Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
E ndiej zjarrin në shpirt dhe acarin në gjoks.
Një flakë e gjallë që digjet brenda një kafazi të akullt.
Dua ta nxjerr zemrën nga kraharori e ta lë të lirë.
Të lirë që të marrë malin, pa frikë se do ta gjykojnë si të çmendur.
Të lirë nga dhimbjet dhe trazimet, sepse e di që e nesërmja nuk do të sjellë asgjë të re.
Jam e lodhur nga jeta që vazhdon e rëndomtë kudo dhe kam filluar të kem frikë nga mendimet e mia. Nuk dua të përfundoj si disa që kanë rënë në dashuri me ëndrrën për lumturinë, ndërkaq nuk e jetojnë kurrë as dashurinë, as lumturinë.
Trembem nga gjumi, sepse e di që do të përtoj të zgjohem në mëngjes. Prandaj do të doja që sonte të mos isha fare këtu dhe si me magji të zgjohesha diku tjetër. Diku ku do të mund ta nisja edhe njëherë nga fillimi.
(A.R)

‪#‎ZONJA_Z‬
 

Hektor12

Locus omnem
Thjeshtësia jote, fisnikëria e shpirtit tënd, më çarmatos.
Ndonjëherë them, pse nuk je vërtet mendjemadhe, ashtu siç të paramendojnë shumë të tjerë. Mbase atëherë do ta kisha shumë më të lehtë, sepse edhe unë do të mjaftohesha vetëm me fantazitë e mia për ty, i paguximshëm që të të afrohem.
Fjalët e tua, ato që mi shkruan sa herë që je vetëm, më magjepsin.
Sikur të ishe vërtet vetëm një kukull, e bukur nga jashtë, por e zbrazët nga brenda, edhe unë do të synoja kënaqësinë e shpejtë, atë që furishëm të kapë në mbrëmje, por që e harron të nesërmen në mëngjes. Me siguri se nuk do të ndihesha kështu, peng i ndjenjave të mia, i etur për përjetësinë që fshihet në përqafimin tënd.
Ngurrimi yt, kujdesi me të cilin e zgjedh çdo hap tëndin drejt meje, më deh.
Një e dashuruar te vetja e saj, siç të shajnë ata që kurrë nuk ditën ta kuptojnë botën tënde, as që do e vriste mendjen për atë çka mund të mendojë apo ndiejë tjetri. Pakujdesia jote do të më çlironte dhe shpirti im do të shihte përtej kurtheve të tundimit. Nuk do të isha ky që jam tani: i dhënë këmbë e krye pas shenjave të pafundësisë që ti i lë pas vetes.
Tani, besoj më kupton pse nuk ngutem dhe pse i zgjedh kaq shumë fjalët.
Dikush si ti takohet vetëm njëherë në jetë.
Thjesht, nuk guxoj të gaboj.
(A.R)
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
A ka mik te vertete? Diku në një qytet bregdetar, ishin dy shokë që duheshin aq shumë, saqë mund të sakrifikonin ghithqka për njëri-tjetrin. Ishin njohur gjatë studimeve universitare dhe kishin qëndruar në të njëjtën shtëpi. Njëri prej tyre dukej koprrac, kurse tjetri shumë bujar. Vjen një ditë që shokët koprrac i ishin prishur punët e biznesit. Asnjë përpjekje nuk ndikonte në përmirsimin e punës së tij. Shkon te shoku i tij bujar dhe i kërkon që ta ndihmoj me një shumë të caktuar të hollash.. Miku i tij nxori ç’kishte dhe ia dhuroi me shumë dëshirë.

