Arsyet përse meshkujt dhe femrat zgjedhin beqarinë

Mystique

Larg
Vetmia është një pjesë e vazhdueshme e jetës. Por të rriturit shtyhen nga ‘detyrimi’ për t’u çiftëzuar. Çfarë i bën disa të jenë beqarë dhe çfarë mendojnë ata për beqarinë e tyre? Shkenca ka zbuluar një tjetër mënyrë për të shëruar zemrat e thyera
beqaria-sipas-femrave-dhe-meshkujve-6.jpg
beqaria-sipas-femrave-dhe-meshkujve-5.jpg
beqaria-sipas-femrave-dhe-meshkujve-4.jpg
beqaria-sipas-femrave-dhe-meshkujve-3.jpg
beqaria-sipas-femrave-dhe-meshkujve-2.jpg
beqaria-sipas-femrave-dhe-meshkujve-1.jpg

Të jesh beqar në ditët e sotme nuk përbën më një lajm. Shumë persona kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të zgjedhin vetminë, përpara një lidhjeje në çift dhe zotimit ndaj një personi. Ndonëse për disa mund të jetë një ndalesë e vogël derisa të gjejnë dikë tjetër, ndonjëherë të qenët beqar bëhet një stil jetese i zgjedhur me vetëdije.

Të pyetur se përse qëndrojnë beqarë, shumë përdorues të rrjeteve sociale dhe mediatike, u përgjigjën duke parashtruar arsyet e beqarisë së tyre. Përgjigjet ishin të ndryshme dhe komplekse. Këto janë arsyet më të përmendura.

  1. Jam beqar/e, sepse nuk kam ndërmend të sistemohem. Nuk e kam gjetur ende një partner/e që të më ketë tërhequr vëmendjen dhe që të jetë vetvetja.
  2. Jam beqare, sepse kështu kam zgjedhur, pasi nuk kam nevojë për dikë që të vlerësojë nëse jam apo jo një grua e mrekullueshme, e kujdesshme dhe e bukur.
  3. E shoh të vështirë të imagjinoj se ekziston dikush që është i pjekur dhe njëkohësisht i hatashëm sa për të qenë me mua dhe katër fëmijët e mi. Ai duhej të kishte një zemër të madhe. Vëmendja ime tani është të rris katër fëmijët e mi sa më mirë të mundem dhe të punoj për të paguar faturat. Nuk jam kundër njohjes me dikë që ia vlen, thjesht nuk kam kohën dhe energjinë të kërkoj për të në kurriz të fëmijëve dhe punës.
  4. Duhet të punoj me veten më shumë, përpara se të kërkoj një partner. Nuk kam ndërmend të vendos standarde të larta për dikë dhe jo për veten.
  5. Kuptova që kam një prirje të lidhem emocionalisht me burra që nuk janë të disponueshëm, ndaj ndalova.
  6. Duhet të takoj ende një grua që më bën të mendoj ‘uau, të jesh me të do të jetë më mirë sesa të jem beqar’.
  7. Jam beqar, sepse kam çdo gjë që më duhet për të qenë i lumtur dhe jam i plotësuar me veten.
  8. Sinqerisht, jam shumë përtac. Marrëdhëniet duan përpjekje. Nuk e marr mundimin të telefonoj, të çoj mesazhe apo këto gjëra. Kam biseduar me njerëz, por kuptova që kërkonte më shumë kohë se ç’isha i gatshëm të jepja, ndaj jam tërhequr.
  9. Njerëzit si individë janë të mrekullueshëm në doza të vogla, por nuk do të doja ndokënd vërdallë gjithë kohën.
  10. Nuk e kam njohur ende të duhurin dhe nuk dua të luaj lojën ‘kam dikë, por ai nuk ia vlen’.
  11. Ka shumë arsye. Nuk e konsideroj martesën për herë të dytë, nëse ai nuk është më parë shoku im i ngushtë. Ndryshe do të mbetem vetëm.
  12. Jam shumë përzgjedhëse. Për momentin po përqendrohem në zhvillimin tim shpirtëror, emocional e mendor. Nuk planifikoj të jem beqare gjithmonë, por nuk e kam me ngut.
  13. Çdo person që takoj apo me të cilin dal, është ende një djalosh. Është e vështirë të gjej dikë që ka eksperiencë në lidhje dhe që ka mësuar prej tyre. Është akoma më e vështirë të gjesh dikë që e di se çfarë do dhe nuk largohet sa herë jeta i sjell vështirësi.
  14. Kam pasur shumë zhgënjime në jetën time dashurore. Jam e bukur, e zgjuar dhe më e rëndësishmja, lumturisht beqare.
  15. Përse jam beqare? Sepse kam frikë të lë një burrë të shohë vajzën time teksa rritet, të afrohet me të dhe më pas të më dështojë lidhja. Vajza ime nuk ka pse ta ndiejë dhembjen e një tjetër mashkulli që na braktis. Jam beqare prej fëmijës tim.
  16. Dua kontroll mbi jetën dhe paratë e mia. Jam beqar, sepse nuk kam pse të shpjegoj çfarë blej dhe ku e kaloj kohën.
  17. E shoh të vështirë të jem i lumtur dhe vetëm. Nëse nuk mund të jem i lumtur vetëm, e di që nuk do të mund të jem i lumtur në një lidhje.
Çfarë thotë shkenca për ndarjet?

