Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

Sulmohen me armë zyrat e gazetës “Charlie Hebdo”, 12 të vdekur. Atentatorët: ‘Do t’ia marrim hakun Profetit’

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov dhe raketahedhës janë futur në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Autoritetet franceze flasin për të paktën 12 viktima, mes të cilëve gazetarë dhe 2 punonjës policie, si dhe 20 persona të plagosur. Mësohet se viktimë e sulmit ka mbetur edhe drejtori Stephan Charbonnier, i njohur me emrin Charb dhe tre prej karikaturistëve më të rëndësishëm të gazetës: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski. Dhjetëra punonjës të gazetës i shpëtuan sulmit duke u ngjitur në tarracën e godinës për tu shpëtuar plumbave.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, atentatorët flisnin shumë mirë frengjisht dhe kanë hapur zjarr duke thirrur “Do t’ia marrim hakun Profetit” dhe “Allahu Akbar”. Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka blinduar Parisin, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Gazeta franceze “Charlie Hebdo” njihet për shkrimet e saj satirike dhe provokuese, që mund të jenë bërë shkak për sulmin me kallashnikov mesditën e sotme. Rreth 15 minuta përpara sulmit, gazeta kishte publikuar në profilin e saj në “Twitter” një karikaturë të liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Por sulmi kundër selisë së “Charlie Hebdo” mund të ketë lidhje edhe me faqen e parë të numrit të saj të fundit, ku janë publikuar predikimet e shkrimtarit Houellebecq, i kritikuar për librin e tij “Nënshtrimi”, “Në 2015 do të humbas dhëmbët…në 2022 do të bëj Ramazanin!”- shkruhet në kopertinë. Libri “Nënshtrimi”, i shkrimtarit francez shumë të kundërshtuar, u publikua sot, dhe parashikon ardhjen në pushtet të një partie myslimane në vitin 2022.

Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë. Presidenti tha se bëhet fjalë për një sulm terrorist kundër lirisë së Francës, ndërsa siguroi se autorët do të vendosën shumë shpejt përpara drejtësisë.
Kjo nuk është hera e parë që gazeta “Charlie Hebdo” vendoset në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Tre vite më parë, në zyrat e gazetës shpërtheu një bombë molotov, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed.

- SHTËPIA E BARDHË DËNON SULMIN KUNDËR ”CHARLIE HEBDO”
- CAMERON: JEMI ME POPULLIN FRANCEZ
- RENZI: DHUNA DO HUMBASË GJITHMONË KUNDËR DEMOKRACISË
- NATO: SOLIDARITET ME FRANCEN
- RAMA: TRISHTIM, SOLIDARITET, REVOLTË
 

Universal

AnonymouS
Ka erdhur momenti, kur Perendimi duhet te tregohet i pameshirshem ne luften ndaj njemije e nje te zezave te "Islamit" ne pergjithesi dhe "produktit" te tij ne vecanti!
Me kafshet e pyllit nuk behet kompromis, e as perpjekje (te destinuar per te deshtuar) per emancipim!
Ngjarje te tilla, me teper se revolte, te ndjellin fatin e nje lloj "Hiroshima te dyte" mbi djepin, lindjen e mesme...

Shpirtrat e te vdekurve i ndjekshin kemba kembes, perjetesisht......
 

Dreamer

Under the Dome
Kunder rasteve te tilla s'duhet tolerance dhe me vjen keq per te vdekurit qe tek e fundit skishin faj!!
Ne lidhje me citimin e Universal me lart desha te them dicka ..
E para une sjam musliman e skam ndonje arsye te mbroj fene Islame.
Besoj qe ne ditet tona eshte shume e lehte te manipolohet gjithcka dhe te perdoret per nje objektiv psh.
Kurani ska ne asnje vend te shkruajtur te behen krime e jo vetem por ne asnje vend ska te shkruar nxitjen e dhunes pervec se denimit te saj ne te gjitha format!!
Kujdes ! Hoxha seshte Kurani !! As Issi apo si quhet nuk perqafon Kuranin!!
Sot duhet te jemi te vemendshem e te shikojme gjerat me syrin e duhur e mos te biem pre e propagandes e planeve te errta qe jan pas tyre.... !
Me nje Bin Laden pushtuan Afghanistanin e behet 12 vjet lufte pushtime e qindra mijra te vdekur dhe vazhdon...
Me nje Sadam Hysein 10 vjet lufte e afer 1 milion te vdekur e vazhdon...
Jam kurioz te di kush e ka rradhen tani ....
Ah po edhe Shkakun e famshem ;) gjithashtu
 