- Urdhëro vëlla, gjithçka kam le të jetë e jotja, i tha miku bujar. Shoku që nuk kursehej për asgjë, tashmë ishte fejuar dhe priste që së shpejti të martohej. Miku i tij koprrac vjen dhe e fton për një kafe. - Dua të të them diçka shumë të rëndësishme, por nuk e di se si, – i tha ai. - Të ketë vallë gjë më të rëndësishme se miqësia jonë?!, – ia ktheu miku bujar. - Dëgjo vëlla, mua më pëlqen shumë e fejuara jote, prandaj dhe dua te martohem me të, – i tha ai duke ulur kokën përdhe. Pas një qetësie të dyfishtë, miku bujar u mendua gjate dhe nga dashuria që kishte për shokun e tij, nuk ia refuzoi kërkesën. - Le të bëhet ajo që thua ti, – i tha bujari dhe kështu u nda nga fejuara e tij vetem për t’a bërë të lumtur mikun e tij. Kalojnë ca vite dhe punët e mikut të mirë po shkonin shumë keq e më keq. - Të shkoj të kërkojë punë tek miku im, – tha ai me vete. – Ai duhet të më ndihmojë patjetër, – vazhdoi ai. Kur trokiti në portën e mikut të tij dhe i këkoj punë, ç’të shikonte, ç’tëdëgjonte?! I miri, i mërzitur për atë që kishte ndodhur, nisi të mendonte sërish pozitivisht. - S’ka gjë, nuk dihet si i janë bërë punët prandaj edhe nuk më ndihmoj, – tha me vete. Kaluan disa ditë dhe djali bujar takon në rrugë një burrë të vjetër e të sëmurë. Dukej që atij po i afrohej vdekja. E merr dhe e çon në shtëpin e tij dhe e ndihmon dhe e përcjellë deri diku ku mund të gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur. Një avokat troket në derën e shtëpisë së djalit bujar dhe i thotë se plaku, të cilit i kishte ndihmuar kishte qenë shumë i pasur dhe se i kishte lënë atij gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë i pasur merr, një shtëpi pranë asaj të mikut të tij. Një ditë, tek sa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon një grua të lodhur e të sëmurë që i kërkon diçka për të ngrënë, pasi ishte shumë e uritur. Djali e merr në shtëpi, e ushqen dhe duke qene se jetonte i vetëm, i kërkon asaj që të qëndrojë me të. - Ti merru me punët e shtëpisë dhe gatimin, kurse unë shkoj në punë e vij në shtëpi. Kështu as ti mbetesh rrugëve, as unë nuk vuaj nga këto nga këto gjëra, – tha ai. E moshuara pranoj me kënaqësi. Pas disa kohësh, gruaja, tashmë e kthyer në një nënë për djalin që e kishte ndihmuar aq shumë i kërkon atij që të gjej një vajzë dhe të martohet. - Në fakt edhe unë, kam menduar por deri më tani nuk më ka dalur ndonjë njeri i përshtatshëm për ballë, – ia kthen djali. Gruaja i propozoi të martohej me një vajzë që e njihte nga afër. Dy të rinjtë njihen dhe më në fund vendosin të martohen. Erdhi koha e dasmës dhe të riut bujar i duhej të mendonte për të ftuarit. Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej t’a ftonte edhe mikun e tij të vjetër. - Miqësia jonë duhet të jetë më e fortë se keqardhjet. Prandaj do t’a ftojedhe atë në këtë ditë të lumtur për mua, – mendoi dhe ia dërgoj ftesën. Në ditën e dasmës, dhëndrri dhe nusja dukej se ishin më të bukur se gjithë të tjerët. Lumturia dhe gëzimi pasqyroheshin nga sytë e tyre. Në një sallon të zbukuruar mjaft të këndshëm, u futën në shoqërinë e duartrokitjeve të ftuarve. Të gjithë po argëtoheshin më së miri. Dhëndrri merr mikrofoni dhe nisi të shpjegoj historinë e jetës së tij: - Njëherë e një kohë, kam pasur një mik për kokë . E doja shumë, madje mund të jepja edhe jetën për të. Një ditë, kur punët po më shkonin me së keqi, më kërkoi para dhe i dhashë gjithçka që kisha. Një ditë, tjetër më kërkoi të fejuarën që e doja shumë. I mërzitur, ia dhashë edhe atë sepse ne ishim miq, e donim njëri-tjetrin dhe nuk duhet të kishte ndonjë gjë që të na ndante. Pas disa kohësh, kur unë isha në gjendje të keqe ekonomike, iu drejtova atij dhe i kërkova punë. Nuk më dha, madje me një zë të vrzdhë gati sa nuk më përzuri. U mërzita shumë, por përsëri nuk mund të mendoja keq për të.. Ishte miku im i shtrenjtë. Pas këtyr fjalëve, miku koprrac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë: - Njëherë e një kohë edhe unë kisha një mik për kokë. Kur punët nuk po më ecnin ashtu siç duhej, i kërkova ndihmë dhe më dha gjithçka që kishte. Më pas, i kërkova të fejuarën, edhe atë ma dha. Arsyeja që i kërkova të fejuarën, ishte se ajo vajzë nuk ishte e duhura për të. Ajo ishte një grua e pamoralshme.. Në këtë mënyrë, shpëtova mikun tim të shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë për të. Një ditë, kur punët nuk po i shkonin siç duhej, miku im erdhi dhe kërkoi punë nga unë. Unë nuk i ofrova një gjë të tillë pasi që nuk mund të urdhëroja atë që të bënte diçka në atë ambient. Ndërsa, burri moshuar që miku im takoi në rrugë, ishte babai im. Im atë ishte në prag të vdekjes dhe unë e dërgova pranë mikut tim. I kërkova babait që të gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij. Kurse grauaja lypasare që i erdhi në shtëpi, ështe nëna ime. E dërgovaatë që të kujdesej për mikun tim e ta ndihmonte që të kalonte një jetë sa më të qëte. Ndërsa vajza me të cilën miku im por martohet, është motra ime. Unë e binda atë që të martohej me mikun tim
 

