Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

Sulmohen me armë zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”, 12 të vdekur. Atentatorët: ‘Do t’ia marrim hakun Profetit’

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Gazeta franceze “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Por sulmi kundër selisë së “Charlie Hebdo” mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij “Nënshtrimi”, “Në 2015 do të humbas dhëmbët…në 2022 do të bëj Ramazanin!”- shkruhet në kopertinë. Libri “Nënshtrimi”, i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022.

Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë.
Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Charlie Hebdo” vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

- SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR ”CHARLIE HEBDO”
- CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ
- RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË
- NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN
- RAMA: TRISHTIM, SOLIDARITET, REVOLTË
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
it.tinypic.com
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Gjërat duhen parë dhe analizuar me gjatë se kaq, ka kaq shumë informacione e diskutime të pasheshuara.
Vendet Arabe , apo myslimane nuk janë dhe aq të pastra se edhe midis tyre ka komplote keqdashese.

Në bote vepron ligji i më të fortit sidomos midis shteteteve më të fuqishme që janë në aleanca ekonomike atyre as u intereson se çfarë ndodh nëper vende të vogla. Kush ka kellqe ti kundershtoje, ja nisin luften.

Gjithsesi ,
unë mendoj se vendi ynë ka më shumë probleme që duhet ti marrim me tepër në konsideratë dhe i duhet kushtuar vëmendje, diskutuar.
 
Last edited:

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Vendet Arabe nk jane te pastra???Vendet Arabe kan nje pisllik ,arin e zi...ai eshte çelsi.

Nuk janë të pastra nga ana qeverisjes ,
se për arin e zi e dija kete gjë.
E thashë edhe pak me lart sikur ti kushtohej kaq rendësi diskutimeve për problematikat në vendin tonë do të ishte mirë.
 

Almaa'95

Papirus rex
Shiko ketu ekziston nje parim "Mbrojme te drejten e fjales" por po sthe ate qe dua une te themi "injorant" pastaj kupto ti sa rende situata! Ti ke shume te drejte ne ate qe thua, ajo eshte gje qe dihet boterisht , prandaj t thash po lodhesh kot :)
 

Dreamer

Under the Dome
E di se eshte pa vend qe qenka bere tema explozive ketej ama desha te di , ka drita ne Tirane sonte ?
 

Almaa'95

Papirus rex
Krimi n Aksion ja per kete gje e kisha fjalen! :D ahahahahah.. Ti the mendimin tend, dhe mua mu duke shume i kthjellet ne ate qe the, jo padjava , hajde folim sa per tu duk:p
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Kur nuk e ke një portret, nuk mund t'i bësh karikaturë

Portretin e Muhametit,
asnjeri s'e ka parë kurrë,
kur ty të mungon portreti,
s'ke si bën karikaturë!..

Në këtë pikë të ndjeshme,
të jemi krejt të përpiktë,
se dhe shkenca islamike,
s'i ka bërë identikit!

Unë ato karikatura,
i kam parë disa herë,
dhe përjashto diçiturën,
them se s'kanë asnjë vlerë!

Nëse ato diçitura,
atyre do t'u mungojnë,
se po tallet Muhameti,
njerzit s'kanë si ta kuptojnë!

Këmbnguljen kundër Profetit,
asnjëherë s'e kam kuptuar,
nuk po them art mediokër,
por pa sens dhe i sforcuar!

Të jemi me këmbë në tokë,
t'i vëmë kokë muhabetit,
s'ka lidhje liri e shtypit,
me talljet e Muhametit!

Terroristët as ku bie,
fjalë e lirë s'e dinë aspak,
të betuar për Profetin,
vranë për të marrë hak!

Kam folur dhe tjetër herë,
po njëlloj si sot po flas,
me ato karikatura,
ësht' tejkaluar çdo masë!

Kjo nuk kishte ndodhur kurrë,
ata që i bënë-u mburrën,
pak palaço kishte Franca,
që drejt Profetit u turrën?!

Në Botën e Perëndimit,
ky s'quhet as faj-as krim,
po në Botën e Islamit,
ka tjetër civilizim!

Sikur të qe tallur Krishti,
askush s'do të vritej kurrë,
po në Botën e Islamit,
ekziston tjetër kulturë!

Thjesht që revista të shitej,
ca qindra kopje më shumë,
do sillte ditën e zezë,
që do derdhej gjaku lumë!

Miliona si revista,
e shkruan emrin në listë,
por unë s'kam problem ta them,
s'kam emër n’atë revistë!

Në fakt ata e shpaguan,
sa askush në Botë më shtrënjtë!
S'mund të tallesh me Profetin,
që të shumtë e kanë të shënjtë!

Unë shkruaj krejt saktësisht,
sa askush s'më ngjit dot bishta,
po ekuilibrat e Botës,
janë dhe do të jenë të brishta!

Gazetaret s'i pyes dot,
ata që ndërruan jetë,
''arti'' edhe gjaku tyre,
sa vleu në të vërtetë?!
 

KrimiN'Aksion

Forumium maestatis
Komenti ishte si rreplike i gjith atyre qe mbeshtesin Charlien,me pretekstin se duhet ruajtur liri e shtypit.Per mua liria jote mbaron aty ku fillon liri e tjetrit dhe kshtu besoj frot qe duhet te jete..
 

Almaa'95

Papirus rex
C'lodhesh, ata vete ne konference kane pranuar se skane asgje personale me Islamin, thjesht kur Profeti shfaqej ne faqet e para , revista tyre e deshtuar kishte me shume sukses! Nuk kane menduar as per popuj qe adhurojne kete figure,e me te drejte sduan tja cenoje kush, e as per punonjesit qe jane kercenuar vazhdimisht nga viti 2006 te ndalonin! U ka zene paraja syte $_$
 
Top