Eshte lumturia ne doren tone?

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Po sepse shpesh ndodhemi ne situata te atilla qe ,te bejme dicka qe te tjeret te ndihenmire e te lumtur ,per te vetmen Arsye qe :Ata persona jane aq te rendesishem per ne dhe ne Zgjedhim te jene ata te lumtur e jo ne !
 

Black_Rose

Forumium maestatis
Po dhe jo ne te njejten kohe, po sepse ne zgjedhim veprimet qe bejme dhe mundohemi te veprojme ne menyre te tille qe te ndihemi te lumtur, por veprimet tona kane nje pasoje tek te tjeret dhe kjo sdo te thote qe kur ne ndihemi te lumtur dhe te tjeret duhet te ndihen domosdoshmerisht. si Pasoje e kesaj na ndikojne lumturine dhe veprimet e te tjerve gje qe nuk e kemi ne dore keshtuqe kjo eshte jo-ja e pergjigjes. Pak si loj fjalesh doli por shpresoj te kuptohem :D
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Po dhe jo ne te njejten kohe, po sepse ne zgjedhim veprimet qe bejme dhe mundohemi te veprojme ne menyre te tille qe te ndihemi te lumtur, por veprimet tona kane nje pasoje tek te tjeret dhe kjo sdo te thote qe kur ne ndihemi te lumtur dhe te tjeret duhet te ndihen domosdoshmerisht. si Pasoje e kesaj na ndikojne lumturine dhe veprimet e te tjerve gje qe nuk e kemi ne dore keshtuqe kjo eshte jo-ja e pergjigjes. Pak si loj fjalesh doli por shpresoj te kuptohem :D

Absolutisht jam dakord deri aty kur behet fjale per nje pergjithsi qe nuk na pershtatet dhe skemi aspak kontakt te drejperdrejte. Mendoj se duhet te flasim per-rreth atyre qe na rrethojne
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Lumturia është një gjendje emocionale.
Kjo pyetje veçanërisht 'Ç'është lumturia?!‘ (pasi duhet kuptuar se çfarë ëshhtë ajo)ka qënë një debat i vazhdueshëm i pandërprere për shumë filozofë , sociologe , studjues etj etj.Pra ka një mori përkufizimesh, një larmi zërash dhe mënyra të ndryshme përceptimi.
Është sa e përgjithshme aq individuale. Për mendimin tim ,
nuk është në dorën tonë pasi ndikojnë faktore të jashtem si të tjerët përreth nesh por është në dorën tonë çelesi për të gjetur balancën mes asaj që përjetojme brenda dhe asaj çfarë ndodh jashtë qënies tonë.
Po citoj një thënie të Gandi si e preferuara ime ; Lumturia është të harmonizosh midis asaj që mendon , që flet dhe bën!
 

billhood

Primus registratum
per te vetmen Arsye qe :Ata persona jane aq te rendesishem per ne dhe ne Zgjedhim te jene ata te lumtur e jo ne !
 

SNAP

Papirus rex
Me qenë i lumtur është dëshirë e secilit njëri në rruzullin tokësor. Edhe pse të kuptuarit e lumturisë ndryshon te njerëzit varësisht nga temperamenti, shpirti, konstitucioni dhe shija, por qëllimi është i njëjtë e ky është: Me qenë i lumtur dhe pa brenga.
Lumturia është diçka që njeriu mund ta ndiej dhe gjej në zemër. Shkaqet e lumturisë prej zemrës në zemër janë të ndryshme. Ajo që një zemre i duket dhimbje, tjetrës mund t’i ofroj kënaqësi. tjetra mund të gjejë afërsi dhe dashuri. Një zemër mund të gjejë lumturi në shëndet dhe pasuri, e tjetra në sëmundje dhe varfëri. Rrugët që te orientojnë ne lumturia janë të ndryshme aq sa ka edhe natyra njerëzore.
 

