Pak km larg qytetit te shkodres,ndollet plazhi i famshem natyraliste ADA -bojana(buna).Ky plazh prêt e percjell me mijra vizitor natyraliste nga e gjithe bota,por me e vecanta ben pjese ne zonen gjeografike te komunes ULQIN,qytet me etni shqiptare dhe me shume te besimit islam,por paragjykimet as nuk exsistojn perkundrazi aty mendohet te investohet dhe me shume.
eh pra ne treva shqiptare,nuk ka pengesa sic ndoll ne shqiperi!shqiperia ka probleme te thella ne mentalitet .....
ADA E BUNES
Lumi Buna(ser.bojana. lat.Barbana)buron nga liqeni i Shkodrës. Eshtë e gjatë 44 kilometra,ndërsa me sasi të ujit që sjell në det,e treta në Mediteran (pas Nilit dhe lumit POnë Itali).
Ajo eshtë rezervat natyrorë i botës bimore dhe asaj shtazore.Ekspertet e mbrendëshem dhe ato të jashtëm, në delten e këtij lumi kanë regjistruar 143 lloje dhe nenëlloje peshqish.
Lumi Buna ështe vertet çudi e natyrorës, sepse fundi i shtratit të lumit është ,para se derdhet në det,dy metra nën nivelin e detit,e diku diku edhe pes metra nën nivelin e detit.Por gjithësesi e veçanta e këtij lumi është ajo se fundi i shtratit të sajë, duke filluar prej derdhjes, e terë gjatësija e sajë prej 36kmë është nën nivelin e detit.
Kjo bën që ky lum të jetë fenomen natyrorë sidomos kurë kemi parasysh rrjedhjen e madhe ,ku edhe pranë sajë , uji i detit deperton thell ë përpjet në shtratin e sajë.Kjo është një veçanti, karakteristikë e lumit Buna. Pra, në shtratin e sajë kemi edhe ujin e detit të njelmët si dhe ujin e ëmbël të lumit.Uji detit, si më i rend depërton nën fundin e shtratit të lumit Buna deri afër Shën Gjergjit.
Karakteristikë tjeter e lumit buna është ajo e ujit nëntokësorë. Ku,shtrati i dikurëshëm i Bunës ishte diku rreth 40 metra më poshtë në krahasim me kuoten e sodit të shkëmbit bazë te Fraskanjeli.Lumi Buna permanent ka mbushur shtratin e vjeter të sajë me zallë.Përmbi zallë janë shtresu sendimente argjilore të cilat nuk lejojnë depertimin e ujit ku bëhet edhe premja e shtratit aktual.të lumit Buna. Kështu që tash në të njejtin drejtim ,njani mbi tjetrin kah deti, rrjedhin në siperfaqe rrjedhja e lumit Buna ,e në thellësi prej 10 deri në 15 metra rrjedh ja nëntokësore e lumi Buna.
Rrjedhja nëntokësore rrjedh, poashtu, prej veriut kah jugu dhe mundë të karakterizohet si rrjedhje e ujit nëpër një tubacion i mbushur me zallë. Rrjedhja nenëtoksore është e njohur edhe me burimet E Lisnes dhe të Boreve.Veçanti e tretë e lumit buna është delta e Bunës –ketu lumi ndahet në dy krah te cilat ndaras derdhen në det. Dhe e veçanta ekatertë është ajo e oscilimit të dyfishtë të rritjes së nivelit të ujit.
Formimi mi i Ades
Sipas legjendës,në vitin 1858 në grykë të Bunes , në det është fundosë anija “Merita”,pronë e Antun Alegretija nga Trogiri , e që e drejtonte kapiteni naporeli. Vërtetë ky ishte momenti vendimtarë për formimin e Ades.Sepse, në shekullin 19, në këte vend kan egëzistu dy ishuj tjerë më të vegjel.Pastaj pjesët e shkatrruara të anijes, së bashku me dy ishujt e vegjel , ndalojnë sendimentet e lumit dhe formojnë ishullin e bukur të Ades. Ajo filloi të shifet në vitin1882.
Arkivi i Shkodrës tregon se pikërisht në gjysmën e shekullit 19 (1858/59)Drini ka ndryshuar rrjedhjen e vet,dhe qe atëherë një krah i këtij lumi derdhet në Bunë.Ishulli i Ada ka formën e trekëndëshit .Dy anë i rrahë uji i lumit e tjetrën ai i detit.Zenë një siperfaqë prej 600 hektarësh,me një plzhën të gjatë prej3.800 metrash. Ada është destinacioni më i njohur në Mal të Zi. Kolonija nudistike në Adë me një ambient specifik që fshihet mirë nga pamjet kureshtare e te dy anëve kufi me lumin Buna e në anën e tretë me ujin e pastërt të detit. Shum thojnë, që porosija më e mirë për musafir që dëshirojnë të vijnë në Adë eshtë këshilla: “nse ndonjëherë dëshironi verime nga endrrat në kostumet eAdamit dhe Eves,Ada e Bunes definitivisht ehtë zgjedhje e vërtet”.
Për Aden e Bunes thuhet se është vendi i cili nxirë nga jashtë mendimet negative.Sepse në tërë teritori,të cilin e mbulon Ada ,mbretëron një qetësi e jashtëzakonshme,a shtu që pas disa dit qëndrimi do të kuptoni se ojo qetësi mundet të qetësoi njerëzit,të iu kthej elanin, vullnetin ,energjin e jetes dhe fuqin për ballafaqime të reja. E si mos të jetë kështu, kurë përveç cicrrimes së zogjve, zhurmës së valëve,komoditetin që formon era e detit ose zëri i gjingalles, në mesdit kurë dielli më se shumti përcëllon,asgjë tjeter nuk mund të prish-rendoj pushimin në Adë.
FOTO Galeria
...
E DOBISHME
Harta e Ulqinit
Harta e Museumit Ulqin
Katalogu
Katalogu i akomodimit
Video i Ulqinit
Mirë se Vini në Ulqin
Organizata Turistike Ulqin
Tel: +382 30 412 333
Fax:+382 30 412 335
E-mail: info@ulcinj.travel