Po edhe forcen/masen/fuqine, per te bere nje pune te sakte, e ve ne pune vetem inteligjenca. Inteligjenca te vete personi e ben ate person njeri te lire dhe inteligjenca te te tjeret ate njeri dhe askend tjeter, nuk e burgos por i jep me shume liri. E kunderta ndodh qe kur ka mungese lirie, ka ne fakt budallallek qe na rrethon. Vetem nje budalla qe hera heres vihet ne pozita qe mund te jape nje vendim, te ben gjemen.Pak nga pak po del tek ajo qe kam thene une, pavaresisht qe ti se ke kuptuar qarte. Pra nuk eshte inteligjenca ajo qe te jep lirine apo te burgos... eshte fuqia/masa/forca.
Nese idete/inteligjenca nuk vihen ne pune atehere kjo nuk eshte inteligjence. Pshm ... Le te marrim sistemin si shembull, ku shume here gjera te thjeshta jane vene ne pune ku bashke me rregullin e forte ja ka dalur mbare, ndersa ne shume raste ku thjeshte eshte perdorur inteligjenca dhe eshte perjashtuar rregulli / fuqia, nuk ja ka dalur mbare. Pra thjeshte inteligjenca nuk mjafton.
Eshte e kote te pseudonosh veten tende ...si inteligjent/e. Edhe budallai mund ti thote vetes inteligjent, ne k'te rast....Inteligjenca, mund te vije/lindi edhe nga nje" budalla "... mjafton qe kjo inteligjence/ide te kete fuqine/forcen dhe te vihet ne pune, ne te kundert eshte asgje.
Me duket interesante por, kur te jem me pak i lodhur do ta lexoj.Po ju shkëpus një material nga interneti ;
CILAT JANË 7 LLOJET E INTELEGJENCËS SË NJERIUT?
Gjenotipi i njeriut përbëhet prej afërsisht 35,000 gjeneve. Ky është një numër mjaft i vogël krahasuar me funksionin e tyre që kanë në përcaktimin dhe kontrollimin e të gjitha proceseve jetësore të organizmit e në veçanti të ndërtimit dhe funksionimit të SNQ. SNQ është i përbërë prej 2 – 3 miliard neurone, të cilat organizohen nëpërmjet 10 në fuqinë e 15 ose 10,000,000,000,000,000 (dhjetë tetralion) lidhjeve sinaptike dhe që kryejnë me mija funksione dhe aftësi mendore.
Aftësitë mendore të njeriut janë të ndryshme sikur që është e ndryshme edhe këmbinueshmëria e përmbajtjes gjenetike e individëve të ndryshëm. Autorët e ndryshëm kanë mendime pak a shumë të ndryshme sa i përket numrit të aftësive mendore të njeriut apo llojeve të ndryshme të inteligjencës. Në përgjithësi mbizotëron mendimi i ekzistimit të një faktori të përgjithshëm apo të inteligjencës së përgjithshme të shënuar me g (ang. g = gjeneral). Faktori g është i ndërlidhur me përcaktimin e aftësive të përgjithshme biologjike të një individi normal apo të inteligjencës së përgjithshme e cila shprehë kompetencën mendore të individëve me zhvillim normal mendor. Me gjithat në bazë të studimeve të bëra kohën e fundit nga Karroll (1993) dhe Noll (1994) flasin për modelin treshtresor apo për tri aftësi të gjera apo të përgjithshme të inteligjencës:
Është konstatuar se inteligjenca fluide me kalimin e kohës vjen duke u zvogëluar, ndërsa ajo e kristalizuar vjen duke u rritë. Kështu gf në moshën 15 vjeçare të njeriut pothuajse zhduket, kurse gk vazhdon të përparoj me ritëm të ngadalshëm. Në bazë të të dhënave shkencor rezulton se inteligjenca në pjesën më të madhe të qenies njerëzore vjen duke rënë, mirëpo me ngritjen e cilësisë së shkëmbimit të informatave gjatë procesit të nxënies arrihet të kompensohet kjo rënie e saj. Kjo do të thotë se të rriturit apo të moshuarit e shfrytëzojnë inteligjencën kolektive për ngritjen e inteligjencës personale.
