Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

Sulmohen me armë zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”, 12 të vdekur. Atentatorët: ‘Do t’ia marrim hakun Profetit’

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Gazeta franceze “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Por sulmi kundër selisë së “Charlie Hebdo” mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij “Nënshtrimi”, “Në 2015 do të humbas dhëmbët…në 2022 do të bëj Ramazanin!”- shkruhet në kopertinë. Libri “Nënshtrimi”, i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022.

Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë.
Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Charlie Hebdo” vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

- SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR ”CHARLIE HEBDO”
- CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ
- RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË
- NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN
- RAMA: TRISHTIM, SOLIDARITET, REVOLTË
 

Dreamer

Under the Dome
gurax nuk e kape thelbin e citimit tim mesa shoh !
Po komentojme e rikomentojme nje plan te sajuar deri ne detajet me te vogla per mendimin tim e kjo eshte pjese e planit..nejse
Une spo mbaj krahun askujt ne fakt se skam asnje lidhje me Islam,Krishterim & Co ama me pelqen te them gjerat sic jane.
Nqs ti ke vene re ka me shume se nje dekade pothuajse qe mediat e kan kthyer kte Fe ne nje organizate terroristash apo gabohem ?
Ke 1 milion ushtare american ne Lindjen e Mesme qe kan pushtuar ne emer te paqes 3 shtete.
Une e di qe ka fondamentalista,extremista,terrorista e 1001 emra te tjere qe jan Islamiste ama jam kurioz nqs do ishim ne ne vendin e tyre te pushtuar me afro 1 milion ushtare si psh Iraq,Afghanistan e me rradhe,cfare mendimi do kishim per pushtuesit tane?
Franca nuk mund te ankohet per muslimanet qe kan pasaporta Francese se tek e fundit ata vijne nga kolonite e saj ne afrike e jo nga Marsi!
U vrane 12 te pafajshem e vertete e me vjen shume keq se jeta e nje njeriu mbivlen mbi gjithcka por jam shume kurioz sa te pafajshem vdesin perdite ne Lindjen e mesme per fajin e Usa UK France & Co ?
Ata nuk vlejne asgje dmth? Apo jane terrosistat e Alqaeda ose Issis o x e y ?
Gjerat para se te thuhen duhen folur sikur do i thuaje per veten tende ose per ndryshe po grijme sallate kot !
 

gurax

Pan ignoramus
Ehe, drejt.
E para, nuk kam pare ndonje lloj unifikimi masiv te komunitetit musliman qe te demaskoje apo te denoje apo te beje thirrje per distancim nga elemente te tille. Njerez te vecuar ka, jane te tere ata qe thone se ky nuk eshte islami i vertete por eshte i shtremberuar dhe i keqinterpretuar nga pak elemente ekstreme. Por ne tere kete dekade, si nuk pashe asnje lloj bon-sensi mainstream te komuniteteve muslimane neper bote per te denuar keto lloj aktesh dhe per te inkurajuar anetaret e komunitetit musliman qe te zbojne nga gjiri i tyre elementet ekzistues turbullues, qe me siguri fshihen midis te mireve. Nje sheqer qe nuk ben as tentativen per t'u ndare nga shapi por rri rehat ne rehatine e fituar me dhune rreth e rrotull nga shapi, nuk flet bukur per kete lloj sheqeri.

Tjeter... Atehere i bie qe kemi te bejme me lufte? Sepse tere cfare ke thene, te tere shembujt e sjelle, kane te bejne me lufte. Sepse te dy jemi dakord qe lufta eshte e keqe, vdesin njerez, te fajshem e te pafajshem, etj etj.
Kthehemi tashti tek rasti ne fjale. Dikush vizaton, nje tjeter i pergjigjet me automatik. Njeri nga keta te dy nuk eshte duke bere lufte. Keshtu qe duhet sqaruar, se nuk kemi te bejme as me viktima rastesore, as me objektiva te gabuar. Objektivat e vrare ishin fiks ata qe u vrane, duke percjelle shume te qarte idene pse. Nuk flitet per deme kolaterale, por per vete objektivin nen gryken e automatikut.

Kemi te bejme me lufte apo jo? Nese po, te pakten ta kuptojne edhe francezet. Te jesh i sigurt qe do sillen ndryshe nese flitet per lufte. Nese jo, atehere po flasim per disa kriminele dhe keta argumenta luftarake jane 'cheap shots'. Nese jo, i bie qe ne fund te fundit po flasim per disa kriminele qe praktikisht vrasin per motive te dobta.

