DIALEKTI

joetisti_

Locus omnem
ose domatet ose patatet sjam e sigurt:p

Dialekti eshte pasuri dhe ketu jam dakort me te gjithe ama mendoj "Sipas vendit dhe kuvendi" . Prandaj eshte vendosur nje letrare standarte qe ne institucione te merremi vesh dhe ne qe themi "o qën" dhe ata qe thone "or taj"
ka mundesi t'u thone specave :p
eh po, ka raste kur dialektet te nxjerrin nga shinat. Por disa dialekte jane te vecanta dhe te vjen qejf t'i degjosh...
 

Almaa'95

Papirus rex
ka mundesi t'u thone specave :p
eh po, ka raste kur dialektet te nxjerrin nga shinat. Por disa dialekte jane te vecanta dhe te vjen qejf t'i degjosh...
Ahahah lol
Dialekti Myzeqese prsh.. Te mbushet shpirti kur i degjon :p

Jere bere tere rere -> Je bëre tër rërë!
 

joetisti_

Locus omnem
Ahahah lol
Dialekti Myzeqese prsh.. Te mbushet shpirti kur i degjon :p

Jere bere tere rere -> Je bëre tër rërë!
Jo, flm per fjalen e mire por, une mendoj se Shkodra, Korca, Kosova(disa qytete), Tirana, kane dialekte te bukura, te tjerat per te tjere mbase po, por per mua... :) [personal mendim]
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
gegnishtja nuk eshte dialekt, ishte gjuha e kultuvuar e shqipes per nje mij vjet.
pastaj ndodhi pushtimi i terroristeve me yll te kuq, me urrejtjen viscerale per cdo gje veriore, apartejdi kulturor etj etj
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Shume pergjigje fine,dhe modeste.Une sapo jam zgjuar me mire spo I jap pergjigje...ndoshta me vone...kur me del gjumi.

Per mendimin tim ,dialektet kane bukurin e tyre.Me pelqejn teper .Sidomos gegnishtja.
Gjithsesi do ishte mire qe te gjithe te zoteronin gjuhen letrare.
pikerisht...gjuh letrare te kthehej gjuha e kultivuar e jo kostallarishtja...
 

gurax

Pan ignoramus
Se cfare duhet te dime apo sduhet te dime gjith sejcili e din dhe llogjikon sipas hesapit te tij, ne smund te presim qe nje bari nga Saranda apo nga Mitrovica te flasi gjuhen letrare sic duam ne por dhe ne qe flasim gjuhen letrare sjemi shume me te instruktuar se ata barite nese sarrim te marrim vesh dialektet e shqipes ....
Te mos jesh ne gjendje te besh dicka sepse nuk ke patur mundesi ta mesosh, eshte nje gje. Ketu hyjne shembujt me bariun nga Saranda apo Mitrovica.
Te mos e besh dicka me dashje sepse cenohet egoja, eshte nje gje tjeter. Ketu hyjne te tera rastet qe kane te bejne me krenarine, identifikimin, apo "embelsine e tingullit", sic eshte permendur, te njerit variant mbi nje variant tjeter te gjuhes.

Mu kujtua kjo teme sepse tani sapo po lexoja nje diskutim qe kishte te bente me gjuhen angleze ne nje forum ku gjuha eshte anglishtja por pjesemarrja eshte nderkombetare nga e tere bota. Atje permendeshin lloj lloj termash, "versioni i mbretereshes", "gjuha e qafkuqve", "gjuha e malokve te Skocise", etj. Ja cfare shkruante njeri:

I'm English.
Technically, I'm Cockney (London-native, working-class background, strong accent that makes you sound like a conman or thief at best).
I went to the Highlands of Scotland - I love it there. The speech is hard but I thought I had it down. Until I ordered fish and chips in one town and got into a conversation with a stranger. I guarantee you, the guy spoke to me for 20+ minutes while I waited and I didn't get a SINGLE word. Not even one. It was English, I'm sure, but there was no way to make any sense of it. I did as the British do, I talk louder, nod along and then thanked him as I left. To this day, I have no idea what he was talking about.
But, then, I have conversations in work with other Cockneys, which bystanders don't get a word of.


