Help

Abris

Primus registratum
Pershendetje.doja te ndaja me ju nje pjese personale,per te marr ndonje mendim se si mund te dal une nga kjo.

Qe prej 7 muajsh jam i lidhur me nje vajze.
me vajzen me te bukur,me vajzen me inteligjente,me vajzen qe me plotesonte,me vajzen qe me bente tu ndjeja super.me vajzen qe e kam cilesuar dashurin time te madhe,dhe pos saj ska vend,per tjeter.
per 6 muaj me rradhe,patem nje mardhenie te shkelqyer,te vetmet probleme qe kishim ishte se ajo donte te shkonim me shume se nje lidhje,insistonte vazhdimisht,por une nuk doja,nuk guxoja,thjesht i kerkoja kohe,fiks mbas 6 muajsh,mbase nje dite te bukur qe kishim kaluar,me tha,ti me do,dhe je ok me tenden,ti nuk ke per te guxuar asnjehere,edhe kaq,mbaroi.
ate nate nuk i thash gje,as te nesrmen me shpresen se nuk e pati seriozisht,por ajo e kishte shume seriozisht.dhe ne momentin qe e kuptova,fillova ti lutem e ti lutem me dite me rradhe,se nuk mund ta lija tme ikte,ishte e vetmja gje doja fort,ishte kthyer ne motivin e jetes time.por ajo kishte nje karakter te veshtir,kur i lutet dikush e ka nxit,por edhe une nga ana tjeter kur shikoja qe lutesha aq shume,edhe nuk konsiderohej,kisha inat.dhe filluam te ziheshim,nga mengjesi deri ne darke per me shume se nje muaj.une vazhdimisht e akuzoja se po me bente te vuaj,ajo qe nuk e duronte edhe keshtu cdo dite,por asnjehere nuk mendoja se ajo do guxonte te lidhej me dike tjeter,nuk e besoja kete,dhe mbrem kur ma tha,kam kaluar nje shok total.
nga kjo gje debati jone,kaloi cdo limit.ne nje moment nervozizmi te thelle,e kerrcenoj,i them qe une te fundos,une te shkaterroj,sepse posedoja disa foto.une vertet i thash keshtu por jo per ta bere vertet por per ta trembur te kthente,pos kesaj,ajo kaloi cdo kufi,duke me ofenduar,duke thene cdo gje ti vinte ne mendje.situata u agravua aq keq.
por problemi,me i madh qe kam eshte se nuk po mund te duroj dot iden qe eshte me dike tjeter.dhe jo vetem kaq,por shprehet o sa mire qe ika,jam e lumtur,me flet me nje arrogance te pa pame.ajo ben te forten,edhe une para saj.por une jam ne nje gjendje shume te keqe.gjithe naten mbrem pa gjume,gjith ashtu edhe sot.nuk mund te duroj dot fakrin qe me fshiu kaq lehte,nuk e duroj dot kur me thot ti nuk ke dashuri,por fiksim,apo dashuria jote eshte e semure,nuk me ka mbetur me pike rrespekti per ty.keto fjalet e saj,me bej te vdes nga brenda.nuk di si te dal nga kjo,eshte nje situat e pa kaperrcyeshme.cmendem kur mendoj qe eshte krah tjetrit.cmendem kur mendoj qe eshte lumtur me tjetrin.ndjej nje dhimbje te thelle ne shpirt,dhe nuk di si po mbijetoj.per ket gje nuk kam folur me askend,jam mbyll ne dhomen time,dhe nuk po di cte bej.do doja ndonje mendim si te dal nga kjo,si te pranoj qe mes meje dhe saj,kurre sdo kete asgje?
Ju lutem me jepni ndonje mendim,sepse une nuk po mundem.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Për hir të solidaritetit human po marr përsiper të kthej një përgjigje , të jem e sinqerte arsyetimet që ti sjell këtu nga të dyja palët janë shumë infantile. Nejse , dua të jem asnjanëse në këtë mes sepse ti ke sjellur variantin tënde.
Qysh në fillim ti shkruan me superlativa karshi saj , vënia në pediestal e figures se saj të idealizuar në detaj , më jep idenë se ti e ushqen vetën me një dashuri të vërbuar që po të shkatërron emocionalisht dhe po të errëson arsyen!
Zbrit në Tokë!
Ji pranues për atë çfarë ndodhi , lëri gjërat pas dhe shiko përpara. Dil nga dhoma , argëtohu , njihu me njerëz të rinj!
Fito vetbesimin , pranoje realitetin edhe përkundrejt vullnetit tënd të lirë , për ti pasur dhe për ti bërë gjërat siç vërtete do.
Çdo gjë e ka një fund edhe dashuria po ashtu , prandaj mësohu me këto ndodhi!