Last edited:

Almaa'95

Papirus rex
Po mir mo ju qe thoni "te bardhat e te zezat e Islamit" keni lexuar ndonjehere ne jeten tuaj qofte nje faqe nga librat e shenjte Islamik?
Na u bene te tere me te krishter se Papa e me myslyman se imami.. Asnje fé nuk perkrah vrasjen, terrorizmin apo dhunen, nguliteni mire ne tru kete. Mos lejoni mediat e korruptuara bashke me nënen Amerike tiu bejne shplarje- truri.
Nuk e dini ju qe pas grupeve radikale Islamike (Al-Qaeda, ISIS) qendrojne çifuto-amerikanet, te cilet nuk jane shume larg ne mendime e ne veprime nga franko-çifutet ?? Duan ta poshterojne boten me luftra, me konflikte, me pergjakje, dhe ne te njejten kohe te mbajne ne kembe industrine ushtarake te luftes, shitjen e armeve. Nuk e dini ju qe mundesia e vetme per te sulmuar fenë Islame, janë aktet e felliqura dhe vrastare sepse Islami po triumfon cdo dite e me shume?? Jeni ju te njejtet qe besuat tek sulmet e 11 shtatorit 2001, ashtu si keni besuar edhe per UFOT e dokrrat e nënes Amerike!
Harruat ju lumenjte e gjakut qe derdhen ne Palestin nga ushtria Izraelite, po per ata ku eshte solidariteti?? Ndjehem keq qe ne dicka kaq te bukur sic eshte besimi ne Krijues, eshte futur Ku*va Politike! Keqardhje per viktimat, uroj te vendoset drejtesia.. Ajo e verteta!!!
 

Almaa'95

Papirus rex
Ja dhe historia e revestes qe nuk na doli dhe aq "Prestigjoze" ....( universal asgje personale me ty mos me keqkupto, thjesht deklarata te atij tipi sme pelqejne) :)


Revista “Charlie Hebdo” u bë legjendë e deklaratave fyese e ironike në Francë, pasi ndërmori disa hapa tepër provokues e që godisnin Islamin.

Revista e quajti para disa kohësh Profetin Muhamed si redaktor të ftuar të saj, duke publikuar edhe karikatura të figurës së shenjtë tërësisht të zhveshur, ndërsa një tjetër herë e ndryshoi emrin e saj në “Sharia Hebdo”, ku slogani kryesor ishte “100 goditje me kamzhik nëse nuk vdisni nga të qeshurat”.

Polemikat nisën në vitin 2006, kur ajo ripublikoi karikaturat e famshme të Profetit Muhamed, të cilat ishin publikuar fillimisht nga artisti danez, Kurt Westergaard. Kur ato imazhe u nxorrën për herë të parë në publik, nxitën disa ditë protestash anembanë Lindjes së Mesme, por edhe në disa qytete perëndimore. Vendimi për t’i ripublikuar ato bëri që ish-kryeredaktori i asaj kohe të shkonte në gjyq, bazuar mbi ligjet antiterroriste, e megjithatë më pas u lirua.

Zyrat e “Hebdo” u dogjën njëherë përgjatë vitit 2011, kur disa agresorë përdorën përzierje molotovi për të shkaktuar një zjarr, mëngjesin e 2 nëntorit. Në atë moment nuk kishte asnjë person në ndërtesë, ndërsa objektivi i sulmit u besua të ishte sistemi kompjuterit i revistës, që në fakt u shkatërrua tërësisht.

Policia u detyrua të qëndronte në ruajtje të objektit nga jashtë për ditë me radhë pas sulmit, kjo për shkak se kryeredaktorët mbajtën një qëndrim sfidues, duke zgjedhur të ripublikonin karikaturat disa herë me radhë.