MysteriousMan

Valoris scriptorum
Syte e bukur qe shihja me pare,
te perhumbur dhe plot dhimbje tashme i kish,
ajo buzeqeshje qe dikur ndizte zjarre
tashme e rrudhur dhe akull ish!

Tinguj buzeqeshjesh degjoja dikur,
ne nota renkimesh se fundmi i kish,
me ze te mekur kerkonte meshire,
ne paqe e qetesi kerkonte te ish!

Te dy perballe qendronim dikur,
e tashme aty ishim perseri,
livadhe lumturie shihnim atehere,
maratone dhimbjesh kemi tani!

E presim fundin plot zhurme pa fjale,
te rraskapitur ne kete fund qe snjeh mbarim,
plote fjale kemi qe kurre si thame,
e tashme ne heshtje flasim te dy!

Plote nuanca qe ish jeta dikur,
tashme kontrast ben vec bardh e zi,
Me ngjyra ishim dhe ne dikur,
cfar ngjyre kemi tashme se di!
 
Last edited:

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ata iken qe te dy..
Ajo prej tij,Ai prej vetes...
E sdi vertet c'mbeti aty?!
Vec nje grumbull lotesh me ngjyre netesh...!??
Shkoi dhe koha mendjen se vrau,U rrotullua dhe bota sikur asgje s 'ndodhi!
Nata beri se se degjoi zemren qe qau..
Dielli,shpirtin qe se ngrohu..vajti dhe e dogji!
Keshtu i tret kjo BOTE historite,i ben rrenoja...
I mat vuajtjet me vuajtjet qe do vine...!
E lapsit tim i dhemb goja..?!
Ndryshe ka menduar te shkruaje per DASHURINE....!!
 

joetisti_

Locus omnem
Ata iken qe te dy..
Ajo prej tij,Ai prej vetes...
E sdi vertet c'mbeti aty?!
Vec nje grumbull lotesh me ngjyre netesh...!??
Shkoi dhe koha mendjen se vrau,U rrotullua dhe bota sikur asgje s 'ndodhi!
Nata beri se se degjoi zemren qe qau..
Dielli,shpirtin qe se ngrohu..vajti dhe e dogji!
Keshtu i tret kjo BOTE historite,i ben rrenoja...
I mat vuajtjet me vuajtjet qe do vine...!
E lapsit tim i dhemb goja..?!
Ndryshe ka menduar te shkruaje per DASHURINE....!!
ndieva nje rryme ajri freskues qe me pershkoi qelizat... tek e lexova...
esmere vuan, une shijoj mrekulline e te shprehurit bukur :) sa pervers qe jam :p
po lutesh qe mos te te bjere kokrra e sheges mbi koke? :D
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk mund të jap zgjidhje për të gjithë problemet e jetës tënde. Nuk kam përgjigje për dyshimet apo frikërat e tua,por mund të të dëgjoj e ti ndaj me ty. Nuk mund të ndryshoj as të shkuarën, as të ardhmen tënde, por kur duhet do të jem afër teje. Nuk mund të evitoj befasitë, vetëm mund të të ofroj dorën time që të mbahesh e mos të biesh. Gëzimi, suksesi, triumfi yt nuk janë te miat por gëzohem sinqerisht kur të shoh të lumtur. Nuk i gjykoj vendimet që merr në jetë, limitohem të të mbështes, stimuloj e ndihmoj nëse ma kërkon. Nuk mund të vendos limite brënda të cilëve duhet të qëndrosh por mund të të ofroj hapsirën e nevojshme për t'u rritur. Nuk mund të evitoj dhimbjen tënde kur ndonjë dhimbje të thyen zemrën por mund të qaj me ty e ti mbledh copëzat për ti rivendosur përsëri. Nuk mund të të them as çfarë je, as çfarë duhet të jesh, vetëm mund të të dua ashtu si je dhe të të jem mike. Në keto ditë mendoja për dikë që të më ishte mik, në atë moment u shfaqe ti... Nuk je as sipër,as poshtë, as në mes, nuk je as në krye as në fund të listës. Nuk je as numri një, as numri final, dhe aq më pak pretendoj të jem e para, e dyta apo e treta e listës tënde. Mjafton të më duash si mike. Nuk jam ndonjë gjë e madhe por, jam gjithçka që mund të jem...

