Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

Sulmohen me armë zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”, 12 të vdekur. Atentatorët: ‘Do t’ia marrim hakun Profetit’

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Gazeta franceze “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Por sulmi kundër selisë së “Charlie Hebdo” mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij “Nënshtrimi”, “Në 2015 do të humbas dhëmbët…në 2022 do të bëj Ramazanin!”- shkruhet në kopertinë. Libri “Nënshtrimi”, i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022.

Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë.
Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Charlie Hebdo” vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

- SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR ”CHARLIE HEBDO”
- CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ
- RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË
- NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN
- RAMA: TRISHTIM, SOLIDARITET, REVOLTË
 

gurax

Pan ignoramus
hareid, ti ke zgjedhur te fyesh nga fjalet e adresuara ndaj nje feje, qe na qelloi se eshte feja qe ti ke zgjedhur te aderosh. Epoka e fajeve dhe denimeve per sakrilegj ka mbaruar. Djegia ne turren e druve ka mbaruar, ndonese fatwa-t si e Salman Rushdie ekzistojne ende. Ve bast qe nuk te pelqen as kritika ndaj tyre. Asnje fe nuk eshte mbi kritiken. Asnje ideal nuk eshte jashte prizmit te opinioneve. Asnje doktrine nuk eshte tabu vetem sepse dikujt i pelqen kjo doktrine. Aq me teper kur censura ka lindur se bashku me doktrinen ne fjale. "... ato jane perendeshat lejleke te ekzaltuara, perulja e tyre eshte e shpresuar."
 

Almaa'95

Papirus rex
Para se dy "vrasesit" te vriteshin e pengjet te liroheshin, shikoni pak cfare shkrova ne nje faqe ne Fb ku fillimisht asnje nuk me besoj :)


21odo29.jpg
 

hareid

Papirus rex
hareid, ti ke zgjedhur te fyesh nga fjalet e adresuara ndaj nje feje, qe na qelloi se eshte feja qe ti ke zgjedhur te aderosh. Epoka e fajeve dhe denimeve per sakrilegj ka mbaruar. Djegia ne turren e druve ka mbaruar, ndonese fatwa-t si e Salman Rushdie ekzistojne ende. Ve bast qe nuk te pelqen as kritika ndaj tyre. Asnje fe nuk eshte mbi kritiken. Asnje ideal nuk eshte jashte prizmit te opinioneve. Asnje doktrine nuk eshte tabu vetem sepse dikujt i pelqen kjo doktrine. Aq me teper kur censura ka lindur se bashku me doktrinen ne fjale. "... ato jane perendeshat lejleke te ekzaltuara, perulja e tyre eshte e shpresuar."

gurax, me pelqen kur shkruan ne kete menyre, pa fyerje, pa deformime te emrave, pa paragjykime…. Nuk me pengone aspak: as kritika, as mospajtimi yt ne adresen time apo te fese qe i perkas une. Jo! Ti lirisht mundesh te me kritikosh dhe te mos pajtohesh me mendimet e mia, mundesh te i kritikosh edhe fete ne pergjithesi, edhe fene qe une i takoj ne vecanti, ska fare problem….mirepo nga nje person me inteligjencen tende (e them kete duke i vleresuar shkrimet e tua qe i kam lexuar) gjeja me e paket qe pritet eshte perdorimi i fjaleve ofenduese si dhe perdorimi i fjaleve ku behen pergjithesime, paushalizime…..
Sigurisht qe edhe mua nuk me pelqejne fare dhe jam apsolutisht kunder „fetwa-ve“ ku lejohet dhe urdherohet perdorimi i dhunes.
 

hareid

Papirus rex
Tani kur dy vellezerit u vrane, shume gjera do te mbeten pa sqaruar......Lajme qe vijne nga mediat franceze jane shume kontradiktore!! Tani pritet ti shohim pasojat....




Ambasadori francez: Terrorizmi nuk ka lidhje me myslimanizmin - Top Channel Albania - News - Lajme

 

hareid

Papirus rex
Shtypi njohton se "terroristet profesioniste" jo vetem qe e lan karten e identitetit ne nje veture por njeri nga ato (Amedy Coulibaly) gjate nje bisede nuk e paska mbyllur as celularin, keshtuqe policia paska mundur t'i degjoj "live" bisedat, planet dhe lutjet e tij (qe ky do ti ket bere me ze te larte se ndryshe skishte se si te degjonte policia ..... ) . Ne momentin kur Coulibaly paska bere nje pauze dhe eshte lutur ka nderhy menjihere policia ne supermarket dhe e ka vrare Coulibaly-n. Per kater pengjet e vrare ne supermarket tani pohohet se jane vrare me heret dhe jo ne momentin kur ka nderhy policia...........
 