Në vitin 2012 ata nxorrën sërish karikaturat e Profetit Muhamed, si një xhest me qëllim provokativ, ndërsa protesta të dhunshme u mbajtën anembanë Lindjes së Mesme.

Vitin pasardhës, selia e revistës u rrethua sërish nga oficerë policie, pasi publikuan një tjetër broshurë me karikatura, ku Profeti shfaqej nudo si një fëmijë, ndërsa shoqërohej me karrige me rrota.

Në faqen e fundit të broshurës ishte një shënim nga kryeredaktori, Stephane Charbonnier, në të cilën thuhej se imazhet ishin “Hallall” sepse muslimanët kishin punuar për to, dhe se ato ishin të bazuara mbi fakte të vërteta, siç rridhnin nga përshkrimet e Kuranit.

Revista satirike, e konsideruar gjerësisht si përgjigje e Francës ndaj syve të fshehtë, e lavdëron vetëveten për një sërë raportimesh dhe për gazetari investigative. Selia aktuale e “Hebdo” nuk kishte asnjë njoftim paralajmërues nëpër dyer mbi një përsëritje të mundshme të sulmeve si në të kaluarën.

Në një intervistë me “De Volkskrant” në janarin e 2013-s, Charbonnier zbuloi se ai ishte vënë në mbikëqyrje të rreptë të policisë për 4 muaj, pasi një prej karikaturave ishte publikuar.

Ai nuk i merrte parasysh kritikat, që flisnin se ai po publikonte këto imazhe vetëm për t’u bërë i famshëm dhe për ta bërë edhe revistën të famshme, si dhe këmbëngulte se me këto veprime ai po mbronte të drejtën dhe lirinë e shtypit.

Charbonnier kishte theksuar se revista kishte përdorur ironi e sarkazma edhe ndaj feminizmit, energjisë bërthamore dhe sigurisë së brendshme në Francë, por çështjet e Islamit tërhiqnin gjithnjë më shumë vëmendje dhe ishin një publicitet i mirë për revistën. / Top Channel
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Oh te lutem. Per asgje ne bote nuk duhet te kish ndodhur kjo gje!
Gjeja me e shemtuar dhe me e keqe qe me shohin syte jane komentet e shqiptareve neper rrjetet sociale , qe i qenkerka fyer nderi!Ku eshte predikimi per tolerancen?! Vetem shikoj njerez te skllaveruar, te tjetersuar ne gjakpires....Veprime te tilla meritojne denimin maksimal.
Ndjej keqardhje dhe meshire, ja pse jemi ky vend me keta njerez behen perkrahes dhe mbeshtetes te krimineleve.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
1939713_346582465525882_142284263773735878_n.jpg


Revista satirike franceze #CharlieHebdo, që u sulmua sot, në 1999 mbështeti Kosovën dhe sensibilizoi opinionin frankofon me gjenocidin që po ushtrohej në Kosovë.
 

Almaa'95

Papirus rex
Oh te lutem. Per asgje ne bote nuk duhet te kish ndodhur kjo gje!
Gjeja me e shemtuar dhe me e keqe qe me shohin syte jane komentet e shqiptareve neper rrjetet sociale , qe i qenkerka fyer nderi!Ku eshte predikimi per tolerancen?! Vetem shikoj njerez te skllaveruar, te tjetersuar ne gjakpires....Veprime te tilla meritojne denimin maksimal.
Ndjej keqardhje dhe meshire, ja pse jemi ky vend me keta njerez behen perkrahes dhe mbeshtetes te krimineleve.


Normal qe na eshte fyer nderi, un e familja ime MYSLIMANE nuk perfaqsojme Isis e nuk duam te pergojohemi per veprimet e tyre te shemtuara..
Eshte njesoj si te them un te tere te Krishteret jan pedofila, vetem se disa prifterinj kan bere abuzime te tilla mostruoze me te mitur! Atyre sja tha Zoti kete apo jo?? Epo as ketyre Profeti!

Ngjarja eshte e shemtuar dhe duhet te arrish te kuptosh qe nuk po perkrahim as ngjarjen as Qellimin.. Mos shihni cfare doni ju te shihni :)
 
Last edited:

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Me vjen keq por ne kete mes i keqkuptuari je ti.
Syte i kam te hapur dhe shikoj e mendoj kthjellet , nese do te lexoje mire do te me kuptoje ose perpiqu te ndryshosh kendveshtrimin tend te te menduarit , larg kendveshtrimit te fese , behu me racional.
 