[Une jam anglez.
Teknikisht jam kokni (londinez vendali, prejardhje nga klase puntore, theks i forte gjuhesor dhe te tjeret kur te degjojne gjeja me e mire qe mendojne per ty eshte se je hajdut).
Ika ne malesite e Skocise - e dashuroj ate vend. Flasin shume vrazhde, por mendova se ja kisha marre doren. Deri kur porosita te ha peshk dhe patate te skuqura ne nje qyteze dhe bera muhabet me nje te panjohur. Ju garantoj, ky tipi me foli per me teper se 20 minuta dhe une qe rrija dhe nuk kuptova ASNJE fjale. As edhe nje te vetme. Patjeter qe ishte anglisht, por ishte e pamundur te kuptoje ndonje gje prej saj. Bera edhe une sic bejne te tere britaniket, fola me ze me te larte se zakonisht, pohoja me koke here pas here, e falenderova ne fund dhe ika. Deri sot e kesaj dite nuk kam as idene me te vogel se per cfare po me fliste. Por ama, edhe une ne pune bej muhabet me koknit e tjere, dhe ata qe jane afer nuk kuptojne as edhe nje fjale.]


Gjuha eshte ne rradhe te pare mjet komunikimi. Te tere te tjerat vijne me pas.
 

Aimilius

Forumium maestatis
Dialektet e pasurojnë një gjuhë dhe nuk ka asnjë problem për ekzistencën e tyre.

Deri diku ju jap të drejtë atyre që jetojnë në veri, se tjetër gjë mësojnë në shkollë dhe tjetër gjë flasin në shtëpi. Nuk jam i mendimit që gegërishtja të bëhet gjuhë zyrtare por duhet të ruhet me patjetër dhe të studjohet mirë pasi ka shumë vlera. Një fjalor dialektikor mund ta gjeni këtu
http://www.shqipopedia.org/gjuhesi/fjalori-i-dialektologjise
vetëm se nuk thotë krahinën që përdoret.
Gjuha zyrtare/letrare e Shqipërisë nuk ështe toskërishtja e mirëfilltë por është bërë një shartim midis të dy dialekteve për krijimin e gramatikës shqipe. Nuk më kujtohet sesa i përkisnin toskërishtes dhe gegërishtes 60% - 40% apo 70% - 30%.
Dialektet e i japin një larmi gjuhës psh në Kosovë dost (nga turqishtja) i thonë shokut të ngushtë apo kerr (nga anglishtja) i thonë makinës. Ndërsa në jug zigj (nga greqishtja) i thonë kandarit (që edhe kjo është e huazuar nga turqishtja).
Nga cila zonë është ndikimi importohet edhe fjala. Psh në artikullin e mëposhtëm flitet për angjinaren e cila kohët e fundit thuhet artiçokë apo karçof.
http://www.shqipopedia.org/gjuhesi/gjel-kaposh-apo-kendez
Ja këto fenomene duhen luftuar.
 

drague

Primus registratum
Dialektet e pasurojnë një gjuhë dhe nuk ka asnjë problem për ekzistencën e tyre.

Deri diku ju jap të drejtë atyre që jetojnë në veri, se tjetër gjë mësojnë në shkollë dhe tjetër gjë flasin në shtëpi. Nuk jam i mendimit që gegërishtja të bëhet gjuhë zyrtare por duhet të ruhet me patjetër dhe të studjohet mirë pasi ka shumë vlera. Një fjalor dialektikor mund ta gjeni këtu
http://www.shqipopedia.org/gjuhesi/fjalori-i-dialektologjise
vetëm se nuk thotë krahinën që përdoret.
Gjuha zyrtare/letrare e Shqipërisë nuk ështe toskërishtja e mirëfilltë por është bërë një shartim midis të dy dialekteve për krijimin e gramatikës shqipe. Nuk më kujtohet sesa i përkisnin toskërishtes dhe gegërishtes 60% - 40% apo 70% - 30%.
Dialektet e i japin një larmi gjuhës psh në Kosovë dost (nga turqishtja) i thonë shokut të ngushtë apo kerr (nga anglishtja) i thonë makinës. Ndërsa në jug zigj (nga greqishtja) i thonë kandarit (që edhe kjo është e huazuar nga turqishtja).
Nga cila zonë është ndikimi importohet edhe fjala. Psh në artikullin e mëposhtëm flitet për angjinaren e cila kohët e fundit thuhet artiçokë apo karçof.
http://www.shqipopedia.org/gjuhesi/gjel-kaposh-apo-kendez
Ja këto fenomene duhen luftuar.
nqs nuk kemi nje fjale shqip mund ta importojmë .nuk duhet shume mund te pyesësh : si i themi shqip carciofit?
 