Shkenca ka zbuluar se reflektimi mbi një ndarje të fundit është diçka pozitive që mund të ndihmojë në marrjen e vetes më shpejt. Autorja e studimit, Grace Larson, pyeti 210 persona që kishin përjetuar së fundmi një ndarje. Duket e vështirë të flasësh për një lidhje që ka marrë fund jo shumë kohë më parë, por çudia shkencore është se të bën mirë të flasësh për një lidhje të shkuar.

Duke reflektuar mirë për ndarjen e tyre, personat tashmë beqarë ishin në gjendje të kuptonin më mirë veten si një person i pavarur, sesa si një partner në çift. Studimi u publikua në revistën “Shkenca psikologjike sociale dhe personale”.
*Burimi: Huffington Post

/GazetaShqip
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Shume info interesante :) ! Un mendoj nje martese e shendoshe vjen pas nje bashkejetese e 'sukseshme'.Pas nje bashkejetese eshte me lehte ndarja nese nuk shkon mire marredhenie sps perbehet vetem.nga dy persona ,ndersa prishja e nje martese eshte me komplikuar sps mund te lendohen ose jo ,me shume se dy persona !Nuk po them qe terrishe e martuar per hir te 1 2 3 arsye por eshte vendimi me i veshtir dhe pasojat jane me 'fatale' .
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Mendoj të njëjten gjë si në pikat , 2 , 4 , 10 , 12 , 13 , me kryesore 17.

Dashuritë e medha ndodhin vetëm në opera!
I don't believe in love.
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Mendoj të njëjten gjë si në pikat , 2 , 4 , 10 , 12 , 13 , me kryesore 17.

Dashuritë e medha ndodhin vetëm në opera!
I don't believe in love.
E dashur,Dashuria nuk mund te them qe nuk egziston,munde te them qe ne zhgenjehemi nga pritshmerit e saj!!
 
SNAP

Papirus rex
Duhet pak beqari deri me nje fare moshe pastaj te putht halla ne dy faqe:D pastaj shkon ke kopshi nuk mer femin tend por mer djalin e komshiut :rolleyes::Dkjo vlen me shume per femrat...! Femra ne fillim kane pak pretendime jo kte as kete, pastaj kur i kalon mosha ska me pretendime kush ti dali perpara:D
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Po ti

Duhet pak beqari deri me nje fare moshe pastaj te putht halla ne dy faqe:D pastaj shkon ke kopshi nuk mer femin tend por mer djalin e komshiut :rolleyes::Dkjo vlen me shume per femrat...! Femra ne fillim kane pak pretendime jo kte as kete, pastaj kur i kalon mosha ska me pretendime
kush ti dali perpara:D

