Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

Sulmohen me armë zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”, 12 të vdekur. Atentatorët: ‘Do t’ia marrim hakun Profetit’

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Gazeta franceze “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Por sulmi kundër selisë së “Charlie Hebdo” mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij “Nënshtrimi”, “Në 2015 do të humbas dhëmbët…në 2022 do të bëj Ramazanin!”- shkruhet në kopertinë. Libri “Nënshtrimi”, i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022.

Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë.
Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Charlie Hebdo” vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

- SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR ”CHARLIE HEBDO”
- CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ
- RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË
- NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN
- RAMA: TRISHTIM, SOLIDARITET, REVOLTË
 

Dreamer

Under the Dome
Ne fakt u keqkuptove ti se ketu me sa lexova s'tu versul njeri.
Secili nga ne shprehu ate qe mendon pa versulje
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Liora, me fal por qenke shume Idiote, ahh te lutem mos repliko pas kesaj sepse na mbajte fjalim mjaf te bukur larte per lirine e fajles :) Pra un mund te them cte dua ketu sepse ma lejoka e ashtequajtura ''Liria e Fjales'' ?! Ahahahah epo mbaje ate pra :)
Nese do shikosh qe ne fillim kam then ''Te vendoset drejtesia'' !!! Kjo me SHQIPEN time tregon mospajtim me veprimin, me tenden se di :D Shendetin !




(Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë. — Artur Shopenauer) ;)
 

Almaa'95

Papirus rex
Atehere i bie ''ne'' te stervitemi nga feja, ju nga ''media'' .. Si plastelina , merrni formen qe ata duan, kur ata duan, si ata duan !
Liora, atje gjenden 11 viktima, dy maskarenj qe enden te lire dhe nje BOTE e tere qe beson cfare u serviret ! Kjo duhet te jete shqetesuese per ty, jo fakti qe un besoj ne Zot :)
 

Almaa'95

Papirus rex
Alma mos kalo ne ofendime personale pls her tjeter !!
Te bejme nje debat serioz e te mos kalojme limitet
''Ti nuk je Shqiptare jo , vetem shkruan shqip asgje tjeter nuk ke! Hajde , mbetsh mire.''

Thjesht kthej nderet :)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Une besoj ne fakte besoj tek shkenca, as media as feja. Besoj tek forca e arsyes, tek liria e fjales e drejta , tek sportiviteti i njerezve te jashtezakonshem per ti anashkaluar ato ndodhi te gazetes satirike pa meri te medha , po me pak me humor. Humori ben mire per shpirtin!


Me mire behu me Buden , se te ndihmon nga ana shpirterore, nga truri s'paske me shpresa.
 

Almaa'95

Papirus rex
Liora ti beson tek liria fjales por mesa duket duhet t mesosh te besosh dhe tek liria mendimit!
Mendimin tend e dhe, une dhash timin. Nuk puqemi moj vajze, nje lloje "lirie" eshte dhe kjo! Besoje..
Do te lutesha tn te mos i permbaheshe "trurit tim" por temes:D
 

Almaa'95

Papirus rex
Woww..pasaporta terroristesh qe gjenden nen aviona te shkrumbuar.. Karta identiteti vrasesish profesionist qe gjenden ne vend ngjarje..
Pse me duken skenare te njohura?:)


Një nga 3 personat e dyshuar si autorë të sulmit në redaksinë e “Charlie Hebdo” në Paris, ku mbetën të vrarë 12 persona, i është dorëzuar policisë rreth orës 02:00 të ditës së sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia franceze e lajmeve AFP, sipas së cilës personi i dorëzuar është 18-vjeçari Hamyd Mourad, i cili mendohet të ketë ndihmuar në realizimin e krimit dy vëllezërit Cherif Kuoachi 32 vjeç dhe 34 vjeçari Said Kuoachi, të cilët dyshohen si ekzekutorë të 10 pjesëtarëve të stafit të revistës satirike dhe 2 policëve.
Pas thuajse 10 orë hetimesh autoritetet franceze identifikuan autoret nga karta e identiteti e gjetur nga policia në “Citroen C3” të braktisur nga autorët.
 

gurax

Pan ignoramus
Liora, me fal por qenke shume Idiote, ahh te lutem mos repliko pas kesaj sepse na mbajte fjalim mjaf te bukur larte per lirine e fajles :) Pra un mund te them cte dua ketu sepse ma lejoka e ashtequajtura ''Liria e Fjales'' ?! Ahahahah epo mbaje ate pra :)
Nese do shikosh qe ne fillim kam then ''Te vendoset drejtesia'' !!! Kjo me SHQIPEN time tregon mospajtim me veprimin, me tenden se di :D Shendetin !