Ose jepi kohë vetes , të asimilosh në brendësinë tëndë ndryshimet e reja , të përshtatesh me këtë situatë ose vdis i zëmëruar , për këtë të fundimi pendimi do të jetë më i madh.
 
SNAP

Papirus rex
Ne qofte se do nje mendim dhe timin po i bie shkurt....! Sipas ketyre qe ti postove i bie se ajo nuk ka pasur ndonje dashuri te madhe per ty
dhe fakti qe: Sa eshte ndare me ty, ka perfunduar ne nji person tjeter kaq shpejt, tregon qe nuk ka qen dashuri. Ne qofte se ajo te donte me shpirt dhe zemer do te linte pak koh qe ju te dy bashke te ishit ne nje mendje. Kjo po me duket si ato gocat sa me shume te peshkosh
aq me gjahu madh del. Harroje shoku dil shijo jeten, jeta vazhdon nuk ke pse e ndjen veten kaq keq me nje person qe nuk e meriton. Shijoooooooooo Jeten . Mos e lesho veten te per ulesh
para asajt. Ne i per ulemi vetem Zotit.
 
Last edited:

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
2 pika me ben pershttpje :1--habitemme faktin qe ajo ka shprehur lumturi liri kur eshte ndare nga ty ,dhe sipaas asaj qe un mendoj si mund tendihesh i lumtur me dike qe Ti nuk arrin ta besh te lumtur ?!kshuqe vajza ka te drejte qe te thote ' ske dashuri por fixim' .I bashkohem mendimit te liora cdo gje ka START &FINISH !!
2-Arroganca jote ti besh presion ?!menyra me e gabuar per te bere per vete nje person qe tashme e ke humbur !!
Mesazhi im per ty :Jeta vazhdon ,dhe perderisa ajo ste do ty perse duhet ta duash ti ATE ???
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ndersa ti KENTHD pse e sjell situaten ne favor te gjinise MASHKULLORE ???mund te ishte dhe femer ne vend te ketij mashkulli !!pastaj ti psh kur dicka ste ben te ndihesh mire e vazhdon si lidhje ??apooo jeni meshkuj ju u falet !!AMAN une e pergezoj kte femer qe i ka dhene fund kesaj lidhje qe se bente te lumtur !!pastaj a ka kriju lidhje apo jo eshte dicka vetjake personale qe smund paragjykojm ASKEND !!
 
SNAP

Papirus rex
Ja femrat gjithmon njejtin ane mbajne. Po ku e dini ju cfar tipi osht kjo femra. Mos folni ne hava
Kur nuk i njihni personat.
 
Dreamer

Under the Dome
Po jap edhe une mendimin tim personal mbase i gabuar ose te kunderten.
Te vesh faje apo te nxjerresh dike pa faj ne kte teme besoj jane te dyja te gabuara.
Dashuri sic lind edhe mbaron si cdo gje ne jete dhe nuk duhet imponuar askujt te te doje se sben.
Nqs mosha eshte ajo qe pashe tek profili desha te them qe ke gjithe jeten perpara e keto jane pervoja qe ne jete do te duhen.
E di qe kur do dike vuan te dhemb zemra eshte pjese e jetes jemi njerez te kuptoj shume mire e me vjen keq ama une personalisht nqs nje femer do me thonte tere bindje se sme do ose nuk ndien asgje te betohem qe sdo rrija kurre me te !!
Nuk rrihet me dike me zor apo jo? Ca dashurie ka kur rri me dike me zor? Une them te behesh i forte e te nderrosh kapitull tek e fundit sje as i pari as i fundit qe te ndodh ;) te gjithe kan raste te tilla !
Dil me shoqerine ,shetit,kot rri brenda e merzitesh per dike qe ndoshta nuk te meriton :)
 
-Zana-

e...Thjeshte
Dashuria jote eshte kthyer ne Obsession ..xhelozi,urrejte. Ka arritur piken e kulmit, ku nuk mban me mendja, jo shpirti. Ke nevoje, te merresh me dicka ndryshe , te largosh c'do lloj komunikimi me k'te femer... qe edhe pse me dike tjeter, te ngacmon me fjalet e saja duke e ditur qe do te te vrasin thelle e thelle.. Ajo po te nxit per me shume, po nxjerr anen e erret tenden, ky eshte paralajmerim.