Po ti përse shkruan në emër të gjinisë tjetër?! :O
 
FENIKSI

Forumium maestatis
Më mirë një beqari e mirë menduar se një martesë e dështuar .... ( arsyet gjithsekush i ka brenda vetes ... )
 
SNAP

Papirus rex
Po po e pyeten nje here nje 65 vjecar je martuar ndonje here jo tha ky 65 vjecari, po dashuruar jo tha ky . Po si ka
mundesi asnji nga kto te dyja? Po sepse martesa eshte nje ceshtje qe duhet ta mendosh gjith jeten qe mos te gabosh me
ate qe do kalosh jeten :rolleyes::dolfi:hidhu: :ndihme: Pra cuna goca te forumit e menoni mire :rolleyes:
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Përgjigje për @KENTHD ,
jo jo nuk të takon aspak. Nuk mund të dish ti se për çfarë arsyesh dikush zgjedh të jetoje vetëm ose me dikë në krah, prandaj është e kotë të flasësh në përgjithsi do të ishte me e këndshme të flasesh për veten tënde se si mendon!Çdo njeri qoftë mashkull apo femër e di vetë arsyet se çfarë zgjedh, si të veproje në jetë përfshire edhe këtë çeshtje beqar apo martuar.
 
-Zana-

e...Thjeshte
Une besoj qe edhe martesa si puna e fese, eshte imponuar per arsye te ndryshme. Arsyeja pse do vdes beqare ... eshte sepse nuk besoj ne martese - te gjitha c'fare perfshin martesa, mund ti ndertosh pa qene nevoja per firma/kontrata :)
 
SNAP

Papirus rex
Përgjigje për @KENTHD ,
jo jo nuk të takon aspak. Nuk mund të dish ti se për çfarë arsyesh dikush zgjedh të jetoje vetëm ose me dikë në krah, prandaj është e kotë të flasësh në përgjithsi do të ishte me e këndshme të flasesh për veten tënde se si mendon!Çdo njeri qoftë mashkull apo femër e di vetë arsyet se çfarë zgjedh, si të veproje në jetë përfshire edhe këtë çeshtje beqar apo martuar.
Ne rradhe te pare une nuk permenda asnji me emer as ty besoj, e dyta mendoj se mendimi eshte i lire ketu ok lali
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ne rradhe te pare une nuk permenda asnji me emer as ty besoj, e dyta mendoj se mendimi eshte i lire ketu ok lali

Mos kalo në personalizime, përmbahu postimit. Pastaj dialogu ka edhe kundërshtime , komento je i lirë, pa përgjithësuar ama se bën gabim!
 
SNAP

Papirus rex
Mos kalo në personalizime, përmbahu postimit. Pastaj dialogu ka edhe kundërshtime , komento je i lirë, pa përgjithësuar ama se bën gabim!
Ngjo se me duket po i ben gjerat personale ...! Une thjesht dhash mendimin tim dhe pak shaka duhet apo jo? Se nuk jemi provim
shteti kshu mendoj une, mund te jet ashtu si ti thua, prandaj dhe mendimet ketu jane te lira, dhe ti ska pse bohesh kaq keq nga nje
mendim i lire.
 
SNAP

Papirus rex
Mos kalo në personalizime, përmbahu postimit. Pastaj dialogu ka edhe kundërshtime , komento je i lirë, pa përgjithësuar ama se bën gabim!
Me pelqen kur dialogojme ska njeri perfekt vetem "ALLAHU" eshte perfekt.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Hahahaha , oh Allah why. >_<"
Mirë , mirë i ke vënë vulën! Hajd , të kam lëne allahun.
 
SNAP

Papirus rex
Hahahaha , oh Allah why. >_<"
Mirë , mirë i ke vënë vulën! Hajd , të kam lëne allahun.
ALLAHU na shikon dhe gjykon. Ne dore e kemi vet rrugen e jetes.
Nese ti i mer me shaka ky eshte mendimi jot dhe duhet respektuar.
 
Top