Ne nje relate te ketij lloji, ne nje ngjarje te tille, nuk mund te sulmosh me shpate si jenicer dhe te mbrohesh ne gjunje si besimtar mistik. Sepse kjo eshte cfare po ndodh.
 

Dreamer

Under the Dome
As une skam pare ndonje unifikim sic e quan ti te komunitetit Islam te them te drejten edhe kjo eshte gabim edhe pse pjeserisht e kuptoj ne rrethanat qe ndodhen te them te drejten unifikimi nuk eshte i lehte.
Mbase per ne qe jemi le te themi spektatore eshte e lehte ama per popuj te pushtuar e qe cdo dite fale politikes se pushtuesit vdesin me qindra e qindra njerez te pafajshem unifikimi per te denuar kte akt kriminal seshte dhe aq e lehte.
E drejte ajo qe the qe dikush vizatoi dicka e dikush vrau 12 veta per nje karikature,ama meqe ti qenke i mire informuar ste kujton dicka kjo skene ? Provoko + Reago = Qellimi ?
Besoj se nga 11 Shtatori i famshem e me pas nuk duhet te habitemi me per asgje edhe sic thone ato vendet e pushtuara " Shikoni Djallin ne kte rast,Terroristin e vertete "
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Edhe une e kam frike nje gje te tille. U be viktime e miresise se vet per t'i trajtuar te tere njesoj. Tashti ka precedente per te demonstruar nga ekstremet e djathta se nuk jane te tere njesoj edhe kur ti i ushqen me buke dhe i pranon ata qe kane ikur nga vendet e tyre e te cilet po te ishin mire rrinin atje e nuk emigronin ne France.
Franca eshte nje popull i zgjuar, shume i edukuar dhe me tradite kulturore influenca e te ciles eshte prezente kudo ne bote. Edhe vete termi 'laik' eshte term qe ka lindur ne France. Per me teper, ne lidhje me ceshtje sociale dhe shoqerore ka qene perhere pararoje, e deshmon historia jo se e them une. Mendoj se nuk do ngelen pa zgjidhje te dickaje nese e konsiderojne problem te tyrin. Zgjidhja mund te jete relativisht e ndadalte dhe pa shume zhurme, por e vendosur dhe pa kthim mbrapa.


Po shume e drejte Gurax!
Nese behen ndryshime radikale ne Europe , do te jete vertete "Termet" sic eshte cituar kjo fjale neper shume gazeta ,
nuk e di por shpresoj te mos jete nje situate e komplikuar per anetaresimin ndryshe vendi yne do ta kete pisk me politikat ksenofobe dhe euroskeptike qe kane ekstremistet...

Ka filluar gjithcka te marre nje trajte tjeter.
 

Dreamer

Under the Dome
Ka filluar gjithcka te marre nje trajte tjeter.
Me ne fund e the vete ate qe po mundohem ta shpjegoj qe ne fillim !!
Mbase erdhi koha e Kryqezatave moderne* edhe nje here
Te filloje rekrutimi i Zombie
Bota ka perparuar por ska ndryshuar asgje !
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Me ne fund e the vete ate qe po mundohem ta shpjegoj qe ne fillim !!
Mbase erdhi koha e Kryqezatave moderne* edhe nje here
Te filloje rekrutimi i Zombie
Bota ka perparuar por ska ndryshuar asgje !

Ate po lexoj komentet gjitheandej ne rrjetet sociale kam gjate gjithe kesaj kohe ,
se eshte mire te informohesh , te besh nje diferencim te informacioneve , edhe neper rrjetet e huaja se cfare po ndodh se ketej varet se si i perpunojne ato.
Ka nje "revolte" te madhe se di eshte fjala e duhur , por qe ka zgjuar shume reagime te frikshme!
Gjithsesi , te shohim jam kurioze!