Almaa'95

Papirus rex
Kush ka lexuar Kuranin ka lexuar dhe kete "Eshte me mire te shembesh nje xhami,sesa te vrasesh nje mize qe ecen mbi dhé"

Nga e gjitha kjo besoj ju kap syri vetem fjalen "Vrasesh" :)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Normal qe na eshte fyer nderi, un e familja ime MYSLIMANE nuk perfaqsojme Isis e nuk duam te pergojohemi per veprimet e tyre te shemtuara..
Eshte njesoj si te them un te tere te Krishteret jan pedofila, vetem se disa prifterinj kam bere abuzime te tilla mostruoze me te mitur! Atyre sja tha Zoti kete apo jo?? Epo as ketyre Profeti!

Ngjarja eshte e shemtuar dhe duhet te arrish te kuptosh qe nuk po perkrahim as ngjarjen as Qellimin.. Mos shihni cfare doni ju te shihni :)



Alma duhet te kuptosh qe Franca eshte nje vend i civilizuar dhe si e tille ajo legjimiton dhe perkrah te drejten dhe lirine e fjales gje qe askush nuk guxon ta cenoje ate asnje vend i botes madje as ekstremistet, ah gjithashtu duhet te kuptosh edhe fjalen satire.

Kjo gazeta nuk ka sjellje ne vemendje vetem profetin , por edhe per kishat , madje ne materialin qe solla me lart me siper ka qene e vetmja qe ka shfaqur perkrahje ne mbrojtje te Kosoves gjenocidit.

Une jam Shqiptare e dashur , nuk i nenshtrohem fese turke. Per mua feja ime e vertete dhe e Shqiptareve eshte Pagane , si paraardhesit e mi!
 

Dreamer

Under the Dome
Ne fakt ne kte ngjarje feja eshte spektatore e asgje me teper!!
Rrofte propaganda e manipoluesit !!
Gjerat duhen shikuar me nje sy tjeter te kuptosh motivin e vertete.
Jam kurioz se sa ligje do miratohen ne France per shkakun e kesaj masakres,gje qe seshte e re ne ditet e sotme duke filluar nga Amerika me nje Alkaida e nje Bin Laden ish krye agjent i Cia ;) ne lindjen e mesme miratuan ligje nderkombetare te te gjitha llojeve e pushtuan 3 shtete deri tani ...
Edhe Alma me siper e tha por e shikoj se nuk i interesoi kuj ta citoje ceshtjen e Palestines dhe sa dhjetra e dhjetra te pafajshem vdesin cdo dite te bombarduar ne vendin e tyre,femije gra te moshuar...
Po lexoja mepare lajmet e gjithe bota e paska denuar dhe "Edi" biles.
Jam kurioz femijet palestinez qe bombardohen cdo dite nga Izraeli qe i thon vetes dhe Populli i Zotit keta femije e te pafajshem nuk i shikojne lideret e botes, qe sonte shprehin ngushellime massive Frances..
 
Last edited:

Almaa'95

Papirus rex
Alma duhet te kuptosh qe Franca eshte nje vend i civilizuar dhe si e tille ajo legjimiton dhe perkrah te drejten dhe lirine e fjales gje qe askush nuk guxon ta cenoje ate asnje vend i botes madje as ekstremistet, ah gjithashtu duhet te kuptosh edhe fjalen satire.

Kjo gazeta nuk ka sjellje ne vemendje vetem profetin , por edhe per kishat , madje ne materialin qe solla me lart me siper ka qene e vetmja qe ka shfaqur perkrahje ne mbrojtje te Kosoves gjenocidit.

Une jam Shqiptare e dashur , nuk i nenshtrohem fese turke. Per mua feja ime e vertete dhe e Shqiptareve eshte Pagane , si paraardhesit e mi!

E dashur pak me siper te materiali im eshte thene mbi 10 here fjala ''Provokim per vite me rradhe''... Arrin ta kuptosh kete?
Sipas teje fakti qe Franca eshte nje vend i civilizuar dhe i lire kjo i jep te drejten te perdhose IDHULLIN e mijrave vetem e vetem sepse keshtu revista tyre e deshtuar ndoshta do kishte pak me shume Sukses?! Eshte e tepert !!!