- Inteligjenca e të folurit të rrjedhshëm – fluide (g f);
- Inteligjenca e kristalizuar (g k) dhe
- Inteligjenca e orientimit në hapësirë – vizuale (g v)
Psikologu amerikan Gardner (1991), i cili është i njohur për teorinë e tij për inteligjencën e shumëfishtë, pohon se të menduarit e individit reflekton aftësinë mendore të tij, por kjo nuk është i tërë potenciali mendor apo inteligjenca e individit. Nëse një individ është shumë i përparuar në shprehjet gjuhësore, i njëjti individ mund të jetë mjaft i prapambetur në aftësitë matematikore. Ai thekson se shtrati i inteligjencës së shumëfishtë përbëhet prej dy komponentëve kryesore: kultura e individit dhe baza biologjike e tij. Po ashtu Gardner procesin e klasifikimit të inteligjencës së shumëfishtë e bën duke u bazuar në tetë kritere kryesore:
Gardner në përputhje me këto kritere identifikon shtatë lloje të ndryshme të inteligjencave që përfaqësojnë grupe të aftësive të ndryshme mendore të qenies njerëzore. Çdo njeri posedon secilën prej këtyre aftësive, por dallimet vijnë si rezultat i zhvillimit dhe i kombinimit të tyre me predispozita të caktuara për njërën prej tyre, që ndryshe shënohen si prirje individuale. Këto janë:
- Ekzistimi i bazës nervore – trurit është me rëndësi parësore;
- Ekzistimi i karaktereve specifike të njerëzve;
- Matja dhe përpunimi i informatave bazë;
- zhvillimet e veçanta historike të inteligjencës;
- Baza e zhvillimit evolutiv të inteligjencës;
- Baza e të dhënave eksperimentale;
- Mbështetja nga matjet psikometrike;
- Vendosja e të dhënave në një sistem simbolik (me shenja)
1.Inteligjenca gjuhësore; njeriu lind me aftësinë e përpunimit të tingujve të ndryshëm dhe formimin e fjalëve me anën e të cilave ai e shpreh mendimin e tij së paku në një gjuhë. Gjuha është pasqyra e mendjes thotë Çamski. Kjo aftësi nuk është e rezervuar vetëm për zhvillimin e gjuhës, por kjo ka të bëjë edhe me aftësinë e të shprehurit në matematikë, shkencë, muzikë, art dhe në shumë fusha nga veprimtaria e njeriut. Aftësia e të folurit është ndër veprimtaritë më të larta të trurit të njeriut dhe është e lidhur me zonën e të folurit të hemisferës së majtë dhe pjesës ballore të korteksit. Kjo aftësi e lindur duhet ushqyer dhe kultivuar edhe nga veprimi specifik i mjedisit, i cili e bën që kjo potencë natyrore e trurit të zbërthehet dhe të sendërtohet në një mjet të përkryer të shprehjes së mendimit dhe të komunikimit ndërmjet qenies njerëzore.
- inteligjenca gjuhësore
- inteligjenca muzikore (artistike)
- inteligjenca logjike matematikore (L – M)
- inteligjenca hapësinore
- inteligjenca e lëvizjeve trupore
- inteligjenca personale dhe
- inteligjenca ndërpersonale (kolektive)
2.Inteligjenca muzikore; po ashtu njeriu lind me aftësi për të dëgjuar tinguj me ngjyrë të ndryshme dhe me aftësinë e përzgjedhjes së tyre drejt krijimit të një vije melodike të caktuar. Fëmija i moshës dy vjeçare është në gjendje që t’i shpikë vet ritmet melodike dhe t’i shpreh në këngë spontane. Të gjithë fëmijët lindin me këtë potencial por nga mosha tre vjeçare ajo fillon rënie. Megjithatë intuita apo inteligjenca muzikore mbetet pjesë e përbërjes së tij mendore gjatë gjithë jetës. Inteligjenca muzikore është rezultat i bashkëveprimit të një talenti natyror dhe nxënies sistematike të koncepteve thelbësore nëpërmjet shenjave dhe vijave të shkrimeve muzikore. Edhe inteligjenca muzikore është e lidhur me qendrat përkatëse të përpunimit të tingujve në hemisferën e majtë të korteksit. Kjo gjithashtu ka lidhje me llojet tjera të inteligjencave dhe njëkohësisht ndikon në zhvillimin e tyre.