Mah , cfare eshte e afte te beje politika! Per nje ore ngre lart boten , e mjafton nje minut per ta shembur ate...!
 

gurax

Pan ignoramus
Unik, Provoko? Po aman aman, mos bjer viktime e provokimit. Perdore fene qe te dallosh provokimin, veri ne jete mesimet dhe proverbat dhe si te dallosh fjalet e zotit nga ato te djallit (per me teper qe ne literaturen hyjnore perkatese ka dhe kontroversitet per kete fenomen. Dhe e di cila eshte zgjidhja e ofruar per nje satirist te ketij kontroversiteti? Fatwa per denim me vdekje per autorin e librit "Vargjet Satanike") kur nuk je i sigurt, ik keshillohu me imamin. Nese kete e bejne shume njerez mjaftueshem, ja ku eshte dhe organizimi i shumepritur dhe me bonsens nga komuniteti. Por ajatollahet jane me te preokupuar me perpilimin e fatwa-ve sesa me orientimin per mire te masave besimtare. Duhet kerkuar brenda e keqja ne fillim, jo tek te tjeret.

Liora, ne jemi dem kolateral ne kete rast. Por ne fakt, per shqiptaret, te shkathet dhe te zgjuar nese jane, mund ta shfrytezojne kete rast ne nje forme shume delikate dhe fine. Ksenofobine e Europes kundrejt afrikaneve dhe atyre nga lindja e mesme, mund ta perdorin per te mbushur vendet bosh te krijuara nga kjo ksenofobi. Sepse shqiptaret jane europiane, te lashte dhe autoktone, qe nuk kane lidhje as me afrikanet e as me lindjen e mesme, jane te bardhe.... etj etj. Mjafton te behen pak te zgjuar, e fatmiresisht nuk jane as shume e keshtu rreziku zhurmes nga budallenjte eshte i ulet sepse edhe budallenjte do te jene shume pak ne proporcion. :D

:)
 

gurax

Pan ignoramus
S'e di... ka nje fjale te urte popullore qe thote: Perpara se te lidhesh miqesi te ngushte me bariun e fshatit fqinje, lidh miqesi me bariun e fshatit tend. Ose e kam degjuar edhe te formes: Bej shok komshiun e deres ngjitur perpara se te besh shok komshiun nga krahu tjeter i rruges.

Shtese: liora, kishte nje shkrim yti ketu qe u shfaq dy here. Une fshiva njerin po u zhduken te dy. Me duket se e bera une lemshin, e tashti s'e shoh askund me ate shkrim... sorry. :/
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ismail Kadare për sulmin terrorist në Paris: Shqiptarët janë komb i vetëdijshëm europian
  • Enjte, 08 Janar 2015 18:23

Shkrimtari më famë botërore, Ismail Kadare, ka folur shkurt, pas atentatit që ka ndodhur në Paris, me ç’rast kanë mbetur 11 të vdekur e disa të plagosur.

Në një bisedë për Gazetën Express, Kadare ka thënë se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

Sipas tij, shqiptarët identifikohen dhe janë europianë me rrënjë, gjuhë e histori:

“Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identiteti europian, ka lindur në kontinentin europian, midis qytetërimit europian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare europian. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identiteti të dyfishtë”, ka thënë Kadare, për Gazetën Express, të enjten.

“Kombi shqiptar duhet të bindet se është europian. Është europian, ka rrënjë europiane, ka histori europiane, ka kulturë europiane, ka kujtesë europiane, ka gjuhë europiane. Kjo është. Asgjë tjetër”, ka shtuar ai.

Shkrimtari më i përkthyer shqiptar, në më shumë se 45 gjuhë të huaja, disa herë është përfshirë në debate sa i përket identitetit të shqiptarëve dhe ndikimin e Turqisë në Shqipëri e Kosovë.

Kadare në paraqitjen e fundit kishte kritikuar deputetë, udhëheqës të Shtetit për tjetërsim të shqiptarëve duke i thurur lavde Turqisë e turqizmit.

“Dhe pyetja: ç'po ndodh? është e natyrshme”, ka shkruar Kadare, në librin "Mëngjeset në kafe Rostand".