Ahh dhe dicka une jam Myslimane dhe kjo sme ben me pak Shqipetare se ty ;)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Unik ,
denoj vrasjen , marrjen e jetes se njerezve te pafajshem! Eshte dicka qe i kapercen kufijte humane e njerezore.
Nese ti mendon se po i sherben fese duke vrare ne emer te profetit, dhe se mund sjellesh ne vend te Miren dhe te Drejten permes vrajseve , kjo nuk te ben as me pak dhe as me shume se sa nje kriminel dhe aspak predikues te tolerances dhe paqes!

Konstatova dicka neper rrjetet sociale qe me beri pershtypje per shqiptare qe mbronin krimin kjo eshte e tmerrshme lemeri , Unik mos harro se si do te ndikoje mbi vendin tone kjo gje ne nje vend ne konflikt qyteterimesh cfare ndikimi do te kete ne ecurine me tutje.
per me shume po e le me kaq ceshtjen e fese , e shikoj qe eshte shume delikate per ju.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
E dashur pak me siper te materiali im eshte thene mbi 10 here fjala ''Provokim per vite me rradhe''... Arrin ta kuptosh kete?
Sipas teje fakti qe Franca eshte nje vend i civilizuar dhe i lire kjo i jep te drejten te perdhose IDHULLIN e mijrave vetem e vetem sepse keshtu revista tyre e deshtuar ndoshta do kishte pak me shume Sukses?! Eshte e tepert !!!

Ahh dhe dicka une jam Myslimane dhe kjo sme ben me pak Shqipetare se ty ;)


Ti je e gatshme te justifikosh krimin moj vajze! Shume rende situata , rende...
Ik ne France pra , merr nje arme edhe vriti me rradhe te gjithe per cenimin kaq te rende qe te paskan bere!
Ju nuk dini te respektoni lirine e fjales , cfare llogjike e drite arsyetimi mund te presesh prej jush me tutje. Te lutem.
Ti nuk je Shqiptare jo , vetem shkruan shqip asgje tjeter nuk ke! Hajde , mbetsh mire.
 

Dreamer

Under the Dome
Liora me duket se nuk je e vemendshme kur lexon!
Ne rradhe te pare edhe une denoj cdo lloj krimi apo dhune ne cdo forme ajo qofte dhe nuk kam mbrojtur kurre ate qe ka bere nje gje te tille as do ta mbroj kurre!!
Une nuk po justifikoj masakren e sotshme perkundrazi ne shkrimin e pare qe shkruajta e specifikova qe sduhet te kete torelance ne kte rast per autoret ahh po ata real ama e jo aktore te pafajshem!!
Tjeter te thash qe sjam musliman dhe skam preferenca ne fe se edhe une si puna jote vij nga paganizmi tek e fundit e sme intereson as Krishti as Muhameti e me rradhe..Sot Franca perjetoi nje paradite Palestineze me.pak fjale... Shpresoj te jene edhe ata pak me delicat sic thua ti
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Liora me duket se nuk je e vemendshme kur lexon!
Ne rradhe te pare edhe une denoj cdo lloj krimi apo dhune ne cdo forme ajo qofte dhe nuk kam mbrojtur kurre ate qe ka bere nje gje te tille as do ta mbroj kurre!!
Une nuk po justifikoj masakren e sotshme perkundrazi ne shkrimin e pare qe shkruajta e specifikova qe sduhet te kete torelance ne kte rast per autoret ahh po ata real ama e jo aktore te pafajshem!!
Tjeter te thash qe sjam musliman dhe skam preferenca ne fe se edhe une si puna jote vij nga paganizmi tek e fundit e sme intereson as Krishti as Muhameti e me rradhe..Sot Franca perjetoi nje paradite Palestineze me.pak fjale... Shpresoj te jene edhe ata pak me delicat sic thua ti

E lexova.
Kam nje pyetje per ty po per keta "shqiptare" qe perkrahin dhe mbeshtesin kete krim.A mund te me thuash se cfare mendon?
 
Top