3.Inteligjenca logjike – matematikore; përfaqëson aftësinë mendore të individit për identifikimin e gjësendeve të botës reale dhe zbulimin e veçorive dalluese dhe atyre të përbashkëta duke krijuar koncepte reale për llojet e ndryshme të tyre në mendjen e tij. Në këtë fushë kontribut të madh ka dhënë Piazhe, i cili zhvillimin e aftësive logjike të individit e ndanë në disa faza. Sipas tij fillet e para të marrëdhënieve logjike fillojnë që në kohën e foshnjërisë, kur fëmija është në gjendje që të zbulojë ekzistimin e llojeve të ndryshme të objekteve dhe ajo përforcohet në moshën e adoleshencës kur ai është në gjendje që t’i përdorë fjalët dhe simbolet për t’i shprehë marrëdhëniet e tyre në kohë dhe hapësirë. Tani ata mund të zbulojnë marrëdhëniet logjike ndërmjet pohimeve të ndryshme dhe të nxjerrin hipoteza për situata të ndryshme problemore.
Ndërlidhja e logjikës dhe e matematikës është e bazuar në faktin se veprimet me numra apo me shifra si dhe marrëdhënia e tyre qëndron mbi parimet e logjikës. Në matematikë dhe në logjikë procesi dhe rezultati janë të barabarta. Andaj njohja e matematikës nuk është ndonjë problematikë e veçantë ngase shumë probleme matematikore kanë të bëjnë me jetën praktike dhe me kombinimet e ndryshme logjike (algoritme) që të krijohen modele të një numri të pafund rezultatesh. Këto aftësi janë të lidhura me zonën asociative të korteksit dhe që manifestohen me procesin e të menduarit krijues, të menduarit kritik dhe zgjedhjen e problemit.
4.Inteligjenca hapësinore (vizuale); përfshinë aftësitë e perceptimit të botës në mënyrë të saktë dhe pasqyrimin e saj në dimensionin hapësinor dhe kohor në mendjen e njeriut. Pamjet hapësinore janë burimi i parë i ndërtimit ton mendor, nëpërmjet të cilave e njohim dhe e kuptojmë vendin dhe rolin tonë në hapësirë (mjedis, botë). Kështu krijohet aftësia e të menduarit pamor apo aftësia për të parë , manipuluar dhe shndërruar figurën e një gjësendi në procese mendore si mjet i fuqishëm për nxënie dhe zgjedhjen e problemeve (Piezhe). Fëmijët me anë të perceptimit e bëjnë leximin e botës që i rrethon duke krijuar fotografi në kujtesën e tyre dhe për ta kjo është më e lehtë se sa leximi i fjalëve për shkak se të lexuarit e fjalëve është aftësi relativisht e re e inteligjencës krahasuar me atë të leximit të objekteve, që është aftësi e vjetër edhe e qenieve jonjerëzore. Kjo lloj inteligjence është e rëndësishme për të gjithë njerëzit e cilit do profesion qoftë, sepse shikimi dhe perceptimi i gjësendeve në hapësirën që na rrethon është i lidhur me të gjitha llojet tjera të inteligjencave të njeriut. Kështu qendra e të parit në pjesën zverkore të korteksit është e ndërlidhur funksionalisht me të gjitha qendrat tjera të tij, në mënyrë që të bëhet pasqyrimi apo reflektimi i saktë mendor dhe sa më i plotë i asaj që e shikojmë për rreth nesh.
