is-part-of-the-evolutionary-process/
Sdq, une mendoj qe te debatosh mbi kete teme duke mbrojur martesat Gay me argumentin qe eshte natyrale (kujdes, Bill Nye, te video mesiper nuk po ben kete gje, ai thjesht po pohon qe eshte e vezhguar edhe ne natyre jo vetem tek njerezit) eshte e gabuar. E gabuar eshte gjithashtu te kundershtosh martesat gay po me ate argument qe "nuk eshte natyrale".
Argumenti qe dicka natyrale eshte e mire per ty, apo qe nese dicka nuk eshte natyrale nuk eshte e mire, eshte budallallek dhe nuk do binde asnje... natyrale jane dhe kanibalizmi, kanceri, vdekja...
perkundrazi, argumenti/arsyetimi i kundert mund te kete me shume mundesi te sqaroje gjerat... le te themi qe homoseksualizmi nuk eshte natyral, po gjithashtu jo natyrale jane dhe makina (me te cilen shkoni ne pune), jo natyrale eshte dhe shtepia juaj, Gjithashtu edhe kompjuteri, smartphone, tablet qe po perdorni per te lexuar kete pergjigjie.
"Jo Natyralja" eshte e mrekullueshme pranojeni, and move on...