Almaa'95

Papirus rex
Pengjet jane vrare ne momentin e pare qe ky tipi eshte futur ne supermarket! Pas kesaj bashkeshortja tij eshte larguar, sepse e ka ditur qe i shoqi gjate lutjes se masdites do "vritej", e nese ajo vritej bashke me te, kush do ti beje sulmet e rradhes ne France per "hakmarrje"?!

Celularin hapur?? Po dje e dhan qe nje vajze rastesisht qé fshehur ne nje dollap aty e prej andej komunikonte me policine! Duhet vertet ta ndajne mendjen se c'thone, se keto teorit tona "konspirative" po nisin te behen me te verteta sec ne i menduam!
 

Universal

AnonymouS
Per mua, Charlie Hebdo-s, nuk i intereson islami apo dreqi e djalli bashke! Por, nepermjet satires, godet "zemren" e islamit, dhe pikerisht ate cka perfaqeson: pushteti dhe autoriteti mbi masen, e ushtruar qofte nepermjet predikimeve fetare(kryesisht), qofte permes "ngritjes ne qiell" te nje profeti, mbase dhe te rremë!(pse jo?!)

Ekstremizmi islamik nuk eshte thjesht nje qasje e brendshme e nje apo disa individeve te vecante per te kryer akte barbare ne syte e publikut te gjere per motive te dobta si hakmarrje apo vetgjygjesim. Ekstremizmi islamik e ka burimin dhe "ushqimin" posacerisht tek ky islam i perceptuar i panjollosur, i perkryer, absolutisht i. pakritikueshem!! Ketu kemi te bejme me nje psikoze(ne proces e siper), nen presion "moralizmash fiktive" tejet te renduar!!
 

hareid

Papirus rex
Nese del qe keto akte terroriste organizohen dhe finansohen nga Al-kaida apo Isis, atehere duhet pare se si u organizuan dhe kush i perkrahi fillimisht keto organizata. Nuk ishte CIA amerikane ajo qe e furnizonte me arme Al-kaiden per te luftuar ne Afganistan kunder ruseve? Bin Laden fillimisht ishte njeriu qe bashkpunote me sherbimet sekrete amerikane, me vone kur nuk i nevojitej me amerikes, sepse Rusia u largua nga Afganistani, doli terrorist numer 1 ne bote. Nga malet e Tora Bores beri nje plan aq te perpiket dhe gjenial saqe pa asnjefar problemi e goditi zemren e nje superfuqie sic ishte dhe eshte Amerika.
Historia e ISIS nuk ndryshon aspak nga ajo e Al-kaides. Edhe ketyre nuk u erdhen armet nga qielli por fillimisht dikush qe kishte interes, nen moton "Perca dhe sundo," i perkrahi dhe i furnizoi me arme moderne.

Per udheheqesin e ISIS AL-BAGHDADI Gulf Daily News e nxori para ca kohe nji artikull
"
Baghdadi 'Mossad trained'

http://www.gulf-daily-news.com/NewsDetails.aspx?storyid=381153


Ekstremizme te llojeve te ndryshme ka ne te gjitha anet e botes. Tani qe per interese te ndryshme vecohet "ekstremizmi islamik" eshte pyetje tjeter....
 
Last edited:

gurax

Pan ignoramus
Kryebashkiaku i Rotterdamit - myslimanëve: Po s'u pëlqeu liria, shporruni nga këtu

Kryebashkiaku i Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb, i cili është mysliman, në një lidhje direkte televizive, u ka thënë të gjithë myslimanëve të cilët ia kanë kthyer shpinën lirisë që “paketoni gjërat e juaja” dhe “shporruni”.
Aboutaleb tha për NewssHour se ai është i zemëruar me refuzimin e një numri të madh të myslimanëve që të përshtaten me ambientet e tyre të reja, të cilat ai tha se i ka bërë në Holandë pas vitit 1976, shkruan intimes, transmeton lajmi.net.
“Është e pakuptueshme se si mund të ktheheni kundër lirisë... Por nëse ju nuk iu pëlqen liria, për hirë të Zotit, paketoni çantat e juaja dhe largohuni”, tha ai.
“Mund të ketë ndonjë vend në këtë botë ku ju mund të jeni vetvetja, të jeni të sinqertë me veten e juaj dhe të mos shkoni e të vrisni gazetarë të pafajshëm. Dhe në qoftë se nuk ju pëlqen këtu sepse ka humoristë që publikojnë gazetën atëherë më lejoni që të ju them shporruni”.
Mbi gjysma e popullsisë në Rotterdam përbëhet nga pakica etnike të cilët nuk janë vendas.
Aboutaleb është maroken i lindur dhe është zgjedhur kryebashkiak i këtij qyteti në vitin 2008. Kjo nuk është hera e parë që ai bënë komente të cilat ngjallin debat të madh rreth myslimanëve holandez. Ai në vitin 2004 kishte thënë se kushdo që nuk praktikon vlerat holandeze “mund të kap fluturimin e parë dhe të largohet”.


