GazetaExpress E martë, 29 Prill 2014 16:34
Ka kohë të gjatë dhe supozime për origjinën e jetës në planetin Tokë që mund të ishte më shumë një jetë aliene sesa ne mund të mendojmë. Studimet e fundit madje thonë se disa proteina të caktuara kanë shërbyer si blloqe për të krijuar jetën në planetin tonë e cila ka ardhur nga një planet tjetër.
Por, më saktë nga anijet kozmike, fajtoret duket se më shumë ishin gurët nga hapësira. Kjo është e drejtë, një besim i gjatë që meteorët që kishin proteina të caktuara, apo forma të thjeshta të jetës kanë mundur të vinë në kohëra antike që ende është në diskutim duke ngritur pyetjen “a jemi më të vërtetë alien”?
Në mes të atyre që kanë pyetur është nëse jeta në tokë është më të vërtetë jashtëtokësore, e të cilës listë i shtohet edhe Charles Darwini, cili në një korrespondencë të botuar në verën e vitit 1881 me kolegë supozonte që origjina jashtëtokësore e qenieve në Tokë mund të këtë krijuar jetën në tokë dhe evolucionin e kohës pavarësisht se pastaj ai kishte llogaritur keq moshën e planetit tonë.
David Bressan ka folur për njërën nga letrat e Darwinit për spekulimet e jetës jashtëtokësore në një post të fundit në “ Scientific American”, ku ai thotë kështu:
“Në gushtin e vitit 1881 magazina “Science” botoi një artikull të një letër-shkëmbimi nga dy gjeolog amatar – britanikun Charles R. Darwind dhe gjermanin Otto Hahn – ku debatonin për mundësinë e jetës jashtëtokësore. Disa vite me herët Darwin kishte botuar librin “Orgjina e qenieve” që thoshte se format komplekse jetës shkon ngadalë gjatë kohës nga kjo e thjesht, megjithatë derisa toka duket shumë e re (duke u bazuar në gabimin e llogaritur të fizikanit Lord Kelvin) për të shpjeguar që vëzhgimin modern i origjinës së mikroorganizmave në hapësirë mund të zgjedh këtë kontradiktë”.
Kjo ishte një gjë sikurse ideja për romanin në vitin 1881, koncepti që jeta në tokë mund të këtë origjinën nga bashkëveprimi me materien nga trupa të tjerë tokësorë që është një temë e zakonshme sot, si në mendimet shkencorë ashtu edhe në mendimet alternative.
Që nga viti 1960, popullarizimi i teorive “paleokontakt” tregon termin që jeta e hershme në Tokë – apo ndoshta edhe njerëzit e parë – ishin krijime të bërë nga qenie inteligjente të cilat vinin nga hapësira, e që erdhën këtu për të kërkuar shpërndarjen e një forme të komplikuar që mendon dhe dinë e që mund të krijojë edhe gjëra të vështira si arkitektura, matematika, shkenca, agrikultura dhe të qenit e njeriut primitive, që letrarishte kalon në një eksperiment shkencorë që e jep Darwini me idenë e evolucionit si fillim të saj.
Bressan vazhdon duke thënë që artikulli i ardhshëm në “Science” që ka të bëj me komunikimin e Darwnit me gjeologun amator dhe natyralist Otto Hahn, tregon shprehinë që duket krejtësisht jo karakteristike për Darwinin, veçanërisht në lidhje me atë çfarë Hahn ka thënë, në atë kohë, është gabim të thuhet që një fragment i meteorit e ka fosilizuar materien dhe bimëve.
“Për çudi po ashtu në një artikull të vitit 1881 në Science një tjetër njëri që mendon si Darwini shkruan. Mendoj që Darwin, duke vazhduar me mikroskop fragmentet e gurëve, ka kërcyer nga ulësja e tij duke shpjeguar “Zoti i madh! Çfarë zbulimi i mrekullueshëm! I mrekullueshëm!” duke theksuar që “jeta erdhi nga hapësira”.
Megjithatë, supozimi këtu është që Darwin kishte pasur një mendim për mundësinë që ndoshta jeta në tokë në të vërtetë ka qenë e influencuar apo e kurdisur në brendësi nga paraqitja e materialit të yjeve. Kështu, në këtë kuptim, Darwini, Hahn dhe ndoshta shkencëtarë të tjerë bëhen teoricionetët më të hershëm “për jetën që ka ardhur nga alienët” edhe pse ndoshta jo krejtësisht në të njëjtin kontekst që ne e përdorim sot.