5.Inteligjenca e lëvizjeve trupore; është aftësia e shfrytëzimit të shkathtësive të lëvizjeve trupore të individit për t’i shpreh aftësitë mendore të tij. Kjo inteligjencë është rezultat i zhvillimit të gjatë evolutiv, e cila përsoset te njeriu. Me anën e saj synohet të arrihet baraspesha e zhvillimit mendor dhe fizik, e bukura dhe mençuria apo një harmoni e natyrshme e qenies njerëzore. Këto aftësi kanë të bëjnë me aktivizimin dhe harmoninë lëvizore të të gjitha pjesëve të trupit dhe që janë të lidhura me manifestimin e shkathtësive praktike të shprehurit nëpërmjet shkrimit, pikturimit, aktrimit, lojës dhe sportit. Mosha prej 5 – 12 vjeçare e fëmijëve është koha më e përshtatshme e krijimit të reflekseve dhe veprimeve manovruese të harmonizuara psikofizike të tyre. Ndryshe quhen aftësi psikomotore ngase nuk ka vetëm aftësi thjesht fizike, për shkak se edhe për lëvizjen më të vogël nevojitet ngacmimi dhe kontrollimi nervor me bazë qendrat nervore në zonën motorike (lëvizore) të korteksit.
Këto aftësi janë të lidhura me marrjen e vazhdueshme të informatave apo përvojave gjatë të nxënit. Askush nuk dinë të luaj futboll, të luaj në piano, të vallëzojë, të aktrojë në skenë, të notojë pa u mësuar edhe pse për të gjitha këto ekziston baza dhe potenciali neuromuskulor dhe asnjë nuk kanë rezultate të njëjta në këto veprimtari. Kjo është e lidhur shumë me inteligjencën dhe punën individuale të njeriut.
6.Inteligjenca personale (personale dhe kolektive); përfshinë aftësitë e individit për njohjen e vetvetes dhe e të tjerëve. Kjo lloj inteligjence zhvillohet në dy pikëpamje: së pari njohjen dhe të kuptuarit e vetes duke qenë një individ me ndjenja që e ndërtojnë një personalitet me sjellje të caktuar dhe së dyti aftësia e njohjes dhe e të kuptuarit e sjelljeve dhe identifikimi me ndjenjat e të tjerëve në shoqëri. Nxëniet apo shkëmbimi i informatave të para ndërpersonale zhvillohen ndërmjet nënës dhe foshnjës, e cila , për fëmijën, shërben si mjeti kryesore për zgjerimin e komunikimit edhe me të tjerët. Është konstatuar se fëmijët të cilët nuk kanë pas fatin që të rriten me nënën e tyre, më vonë kanë pasur probleme të ndryshme në komunikim me të tjerët.
Fëmijët që nga mosha 20 – 25 muajsh është në gjendje që ta njoh identitetin e vet. Këtë mund të provoni nëse fëmijës i jepni fotografinë e tij apo i jepni pasqyrën që ta shikoj veten, do të vëreni se ai do ta njeh veten, por edhe kur e thërrisni emrin e tij ai reagon me sjellje dhe shprehje që tregojnë se e kupton emrin e tij. Fëmija duke njohur vetveten ngadalë mësohet që t’i njohë edhe ndjenjat dhe shprehjet emocionale e të tjerëve. Ai ka aftësi që t’i lexojë saktësisht emocionet e të tjerëve nëpërmjet sjelljeve , shikimit dhe mimikës së fytyrës dhe e ndërton qëndrimin e tij të përshtatur ndaj mjedisit shoqëror përkatës. Nëpërmjet inteligjencës personale dhe asaj shoqërore fëmija e përshtat ndërtimin e personalitetit të tij me prirjen e të qenët në qendër të vëmendjes ndaj të tjerëve, ndjenjë e cila e përcjell individin gjatë gjithë jetës dhe ndjenja e mbizotërimit ndaj të tjerëve, e cila gjithashtu përcillet dhe përshtatet gjatë gjithë jetës së tij. Si shihet njeriu së pari komunikon me veten e vet dhe me rrethin shoqëror nëpërmjet ndjenjave që shprehen nëpërmjet shikimit, mimikës dhe sjelljeve të caktuara, tek pastaj më vonë me ndihmën e gjuhës përkatëse.
Kjo aftësi e përshtatjes së komunikimit në një mjedis shoqëror është mjaft e ndërlikuar dhe shpesh shkaktohen konflikte si pasojë e mungesës së shkathtësisë së nevojshme për t’i deshifruar dhe kuptuar sjelljet e të tjerëve në kontekste të caktuara, ngase nuk ekziston shifër universale për deshifrimin e sjelljeve emotive. Secili njeri është botë në vete apo është specifik në mënyrën e reagimit emocional. Edhe pse të rriturit kanë aftësi më të mëdha të të kuptuarit në procesin e komunikimit të përgjithshëm, i vlerësojnë ato më realisht dhe janë më fleksibil, prapë se prapë ndodhin keqkuptime të shkallëve të ndryshe.