Idiote sepse po thote ate qe mendon? Idiote sepse nuk eshte dakord me kete lloj faji qe paskan bere disa artiste? Idiote sepse po te kritikojme nje ideologji qe dikujt nuk i shkon sipas fijes, meriton te vritet?
Fillo qetesohu pak. Nuk eshte ndonje krim nese ka njerez qe nuk e durojne dot fene tende.
 

Almaa'95

Papirus rex
Gurax, "Ti nuk je Shqiptare, vetem flet shqip, asgje tjeter nuk ke" kjo vetem per faktin qe un mendoj ndryshe nga vajza ne fjale?!
Fjalia ime erdhi pas kesaj!!
Te sugjeroj ty qetesim dhe rilexim tani:)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Te lutem mos u bej qesharake me shkrime te tilla,
Mjaft me te tilla teori konspirative gjeja me e shemtuar qe shquaj tek arsyetimi yt eshte pasioni per te justifikuar kete akt makaber!
Mjaft u solidarizove ne mbrojtje te tyre!
Justifikime Idiote , viktimizuese.
Islami nuk lejon fjalen e lire, nuk lejon lirin e individit, per islamin individi eshte thjeshte nje mjet per te arritur qellimin qe eshte qe te vritet kushdo qe nuk eshte me islamin dhe e kritikon kete fe.Nje fe qe cenon Lirine per mua eshte primitive!

10411086_1033866083293933_6812812398514293918_n.jpg

12 veta u vrane per nje karikature te tille.
10376139_1033866376627237_8807942563131635967_n.jpg

Asnje njeri nuk u vra per kete tjetren!

Uroj qe nje dite te kuptosh nocionin e Lirise. Por e di qe nuk do vije kurre ajo dite , per aq kohe sa shoqeria jone te kete akoma mendesi te tilla prapanike , kafsherore islamike , karshi lirise dhe te drejtes.
Ndjej keqardhje , meshire per ju.
Me KAQ, e mbyll.
 

Almaa'95

Papirus rex
Ne fakt duhet ta kishe mbyll qe dje sepse e nise tere kete me idene e "Paqes ne Bote" e perfundove jashte teme.
E nise kete duke then "Liria-liria" e perfundove TI e vetjma duke mos respektuar kete!
E dashur nuk ka fé te mbrapshta, ka njerez te mbrapshte !
Po ste pelqeu ky mendim vazhdo tendin duke mos me cituar fare mua! Mundesh?!
Flm "toleranca", kaloja cik mire tani:)
 

Dreamer

Under the Dome
Sapo hapa faqen e Google edhe me doli shiriti i majtes zi per ngjarjen e mesiperme edhe sinqerisht u habita pak
Jo se nuk meritojne kte "forme rrespekti" nga ana e Google qe te kuptohemi,por me beri pershtypje sesi per 12 qytetare ti quajme Europiane,Franceze,te Krishtere,etj etj tek e fundit te pafajshem pati kaq "keqardhje".
Ne kte ngjarje me ben pershtypje sesi tek disa ka me rendesi cfare feje apo etnie perkasin sesa fakti qe jane njerez.
Kur avionet Franceze bombardonin Libine e Gedafit nuk pashe asnje lloj "keqardhje" nga ana e tyre.
Edhe Barack Obama tha qe ndien shume "keqardhje" per kte rast te shemtuar sic eshte ne fakt
Jam kurioz sa "keqardhje" ndjen Barack Obama & CO per qindra femije e te pafajshem qe vdesin perdite nga plumbat apo bombat e tyre.Jam kurioz nqs do filmoheshin edhe femijet Palestinez qe vriten cdo dite do kishte kaq "keqardhje"?!
Deri sa njerezimi te filloje te hape syte e te shikoje se feja eshte perdorur gjithmone per asrye perfitimi nga dikush dhe per te bere skllever te kthyer ne zombie e te perdorur si te atille per luftera e masakra qe historikisht njihen,besoj se shume nga kto qe shkruajta me siper do riperseriten e riperseriten !!
Ne jemi njerez ne rradhe te pare e si te tille duhet ti japim rendesi njeri tjetrit e jo ideve te Fese e marifeteve e planeve te errta te Politikes.
 
Last edited:

Dreamer

Under the Dome
Epo cfare ti besh asaj IQ tende te barabarte sa te nje kokrre lakre!
liora me dukesh tip inteligjent ne fakt edhe me habit qe nga nje teme apo bisede ku nuk eshte per te kaluar limitet edhe per rrrespekt te atyre 12 te pafajshmeve qe vdiqen,ti na fut ne biseda lakrash e zarzavatesh apo e kam gabim ?
Ti permbahemi temes e te jemi me te edukuar jo vetem ti por te gjithe !!
 

