Disa shqiptare ndjekin gjurmet e nje shqiptari shume te pasur i cili jeton ne nje tip keshtjelle e cila ne kohen e vet kishte qene shume e bukur. Pasi gjejne vendlokimin e keshtjelles ata habiten qe askush nuk pergjigjet. Perfundimisht, pas rruges se gjate qe kishin bere dhe pas renies ne vesh te shurdher te trokitjeve te deres me ane te nje trokitesi antik me goje luani, ata depertojne ne keshtjelle nepermjet dritareve te saj. Atje gjejne nje kufome. Gati skelet. Cfare te bejne? Te therrasin policine apo te vjedhin keshtjellen?! Biblioteka e madhe strehon ne te xhevahire te papershkrueshme. Libra dhe vepra fetare e okulte te cilat nuk kane kopje te dyte. Andej kendej gjenden edhe fotografi te familjes se te zotit te keshtjelles. Diku gjenden edhe dokumente identiteti. Ai nuk ka pasur femije por ka qene i martuar dhe divorcuar. Ne qofte se ata lajmerojne autoritet lokale atehere prona ose do te sekuestrohet nga shteti ose do te kaloje ne duart e gruas se tij e cila eshte trasheguesja legjitime dhe e vetme e kesaj pasurie.
Nje ide lind ne koke. Ata varrosin kufomen ne oborr te keshtjelles dhe hartojne nje plan diabolik.
Mundesite jane dy: Ose ata te gjejne dike qe perngjason me te zotin e keshtjelles ose te gjejne dike qe perngjason me gruan e tij.
Plani i dyte duket me i pelqyeshem dhe me i mundshem. Nje grua e cila edhe pse nuk gezon ndonje ngritje arsimore te nje niveli te larte apo edhe mesatar eshte megjithate teper e rafinuar dhe djallezuar per te kurorezuar planin me sukses. Ajo, ne emer te "bashkshortit" likuidon pasurine e tij te tundshme. Objekte dhe sende ari dhe argjendi, mobla antike si dhe bizhuteri me vlera te pallogaritshme shiten dhe nje pjese e parave perdoret per plotesimin e nevojave te disave per nje jete "parajesore". Ata bejne udhetime andej e kendej neper kruaziera dhe vende perrallore dhe pas veljes se shijeve te tyre me kete jete dhe sidomos pas mbarimit te parave te xhepit ata fillojne dhe i bejne shantazh gruas qe kjo t'i furnizoje me para. Kjo e fundit nderkohe ka perzgjedhur nje grup shqiptaresh me te cilet ajo ben edhe rehabilitimin dhe rinovimin e keshtjelles. Ajo perdor fuqine e tyre te lire dhe i helmon dhe i varros. Plani duket sikur nuk po funksionon mire dhe ajo vendos qe i biri i saj te paraqitet si i zoti i shtepise. Ai bredh poshte e larte neper Shqiperi dhe josh shqiptare duke u ofruar darka e dreka dhe pasi keta te fundit jane dehur me alkool por me teper intoksikuar me droge, perziere ne ushqim dhe pije, ata, terhiqen zvarre dhe futen ne tip furgonash per t'u transferuar ne keshtjelle. Disa perdoren per pune skllavi dhe disa te tjere per seks. Disa te tjere, megjithate duhet te studjojne veprat fetare dhe okulte dhe te paraqiten ne linje forumesh si fetare te flakte ose si dijetare te zgjuar.
Vitet kalojne dhe kalojne dhe kalojne. Djali i gruas e mban veten per ZOT dhe ai ka bere shume femije me shume femra. Njera eshte megjithate e dashura e tij e cila ka nje jetegjatesi me te madhe se te tjerat. Ajo eshte gati sa gjysma e tij ne shtat por duhet te jete shume e zhdervjellte per te mbijetuar kete situate.
Gruaja e divorcuar e te zotit te keshtjelles ndjek hapat e te shoqit te cilat e sjellin ne kete forum. Me e bukura eshte se ajo, pa e ditur me ke ka te beje, bie ne dashuri virtuale me te shoqin. Ata pas disa kohe njohjeje vendosin te takohen dhe te rimartohen. Kalojne muaj mjalti andej e ketej, mundesuar kjo nga pasuria e tyre shume e madhe dhe me ne fund vendosin te rivendosin kontakt me miqte e tyre te vjeter forumiste.
Mbas leximit nga ana e tyre te ketij shkrimi ata e kuptojne qe une flas per keshtjellen e tyre e cila i ishte mirebesuar nje rojtari.
Cfare tmerri! Ata paraqiten ne polici dhe se bashku me keta te fundit kapin te gjithe perpetruesit e planit diabolik.
Kaq.
Adea