SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Kohet e fundit ketu ne Angli u be nje sondazh per te zbuluar britanikun me te keq dhe...guess what???TONY BLAIR rroku shumicen u votave!!Po sikur te benim nje sondazh te tille ne SHQIPERI,kush mendoni se do te shpallej SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE?????Une,personalisht,mendoj se ENVER HOXHA(djalli ia perziefte kockat) e meriton kete titull!!!
 

k_a1983

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Mua me duket se ju te gjithe ketu doni ta ndani boten ne "njerez te mire dhe njerez te keqinje", ashtu siç po e ben Amerika tani me gjithe boten.
Per mendimin tim, eshte diçka shume riskante, kur fillon te mendosh ne ate menyre. Sepse secili njeri ka te miren dhe te keqen ne shpirtin e tij. Nuk ka njeri qe eshte vetem i keq, ashtu siç nuk ka njeri qe eshte vetem i mire. Si shembull:
1) Enveri nuk ka bere vetem gjera te keqija. Aj ua ka ndaluar grave te mbajne shami ne koke. Nese nuk do ta kishte bere ate gje, grate tona sot akoma do te ecnin me shamite ne koke.
Pastaj nuk e di si mund ta kete shkaterruar Enveri ekonomine shqiptare, kur para viteve te 40' nuk ka egsistuar nje "ekonomi shqiptare".
E e keqja e tij ka qene qe i ka terrorizuar dhe vrare njerezit.
2) Skenderbeu si shembull i dyte nuk ka qene vetem njeri i mire, por ka lejuar qe ne Shqiperi te sklaverohen njerezit. Aj ka qene si ç'do mbret nje sundues i ashper.
3) Po pastaj te marim si shembull Nene Terezen. Shume thone se ajo vetem gjera te mira ka bere. Po ç'ka bere ajo per Shqiperine?

E keshtu me radhe do mundesha te "analizoja" ç'do personalitet shqiptar. Por nuk ia vlen ti ndashe njerezit ne te mire dhe te keqinje.
Mendoni njehere vete per keto gjera qe ua kam thene une.
 

enkel

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

patejte qe shqiptari me i keq eshte ahmet zogu edhe pse ka qene nje njeri i zgjuar.çfare mund te prisini nga nje shqiptar qe shet atdheun e vet.kurse sot leka zogu me qendron akoma ne tirane.si ka fytyr dhe rri?!
 

lola

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Fillimisht postuar nga ^Neo^:
[qb] 70% e shqiptareve! [/qb]
ZOGU ja futi shqiperise si asnje tjeter.

1. Neo /pf/images/graemlins/laugh.gif
2. Sali Berisha dhe Fatos Nano
3. E. Pashe Toptani
4. Enver Hoxha
 

dukagjinas

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Njeriu gjatë jetës së tij mund të bëjë shumë gabime por gabimi më i madh të cilin nuk e mbulon as dhe është tradhëtia ndaj Kombit.Për mendimin tim unë njoh dy të tillë.
AHMET ZOGU dhe IBRAHIM RUGOVA.Qëtë dy ikën nga populli për të mbrojtur familjet e tyre megjithatë që detyra ku gjindeshin njëri si mbret dhe tjetri si kryetar i obligonte ndryshe.
 

Anglophile

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

1) Hamza Kastrioti
2) Esat Pashe Toptani
3) Ahmet Zogu
4) Sali Berisha
5) Fatos Nano
 

Beli

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

ESATI
që po shiste shqipërin
ZOGU
që fali shën Naumin dhe vrau aq Patriot
SALËN
Djalin e partisë që sot e gjithë ditën shanë nënen e tija
ENVERIN
që nuk njohu kufijt e pushtetit
NANON
që nuk gjeti fundin e Korrupcionit
USHTARAKËT SHQIPTAR
që nuk morën njëherë në dorë drejtimin e vendit
 

DFV

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Po sipas teje,Beli,cfare te benin ushtaraket, junten ushtarake,dmth. ate tragjedi qe shkaktoj Pinoceti ne Kili te benin dhe ushtaraket tane????
 

Triumfi

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

A s'do ishte me mire te parashtohej pyetja kshtu:
Cilt kishin nevoj me se shumti per terapi psikiatrike apo ndihme mjeksore!

Per mendimin tim,do ishte e pa suksesshme gjykimi per ndonje njeri,me qellim per te zbuluar figuren me negative(nese kete e ka synuar hapesi i temes),sepse njeriu si perberje biologjike-kimike;nuk eshte i pavarur, por varet nga bota e jashtme - Pra,kam drone se neve duke gjykuar mbi te tjere,s'jemi larg qe ai gjykim te bie edhe mbi nesh - apo derisa ne gjykojme ne jemi bere nga ata! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Pa keqkuptime,se ishte nje gacmim per zgjim. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

lola

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

SALI BERISHA Sa here qe flet ky gomar fillon dhuna. Ka 15 vjet qe i shtyn njerezit ne mitingje dhe shkakton dhune. Ngjarjet e fundit flasin per veten. Dhe mos me thoni qe jane shumica e shqiptareve keshtu, sepse nuk ndodhi gje kur Mjaft! mblodhi tiranen para kryeministrise.
 

njemijeenjeenjedite

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

ZEF SERREQI qe nenshkroi kapitullimin e Shqiperise ne 39 ne anijen Italjane,pa lejen e mbretit ZOG.FAN NOLI qe mori pushtetin me dhune dhe jo ne menyre demokratike.mos harroni qe Alfred Serreqi eshte i nipi.
 

sombrero

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Fillimisht postuar nga Beli:
[qb] USHTARAKËT SHQIPTAR
që nuk morën njëherë në dorë drejtimin e vendit [/qb]
..ti duhet t'jesh duke u tall. Pak probleme ka shqipria edhe grusht shteti ushtarak i duhet ...e nga kush?? ...nga gjeneralet qe e kan mor diplomen te shkolla Partis.
 

njemijeenjeenjedite

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

nuk eshte enveri ai qe beri keto pune qe thoni ju .ishte nje shtrese e inkrimuar qe donte te kishte poste the shpifnin per vellezerit e tyre ,per shoket per te afermit.nqse ju kujtohet shume gjera shkonin nga baza ne qender the qendra jepte orjentimet.mos shkoni me teori te gabuara nuk dua te them qe ai ishte i mire. ace kishte ace beri,pro diskutoni kush e shiti shqiperine ca mos dashes si Zef Serreqi nga shkodra ( te me falin shkodranet )apo Esat Pash Toptani.
 

EGI

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Kryeminister turist i nje populli RREFUGJAT!!!! Kryeministri me charter,populli me GOMONE!!!!
 

Xhaferr

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

per mua ngelet JIm Belushi
e ka pa njeri ate serialin "According to Jim"
kushedi sa veta vuajn duke sforcuar te qeshuren.
ajt shnet
 

DFV

Primus registratum
Re: SHQIPETARI ME I KEQ NE HISTORINE TONE????

Ne se flitet per kohen tone, mendoj se jane dy me kryesoret.
Fatos Nano
Sali Berisha
 
Top