Almaa'95

Papirus rex
Liora te injoroj komplet kete mund te bej :)

Unik, shume te drejte ke ne ate qe the me siper.. Ja statistikat qe te dridhin mishin... Mijera jo vetem viktima, por FEMIJE Palestinez te vrare nga Forcat Izraelite !
Ku ishte solidariteti per keta?!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
liora me dukesh tip inteligjent ne fakt edhe me habit qe nga nje teme apo bisede ku nuk eshte per te kaluar limitet edhe pe rrrespekt te atyre 12 te pafajshmeve qe vdiqen,ti na fut ne biseda lakrash e zarzavatesh apo e kam gabim ?
Ti permbahemi temes e te jemi me te edukuar jo ti por te gjithe !!

Nuk kisha ndermend te futesha rreth diskutimeve te tilla , jo vetem karshi ketyre dogmave fetare por per cfare do teme qe te jete pasi e di qe nga bashkebisedimet virtuale nuk do nxjerresh asnje perfitim , aty ku mungon dialogu konstruktiv do kete gjithmone debat.Keqkuptime dhe intolerance. Jemi lodhur nga kjo tendence mjerane dhe e vjeter , qe duhet ti karakterizoje gjithmone perdoruesit e fjales neper rrjetet sociale.
 

Universal

AnonymouS
Nuk mbetet shumë për të komentuar këtë ngjarje të rëndë e makabre përveç se solidarizimi me familjarët e viktimave dhe tërë shoqërinë franceze. Europa po korr çfarë ka mbjellur këto vitet e fundit me politikat e saja të majta, liberale, të cilat kanë dështuar qartë në integrimin e emigrantëve në kulturën dhe shoqërinë europiane. Duke filluar që dje asgjë sdo jetë më njëlloj, u bë e qartë që rrugët nuk janë më të sigurta e çdo vendi i kanoset një rrezik potencial e real në çdo kohë dhe kudo. Europa do ta vuajë gjatë këtë lloj qasje të islamit pasi ky është një produkt i saj.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ndryshime rrenjesore do kete patjeter kete mendoj edhe une. Te presim dhe shohim , mendoj se Franca tanime mbas kesaj ndodhie i hapi "dyert" partise ekstreme te djathte.
 

Universal

AnonymouS
Albforumi eshte kuvendi me i madh shqiptar ne Internet, dhe duhet ta keni per nder e respekt qe merrni pjese ne te, duke lexuar e shprehur mendimet tuaja lirshem. Por gjithmone, duke respektuar anetaret e tjere te forumit me te cilet diskuton. C'do koment jashte teme eshte fshire!
 

gurax

Pan ignoramus
Sapo hapa faqen e Google edhe me doli shiriti i majtes zi per ngjarjen e mesiperme edhe sinqerisht u habita pak
Jo se nuk meritojne kte "forme rrespekti" nga ana e Google qe te kuptohemi,por me beri pershtypje sesi per 12 qytetare ti quajme Europiane,Franceze,te Krishtere,etj etj tek e fundit te pafajshem pati kaq "keqardhje".
Ne kte ngjarje me ben pershtypje sesi tek disa ka me rendesi cfare feje apo etnie perkasin sesa fakti qe jane njerez.
Kur avionet Franceze bombardonin Libine e Gedafit nuk pashe asnje lloj "keqardhje" nga ana e tyre.
Edhe Barack Obama tha qe ndien shume "keqardhje" per kte rast te shemtuar sic eshte ne fakt
Jam kurioz sa "keqardhje" ndjen Barack Obama & CO per qindra femije e te pafajshem qe vdesin perdite nga plumbat apo bombat e tyre.Jam kurioz nqs do filmoheshin edhe femijet Palestinez qe vriten cdo dite do kishte kaq "keqardhje"?!
Deri sa njerezimi te filloje te hape syte e te shikoje se feja eshte perdorur gjithmone per asrye perfitimi nga dikush dhe per te bere skllever te kthyer ne zombie e te perdorur si te atille per luftera e masakra qe historikisht njihen,besoj se shume nga kto qe shkruajta me siper do riperseriten e riperseriten !!
Ne jemi njerez ne rradhe te pare e si te tille duhet ti japim rendesi njeri tjetrit e jo ideve te Fese e marifeteve e planeve te errta te Politikes.

Habitesh sepse paralelizmat e hequr ne ngjarjet qe ti pershkuan nuk jane te sakte.
Avionet franceze ne Libi, civilet qe vriten ne bombardime dhe keqardhja e Obama (per keqardhjen e tij une mbush nje uturak me poop), palestinezet dhe izraelitet qe vdesin perdite ne konfliktin e tyre. Te tera keto jane luftra. Nese ti nuk i ke pare protestat anti ketyre luftrave neper bote, apo nese si ti edhe ne te tjeret kemi zgjedhur te mesohemi dhe te bashkejetojme me luften, kjo eshte nje ceshtje me vete. Por nuk ka fare vend per kete habine ndaj dikujt qe ekzekutohet sepse satirizon nje ideal, cfaredoqofte ky ideal. Habia jote shume shpejt con drejt denimeve me vdekje ne emer te sakrilegjit, dicka qe praktikohej shume ne mesjete ndaj atyre qe kritikonin Papatin, apo me djegien e shtrigave ne turren e druve me argumentimin se vetem shtrigat i kane floket e kuqe, etj budallalleqe si keto. Habia jote i hap deren fenomeneve te tilla shqiptare si therje me thika sepse me pe dashnoren shtrember, apo bresheri automatiku ne mesh te plazhit sepse i kerkoi motres adresen e facebook. Habia jote i hap rrugen nje game shume te gjere absurditetesh, krimet e bera me mendim, thought-crimes.