Per te miren tende, shkeput c'do lloj marredhenie me k'te femer arrogante. Imagjino c'do te te bente.. nese vertet do e kishe marre seriozisht k'te femer dhe do e prezantoje ne familje... do te vinte flaken ose do te ta sillte tjetrin ne krevat.

Ps... Nuk na the, qysh jeni lidhur bashke ? nese nuk e ke bezdi, jam kurioze ta dij.

Uroj qe t'ja dalesh mbare, dhe te kesh besim tek vetja e jote... Nuk te duhet nje femer e tille, ne krahe.
 
Universal

AnonymouS
Cdokush e meriton nje Shance te dyte...jemi njerez dhe si te tille u gatuam me dobesite tona...ndonjehere ndodh te lendojme njeriun qe me se shumeti e duam...mendoj, qe njehere duhet falur, por jo me shume...nese gabimi perseritet s'ja vlen me falja...
Jam e sigurte qe ti tanime e ke kuptuar edhe gabimin, por edhe vleren e asaj qe e lendove...keshtu qe, per gjerat qe i do, lufto t'i arrishe dhe kur t'i arrishe lufto per t'i mbajtur(thote nje fjale e urte) ....por, mos gabo dhe njehere te dyte!
Hajt suksese.. :)
 
Abris

Primus registratum
2 pika me ben pershttpje :1--habitemme faktin qe ajo ka shprehur lumturi liri kur eshte ndare nga ty ,dhe sipaas asaj qe un mendoj si mund tendihesh i lumtur me dike qe Ti nuk arrin ta besh te lumtur ?!kshuqe vajza ka te drejte qe te thote ' ske dashuri por fixim' .I bashkohem mendimit te liora cdo gje ka START &FINISH !!
2-Arroganca jote ti besh presion ?!menyra me e gabuar per te bere per vete nje person qe tashme e ke humbur !!
Mesazhi im per ty :Jeta vazhdon ,dhe perderisa ajo ste do ty perse duhet ta duash ti ATE ???
Ne fillim ashtu jane te gjithe,ashtu ishe edhe me mua.
 
Abris

Primus registratum
Dashuria jote eshte kthyer ne Obsession ..xhelozi,urrejte. Ka arritur piken e kulmit, ku nuk mban me mendja, jo shpirti. Ke nevoje, te merresh me dicka ndryshe , te largosh c'do lloj komunikimi me k'te femer... qe edhe pse me dike tjeter, te ngacmon me fjalet e saja duke e ditur qe do te te vrasin thelle e thelle.. Ajo po te nxit per me shume, po nxjerr anen e erret tenden, ky eshte paralajmerim.

Per te miren tende, shkeput c'do lloj marredhenie me k'te femer arrogante. Imagjino c'do te te bente.. nese vertet do e kishe marre seriozisht k'te femer dhe do e prezantoje ne familje... do te vinte flaken ose do te ta sillte tjetrin ne krevat.

Ps... Nuk na the, qysh jeni lidhur bashke ? nese nuk e ke bezdi, jam kurioze ta dij.

Uroj qe t'ja dalesh mbare, dhe te kesh besim tek vetja e jote... Nuk te duhet nje femer e tille, ne krahe.
Jo jo,nuk eshte e tille te me sjell tjetrin ne krevat.