Në të njëjtin libër shkruan edhe: “Në 620-vjetorin e Luftës së Kosovës, një deputet nga parlamenti e shpall Gjergj Kastriotin vrasës të myslimanëve, pra tradhtar të kombit. Kryeqyteti tjetër Tirana shpallet i themeluar nga një oficer osman. Në një xhami të Kosovës kryeministri turk lëshon thirrjen "Kosova është Turqi". Së fundi, qershia mbi tortë, vijnë lajmet për shqiptarët e rekrutuar nga qendrat terroriste për të luftuar si xhihadist në Siri. Të dy krahët, njëri qetësues (gjëra të rastit marrëzira qe s'duhen marrë seriozisht) tjetri alarmues (ç'gjëra të rastit, ky është fundi i botës), e shoqërojnë pa pushim këtë mishmash. Ka gjasë që të dy teprojnë, çka është gjithmonë më e lehtë në gadishullin tonë. Megjithatë, zhurma nuk është pa gjë
 

gurax

Pan ignoramus
Po. Ja per dicka te tille sic eshte shprehur Kadare e kisha fjalen pak a shume.
Sepse shqiptaret po te jene te zgjuar mjaftueshem, nuk kane pse identifikohen me asnje fe, por vetem me vetveten e tyre. Nese ne cdo aspekt te jetes jane njerez dhe fetare vetem ne jetet e tyre private, do te jene automatikisht te distancuar nga te tera keto gjera absurde qe ndodhin ne bote, dhe nese kane fat mund t'i shfrytezojne ne interes te vetvetes dhe pa cenuar e as demtuar askend. Gjera te tilla duan mend, jo pushke.
 

Dreamer

Under the Dome
"Si në të gjitha rastet e" mëdha "( Kennedy , Sheshi shatërvan , Palm ,11 shtator , vdekja e Osama bin Ladenit , etj etj, përsëri në Paris, llogarite nuk dalin dhe ka shumë të shpjeguar :
1. Pse një objektiv i ndjeshëm-si Gazeta Hebdo- Charlie është e mbrojtur kaq dobët? E parë nga ky kënd, karikatura e gazetes ne fjale parashikoi atentatin dhe nuk ishte thjesht nje imagjinatë por me shume se nje parandjenjë"
2. Shërbimet franceze janë ndër më të mirat në botë dhe kanë një shkollë shumë të avancuar e mendimit, por pastaj mashtrohen në këtë mënyrë nga tre djem që shkojnë të armatosur me kallashnikovë për të bërë masakrën e gazetarëve? Me sa duket, duket se ata nuk kanë asnjë mjedis kontrolli xhihadiste të pranishëm në territorin e saj, deri në pikën e nuk qenë në gjendje për të monitoruar edhe veteranët nga luftërat në Lindjen e Mesme.
3. Dhe armët, nga ku erdhen armët? I sollen me vete nga Siria? Dhe Policise Franceze i kaluan poshte hundëve? Për bukuri janë kontrollet?! Jeta e keqe, siç sugjerohet nga Loretta Napoleoni në Done? Por, gjithmonë bota e krimit është më i infiltruar nga policia, kështu që, edhe në qoftë se ajo ju ka rreshkitur më parë, tani ajo duhet të jetë relativisht (unë them relativisht) të lehtë për të gjetur autoret.
4. "Sulmuesit janë profesionistë të kualifikuar mire," jo, "janë fillestar të cilët bëjnë gabime për të rekrutuar në trajektoret përkatëse të shtënave gjatë tërheqjes" dhe gjithashtu të adresuar gabim herën e parë. Shumica e gazetave është e mendimit te pare qe permenda (që janë profesionistë), Corriere della Sera (8 janar) nxjerr në pah gabimet e ndryshme që lene te kuptohet qe janë te stërvitur fillestar.Më duket më e besueshme kjo hipeteza e fundit.