Nje pjese e njerezimit e ka shume te qarte per cfare behet fjale dhe i ka hapur syte me kohe. Karikatura te tilla sheh ne cdo kohe per kishen, per papen, per jezusin (njera qe une pashe kishte trinitetin duke bere orgji seksi per te shpjeguar lindjen e krishtit, qe po e hante mbrapa), Budan, panteonin greko romak, personazhe fetare taoiste, etj. Asnje ekzekutim nuk pati ne lidhje me keto. Por ama duhet te jetojme te gjithe me friken e raprezaljes ekstremiste islamike nese karikaturat kane te bejne me Muhamedin dhe islamin, synimin e fitimit te respektit me frike. Po provo thuaji nje here ndonje kosovari te respektoje ndonje serb sepse ata kane ushtruar dhune te vazhdueshme ne Kosove per dhjetevjecare me rradhe.
Rregullat e Frances i bejne francezet. Te ardhurit, emigrantet, femijet e tyre, ne cdo moment jane ne dijeni te ketyre rregullave, qe ne kushtetute, qe me deklarimin e nje shteti laik, qe ne slloganin "Egalite, Fraternite, Liberte". Kujt nuk i pelqen, eshte po aq i lire dhe i barabarte me te tjeret sa te zgjedhe te largohet nga ky vend ku erdhi por nuk i pelqeu. Askush nuk do ta pengoje.

Mund te flitet shume filozofi per lirine, por nese katandisesh te jetosh ne nje ambient ku rezikon jeten po te vizatosh apo po te thuash dicka qe kundershton nje ideal - aq me teper nje ideal hyjnor i cili nuk ka asnje vlere per te tere te tjeret qe nuk jane pasues te asaj feje - atehere po jeton ne nje genjeshter te lirise. Shqiptaret kete koncept e njohin nga afer, ne formen e monizmit (pervec atyre rasteve banale qe permenda me lart).

Dane-Geld (nga Rudyard Kipling)
It is always a temptation to an armed and agile nation
To call upon a neighbour and to say: --
"We invaded you last night--we are quite prepared to fight,
Unless you pay us cash to go away."

And that is called asking for Dane-geld,
And the people who ask it explain
That you've only to pay 'em the Dane-geld
And then you'll get rid of the Dane!

It is always a temptation for a rich and lazy nation,
To puff and look important and to say: --
"Though we know we should defeat you, we have not the time to meet you.
We will therefore pay you cash to go away."

And that is called paying the Dane-geld;
But we've proved it again and again,
That if once you have paid him the Dane-geld
You never get rid of the Dane.

It is wrong to put temptation in the path of any nation,
For fear they should succumb and go astray;
So when you are requested to pay up or be molested,
You will find it better policy to say: --

"We never pay any-one Dane-geld,
No matter how trifling the cost;
For the end of that game is oppression and shame,
And the nation that pays it is lost!"
 

gurax

Pan ignoramus
Ndryshime rrenjesore do kete patjeter kete mendoj edhe une. Te presim dhe shohim , mendoj se Franca tanime mbas kesaj ndodhie i hapi "dyert" partise ekstreme te djathte.

Edhe une e kam frike nje gje te tille. U be viktime e miresise se vet per t'i trajtuar te tere njesoj. Tashti ka precedente per te demonstruar nga ekstremet e djathta se nuk jane te tere njesoj edhe kur ti i ushqen me buke dhe i pranon ata qe kane ikur nga vendet e tyre e te cilet po te ishin mire rrinin atje e nuk emigronin ne France.
Franca eshte nje popull i zgjuar, shume i edukuar dhe me tradite kulturore influenca e te ciles eshte prezente kudo ne bote. Edhe vete termi 'laik' eshte term qe ka lindur ne France. Per me teper, ne lidhje me ceshtje sociale dhe shoqerore ka qene perhere pararoje, e deshmon historia jo se e them une. Mendoj se nuk do ngelen pa zgjidhje te dickaje nese e konsiderojne problem te tyrin. Zgjidhja mund te jete relativisht e ndadalte dhe pa shume zhurme, por e vendosur dhe pa kthim mbrapa.
 
Last edited:
Top