Ishim shoke me pare.
e di qe tanime me eshte kthyer ne fiksim,urrejtje,mendime ta bej te ndjehet si une,apo edhe me keq.
Mua me vjen cudi,qe para ca kohesh ishte e lumtur me mua,me donte mua.edhe nuk u largua se i mbaroi dashuria,por sepse une nuk guxoja.
ndaj me vjen inat,ku i shkuan ndjejat,kaq shpejt largohet ndjejat tek nje femer?
Me vjen inat,sepse ja kam bere shume here te ditur,qe mos thuaj gjera kur e di mire qe jam tip impulsiv,kur e di mire qe jam tipi qe e udheheq inati.per me teper i kisha thene,mos me trego cfare ben me jeten tende,mos me trego kur do lidhesh. Me vjen inat pse ajo luan me psikologjin time,edhe une nuk paska fare te drejte ta kerrcenoj kur ajo sigurohet mire tme shkaterroj.mos valle femres i lejohet gjithcka edhe mashkullit jo?
Po ajo ku e merr te drejten qe ofendon?
Une asnjehere nuk i detyrova asgje,ishte ajo qe deshi me shume tu lidhnim,sepse une e dija qe e kisha piken qe me rrezonte ne toke.edhe isha shume i qart,me mire rrijm shoke,se jemi shoke te mire,por jo jo.
ndaj cmendem,ndaj sme mban me mendja qe pse harroi kaq shpejt?
dhe pse ben te forten,kur kishte menyra e menyra komunikimi,si njerez te qytetruar.por ajo flet,me pergjigjet,me shtyn edhe mua tja kthej ne te njejten menyre,me shtyn te bej veprime hakmarrese.
 
SNAP

Papirus rex
Po jap edhe une mendimin tim personal mbase i gabuar ose te kunderten.
Te vesh faje apo te nxjerresh dike pa faj ne kte teme besoj jane te dyja te gabuara.
Dashuri sic lind edhe mbaron si cdo gje ne jete dhe nuk duhet imponuar askujt te te doje se sben.
Nqs mosha eshte ajo qe pashe tek profili desha te them qe ke gjithe jeten perpara e keto jane pervoja qe ne jete do te duhen.
E di qe kur do dike vuan te dhemb zemra eshte pjese e jetes jemi njerez te kuptoj shume mire e me vjen keq ama une personalisht nqs nje femer do me thonte tere bindje se sme do ose nuk ndien asgje te betohem qe sdo rrija kurre me te !!
Nuk rrihet me dike me zor apo jo? Ca dashurie ka kur rri me dike me zor? Une them te behesh i forte e te nderrosh kapitull tek e fundit sje as i pari as i fundit qe te ndodh ;) te gjithe kan raste te tilla !
Dil me shoqerine ,shetit,kot rri brenda e merzitesh per dike qe ndoshta nuk te meriton :)
Bravo Unik
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Wtf çfarë na lexojnë sytë aman. Jeni shumë po shumë 'të vegjël' nga mendja të dy...
 
Last edited:

Abris

Primus registratum
Ju falenderoj per mendimet e juaja.
me sherbyen per mire.

Thjeshte kam reflektuar,edhe nuk ja vlen te vuash,te shkaterrohesh per askend.
ne jete kemi nevoje per njerez qe te ndikojn pozitivisht tek ne,dhe jo njerez qe marrin persiper te na fundosin.keto lloj njerezish me mire larg,edhe akoma mire kur i ke prane dhe largohen

Ju lutem adm fshini kete teme,sepse eshte pjese personale,edhe nuk dua te mbes ketu.ju lutem
 
Dreamer

Under the Dome
Do te them dicka Abris
Ketu ca flasim ngelet sepse eshte forum !!
Ti nqs kerkove ndihmen tone sado e vyer qe ishte apo jo ne shkruajtem,menduam,llogjikuam etj etj me rradhe per ate qe per mendimin tone ishte gjeja e duhur te keshillonim.
Tema mundet edhe te fshihet ama besoj ska lezet te ndodhe nje gje e tille sepse i bie te zere vend ajo fjala e poppullit ..."Kalova lumin te ***** kalin"
Rrespekte !!
 
Nuk e kisha ne ate sens,por meqe ketu eshte gjithcka publike,dhe ku i dihet ajo i lex,edhe une nuk e doja kete.
ju kerkova me shume miresjellje.nese e shikoni te arsyeshme ta fshini do ju dija per nder,nese jo,ok si te doni.
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Nuk e kisha ne ate sens,por meqe ketu eshte gjithcka publike,dhe ku i dihet ajo i lex,edhe une nuk e doja kete.
ju kerkova me shume miresjellje.nese e shikoni te arsyeshme ta fshini do ju dija per nder,nese jo,ok si te doni.
LOOOL!!Sikur sme bind kjo histori me kete qe the tani ti :D
Aman unik fshija temen se mos e perdor ajo per PRESION ndaj ketija ..
 
Top