5. Duke folur për gabimet, por ju ku keni parë terroristët që shkojnë për të bërë një veprim te tillë duke marrë me vete edhe letërnjoftimin(ID), të cilat pastaj i harrojnë në makinë ? I vetmi rast që mbaj mend është Brigadisti i "zbuluar" qe humbi qesen në Firence me çelësat brenda në varrin milanez ( Montenevoso). Por ai nuk ishte duke shkuar për të bërë një veprim dhe në xhep ka pasur një ID foto. Nuk është se, rastësisht, dikush ka lënë vullnetarisht kartën e identitetit të një tjetër për të devijuar hetimin?
6.Nuk mbaj mend kurrë terroristët të veprojnë humbur dhe që humbin aq shumë kohë gjatë ikjes dhe pasi kan pasur dy beteja me armë me makinat e policisë: vonohen per te qelluar e me pas vrare një agjent policie, mbledhin këpucët e rëna ne rrue, pastaj per të lënë një dorezë ... .
7. Eshte e arsyeshme të supozojmë se gazetarët e agjencisë më lart, diku në çati dhe që regjistrojne imazhet që ne shohim, ata menjëherë do kenë paralajmëruar forcat e policisë e njoftuar për atë që po ndodhte. Dhe ashtu siç bënë, me radio, dy makinat e para policisë në drejtim të rue Appert. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për të përfunduar aksionin, manovrat për hipjen në makinë, dhe dy perleshjet me policine ne një kohë te shkurtër (e para në Ali Verte, e dyta në boulvard Richard LENOIR), bëni një U(Kthyen makinen), vranë një agjent policie , marrjen e këpucëve përtoke, etj duhen të kalojnë disa minuta (jo më pak se 20-25) për të marrë Voltaire Boulevard dhe pastaj deri në Porte de Pantin atentatoret nuk u ndeshën në asnjë bllok në këtë zonë? Në zemër të Parisit, nuk duhet të kenë qenë disa makina të policisë në këtë zonë. Dhe pastaj Parisi nuk ka një trafik shumë të rrejedhshëm?.
8. Pastaj shoferi i dyshuar i komplotit arrestohet, që është dorëzuar, ose më mirë është dorzuar dhe, për më tepër, do të kishte një alibi..nuk kuptohet asgjë. Sigurisht është e mundur që i riu është në të vërtetë një nder sulmuesit dhe duke parë qe humbi dokumentat do ketë vënë së bashku disa alibi që duhen të verifikuar. Por mund të jetë e vërtetë qe nuk ka të bëjë me atentatin, gjë që rrezon në hipotezën aktuale të kartës së identitetit lene per te humbur gjurmët.
Me pak fjalë, mbetem i bindur se pista e xhihadiste e masakrës është shumë më e gjatë, sepse në përputhje me një kuadër të formuar nga 10 vjet deri tani, por kjo nuk do të thotë se çështja nuk mund të jetë nga "duart" të tjera të një cilësie krejtësisht të ndryshme . Dhe se sulmuesit mund të ketë qenë lënë për të bërë, ndoshta për shkak se ka pasur disa ide e vagëta, por nuk ishte pritur diçka me këtë ashpërsi. Apo se organet hetimore nuk kanë skelete të tjera në dollap, që kanë të bëjnë asgjë me vrasjen, por se disa aspekte të masakrës mund të çojnë në dritë dhe që, në vend të kësaj, duhet të merren në fshihet. Apo edhe se në duart çështje të përfshira në kapacitete të ndryshme (nxitësit, organizatorët, përdoruesit e rastit, infiltrators, artistë, folësit imagjinar etj) Ata janë patjetër më shumë se dy, katër apo gjashtë ...
Me pak fjalë, ka shumë të ngjarë masakra është islame, por ... bie shumë erë!"