Kjo do të thotë se sa më pak që i kuptojmë ndjenjat dhe pasurinë tonë shpirtërore, aq më pak i besojmë vetes dhe aq më shumë jemi të varur prej të tjerëve. Po ashtu sa më pak që t’i kuptojmë ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve aq më pak të suksesshëm do të jemi në një jetë të përbashkët shoqërore me të tjerët dhe anasjelltas. Njohja reale e vetvetes është shumë me rëndësi në jetë ngase e drejton veten e tij në një karrierë të suksesshme në përputhje me prirjet e tij natyrore në punë dhe profesion.
Duhet të theksohet se individët e ndryshëm të shoqërisë njerëzore përpos inteligjencës së përgjithshme, që përfaqëson një karakteristikë pak a shumë të njëjtë për të gjithë individët me zhvillim normal mendor e shpirtëror, i kanë të zhvilluara edhe disa aftësi specifike individuale apo lloje të ndryshme të inteligjencës që e bëjnë të dallueshëm individin e caktuar në aspektin e potencialit mendor e shpirtëror nga individët tjerë, krijimin e identitetit individual. Edhe potenciali i ndryshëm mendor e emocional i individëve mund të kategorizohet në bazë të aftësive të përafërta mendore në grupe të caktuara të aftësive.
Sipas Guilford (1966) struktura e potencialit mendor (inteligjenca) e njeriut përbëhet prej 120 aftësive të ndryshme të cilat janë identifikuar në bazë të rezultateve të testeve që kanë treguar individët e ndryshëm. Këto përfaqësojnë aftësi mendore specifike të individëve të ndryshëm e të cilat mund të grupohen në bazë të karakteristikave të përafërta në kategori më të larta apo më të përgjithshme.
-------------
Teoria e Gardnerit mbi inteligjencën
Dr.sc. Agim Rushiti
Howard Gardner, profesor i edukimit dhe psikologjisë në Universitetin e Harvardit, më vitin 1983, propozoi (formuloi) një teori të inteligjencës e njohur si Teoria e inteligjencave të shumëfishta (apo multiple) (Theory of Multiple Intellegences). Sipas kësaj teorie, inteligjenca është në një sasi të konsiderueshme më e shumëllojshme dhe më shumëpalëshe, se sa e pranon nocioni i inteligjencës së përgjithshme. Për dallim nga shumë studiues psikometrik, Gardneri nuk e mbështet inteligjencën vetëm në analizën e faktorëve të testeve të standardizuara, për të nxjerrë përfundime rreth formave të ndryshme të inteligjencës dhe se testet e tilla psikometrike lënë mënjanë shumë aspekte të inteligjencës, respektivisht përjashtojnë paraqitjet e inteligjencave, të cilat janë mjaft të rëndësishme për një jetë të suksesshme.
Teoria e inteligjencave të shumëfishta e Gardnerit, në fillim përbëhej prej shtatë llojeve të inteligjencës: inteligjenca verbale-gjuhësore, interpersonale, intrapersonale, logjike-matematike, pamore-hapësinore, muzikore-ritmike dhe trupore-kinestetike. Në kohën e fundit, Gardneri ia shton (postulon) teorisë së vet edhe të ashtuquajturën inteligjencë natyrale, si tip të tetë të inteligjencës, pastaj edhe dy tipe të reja të cilat flasin mbi termat “kandidatë” për inkluzion në modelin ekzistues, e ato janë inteligjenca egzistenciale dhe spirituale, e cila bart shënimin simbolik (Ziegler & Heller,2000).