Disa burime te tjera per lajmin, tregojne edhe me teper ndjenje per drejt-per-se-drejti:

Kryebashkiaku i Roterdamit në Holandë, Ahmet Aboutaleb, është treguar shumë i ashpër pas sulmeve ndaj “Charlie Hebdo” në Paris.
Ai ka thënë se se emigrantët myslimanë që nuk e vlerësojnë Perëndimin, duhet të pirdhen.
“Myslimanët që nuk pëlqejnë lirinë, të paketojnë valixhet dhe të ikin,” tha ai në një emision televiziv, duke kaluar edhe në fyerje.
Sipas Ahmet, ata që nuk pranojnë vlerat e Perëndimit, duhet të q….
Ahmet Aboutaleb ka ardhur në Holandë nga Maroku në moshën 15-vjeçar dhe u bë i pari kryebashiak emigrant në Holandë, në vitin 2008.


 

Almaa'95

Papirus rex


Nje javë nga sulmi terrorist në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” që pasoi një varg ngjarjesh dramatike në Francë, Papa Françesku deklaron se kur vjen puna “për të ofenduar besimet, duhet të ketë një kufi që s’mund të kalohet”.

Duke e cilësuar të drejtën e shprehjes si një e drejtë themelore, Papa shpjegoi me një shembull të thjeshtë se përse duhet të ketë një kufi për këtë të drejtë kur flitet për fenë.

“Nëse dikush më shan e ofendon nga nëna, duhet të përgatitet për të marrë një grusht”, deklaroi ai me shaka, sipas agjencisë “Associated Press”.

“Është mëse normale që të mos përdhosësh dhe provokosh besimin e të tjerëve. Nuk mund të bësh shaka me fenë e të tjerëve”, shtoi më tej kreu i Kishës Katolike.

Megjithatë, shtoi ai, ofendimet dhe provokimet e tilla nuk justifikojnë asesi vrasjen në emër të Zotit.
 

gurax

Pan ignoramus
Papa? Argument pro fese nga nje fetar? Ky eshte momenti i duhur per te luajtur rolin e dikujt qe i behet nje surprize, ose rolin e nje 5-vjecari qe bindet nga pergjigja e prindit: "Te gjetem poshte lakrave." Por ketu nuk kemi te bejme me te tille.
Por rikthehemi tek Papa. Papa, i njejti autoritet qe per pedofiline e kardinaleve dhe prifterinjve fajeson shoqerine?
http://www.cbsnews.com/news/pope-blames-child-abuse-scandal-on-society/
Po po, shoqeria ja ka fajin te gjoreve, po vuajne nga shoqeria e ndyre dhe e lige. Vete asnjehere nuk e kane fajin as myslot e as kryshtot, vetem te tjeret ja kane fajin, te tjeret i ofendojne, te tjeret i shtyjne ne gabime, te tjeret ate, te tjeret kete .... Vete te tere keta jane engjej qe te gjithe.

Ka disa ngjarje dhe idjotlleqe per te cilat eshte me mire te heshtin te tere fete si dhe te tere ata qe i justifikojne. Sepse mund te zbulohen te verteta shume te pakendshme dhe qe lendojne me shume sesa shume njerez jane ne gjendje te perceptojne.
Here goes one:
http://www.sfweekly.com/sanfrancisc...defended-pedophile-priest/Content?oid=2183718
Fatkeqsisht, fete ne menyre te perseritur gjate historise, korruptojne shume thelle dhe ne nje menyre qe kur e kuptojme eshte shume vone.

Perpiquni te jeni vetem spirituale, por jo fetare. Idealisht, zero fetare.
 