--Aldo Giannuli
 
Last edited by a moderator:

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Llogarite nuk dalin !!
"Si në të gjitha rastet e" mëdha "(Kennedy, Sheshi shatërvan, Palm, 11 shtator, vdekja e Osama bin Ladenit etj Dhe c.), Përsëri në Paris, nuk dalin llogarite dhe ka shumë per të shpjeguar :
1. Pse është një objektiv i ndjeshëm-si Hebdo- Charlie ishte e mbrojtur kaq dobët? E parë nga ky kënd, cartoon që foreshadowed sulmin duket si diçka më të ligë se vetëm një gungë në kurriz.
2. Shërbimet franceze janë ndër më të mirat në botë dhe kanë një shkollë shumë të avancuar e mendimit, por pastaj ju mashtrojnë në këtë mënyrë nga tre djem që shkojnë të armatosur rreth me kallashnikovë të bërë masakrën e gazetarëve? Me sa duket, duket se ata nuk kanë asnjë mjedis kontrolli xhihadiste të pranishëm në territorin e saj, deri në pikën e nuk qenë në gjendje për të monitoruar edhe veteranët nga luftërat në Lindjen e Mesme.
3. Dhe armët, bombarduesit, ku në qoftë se ata janë të prokuruara? Mbaj me Sirinë? Dhe frëngjisht në qoftë se ata janë duke kaluar nën hundë? Gruyere bukura janë kontrollet!Jeta e keqe, siç sugjerohet nga Loretta Napoleoni në Done? Por, gjithmonë bota e krimit është më i infiltruar nga policia, kështu që, edhe në qoftë se ajo ka ikur përpara, tani ajo duhet të jetë relativisht (unë them relativisht) të lehtë për të gjetur sulmuesit.
4. "Sulmuesit janë profesionistë të kualifikuar mire," jo, "janë fillestar të cilët bëjnë gabime për të rekrutuar si të ndërthurura në trajektoret përkatëse të shtënave gjatë tërheqje" dhe gjithashtu të adresuar gabim herën e parë.Shumica e gazetave është mendimi i parë (profesionistë), Corriere della Sera (8 janar) në vend që nxjerr në pah gabimet e ndryshme që sugjerojnë njerëzit e kohëve të fundit të trajnimit. Duket më e besueshme për këtë të fundit.
5. Duke folur për gabimet, por ju ku ju kurrë nuk kam parë terroristët që shkojnë për të bërë një veprim duke marrë me vete edhe letërnjoftimin, të cilat pastaj harrojnë në makinë? I vetmi rast që mbaj mend është se nga "bllokohen" Brigadave që humbën qese në Firence me çelësat brenda në varr, Milan Montenevoso. Por ai nuk ishte duke shkuar për të bërë një veprim dhe në thes ka pasur një ID foto. Nuk është se, rastësisht, dikush ka lënë vullnetarisht kartën e identitetit të një tjetër për të devijoj hetimin?
6. Më pak se kurrë më kujtohet terroristët veprojnë humbur aq shumë kohë gjatë fluturimit dhe pasi ka pasur dy beteja me armë me makinat e policisë: zgjatem për t'i dhënë grusht shteti de hir të një agjenti, i bie në këpucë, pastaj të lënë një dorezë ... .
7. E 'e arsyeshme të supozojmë se gazetarët e agjencisë më lart, iku në çati dhe që regjistrohen imazhet ne shohim, ata menjëherë e quajti paralajmërimin e policisë të asaj që po ndodhte. Dhe ashtu siç bënë, me radio, dy makina para policisë në direttesi rue Appert. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për të përfunduar aksionin, manovrat për mbrapa në makinë, të mbështetur dy firefights pas pak (i parë në Ali Verte, të dytin në boulvard Richard LENOIR), bëni një U-ana, cool agjent , marr këpucëve, etj duhet të kalojë disa minuta (ne presim jo më pak se 20-25) për të marrë në Voltaire Boulevard dhe pastaj në deri në Porte de Pantin. Ajo nuk u ndez ndonjë bllok në këtë zonë? Në zemër të Parisit, nuk duhet të ketë qenë disa makina të policisë në këtë zonë. Dhe Paris nuk ka një scorrevolissimo trafikut.
8. Pastaj shoferi i dyshuar i komplotit arrestohet, që është dorëzuar, ose më mirë ajo është bërë dhe, për më tepër, do të kishte një alibi: ju nuk kuptoni asgjë. Sigurisht është e mundur që njeriu i ri është në të vërtetë midis sulmuesit dhe atë, humbi bie në sy, i ka dorëzuar me qëllim, pasi duke vënë së bashku disa alibi qartë të verifikohet. Por ajo mund të jetë që në të vërtetë nuk ka të bëjë, që do të rrëzuar tërë bimore hetimor frymë duke i dhënë aktual në hipotezën e kartës së identitetit majtë për të hedhur jashtë.
Me pak fjalë, mbetem i bindur se pista e xhihadist masakrës është se shumë më shumë gjasa, sepse të gjithë në përputhje me një kuadër i formuar nga 10 vjet në këtu, por kjo nuk do të thotë se çështja nuk mund të jetë "duart" e tjera të një cilësie krejtësisht të ndryshme . As se sulmuesit mund të ketë qenë lënë për të bërë, ndoshta për shkak se ka pasur disa ide e vagët, por nuk ishte pritur diçka me këtë ashpërsi. Apo se organet hetimore nuk kanë skelete të tjera në dollap, që kanë të bëjnë asgjë me vrasjen, por se disa aspekt i masakrës mund të çojë në dritë dhe që, në vend të kësaj, duhet të merren në fshihet. Apo edhe se në duart çështje të përfshira në kapacitete të ndryshme (nxitësit, organizatorët, përdoruesit e rastit, infiltrators, artistë, folësit margjinale etj) A janë patjetër më shumë se dy, katër apo gjashtë ...
Me pak fjalë, ka shumë të ngjarë masakra është islame, por ... bie shumë ere! "Aldo Giannuli


Marre nga Blog i Beppe Grillos
Perkthimi nga Google se texti ishte i gjate ama besoj se eshte e lehte te kuptohet cfare mesazhi percjell ky shkrim


E lexova, finalmente.
 

hareid

Papirus rex
Dikush me siper tha se Franca na qenka nje popull shum i zgjuar, shume i edukuar..... Ashtu eshte! Kolonializmi i shume vendeve e ka vertetuar qe Franca ka vrare, ka masakruar ka zhdukur me miliona njerez ne menyre shume te zgjuar dhe shume te edukuar....