Teoria e Gardnerit është ngushtë e lidhur me kreativitetin. Dimë se çdo kush e njeh kreativitetin, një numër i vogël i njerëzve mendon për kreativitetin dhe një numër shumë i vogël i njerëzve merr guximin të merret me kreativitet. Kreativiteti është rrugë që dërgon në inovacion dhe zbulim. Kreativiteti zakonisht shfaqet te njeriu kur ai e aktivizon anën e majtë dhe të djathtë të trurit. Kur të dy anët e trurit janë aktiv, atëherë truri prodhon ide origjinale (kreativitet). Për të aktivizuar anën e djathtë të trurit, zakonisht njeriu duhet të merret me inteligjencën muzikore-ritmike dhe inteligjencën pamore-hapësinore. Por, edhe inteligjencat tjera e inspirojnë anën e majtë të trurit. Me kombinimin e inteligjencave krijohen kushte ideale për kreativitet.
1) Inteligjenca verbale-gjuhësore (e njohur edhe si inteligjenca linguistike) – Kjo inteligjencë bazohet në aftësinë e nxënësve të mësojnë përmes tregimeve, fjalëve, shënimeve etj. Përfshin gjuhën dhe ka të bëjë, jo vetëm me mësimin e gjuhës, por edhe me përdorimin e mirë të saj. Pra, favorizon aftësitë verbale;
2) Inteligjenca logjike-matematike – Nxënësit që kanë dominante këtë inteligjencë, u pëlqen që të zgjidhin, krijojnë dhe prezantojnë probleme logjike, si dhe të llogarisin dhe eksperimentojnë. Kjo inteligjencë, pos në matematikë dhe shkencë, mund të zbatohet në çdo fushë të kurrikulumit (Amstrong, 1994).
Kjo inteligjencë bazohet në aftësinë e nxënësve të mësojnë mësimet në mënyrë kronologjike. I referohet arsyetimit logjik, aftësisë për të zgjidhur probleme matematike. SAT–testet e inteligjencës mbështeten në matjen e inteligjencave verbale matematike;
3) Inteligjenca pamore–hapësinore (apo inteligjenca vizuale–hapësinore) - është aftësi e njeriut që të ketë një vizion dhe paragjykim vizual mbi botën e tij fizike. Gjatë formimit të koncepteve matematike, krahas përvojave pamore, është e nevojshme edhe një kujtesë abstrakte, përmes së cilës modelet e përvojës pamore, abstagohen, kodohen dhe simbolizohen. Ato në fakt janë modele pamore të koncepteve matematike në prag të abstraksionit dhe një hallkë shumë e rëndësishme në rrugën prej konkretes kah abstraktja.
4) Inteligjenca muzikore–ritmike – është aftësia e njeriut për të kuptuar, paraqitur dhe vlerësuar ritmin, lëkundjet dhe cilësinë e tingujve dhe zërit. Është një inteligjencë e veçantë e cila përfshin kryesisht ata njerëz që lindin me një aftësi superiore për sa i përket muzikalitetit.
5) Inteligjenca trupore-kinestetike – është aftësi për të përdorur në mënyrë të shkathët trupin ose pjesët e tij, për të ndërtuar apo transformuar gjërat. Përdorimi i kësaj intelegjence është një rast i mirë për nxënësit kinestetik që më lehtë të kuptojnë matematikën.
6) Inteligjenca interpersonale – është aftësi e harmonizimit të jetës së brendshme. Kjo është aftësi e krijimit të modelit autentik dhe natyral të qenies dhe rastit që ky model të shfrytëzohet për t’u bërë jeta frytdhënëse. Esenca e inteligjencës interpersonale përfshin shkathtësinë që në mënyrë të mirëfilltë të njihen disponimet, temperamentet, motivimet dhe dëshirat e njerëzve tjerë dhe në to të përgjigjet. Inteligjenca interpersonale paraqet çelës i vetënjohjes, është afrim pranë ndjenjave personale dhe aftësisë së dallimit të tyre dhe të radhitjes si udhëheqës së sjedhjeve;
7) Inteligjenca intrapersonale – është aftësi për të njohur vetveten, për të vetreflektuar, për të kontrolluar dhe disiplinuar botën e brendshme të qenies sonë individuale. Bazohet në aftësinë e nxënësve të mësojnë në mënyrë individuale. Kjo inteligjencë i referohet aftësisë së njeriut për të njohur vetveten, si p.sh. njohja e anëve të forta apo të dobëta të karakterit, vetëdija për të mos ekzagjeruar rëndësinë e tij etj.
Inteligjenca interpersonale dhe inteligjenca intrapersonale me një emër quhen inteligjencë sociale.
