Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

Sulmohen me armë zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”, 12 të vdekur. Atentatorët: ‘Do t’ia marrim hakun Profetit’

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Gazeta franceze “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Por sulmi kundër selisë së “Charlie Hebdo” mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij “Nënshtrimi”, “Në 2015 do të humbas dhëmbët…në 2022 do të bëj Ramazanin!”- shkruhet në kopertinë. Libri “Nënshtrimi”, i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022.

Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë.
Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Charlie Hebdo” vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

- SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR ”CHARLIE HEBDO”
- CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ
- RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË
- NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN
- RAMA: TRISHTIM, SOLIDARITET, REVOLTË
 

Almaa'95

Papirus rex
Detaje të reja - familja Rothchild qëndron prapa Charlie Hebdos

Tashmë kanë filluar të zbulohen edhe detajet tjera rreth origjinës dhe asaj se kush e ka drejtuar në të vërtet revistën satirike që jo rrallë herë publikoi karikatura, të cilat u cilësuan si ofendime të rënda për fenë islame.

Gazeta më e madhe për ekonomi në Holandë, Quote, raporton se Charlie Hebdo nga dhjetori kishte ndërruar pronësi.

Pjesa më e madhe e aksioneve është blerë nga Baroni, Edouard de Rothschild, një prej shumë trashëgimtarëve të familjes Rothschild.

Rothschild është mbiemri i një prej familjeve më të mëdha hebraike. Ata kanë një pasuri të jashtëzakonshme.

Familja Rothschild konsiderohet një prej familjeve më të pasura në botë. Ata pos Charlie Hebdos kanë në pronësi edhe të përditshmen franceze, gazetën “Liberation” që e ka marrë përsipër mbarëvajtjen dhe funksionimin e mëtejshem të Charlie Hebdos.
 

Almaa'95

Papirus rex
Kryebashkiaku i Ankaras: Pas sulmeve në Paris, fshihet Mossad

Kryebashkiaku i Ankarasë, Melih Gökçek, ka deklaruar se sulmet ndaj gazetës satirike franceze Charlie Hebdo dhe supermarketit hebre në Paris, si pasojë e të cilave humbën jetën 17 persona, janë rezultat i mbështetjes franceze per Palestinën. Sipas Gökçek, pas sulmeve fshihet shërbimi izraelit i inteligjences, ka raportuar agjencia tuke e lajmeve Anadolu.

Ai tha se Izraeli ka reaguar kundër votimit nga dhoma e ulët e parlamentit fancez të njohjes së një shtetit palestinez, si dhe kundër votës franceze në favor të rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve te Bashkuara në lidhje me këtë njohje.

“Izraeli nuk e do zgjerimin ne Europe të një përsiatjeje të tillë. Për këtë arsye është e qartë se Mossad-i është prapa këtyre incidenteve. Mossad-i përpiqet të nxisë islamofobinë, dukë shkaktuar incidente të tilla”, u shpreh Gökçek.

Ai gjithashtut theksoi se pas sulmeve të Parisit, rreth 50 xhami dhe disa muslimanë u bënë shenjestër e islamofobisë, por kjo nuk u raportua nga mediat ndërkombëtare.

“Njohja e Palestinës si shtet është arsyeja e këtyre sulmeve”, përfundoi ai.
 

Almaa'95

Papirus rex
Jean-Marie Le Pen: Terrori në Paris ishte vepër e inteligjencës perëndimore

Masakra në Charlie Hebdo mund të ketë qenë plan i ndonjë agjencie të inteligjencës në bashkëpunim me autoritetet franceze, thotë mbështetësi i Frontit Kombëtar të Francës, Jean-Marie Le Pen.

Në një intervistë për një gazetë ruse, anti-perëndimore - Le Pen ka thënë se ka mundësi që gjithë sulmi terrorist në Francë, të ketë qenë një konspiracion i agjentëve amerikanë apo izraelitë me qëllim të provokimit të një lufte civile midis islamit dhe perëndimit.

Një pjesë e vogël e kësaj interviste është transmetuar nga e përditshmja franceze Le Monde, me ç’rast janë provokuar reagime të shumta nga politikanët francezë. Kritika kanë shkuar edhe në adresë të së bijës së tij, Marine Le Pen, e cila disa herë ka provuar të distancohet nga qëndrimet politike të të atit.

Jean-Marie Le Pen, ka qenë në krye të Frontit Kombëtar të Francës deri para tri vitesh, por që pas kësaj prapë ka mbetur president i nderit në këtë parti.

Këto komente, ai i ka bërë gjatë një interviste në gazetën ruse Komsomolskaïa Pravda, gazetë kjo e cila edhe më herët kishte fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet terroriste në Francë.
 
Top