Martesat Gay (pro Apo kundra)

Eléonoré

Valoris scriptorum
Cfare eshte martesa? Shprehje e celebrimit (festimit) te dashurise se madhe midis dy partnereve? Shprehje e deshmimit te saj nga nje mori njerezish? Shprehje angazhimi dhe pergjegjesie per mireqenien e partnerit? Te gjitha keto mund te ndodhin pa pasur nevoje per nje certifikate martese. Bej nje dasem te madhe dhe kaq.

Asnje nuk do t'a kuptoje vleren e marteses se ligjeruar deri sa anullimi i saj behet i nevojshem. Po te heqim gjithe fjalet e bukura, te shemtuara, boshe do te jemi ne gjendje te shohim se martesa eshte ligjeruar per te na mbrojtur ne palet e futura ne martese nga njeriu me i dashur si edhe nga vetvetja. Martesa siguron mbrojtjen e pales me te dobet nga nje braktisje, dhune fizike apo abuzim keqperdorimi te pasurive bashkeshortore. Kur anullimi, divorci behet i nevojshem, nderhyrja e ligjit e detyron njeren pale te paguaje demet, pensionet ushqimore per femijet si dhe ndarjen e barabarte te cdo pasurie grumbulluar gjate periudhes se marteses. Pa kete, pala me e dobet, qe eshte ne pergjithesi femra do te gjendej e braktisur dhe ne mes te kater rrugeve. Personalisht, meqenese jam e divorcuar, e njoh vleren e ligjerimit te marteses. Ne qoftese nga kjo martese nuk do te kisha mbartur femije, procedura e divorcit do me jepte lirine qe procedura e marteses me mori, dhe pa hezitimin me te vogel do te kthehesha ne vendin tim pa marre sikur edhe qindarken me te vogel nga ai person i cili ishte e gjithe pasuria ime. Helas, une nuk mbart vetem veten por edhe dy femijet e mi. Ndjenja e detyres ndaj tyre, fakti qe jane gjysem shqiptare e gjysem franko-kanadeze, fakti qe ata e duan te atin e tyre jane ata faktore qe me detyruan qe te ulja krenarine dhe te pranoja mbrojtjen time nga ligji duke pranuar te gjitha perfitimet qe zgjidhja ligjore e marteses te siguron.

Nqs nje gay kerkon aprovimin tim te ligjerimit te marteses se tij une do t'a pyesja: «Per cfare te duhet nje cope leter, ndoshta per tu mbrojtur pikerisht nga njeriu me i dashur per ty? Si do qe te vije puna ti nuk do te jesh kurre ne gjendje te vihesh ne poziten time per arsyen e thjeshte se ti nuk mbart dot femije».

Per sa i perket adoptimit te femijeve, personalisht jam kunder gjithe llojeve te adoptimeve. Ndac nga homoseksualet, ndac nga heteroseksualet. Per sa kohe ekzistojne ligje qe rregullojne adoptimet, do te ekzistojne edhe tregje te shitjes apo braktisjes se femijeve nga nena natyrore. Per sa kohe do te ekzistojne njerez qe mbledhin femijet e braktisur, do te kete edhe nena qe do te braktisin femije. Per vete, do te merrja ne mbrojtje nenen, thelbin e familjes. Nene e mbrojtur, femije i mbrojtur.

Ky ishte mendimi im modest.
 

Airbourne

Papirus rex
Mua PERSONALISHT nuk me shqetesojne ASPAK po u martuan,pra PO, por vetem JO te ligjeruar,sepse do bejne protesta si ne Leshe!
Dhe 100% PRO ADOPTIMIT, per FEMIJET e braktisur nga femarucet!!!
 

Airbourne

Papirus rex
Se kam problem me ata qe kane gjini te kundert...sepse ne IQ jane me LARTE se daret apo bucet e trojeve.
Agreeeeeeeeeeeeeee
 

Airbourne

Papirus rex
Cdo njeri ka te drejte te dashuroje.....cilin apo cilen dashuron eshte TOTAL WURST.
KRYESORJA ai ose ajo,ata ose ato ndjehen te lumtur.Dhe ska flamurtar me zhgabe apo sorre qe ta kundershtoje.
AVE.
 

joetisti_

Locus omnem
une jam kundra edhe martesave hetero :p
S'di. Martesa perfshin shume gjera. Dhe ketu fillon te kesh mundesine te thuash se do te kete probleme. Sepse martesa do edhe femije.
Tani eshte mundesia e nje femije me menyren e ashtuquajtur 'miter me qira', ku ne fund te fundit femija, sado e nje cifti homo, do te jete ne nje fare mase i tyre. Dhe sado nga sa degjojme, duke pare se jashte vendit nje praktike e te paturit femije nga cifte te tilla ka ekzistuar me pare dhe ka patur 'jo probleme', duket sikur femijes, sidomos kur rritet, do t'i jete bere nje padrejtesi...
S'di.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Jam kunder marteses ligjore midis homoseksualeve.

Ne qofte se nje cift homoseksual eshte nje cift qe beson ne Zot atehere une do t'a bekoja kete lidhje. Me nje kusht. Kur dashuria eshte e madhe midis tyre dhe rolet jane vene ne familje atehere une do te ktheja homoseksualin "femer" ne femer te vertete. Prova qe do te kerkoja prej tyre do te ishte manifestimi i dashurise dhe sakrifices per njeri-tjetrin.

Martesa ligjore eshte e shenjte dhe finale. Ajo qe te zgjidhet PERJETE duhet te zgjidhet ketu dhe ne kete moment. Edhe pse martesa ne vetvete mbart interesa e cila nuk nenkupton domosdoshmerisht dashuri, ajo ne syte e mi eshte shume e domosdoshme dhe gur prove. Ne qofte se une dua te krijoj lidhje te PERJETSHME me dike atehere mua do me duhet te provoj se bashkeshorti im nuk do te futet ne familjen time qiellore me pretendimin se ai meriton FRONIN e tim ATI.

Ne qofte se une e fus ne familjen time AI duhet te jete SHEMBULL. Nqs une shoh se ai eshte larg ketyre karakteristikave te cilat do te vinin ne dyshim emrin e mire te familjes time atehere une do t'a divorcoja.

Menyren se si e shpetoj shpirtin e tij eshte dicka per te cilen nuk mund te flas ne keto momente.


Elohim
 
Top