8) Inteligjenca natyrore –Kjo inteligjencë është aftësi për të njohur, dalluar, klasifikuar dhe vlerësuar florën dhe faunën, me tërë diversitetin e tyre në natyrë.
Funksionet e ndryshme të aftësive intelektuale, sipas Gardnerit, janë relativisht të pavarura, gjegjësisht çdo individ posedon kombinacionin e vetëm të shtatë llojeve të ndryshme të inteligjencave të cilat paraqiten me intensitete të ndryshme. Poqë se te ndonjë individ paraqitet intensiiteti i theksuar i ndonjë nga tetë llojet e inteligjencave, atëherë themi se ai individ konsiderohet si me prirje në atë sferë. Këto inteligjenca, Gardner i shikon si inteligjenca që funksionojnë së bashku te individi. Sipas tij, kur njëra dominon individi duket “jo normal”, ashtu si një njeri që shumëzon numra të mëdhenj përmendësh (në mendje), por që nuk mund t’i lidh dot me qenien njerëzore.
Pra, sipas Gardnerit, për t’u zhvilluar një nxënës në një person të kompletuar, duhet të ushqejë të gjitha inteligjencat e sipërpërmendura. Gardneri thotë se të gjithë individët kanë aftësi për njohjen e botës përreth, me ndihmën e gjuhës, analizës matematiko-logjike, prezantimit hapësinor, përfytyrimit muzikal, inteligjencës truporo-kinestetike (shfrytëzimi i trupit për zgjidhjen e problemeve ose për të krijuar diçka), të kuptuarit e individëve të tjerë dhe vetvetes, si dhe të kuptuarit e natyrës. Më tutje, ai beson se është shumë me rëndësi që shkollat t’u mundësojnë nxënësve që t’i shfrytëzojnë këto lloje të inteligjencave në kontest të kurikulumit shkollor.
“Ka ardhur koha t’i zgjerojmë shikimet tona në spektrin e talentëve. Kontributi i parë dhe kryesor të cilin arsimi mund ta bëjë për zhvillimin e fëmijës është t’i ndihmojë në lëmi, ku talenti i tij më së shumti vjen në shprehje, ku do të jetë i shkathtë dhe i kënaqur. Në tërësi këtë e kemi qitur nga mendja. Në vend të kësaj, ne secilin e shtyjmë të shkollohet, pas të cilës, nëse keni sukses, më së shumti t’ju përgjigjet të bëheni profesor në kolegj. Dhe, gjithë kohën, secilin e vlerësojmë sipas asaj se a inkuadrohet në standardet e ngushta të suksesit. Duhet shpenzuar më pak kohë duke i vlerësuar nxënësit, e më shumë kohë t’i kushtojmë dhe t’i ndihmojmë t’i njohin aftësitë e tyre personale të dhuruara nga natyra si dhuratë dhe pikërisht këto t’i zhvillojmë. Ekzistojnë me qindra mënyra që të arrihet suksesi dhe shumë aftësi të ndryshme të cilat do t’ju ndihmojmë në këtë çështje” (Gardner).
cila ishte pjesa interesante?Me duket interesante por, kur te jem me pak i lodhur do ta lexoj.
cila ishte pjesa interesante?
fakti qe flet per shtate inteligjenca te ndryshme. Po ti pse s'e lexon vete por me pyet mua?cila ishte pjesa interesante?
po ti the qe ishte interesante pa e lexuar dhe thash te pyesja para se te merja mundiminfakti qe flet per shtate inteligjenca te ndryshme. Po ti pse s'e lexon vete por me pyet mua?
Me duket interesante por, kur te jem me pak i lodhur do ta lexoj. <----- kete shkruajta, lexoje mire. Kam thene se eshte interesante si teme shkrimi, por qe do ta lexoja kur te jem me pak i lodhur . Por kur ta lexoj do ta jap nje mendim qe mbase do te te vleje ta lexosh pa t'u dashur qe ti vete ta lexosh ate shkrim, ndonese te ftoj ta lexosh po nuk ishte edhe ti i lodhur.po ti the qe ishte interesante pa e lexuar dhe thash te pyesja para se te merja mundimin