Aimilius

Forumium maestatis
nqs nuk kemi nje fjale shqip mund ta importojmë .nuk duhet shume mund te pyesësh : si i themi shqip carciofit?

Ne e kemi një fjalë shqip. Fjala që përdoret është angjinare (e huazuar nga greqishtja) por kjo fjalë është tashmë shqip, është fjalë e lashtë dhe këtë kemi përdorur historikisht. Akoma edhe në literaturën e kohës kjo fjalë njihej dhe përdorej. Është dhe te fjalori i gjuhës shqipe të viteve 80.

ANGJINARE f. bot.
Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta, me gjethe të mëdha të prera thellë, që mbillet për lulet si kokë me fletë të tulta, të cilat përdoren si ushqim dhe për të përgatitur pije, barna mjekimi etj.; lulja e paçelur e kësaj bime.
Kokë angjinareje. Sallatë me angjinare.
 

Artin

Papirus rex
....
Dialektet e i japin një larmi gjuhës psh në Kosovë dost (nga turqishtja) i thonë shokut të ngushtë apo kerr (nga anglishtja) i thonë makinës. Ndërsa në jug zigj (nga greqishtja) i thonë kandarit (që edhe kjo është e huazuar nga turqishtja)...
......
Ja këto fenomene duhen luftuar.


"Kandarit" mund t'i themi fare mirë "peshore". Pajtohem me ty se këto janë gjërat që duhen luftuar, jo lufta mes dialekteve.

Sa për temën, gjuha letrare është më e bukur, më e plotësuar se dialektet dhe nuk mund të bëhen krahasime mes tyre. Dialektet shkojnë nëpër këngë popullore, janë tradita që duhen ruajtur, por së pari të gjithë duhet të mësojnë mirë gjuhën e zhvilluar letrare me lidhore. Kjo arrihet vetëm me lexim, por dhe duke ditur ç'të lexohet.
 

Aimilius

Forumium maestatis
Jam shume dakort me ato qe thua. Por jemi ne nje kohe shume me te avancuar dhe mire eshte qe te mos perdoret e njejtja fjale per 10-20 gjera.

Peshore eshte kuptim i pergjithshem dhe nuk te jep te kuptosh per cfare peshore behet fjale, pasi ka shume lloje peshoresh.
Kur themi peshore zakonisht behet fjale per peshoren me dy pjata dhe ndyshe thuhet terezi. Dhe eshte gabim te quash kandarin peshore.

Psh fjala kepuce ne anglisht eshte shoe.
Por ka oxfords, derbies, bluchers, boats, slip ons, slippers, brogues etj etj.
Gjermanishtja po ashtu eshte nje gjuhe shume e pasur dhe ekzakte.
Gjuhet sa vijne e pasurohen...
 

Artin

Papirus rex
Ka peshore të llojeve të ndryshme, të mëdha e të vogla, por nuk shoh ndonjë gabim edhe sikur të quhen të gjitha ashtu. Kryesorja është të mos përdorim fjalën turke kandar në vend të peshores.

Sigurisht që gjuha duhet të pasurohet e të krijohen fjalë të reja, por atje ku është vërtet e nevojshme. Se edhe dëshira për të krijuar sa më shumë fjalë, ka një çmim, se e ndërlikon dhe e vështirëson gjuhën. Ti shiko gjendjen sot, se si shkruajnë shqiptarët. Ne mezi po i shkruajmë, ose nuk i shkruajmë dot edhe kaq fjalë sa kemi, e jo të krijojmë edhe të reja, 2-3-fishin e këtyre.

Me sa kam lexuar, njeriu i zakonshëm ka një fjalor prej 5 mijë fjalësh, kaq përdor. Fjalori i sotëm shqip ka rreth 40 mijë fjalë. Gjuhë të tjera të zhvilluara, si anglishtja, frëngjishtja etj. kanë rreth 70 mijë fjalë, por këto vende kanë qindra vjet që kanë punuar me gjuhën, se i kanë pasur akademitë që nga mesjeta, kurse Shqipëria e krijoi akademinë në vitin 1972. Me gjuhën shqipe është punuar në mënyrë shkencore vetëm 20 vjet, e për ato 20 vjet u bë shumë punë.

Gjuha duhet të pasurohet e të krijohen fjalë të reja, mbi shtratin e shqipes, duke e vazhduar atë punë që u nis dikur.
 
Last edited:
Top