Me pelqen shkrimi i Beppe Grillos qe e solli anetari Unik me siper, sepse vertete ka gjera qe duken shume te cuditshme!! Edhe ketu ne Gjermani shtypi flet per "atentatore profesioniste" shume mire te maskuar per mos me u njohtur mirepo qe tregohen aq budallenj saqe e harrojne karten e identitetit ne makine.
Me kujtohet edhe rasti i 11 shtatorit kur FBI ne turmat e kullave binjake, ku u shkri edhe celiku, e gjen pasaporten e nje atentatori, kurse ne veturen te huazuar ne Boston e gjejne testamentin e njerit nga atentatoret....
 
Last edited:

Almaa'95

Papirus rex
Dikush me siper tha se Franca na qenka nje popull shum i zgjuar, shume i edukuar..... Ashtu eshte! Kolonializmi i shume vendeve e ka vertetuar qe Franca ka vrare, ka masakruar ka zhdukur me miliona njerez ne menyre shume te zgjuar dhe shume te edukuar....

Me pelqen shkrimi i Beppe Grillos qe e solli anetari Unik me siper, sepse vertete ka gjera qe duken shume te cuditshme!! Edhe ketu ne Gjermani shtypi flet per "atentatore profesioniste" shume mire te maskuar per mos me u njohtur mirepo qe tregohen aq budallenj saqe e harrojne karten e identitetit ne makine.
Me kujtohet edhe rasti i 11 shtatorit kur FBI ne turmat e kullave binjake, ku u shkri edhe celiku, e gjen pasaporten e nje atentatori, kurse ne veturen te huazuar ne Boston e gjejne testamentin e njerit nga atentatoret....

Pa bere shume hartime dhe filozofi ne ate qe ke thene, ke shume te drejte.. Jane te njejtat skenare te turpshme..
Ata qe i "besojne"..Zgjedhin ti besojne:)
 

gurax

Pan ignoramus
Rilexoni shkrimin ku eshte shpjeguar ndryshimi midis vdekjeve ne lufte dhe vekjeve per karikatura. Jenicere me shpate kur ecin perpara, ne gjunje e duke kerkuar lemoshe mistike kur ju duhet te bejne hapa mbrapa.
Ata qe nuk arrijne ta kuptojne diferencen jane ekstremistet ndjekes te mahamutit. Atij me paqesorit, te mirit. Mesazherit mahamut. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_expeditions_of_Muhammad
Po keshtu eshte kur francezet i tregojne kulturen e Luvrit kulturaleve te shkretetires. Vleresojne me shume nje deve sesa Mona Lizan. Por mendoj se gjerat do te ndryshojne. Fatkeqsisht ne dem te tere nevojtareve.
 
Last edited:

hareid

Papirus rex
Shkrimet qe i shkruan nje Islamofob, qe nuk ka lidhje fare nga fete, mund te lexohen ashtu sic do ai, vetem nga islamofobet e tjere.
Eshte per te ardhur keq qe nje administrator i forumit, perdor fjale fyese dhe i deformon emrat vetem per arsye te islamofobise dhe urrejtjes qe e ka...Islamofobi i jep vetit aq shume pike dhe aq shume te drejte saqe e mer guximin dhe thote kush nuk mendon sikur une eshte ekstremiste.....Cudi qe nje ekstremist i terbuar e merr te drejten te i quaj te tjeret ekstremiste

Vrasjet jane vrasje dhe nuk ka dallim kur me mijra te pafajshem, thuaj gra dhe femije, vriten nga bombat qe hidhen nga aeroplanete e te tjeret , ne rrethana te cuditshme, vriten per karikatura. Dallimet i shohin dhe i bejne vetem ata qe jane duke pelcitur nga urrejtja.
 
Last edited:
Top