-Borges-

(Lo dedico a lui, che mi ha rubato il cuore e la mia anima.... )
 

joetisti_

Locus omnem
Pyetja e gjithmonshme, eshte nje humbje e mjegullt larg teje;
tani ne hapsire humbet deshira ime per dashuri.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ne humbasim nëpër kujtimet e së shkuar , unë dhe ti ,
të brishtë në dashuri , të pamjaftueshëm për njëri tjetrin...Duket sikur jetojmë jetët e të tjerevë , por jo e jona.
 

joetisti_

Locus omnem
Ne humbasim nëpër kujtimet e së shkuar , unë dhe ti ,
të brishtë në dashuri , të pamjaftueshëm për njëri tjetrin...Duket sikur jetojmë jetët e të tjerevë , por jo e jona.
Ta paska rrembyer shpirtin dikush lior? Apo jane shprehje qe tregojne gjendje emocionale?
Dua vetem te shtoj dicka te ky mendimi yt, pa dashur ta prish si ide. Na ndodh te gjitheve te kerkojme te na kthehet ajo gje qe dashur pa dashur e vrame. Eshte si t'i thuash nje gonxhe trendafili qe keputem: "lulezo se te keputa pa dashje, ose kur te keputa se mendova mire". Mund te te kuptonte ajo gonxhe dhe te te jepte te drejte, por per te lulezuar s'do te kishte mundesine...

Uroj qe ai i joti te mos jete "keputur" sepse po qe... s'do ta kete mundesine edhe duke bere te pamunduren.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Jo në fakt po përpiqesha të ndjekja vazhdimin e postimit tënd në formë dialogu poetik Joetisti, më pëlqen të shkruajmë në këtë mënyre...
 

joetisti_

Locus omnem
Ah, me vjen keq qe e prisha pa dashje. Por s'do te isha i afte ta vazhdoja aq bukur sa ti. Me kalon me metra ne kete fushe.

Nje lior e dashuruar eshte me produktive se nje peme dhe me destruktive se nje bresher.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
S'ka gjë!

Joetisti, që zgjon heshtjen të harruar nëpër përsiatjet e ëndrrave të vazhdueshme djaloshare , ku puthjet e vashëzave të ëmbla trumpetojnë gjurmë e arome dehjesh dashurore në trupin e tij...
 

joetisti_

Locus omnem
Liora; meson endrren si te jetoje, jeton jeten si ta doje, do dashurine me shume se ajo vete vetveten, ne vetvete ndihet e thjeshte dhe thjeshtesise i heq gjithe lageshtine per ta lene te persosur.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Eh , ky njëri që të përfshin të tëren në hapësirat e pakthyeshme të lirise , të horizonteve të mbushura me pafundësine joshëse të ëndrrave , përkedheljeve të ngrohta...sepse virtyti më i madh i njeriut është të ketë zemër si ti.
 

joetisti_

Locus omnem
Te binte loti i saj i nxehte ne nje akullnaje do ta cante ne dysh. Pesha e mendimeve do te kerruste edhe lisat. Pushtimi i kraheve te saj te brishte do te mbyste edhe luanin. Puthja e saj me shije imagjinate do te shperndante rete.
 

joetisti_

Locus omnem
flm edhe ty. Je teper pershkruajtese. Sa do te doja te ta puthja qafen...
Sa per ate qe shkruajta une per ty, eshte si nje piktor qe nxjerr ne tablo ate qe sheh dhe me shume merita eshte e mjedisit sesa e penelit.
 
Top