Last edited:

Almaa'95

Papirus rex
Heren tjeter do i themi te kontaktoj me ty ne telefon nese duhet te beje konferenca te tilla apo jo.. Pff! (tjesh i bindur qe ai ka aq shume keshilltare,te cilet ja qendisin cdo fjale qe nxjerre nga goja, nuk i le vend vetes te gjykohet nga ju)
Tani lind pyetja perse e beri?! SEPSE DUHET TA BENTE! Sepse tere bota mbare mbron te drejten e Charlies per te folur, jo per te thene cte duan ata! Pra konferenca u be sepse nese ata do heshtnin do ishte turp,nese do thonin te kunderten do ishte akoma me turp!:D

E ca rendesie ka pastaj cka bere e cka thene Papa,(mos po te dukem gje si fanse Papes une?!) ai thjesht po "denon" nje FAKT, FAKT ky qe ty te ben te ndjehesh keq. Po fundja kujt i intereson si ndjehesh ti,apo tjetri apo tjetri.. Liria jote mbaron aty ku fillon liria ime! Nuk mund te thuash ne kete bote cte zeri goja thonin te paret e mij nga Vlora ;)


Dhe per mbyllje, si me te medhenj qe jeni pa me thoni pak pervecse u morret me mua, nxorret ndonje mesim nga kjo ngjarje?!?!?!
(Mendojeni tn n mom,ska gje,lejohet)

2nbxf2a.jpg
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Në rradhë të parë ta dish mua nuk me lejon etika profesionale të merrem me individin,
por me atë çfarë paraqitesh, produktin.
E dyta se je edhe vajzë me shkollë presupozohet ti shikosh gjërat me një këndveshtrim tjetër, pak me racionale, pak më mirëkuptuese e tolerante karshi bindjeve dhe ideve të ndryshme. Vetëm se ti ke bindje të tilla dhe tjetri ndryshe , nuk e bën atë as debil dhe as injorant. Bindjet jo cilësore të verbojnë dhe të errësojnë llogjikën po nuk i mbështete në arsye të shëndoshe!

Në mbyllje, ju i merrni gjërat personale , nuk i përmbahesh aspak temes apo argumentave. Pandeh se duam kaq shumë të merremi me figuren tënde?Jo , jo ne merremi me atë çfarë ti thua. Dua të dialogojmë dhe jo të debatojmë, as ti kundervihemi njeri-tjetrit për mendime të ndryshme.
Gabimi yt.

Të mos dish diçka është keq , por të mos e dish që nuk e di është akoma me keq.

KAQ.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
GJITHCKA ESHTE E GABUAR!!
Une dua te them vetem nje fjali:Keqardhje per jetet e humbura,POR mendoni ne vendet ISLAME sa njerez vriten ne dite nga avionet e USA,GJERMAN ,FRANCES ECT ECT...?????
 

Almaa'95

Papirus rex
Liora, e dashur nuk jam une ketu qe s'po respektoj bindjet e te tjerve. Drejtoje ate qe sapo the nga vetja ne rradhe te pare, e nga shoket pastaj..
Pastaj kete qe sapo thash une ti e di shume mire, por do te viktimizohesh pak. S'ka gje mes femrash kuptohemi shume mire:)
Tek e fundit le tme ngelet mua qe sju respektova "bindjet" juve, smst jane aty, kush ka sy e mend i sheh !

Pastaj, per permbajtje teme sje ti ne pozitat qe duhet te flasesh se per kete arsye te jane fshire smst e te eshte terhequr vemendja :)

E sheh qe po gre gishtin, aty ku ke ven doren?!
 

gurax

Pan ignoramus
GJITHCKA ESHTE E GABUAR!!
Une dua te them vetem nje fjali:Keqardhje per jetet e humbura,POR mendoni ne vendet ISLAME sa njerez vriten ne dite nga avionet e USA,GJERMAN ,FRANCES ECT ECT...?????

Per inat te vjerres, nuk duhet te flesh me mullixhiun. Eshte e kote te perseritet edhe nje here cfare eshte shkruar ne shkrimin #42 .
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Përgjigje për @Esmeren.
Luftat që zhvillohen në vendet islame kanë një qëllim final , për rrezimin e pushtetit diktatorial. Sigurisht që është një lufte e ashpër dhe barbare sepse pasojat i vuajnë fëmijet që vriten.Bota është e pandreqshme! Efekti domino.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
[quote="liora, post: 1021547, member: 14175"morgjigje për @Esmeren.
Luftat që zhvillohen në vendet islame kanë një qëllim final , për rrezimin e pushtetit diktatorial. Sigurisht që është një lufte e ashpër dhe barbare sepse pasojat i vuajnë fëmijet që vriten.Bota është e pandreqshme! Efekti domino.[/quote]
Shume dakort me ty qe lufta ka viktima ,por mos mendo qe eshte e vetmja arsye heqja e diktatures qe behet lufta ,por sic ka ndodhur e do vazhdoj te ndodhe qe super fuqite boterore bejne cfare ju intereson atyre e pa asnje keqardhje.dhe tjetra mos mendo se ate marrshim e ben se ndjenin keqardhje por per interesa te veta Politike !!
 
Top