Thamina

Papirus rex
Lumturine e duam e mund ta gjejme deri diku...sado kudo,nese je optimist dhe pozitiv lumturine e gjen kudo,edhe ne gjerat me te vogla.
 

Jamie

Forumium maestatis
Lumturia me e madhe gjendet atehere kur mund te besh dike tjeter me te lumtur. Pikellimi i ndare me dike tjeter pergjysmohet por lumturia e ndare me dike tjeter dyfishohet.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Nuk e besoj .. Sepse edhe ne momentin qe Ben zgjedhjen/dhjet ne me te Miren dite/moment .. Pra kur gjithcka eshte dhe duket perfekt ( Apo e kunderta) , nuk ka garanci ne to..Pune ditesh /oresh , gjerat mund te ndryshojne. Them qe ne kemi ne dore zgjedhjet, Por se kush/kur dhe c'fare na Ben te lumtur varet Sipas momentit/situates/kohes .. Eshte dicka kalimtare qe se kemi ne dore ne .
 

joetisti_

Locus omnem
Trishtimi s'eshte e kunderta 'e gabuar' e lumturise. Ne trishtim mund te kesh zemer te kenaqur. Ne varesi te asaj gjeje qe ta ka shkaktuar. Pra lumturia s'do te thote se ka monopolin e gezimit. Nenkupton zakonisht qe punet ne pergjithesi te shkojne mire. Por po te shkonin punet mire cdo here, s'do te kishte sakrifice dhe "lufte" per te arritur dicka. Pra vete lumturia, kur e arrin, shkakton palumturi apo mungese gezimi sepse, mendoj une, keshtu duhet te jete qe jeta te kete kuptim.

Lumturia s'eshte te shkosh ne qiell. Eshte te sjellesh qiellin, duke vene mendjen ne pune, aty ku ndodhesh. Edhe ne banje duke bere nevojat personale :)

S'di c'te them nese eshte ose jo ne doren tone...
 

-Zana-

e...Thjeshte
Nuk kam degjuar ndonjehere njerez te trishtuar , me Zemer/a te kenaqur/a.. Sic duket ngaterron konceptet. lol

Lumturia gjithmone menjanon ne polin , pozitiv ... Ne te kundert , nuk mund ti thuash lumturi .
 

joetisti_

Locus omnem
As paske degjuar, as paske provuar. Kur degjon nje muzike me nota lumturie, lumturohesh me shume. Por ama, kur je i/e trishtuar dhe degjon nje muzike melankolike, zemra te gezohet dhe e shijon, dhe trishtimi te shtohet.

Lumturia gjendet edhe ne vende te erreta. Kush mendon se lumturine e gjen duke ecur vetem "lart", pjeserisht gabohet. shembull: nje person eshte duke ecur ne rruge dhe eshte krejt i palumtur dhe bie ne nje grope. Vijne ta nxjerrin dhe ai eshte i gezuar dhe per paradoks, pikerisht ne ate rruge qe po ecte i trishtuar, ai pas asaj qe i ndodhi, ecen i lumtur...
 

-Zana-

e...Thjeshte
Kur me trishtohet shpirti , bashke me te me trishtohet edhe Zemra ... Eshte e pamundur ti ndash , kshu sic e pershkruan ti ( njerez te trishtuar me Zemer te kenaqur ) ... Edhe nje here mos u kompliko .. Nje here kshu , nje here Ashtu .
 

joetisti_

Locus omnem
Kur me trishtohet shpirti , bashke me te me trishtohet edhe Zemra ... Eshte e pamundur ti ndash , kshu sic e pershkruan ti ( njerez te trishtuar me Zemer te kenaqur ) ... Edhe nje here mos u kompliko .. Nje here kshu , nje here Ashtu .
Te trishton edhe fakti qe s'more 10 ne provim(po marr nje shembull) por ama i/e kenaqur je sepse ke marre 9. Pra... :)
 
Top